Pse koreanoveriorët janë më të shkurtër se ata të jugut?

23 Prill 2012, 10:10Lifestyle TEMA

Pas dështimit me lëshimin e raketës me rreze të gjatë, vëmendja e medias botërore është sërish mbi Korenë e Veriut. Siç raporton Indipendent “në Korenë e Veriut asgjë nuk është e vogël përveç njerëzve, që janë rreth 8 centimetër më të shkurtër se kushërinjtë në jug”.

Në zgjedhjet e vitit 2008 në SHBA, senatori John McCain e përmendi këtë hendek prej 8 centimetrash gjatë një debati presidencial.

Por BBC pyet se si është e vërteta.

Profesori Daniel Schwekendiek, që ka matur refugjatë e Koresë së Veriut thotë se meshkujt në të vërtetë janë 3- 8 centimetër më të shkurtër se ata të Koresë së Jugut. Diferenca është më e qartë mes fëmijëve në dy vende. Profesori Schwekendiek thotë se nuk mund të bazohesh tek gjenetika për të shpjeguar diferencat për shkak se ata janë popullsi të njëjta.

Martin Bloem i Programit Botëror të Ushqimit, ka ofruar ndihma ushqimore për Korenë e Veriut që prej vitit 1995. Ai thotë se dieta e dobët është shkaku pse ata nuk janë të gjatë.

“Ushqimi dhe ajo që ndodh në dy vitet e para të jetës ka rëndësi kritike për gjatësinë e njeriut më vonë,” deklaron ai.

Koreja e Veriut u përball në vitet ’90 me një zi buke. Edhe sot një në tre fëmijë është i kequshqyer. Në kontrast, Koreja e Jugut ka përjetuar një rritje të shpejtë ekonomike. Bloem thotë se “rritja ekonomike është një nga përcaktorët kryesorë të përmirësimit të gjatësisë”.

5 komente në “Pse koreanoveriorët janë më të shkurtër se ata të jugut?”

  1. Artur Duka says:

    Po pse malesoret e veriut te Shqiperise jane me te gjate se jugoret?

    Tradicionalisht veriu ne te shkuaren ka pasur me mungesa ushqimore me te medha se jugu (qe ne kohen e Turqise e me pas Migjenit).

    Apo kemi te bejme me dy popullata gjenetikisht te ndryshme mes shqiptareve?

    1. Malesori says:

      Na ina ma t’gjat se ina munue me vjedhe tu ju zgjat neper peme.
      Masnej vertet ina ma te gjate si shtat, por ate mikun e kina ma t’vogel! Ndersa jugoret e kane ma t’gjat! Eh cfare fati kane ata!

      1. nje nga veriu says:

        Me duket pa vend komenti yt .Mgjt nje pyetje kisha , nga e nxjerr ate informacion per permasat e jugoreve??????

  2. albanian eagle says:

    Rastesisht ne vitet 92-93 kam pire kafe tek parku me Arben Imamin dhe Neritan Ceken qe kishin krijuar Aleancen Demokratike dhe ishin kunder Berishes qe sot e kane ne krye.

    Neritani per te tallur malesoret (Saliun)me pyeti qe:- a e di ti perse maloket jane me te gjate se te tjeret? Ngrita supet.

    Jane me te gjate me tha se duke qene ne male dhe larte,presioni atmosferik eshte me i vogel ndaj ata rriten me lehte perpjete se nuk i pendon presioni.
    Nuk e mora vesh e pati me humor apo e mbeshteste diku kete fakt.Sepse i bie qe edhe Neritani te jet malok Elbasani se edhe ai i gjate eshte.

  3. Eva says:

    Une gjithmone e kam bazuar teorine e gjatesise me te ushyerin. Prinderit e burrit tim si dhe gjithe farefisi i tij, nuk i kalon te 1.60-tat. Im shoq, i rritur jashte Shqiperise dhe me bollek, eshte 183 cm i gjate. Po keshtu edhe nje kushurire e imja moshatare qe gjithmone kishte tendenca te ishte me e shkurter se une, dhe gjenetikisht nuk kishte te dhena per te hedhur trup, emigroi ne Greqi gjate viteve te “urise” ne Shqiperi dhe kur u kthye pas 2 vjetesh ishte 178 cm ( e gjate per femer shqiptare)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje