Brunei Darussalam njohu pavarësinë e Kosovës

25 Prill 2012, 19:53Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Brunei Darussalam, Mohamed Bolkiah përmes një letre dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ky shtet.

Sot, ministri Hoxhaj po ashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadorin e këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, Latif Tuha, i cili ka përcjellë përshëndetjet të përzemërta të ministrit të Jashtëm dhe i ka konfirmuar ministrit Hoxhaj njohjen e zyrtare nga Brunei Darussalam.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj është ftuar në një vizitë zyrtare në këtë shtet.

7 komente në “Brunei Darussalam njohu pavarësinë e Kosovës”

  1. Sem Luma says:

    Epo, shume faleminderit mor Brunei i larget per kete njohje teper te rendesishme per Kosoven ne keto dite teper te turbullta per te. Vecanerisht nga dyshimi se pas marreveshjes (mjaft te hidhur) ne Bruksel lidhur me “fusnoten e famshme” njohjet do te mund te ndaleshin fare.
    Pra, edhe nje here FALEMINDERIT!!!

  2. Adriatik says:

    Thoni dhe sa shtete duhen per te bere ate numurin e famshem se na vdiqet nga ankthi.

  3. sara says:

    Po pse nuk e thoni qe eshte merite e Haxhinastos. Ai ishte atje ne 8 mars, i pari zyrtar i larte shqiptar qe shkeli ne ate vend, duke i kerkuar sulltanit te Bruneit te njohe kosoven.Te pakten njihjani kete merite. Kosovaret ia njohin, dhe e vleresojne, ne ketu jo. Meqe e ke shkruar qe Ministri Hoxhaj do shkoje atje, duhej ta kishe shkruar dhe kush ishte atje nje muaj me pare z. Baze. Fundja beje qe eshte merite e Tiranes zyrtare, ska rendesi emri i ministrit

    1. Dean says:

      sara,keta te TEMA-s jane PUQISTA,moj ”moter”.
      Hiq mos e qaj koken ti,vetem vazhdo te besosh se Haxhipordha beri te mundur njohjen e kosoves nga pelegrinazhi i Haxhiut ne Brunei.
      Jam shume Krenar,qe 1 vajze si ty eshte Skipetare,sikur edhe une.
      Ndajme te njejtin Identitet,prandaj RESPECT ”Sis..” dhe
      Albanian Power.
      Ohhhhhhhhh,ohhhhhhhh…..ohhhhhhhhhh,sa mire me ken skipetar.

    2. Hassan Bolkiah says:

      Nuk e ke informacionin e plote. Zyrtari I pare shqiptar që ka shkelur ne Brunei ka qenë e mbetet Sali Rame Berisha. Ka ndodhur ne vitin 1992. Per here të pare ndodh që nje president të vizitoje nje vend pa patur mardhenie diplomatike. Vajtja e Haxhinastes atje nuk ka asnje lidhje me Kosoven.

  4. Zigur Qarri says:

    Po Greqia kur do ta njohi Kosoven?

  5. Gezim says:

    Keto shtetet salam alam, nuk kane fare peshe ne njohjen e Kosoves.

    Neqoftese Kosova nuk njihet nga Rusia dhe Kina (anetare te perhershem te keshillit te sigurimit), ajo nuk mund qe te behet shtet i njohur nga OKB-ja. Neqoftese Kosova nuk njihet nga Spanja, Greqia, Rumania, Slovakia dhe Qipro te cilat jane anetare te bashkimit Europian, ajo nuk mund qe te behet pjese e EU-se.

    Pra, Kosova ka dhe do te vazhdoje qe te kete nje status te papercaktuar deri sa Serbia ta njohe pavaresine e saj. Ne momentin qe Kosova njhet nga Serbia, keto shtete do ta njohin ate menjehere, duke finalizuar statusin. Serbia nuk ka per ta njohur Kosoven, neqoftese ajo nuk merr cmimin qe i ka vendosur asaj nga USA, Anglia Franca dhe Gjermania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje