Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se ata kanë marrë borxh shumë, por e kanë bërë për investime. “Borxhi do ishte 35 përqind, por do kishim rrugë mesjetare”, tha Berisha, duke zbuluar se sa ishte borxhi kur ai mori pushtetin
Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se investimet janë shtuar ndjeshëm, por janë investime të realizuar me borxhe. “Edhe njëherë, kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve; Në rast se fondi total i ofruar për procedurat gjatë vitit 2011, ishte 51 miliardë, në vitin 2010 ky fond ishte 28.7 miliardë, pra ka një rritje jashtëzakonisht të madhe me vitin 2010. Kjo është ekonomia shqiptare. Të gjitha këto janë realizuar duke ulur me 1 për qind borxhin, sepse në vitin 2010 ka qenë 59.7, ndërsa ne e mbyllëm vitin 2011 me një borxh prej 58.7. Natyrisht, unë nuk jam për rritjen e borxhit, por duhet të dallojmë 2 gjëra; borxhi që merret për t’u shpenzuar rroga, pensione etj. dhe borxhi që merret për investime. Rregulli i artë i Felpsit thotë se duhet të shpenzosh aq sa punon. Nuk duhet të marrësh borxh përveçse për investime. Ne i jemi përmbajtur me seriozitetin më të madh këtij parimi. Paraardhësit tanë merrnin borxh për rrogat, për shpenzime operative, etj. As edhe një qindarkë nuk merret borxh për rrogat. Ju e shihni vet zotërinj deputetë, duke realizuar 51 miliardë investime në vitin 2011, borxhi jo vetëm që nuk është rritur, por është ulur. Kjo sepse janë ulur shpenzime të tjera. Nuk mund të ulen investimet, pasi ato janë vende pune, zhvillim i vendit, energji tregu. Numri i operatorëve ekonomikë, në fushën e prokurimeve, në vitin 2011, është rritur me 347, nga të cilët 119 të huaj,” tha Berisha.
Kryeministri shtoi se nëse nuk do merrej borxhi, vendi do ishte në Mesjetë. “Unë ju dhashë këto të dhëna jashtëzakonisht të rëndësishme, për t’ju garantuar se të gjitha këto projekte të këtij viti do të shndërrohen në realitete e do të zbatohen me përpikëri. Ajo që karakterizon këtë mazhorancë është zbatimi me përpikëri i projekteve, çka ka bërë që ajo të fitojë një reputacion shumë të gjerë dhe të mos kemi probleme me sigurimin e burimeve financiare, përveç faktit që ne e kemi ndërmend të mos lejojmë rritjen e borxhit, ndonëse qëllimi ynë është rritje ekonomike, sepse në rast se këto 51 miliardë nuk do të ishin investuar, borxhi do ishte te 35 për qind, por qytetarit tonë do t’i duhej të ecte në rrugë mesjetare, siç i ka pasur këtu e 200 vjet më parë, fëmijët e tij do të mësonin në shkolla pa çati, qendra shëndetësore nuk do të kishte dhe rezultati do ishte recensioni. Ndaj ne do të bëjmë gjithçka dhe do të përparësojmë në mënyrë absolute rritjen e investimeve, si kushtin më themelor, sepse rritja jep punësim, jep shtim të të ardhurave, sepse rritja ka potenciale zhvillimi, kurse shkurtimet rregullojnë disa parametra por rrënojnë disa të tjera,” tha Berisha.
PO E MORE BORXHIN PO E DI KU E INVESTOVE? NE ATE INFRASTRUKTUREN E MJERUESHME, PA 1 PLAN, SE ATY MUND TE VJEDHESH ME SHUME KJO ESHT.
TI DO IKESH NESER BORXHET DO I MBESIN FEMIJEVE SHQIPTARVE, KURSE NIPAT FEMIJET TUJ DO JEN NE BAHAMAS, TI NEN TOKE.
po mire qe i more,,por kush do i laje , yt ate,apo jot ome, se popullin se pyete
Heu bre, sa kenka rrit borgji ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html
Turistat mezi po presin qe te filloje sezoni. Do shtojme sportelet e doganave qe ti perballojm :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html
O demolition man!
Ate qe i ke bere ti shqiperise ne keto 20 vjet nuk ja ka bere as hordhite e huneve, as romaket, as turqit, as austriaket, as italjanet dhe as gjermanet kur e kane pushtuar dhe e kane grabitur.
Vetem ti, greket dhe serbet e keni bere.
E vertete qe do ishim ne mesjete, por me keto qe ke bere ti, na ke kthyer ne skllavopronari, ne jemi skllevertit, ti me hordhite e tua jeni patricet.
Mos befsh hajer per 10 breza dhe te zente haka e njerzve te ndershem, qe duan te jetojne me pune.
Sidomos ai qe ke ne krah merr vesh shume nga investimet.
Po mjerimin qe ka kapur vendin , pertej Tiranes e ke pare o k/ministri yne? Perse nuk numeron se sa shkolla e cerdhe te reja ke bere, apo sa azile per pleq dhe jetimore ke ngritur, por thua se ke investuar ne rruge.Po eshte e vertete se aty del edhe paraja me e madhe.Na i ke bo rruget 1.000.000. euro \kilometrin si ne Dubai.Dhe ne te lumturit do paguajme borxhet qe ti ke marre e ke vjedhur per 4 breza me rradhe.
Pse nuk thua more zoti Kryeminister :
– Sa ishte borxhi total qe more per investime.Sa ishin borxh i brendeshem dhe sa borxh i jashtem.
– Sa ishte perqindja e interesit per kete borxh.
– Sa eshe koha e maturimit per kete borxh.
– Kete borxh e more te gjithe ose ne pjese pjese. Ne se pjese pjese na trego sa si jane ndare vlera e cdo pjese, norma e interesit e cdo pjese dhe koha e maturimit per cdo pjese.
– Pjesen e borxhit te jashtem e more ne tregun e kapitalit boteror me shijtje te bonove shqiptare apo e more nga banka te ndryshme boterore.
Une jam i bindur se shifrat e ketij genjeshtari nuk jane reale. Kujtoni ju lutem se ky njeri para dy muajsh ndryshoi ligjin dhe mori INSTATIN shqiptar nen varesine e tija, duke bere me shifrat cfare te doje.
Bej qejf more kodosh dhe tallu me popullin se te ka ardhur koha. Ti harron se nje dite do vdesesh dhe brezat qe vine do te nxjerrin ne shesh genjeshtrat e tua dhe te jeshe i sigurte se do mbetesh ne histori midis te tjerash edhe nje Don Kishot i pashprese. Mjere ne.
plaku
Nuk eshte bash ashtu thua ti po nejse.
Plaku,
Pershendetje se kemi kohe qe nuk flasim ?
1. Borxhi total eshte gati 60% e GDP (personalisht mendoj se eshte me i larte por perderisa shifrat zyrtare thone tek 59% duhet ta pranojme). Gjysma eshte i brendshem, gjysma i jashtem (afersisht).
2. Interesi eshte i ndryshueshem dhe nuk besoj se mund te te jape njeri pergjigje te sakte per interesin mesatar te te gjithe stokut te borxhit.
3. Afati maksimal 5 vjet (per borxhin vendas). Me perjashtim te nje obligacioni ne lek me afat 7 vjecar i cili eshte bere ne 2007, gjithe pjesa tjeter e borxhit eshte deri ne 5 vjet, nga 3 muaj qe eshte minimali (bono thesari).
4. Borxhi shtohet gradualisht. Asnje qeveri nuk merr borxh me nje dore. Zakonisht kur maturohet nje leter me vlere ajo riemetohet duke rritur vleren e saj nominale. Pra qeveria diten qe duhet te shlyeje borxhin merr prape borxh dhe ne vlere me te larte. Keshtu borxhi shtohet gradualisht. Serish normen e interesit nuk ta thote dot njeri sepse ankande bonosh thesari ke 2 here ne muaj ndersa ankande obligacionesh ke deri 1 here ne muaj. Normat e interesit dhe shumat ndryshojne nga nje ankand ne tjetrin prandaj nuk mund te te jape njeri pergjigje. Mund ta beja ne fakt por kerkon shume pune dhe perllogaritje sepse duhen marre te gjithe ankandet nga nje periudhe e caktuar dhe analizuar.
5. Borxhin e jashtem nje pjese e ka pasur borxh te bute (sot eshte nje pjese e vogel) hde 300 milione i ka marre ne tregun nderkombetar te kapitaleve. Por mos harro qe ne borxhin e jashtem futen edhe kredite e dhene nga fonde te ndryshme, banka te ndryshme zhvillimi, edhe kredia e marre nga arabet psh per rrugen Tirane-Elbasan eshte me norma me preferenciale sesa tregu.
Problemi ketu nuk eshte thjesht borxhi. Ai eshte problem me vete. Problemi eshte si po perdoren keto para qe po merren borxh. A po investohen apo po shpenzohen. Sepse nese investohen ato para ne nje te ardhme do te te rikthehen disa fish ne forma te ndryshme, por nese po shpenzohen ato para nuk kane per tu kthyer me dhe ti duhet te marresh borxh per te lare borxhin! Rasti me i mire, Greqia! Rasti me i mire kur borxhi investohet: ShBA. E zhytur ne borxhe por vendi me ekonomine me te zhvilluar te botes.
Lere pastaj kur na flet Berisha per golden rule te Phelps, t’ja fusesh vetes!
Respekte,
Denis,
Kisha keto gjera :
– Pik se pari te faleminderit shume per informacjonin qe me dhe. Ti e di se je mesuesi im.
– Denis, ndoshta une jam mesuar keq, por ketu ne Zvicer ne se kerkon ndonje informacjon per ekonomine zvicerjane, shkon ne internet dhe e gjen ate, ndersa ky kryeministri yne jo vetem qe nuk ka idene e ekonomise, nuk eshte kolegjial dhe i di dhe do ti beje te gjitha vete.
Nuk arrij te kuptoj se pse nuk marrin te rinj shqiptre si puna jote, te formoje ndonje grup pune me ta, ti paguaje shume mire qe te mos i hikin neper Europe dhe tju japi per detyre studime te ndryshme ekonomike.
Denis, une mendoj se ka rendesi te madhe studimet e ndryshme ekonomike. Deshta te te kujtoj se bankat zvicerjane ne vitin 2008 kishin investuar ne Greqi ( duke blere bono greke ) ne shumen reth 100miljard Euro. Ne vitin 2010 bankat zvicerjane i kishin shitur tashme bonot greke, ndersa bankat franceze dhe gjermane kishin akoma investime ne vlera te medha dhe sic e di edhe ti vete i falen grekeve reth 70% te ketyre investimeve qe arrinin ne miljarda euro. Kjo ndodhi sepe bankat zvicerjane i kishin dale te keqes perpara dhe mendoj se kjo u arrit nepermjet instituteve dhe grupeve te ndryshme te studimeve ekonomike qe ato kane. Populli yne thote se shpesh eshte me mire te dish se sa te kesh dhe kjo gje nuk behet me bla bla bla por me futjen ne pune ( duke i paguar shume mire ) njerez si puna jote dhe koleget e tu.
Pershendetje.
Plaku,
Le t’i japim Cezarit ate qe eshte e Cezarit. Nuk eshte faji i Berishes nese profesioniste te ekonomise nuk punojne aty ku duhet. Normalisht duhet te ishin ne institute apo qendra te ndryshme kerkimore, por ne Shqiperi dhe ato pak qe ekzistojne jane uzurpuar nga disaprofesore te teorive marksiste te cilet kane humbur cdo sens realiteti me tregun dhe ju mesojne studenteve pallavra. Eshte i kalbur i gjithe sistemi dhe kjo jo detyrimisht per faj te politikes apo Berishes. Une personalisht nuk mund te punoj ne shtet sepse aty ku punoj paguhem disa here me shume sesa merr zyrtarisht nje minister (te pakten sa merr zyrtarisht sepse per parate nen dore nuk mund te krahasohem dot me ta ? )
Gjate nje debati me dike ketu jam shprehur qe shqiptareve ju pelqen verberia dhe injoranca. Nuk ju pelqen te pranojne se ka te tjere qe i dine disa gjera me mire se ta. Prandaj njerez si une, qe jane te shumte ne kete vend, kane zene vende te mira pune dhe nuk harxhojne kohen KOT duke mbushur kokat e atyre qe i kane kokat me vrime… Mbushet nje kulluese makaronash??? ?
Respekte,
Shume dialog i bukur por ne vesh te shurdhet :)))
Denis,
Po i lejoj vetvehtes te mos jem dakord me ty per here te pare.
Une kam lexuar se, Napoleoni i madh kishte probleme te shumta me financat se nuk i merrte vesh vete. Atehere ai krijoi institucjone financjare dhe urdheroi qe keta njerez te paguheshin shume shume mire. Denis, desha te te kujtoj se ne fushaten e zgjedhjeve te vitit 1932 Ruzvelti ne Amerike krijoi grupin Brain Trust, te perbere nga eksperte te ekonomise .Ky grup doli me konkluzjonin se shkaqet e depresionit dhe mjetet kunder tij duheshin gjetur ne vete USA. Ata zbuluan se shkaku i depresionit ishte se rritja e rrogave ne vitet 1920 kishte mbetur ne nje nivel te ulet ne krahasim me rritjen e prodhimit, keshtu mallrat e prodhuara nuk kishin parballe tyre kerkesen e duhur.
Pra ishin kokat ekonomike qe i treguan atij shkakun dhe ilacin ne kuptimin qe ai pastaj krijoi planin e madh “New Deal” qe ne fakt shpetoi Ameriken nga kriza.
Une kam mendimin se, Sala paguhet edhe qe te stimuloje njerezit me tru ne koke dhe jo vetem te vjedhi. Denis, keta ketu ne Zvicer nuk kane pasuri nentokesore, keta investojne shume shume ne shkollimin e popullit te tyre dhe i sherbejne segmentit te njerezve te pasur te tregut. Nuk them qe, Shqiperia te jete ne nivelin e Zvicres, por kam mendimin se, nje kryeminister duhet te jete nje visionar dhe te thithi me zgjuaresi njohurite e njerezve te zot ne Shqiperi.
Eshte me se e drejte ajo qe thua ti per rrogen. Sala duhet tju japi ketyre njerezve rroga shume me te medha se rrogat e ministrave si puna e Jozefines. Dijenite nuk kane cmim edhe ne se i blen me flori thone ketu ne Zvicer. Denis, me beso te lutem se shefi i bankes Credit Suisse eshte anglez. Shefi i bankes Gjermane eshte nje zvicerjan.
Denis, ketu ne Zvicer ka njerez qe quhen “Headhunters”, pra njerez dhe institute qe gjejne per konzernet industriale, bankat, institutet e studimeve, sigurimet etj. koka qe paguhen disa here me shume se vete ministrat zvicerjane.
Denis, me fal se e zgjata dhe i lejova vetvehtes te mos isha plotesishte dakord me ty.
Pershendetje.
Plaku,
Me pelqen kur njerezit nuk jane dakord me mua dhe kane aftesine per ta argumentuar sepse eshte mundesi e mire per mua qe te kuptoj dhe kendveshtrimin e te tjereve. Por une nuk bie dakord me ty sepse ti ben krahasime qe ne rastin tone nuk qendrojne. Shoqeria shqiptare nuk eshte shoqeria franceze dhe as shoqeria amerikane dhe Berisha/Rama & co nuk jane Napoleoni e aq me pak Ruzvelti.
Ceshtja ketu nuk eshte se nuk ka njerez qe i kuptojne financat. Ceshtja eshte se kur flasin nuk i degjon njeri. Degjojme gjithe diten nje kardiolog te na flase per financat, degjojme nje piktor te na flase per investimet, nje juriste (Topalli) te na flase per GDP, neser do na dale nje agronom (Topi) qe do na flase per borxhin etj. Ne kete mjedis te krijuar per faj te shoqerise, dhe jo per faj te ketyre individeve te vecante, nuk ka vend per profesioniste te cilet nuk mund te bejne kompromis me parimet dhe dijet e tyre. Dhe ketyre drejtuesve nuk ju intereson te degjojme e aq me pak te promovojne specialistet e fushave perkatese sepse duan te jene vete te paret ne te gjitha fushat dhe marrin guximin te flasin per gjithcka, perfshire edhe ekonomine.
Headhunters ka edhe ne Shqiperi por ata veprojne vetem ne sektorin privat dhe jo ne ate publik.
20 vjet “demokraci” te pakten kane arritur te krijojne nje numer te caktuar profesionistesh te mire ne shume fusha. Shoqeria jone nuk i do t’i degjoje sepse nuk i pelqen zeri i arsyes por zeri i pasionit. Ti je vete deshmitar sa here kam debatuar ketu, dhe ashper madje, me njerez qe nuk flasin me logjike por me pasion dhe injorance. Ti jeton ne Zvicer dhe prandaj duhet te dish qe keta njerez sot jane shumica derrmuese e shoqerise shqiptare. Eshte faji i tyre qe sot na drejtojne mostra si Berisha, Topalli, Rama, Topi, Spahiu, Meta etj etj.
Respekte,
Denis,
Fatkeqesisht ke perseri te drejte.Une kam problemin se, jam shume emocjonal dhe e them kete se, me vjen me te vertete keq qe femijet shqiptare ne vend qe te shkojne ne shkolle mbledhin mbeturina mineral kromi qe e shesin per 3 leke kilja dhe nga ana tjeter hikin leket e taksapaguesve shqiptare per dhjame qeni. Denis, me beso se ne kohen e Enverit shpesh kam takuar njerez me pozite te cilet ishin me te vertete zero komplet dhe qe vendosnin per gjera shume te rendesishme dhe nuk i merrnin vesh. Sic duket, me sa me thua ti dhe me sa kuptoj nga shkrimet ketu ne forum, fatkeqesia vazdhon. Eshte per te qare por sic duket eshte e vertete.
Me fal se e zgjata dhe te uroj ty dhe familjes gjithe te mirat.
Pershedetje.
ahh mor denis shume konfuz je ne pergjigje qe jep.degjoje tjetrin mos repliko kot
Mos e ofendo Cesarin more i mallkuar. Berisha nuk eshte Cesari.
Berisha krijoi nje qeveri karafilash (ose bythqirash). Qe ata nuk jane per ato pune kete e dine te gjithe, por ke degjoi Berisha. Sa here ja kemi thene, madje edhe ne sy.
Kush i beri
Imamin Minister te Mbrojtjes,
Mediun te Ambjentit,
Genc Pollon te Teknollogjise
????????
A i njeh kush jane keta more Denis? A e di se cfare shkolle kane mbaruar?
Ka Shqiperia plot ekonomiste e specialiste. Por saliu merr vetem militante. Tani faji i mbetet Saliut jo specialisteve.
Nuk eshte faji i Berishes per mungesen e qendrave informative??? Nuk eshte faji i Berishes per kalimin e INSTAT(insituti i statistikave) nen kupolen e kryeministrit. Nuk eshte faji i ministrit per monopolizimin e gazetave dhe televizioneve me te medha dhe presionin mediatik per cdo te dhene…Ik o ti..Denis..rri rehat e mos akuzo shqipetaret…se nuk mbush..
Borxhin e more, shkollat nuk u bane, qendrat shnetsore jo, rruget pergjysem duke i pas borxh miliona firmave private.Sido qofte, nga tenderat i fute miliona per familjen tate, kush pyt per borxhin, populli qe ngren dy gishtat do ta paguaj….
Berisha ka te drejte kur thote se ka borxhe “te mira” dhe borxhe “te keqija”.
Jane te rrale gazetaret shqiptare qe bejne diferencimin dhe analizojne natyren e borxheve te mara.
Per sa i perket borxheve per infrastrukturen rrugore, ne vende si Italia, Franca me dhjetra vite partite politike jane financuar nga kompanite qe realizuan keto punime, e ky nuk eshte ndonje sekret per dike.
Cilat jane investimet shteterore qe jane bere gjate peroidhes 98-2005!?
Jam kundra Berishes dhe qeverisjes se tij, po nuk mund te pranohet qe sa here permendet emri i tij, te kritikohet pa argumenta vetem se e ka emrin Berisha.
Kjo nuk i sherben informacionit, perkundrazi dezinformon lexuesin, pasi nuk e di se ku jane shkeljet e vertete, e ku jane thashethemet.
SI MOS TE KRITIKOHET PA ARGUMENTA? RRUGE TE DUKEN ATO VIJA TE ZEZA NE MES TE HUMNERES? PA NJE MBROJTSE, PA TABELA, SINJALISTIKE… KU SHKUAN ATO QE DO U INVESTONIN NE MBUROJAT, E ATO QE PERMENDA ME SIPER?
-I KE PAR RRUGET QE PER 1 DIMER BEHET GROPA SA 1 PUS? MUND TE QUHEN RRUGE ATO? MATERIALI QE DO U HIDHTE NE 1 RRUGE, VIDHET 70% E 30% I MYLLIN SYT POPULLIT, “SHIKONI JA U KEMI BER RRUGEN, NA JEPNI VOTEN TANI”.
-PO SHKOLLAT “PUBLIKE” KU JAN? SE ATO PRIVATE JAN BER SI USHQIMORE.
-SPITALET “SHTETRORE” KU JAN? NE GJITH SHQIPERIN 1 SPITAL KU TE GJITH PERPLASEN “USHTARAKU” EDHE ATE E KA BER SI STAN DERRASH. SE ATO PRIVATET JAN BER SI BAR-KAFE.
-FTON ARABET E JA SHET BREGDETIN ME 1€.
-VJEDH ME SERBET SHQIPRIN DUKE SHFRYTEZUAR NGA:
“Fëmijët minatorë të Bulqizës, punë skllavëruese për të mbledhur krom për 3 lekë kilogrami”
EKONOMIA SALI BERISHES KJO ESHT 1€ PER INVESTITORET E “HUAJ” NE BREGDET, E SHITJE TE ENERGJIS ME KONCESIONE FAZLLICIT…. PASTAJ DETYROHEN QYTETARET SHQIPTAR TE PAGUAJN ENERGJIN E IMPORTUAR NGA TJERET ME FITIM TE SHTETIT QE NA E SHET, SALIUT, FAZLLICIT, SHKELZENIT, ARGITES….
Argita B,
Me vjen keq por eshte detyra e kryministrit qe ti flasi popullit konkretisht dhe jo te krijoje mjegull. Ujku do mjegull. Kujtoj ketu sistemi socjalist real deshtoi se deshtoi ekonomia socjaliste. Pra problemet ekonomike jane madhore. Ketu nuk genjen dot se shifrat flasin vete. Problemi eshte se Sala i ben shifrt sic do vete dhe asnjeri nuk e kontrollon se nuk ka mundesi ta kontrolloje. Pastaj faktet flasin vete, populli po varferohet, industria eshte per toke etj.Grate gjermane presin qe te gatuajne me energjine elektrike te prodhuar ne panelat diellore te Sales, nga centralet atomike te Sales, gazin e Sales, shkollat jane pa cati dhe Sala do beje digjitalizmin e shkollave ne cdo fshat, Shqiperia eshe Zvicer me dy dete, ne Shqiperi po mesohet gjuha kineze, po mbidhen ullinj kur ne Europe ka kontigjente per shitjen e ullive dhe te vajit te ullirit grek, italjan, portugez, spanjoll etj., do vine me miljona turiste ( shif te lutem linkun me pastertine e plazhit shqiptar ), shkollat do modernizohen ndersa femijet e Bulqizes mbledhin mineral dhe e shesin me 3 leke kg.( shif linkun ), bujqesia lulezon ( shif prodhimet bujqesore qe hidhen poshte per mungese tregu dhe te industrise perpunuese ).
Ja se si ka hyre kompjuteri ne cdo shtepi shqiptare :
http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/01/shtuf.jpg
Ja se ku do i coje me miljona turiste Sala :
http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/plazhi.jpg
Ja nje femije shqiptar para Leptopit qe do dergonte Sala ne cdo klase
http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/femijet-bulqize.jpg
Ja se ku shkon nje pjese e prodhimit te bujqesise shqiptare:
http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/111.jpg
Mua me pelqen shume proverba : “Syte besojne me shume se veshet.” Dhe : “Vleresoje dike per ate qe ai ben dhe jo ate qe ai premton.”
Pershendetje.
Argita_B
Me lejo te lutem te te kundershtoj. Per punen qe bej i njoh mire financat dhe ekonomine. Kam mbaruar studimet e larta dhe kualifikime te shumta ne ekonomi dhe finance nderkombetare. Sigurisht qe borxhi eshte i nevojshem. Sigurisht qe duhen kryer investime vecanerisht ne infrastrukture dhe ne ato fusha qe shpesh konsiderohen si eksternalitete. Por cdo investim shoqerohet me nje plan fizibiliteti.
Ti me te drejte permend keta gazetaret, qe ne fakt jane kthyer ne daktilografiste te politikaneve sepse ju mungon kapaciteti intelektual per te analizuar. Une habitem si nuk ngrihet nje gazetar ta pyese z. Berisha, i nderuar zoteri, sa fizibel eshte rruga e kombit qe vajti 1.2 miliarde Euro? E thene ndryshe si eshte raporti kosto/perfitim i realizuar sot nga kjo rruge?
Sepse mund te marresh 1 miliarde Euro borxh, dhe i pac hallall nese i investon ne portin e Durresit per ta bere modern ne menyre qe te nxjerresh jashte loje Selanikun, mund te investosh 1 miliarde Euro borxhe ne rrugen e jugut ku kalojne gati gjysma e importeve te vendit, te investosh ne sistemin e shkaterruar shendetesor dhe qofshin hallall ato investime, por te hedhesh 1.2 miliarde Euro asfalt ne nje rruge e cila nuk ka asnje lloj rentabiliteti per vendin tone?!
Dikush ketu me permend kosovaret si force e madhe turistike. E pra kosovaret kishin per te ardhur edhe me nje rruge qe do te kushtonte edhe me pak, me nje autobande te zakonshme me dy korsi, mjafton te ishte e shtruar dhe pa gropa! Prandaj ky zoteria te mos i thote te vertetat pergjysme, duke fshehur gjysmen qe i intereson, por t’i thote sic jane. Ka marre borxh, e ka zhytur kete vend ne borxhe deri ne piken qe sot nuk ka me hapesire manovrimi fiskal per nje rruge e cila nuk ka sjelle asnje perfitim ekonomik per vendin. Ato 1.2 miliarde euro mund te ishin investuar me mire ne ndonje vend tjeter.
Respekte,
Dakort moj Argita, po a ja vlente qe ta benim me dy kalime sejcila me dy korsi rrugen Durres Kukes? A ka ndonje statistike se sa makina kalojne ne vit, sa makina kalojne ne pikun e sezonit turistik,dhe sa parashikohet te jene keto parametra pas 4, 8 ose 12 vjetesh? Mbi bazen e tyre vendoset se si do te ndertohet, dhe sa ija vlen investimi.
Besoj se me e pakta qe mund te themi eshte se e ka ndertuar per vota; qe te mos themi per korrupsion
Perralla per te ven ne gjum niprat e tij qe jane prezent ne ate salle..
Sipas ketij kerrici me zile, e gjithe Shqiperia paska punuar dhe do punoj per asfalt e zift..Rruget ishin aty te ndertuara mor mesjetar, e vetmja gje qe bere, i ri-asfaltove…Por kjo s’do te thote te rropaten brezat e rinj sepse nuk jeni te afte administrisht te punesoni-krijoni firma ndertuese shqiptare qe leku te qarkulloj brenda shtetit…Nuk ka nje kompani shqiptare mor i mallkuar qe te punoj ne fusha kyce per interestat kombetare si per rruge, minjera, energjitike etj etj…P’se nuk financove kompani shqiptare me ato borxhe MASIVE dhe i ndertoje rruget dyfish me pak…Por jeni te paafte administrisht dhe keshtu eshte kur merr ne pune ushtaret e tu…O GADAF, c’fare paska me shume ajo kompania Boshnjake me nje Shqiptare te financuar nga qeveria jote per ndertimin e linjes elektrike?!?! Kane me shume njohuri majmunet sllave per energjitiken sesa ne ??
Me vjen mire per ata qe rrine me gishta perjete,se nuk kane me e ngrejt koken per nja 20 vjet te bjere..kane me thane ca i kena ba vedit me ket njeri mali qe kena perkrah..do shohim e do qeshim se SALA dhe gjithe deputetet e PD jane te pasur dhe shume te pasur…mjere populli shqiptar qe do paguje interesin..po ama ne qofte se kush do vi ne pushtet nuk ben mareveshje me SALIN dhe gjithe hajdutet e tjere,po i heton pasurte nje per nje atehere do shikoni si do ikin nga shqiperia si mizat pa u ndiere..si iku fatos nano per 7 vjet..tani mbaroi leket dhe u kthye te mare perseri se ky popull debil e vonon perseri se nuk ka aq tru sa te llogjikoj kepo votoj..
Fatkeqsia me e madhe e kombit shqiptar, epoka e Sali Berishes kryeminister dhe akoma me keq ne opozite! Mjere ne kush na drejton!
gomari me kricin ,krici i referohem astritit fytyra e ndyre djali i YQMET PATOZIT i cili jepte leksione per komunizmin ne kohen e regjimit ne kavaje nime na hiqet tamon dallkauk demokrat shiheni car fytyre e qelbur eshte me keta kriminela vetem ne serbi shkohet jo ne europe qe nuk behet llafe fare ..
Te lumte bytha doktor dhe shpresoj te te shoh te parada e 17 majit.
Saliu si nje BOS AMATOR DALLKAUK mendoi dhe filloi autostraden Durres-Kukes. Pa llogaritur me pare per asnje moment FISIBILITETIN e Investimit. Me idene: Gjysma per rrugen, gjysma per mue. Futi ne xhep mbi 200 milion EUR nga LEKAT e shqiptareve dhe ja rrezultati. Nje autostrade qe do te KOLLOFISE vite me pas LEKAT e shqiptareve edhe pasi te kete ikur Saliu. Nje autostrade e zbrazet fare nga maunet dhe makinat, nje autostrade qe kerkon fonde suplementare edhe tani mirembajtje dhe nuk i jep asgje buxhetit te shtetit. Ne Kapitalizem nje Investim me borxh qe nuk sjell fitim quhet Investim i Gabuar. Dhe Pronari apo Kapitalisti pushon nga puna menjehere Administratorin e tij. Kjo ndodh ne Kapitalizem, por jo ne Komunizmin e Sali Berishes, qe me borxhet qe mer me shume per te vjedhur sesa per t’u hedhur asfalt rrugeve nuk ka shans te te fitoje as edhe nje qindarke nga Investimi i kryer. Per kete arsye i mbulon Investimet me LEKAT e shqiptareve me parrulla demagogjike enveriste te Partise se Punes me nuanca patriotike. Sepse nuk ka kush qe t’i kerkoje hesap, sepse ka futur ne “thes” te gjitha Institucionet e Kontrollit te Shtetit. Sepse ka bere Prokurorine shqiptare te beje shurren ne breke sa here i hakerrohet per “puce dhe lavire bulevardi”. Sepse Gjyqesorin ne Shqypni e ka bere sherbetorin e vet besnik si FEBELI i Madam Pompadurit te Luigjit te 13-te. Sepse nderkombetareve u ka hedhur “Trute e Gomarit”. Sepse ka denigruar opoziten ne ate far feje saqe e ka bere Edi Ramen si nje Kandil Deti, pa kocka fare duke i vjedhur votat ne mes te dite si nje bandit meksikan droge me arrogancen e nje mafiozi te vertete. Ketu lind pyetja: Kush eshte ai burre qe do t’i kerkoje hesap Sali Berishes per shpenzimet amatore, pa dhene kerkund hesap, qe po ben ne kurriz te popullit shqiptar? Kush do te pushoje nga puna plengprishesin e LEKAVE te shqiptareve, komunistin Sali Berisha?
Me pelqejne ecejaket ne keto diskutime se jane plotesisht shqiptare.
Ne gjithe budallallekun e Shqiperise ka vetem nje fajtor. Ai eshte Sali Berisha.
Kryeministri kur vjen ne fuqi krijon nje ekip. Ky ekip drejton vendin. Ne se ky ekip nuk eshte i afte atehere eshte faji i kryeministrit. Pike!
Jam i bindur se brenda 2-3 oreve nje ekip me i sakte mund te krijohej. Dhe nese ministrat duhet te jene politikane (lexo idiote), atehere zv.ministrat duhet te jene specialiste.
Borxhi i Shqiperise nuk do te mund te pagohet as nga femijet tane. Dhe per kete fajtori i vetem eshte Sali Berisha.
Ptuuu moj ftyre e shpifur qe e shkaterrove Shqiperine. Kush do e laj ate borxh qe e merr dhe e harxhon sikur ta ka lene Shqerja amanet…argita apo shkelzeni? Kur ti do vdesesh, ta dish qe Shqiperia do festoje!!
ore si nuk doli nje gazetar te na thoshte me gjysme zeri “credit rating” te shqiperise ne 2005 kur qe kryeminister fatos nano, para vepres se madhe patriotike edhe sot kur jemi vendi me i zhvillum ne bot fanar i kapitalizmit
infrastuktura shqitare nuk krahasoet as me ate te shtetit fqinj maqedonise, sa posht jemi ,ne te gjitha fushat e jetes, jemi me primitivet ne ballkan, se ne europ dihet qe jemi jasht standarteve .
Borgji është opium për popullin.