Bombë me sahat në Ballkan

24 Prill 2012, 13:54Rajoni TEMA

Nga Paul Lendvai, Der Standard

 

Zgjedhjet presidenciale në Francë dhe pasojat në krizën financiare evropiane, masakra në Siri, sulmet e përgjakshme në Afganistan dhe përplasjet në lidhje me ambiciet bërthamore iraniane dominojnë titujt e medias ndërkombëtare. Problemet e mëdha të pazgjidhura në Ballkan nuk para trajtohen nga zyrtarët dhe media në BE dhe SHBA.

Pavarësisht referencave gati rituale për politikat e zgjerimit të BE dhe përdorimit të një terminologjie fantazëm si ‘Ballkani Perëndimor’, bombat me sahat në periferi të BE-së po injorohen. Bisedimet në lidhje me perspektivën e anëtarësimit të 20 milion banorëve të shteteve të Ballkanit (Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Serbia) vihen në lëvizje herë pas herë pavarësisht pritshmërive jorealiste të këtyre vendeve, por një shqyrtim në thellësi i të kaluarës nuk merret në konsideratë.

Kështu për shembull deri më tani vrasja e pazgjidhur e pesë burrave në kufirin e Maqedonisë me Kosovën në Pashkët ortodokse ka ngritur zëra se kriminelët mund të jenë shqiptarë. Dhuna ndëretnike po shton shqetësimet në lidhje me të ardhmen e këtij shteti, nisur nga marrëdhëniet e tensionuara mes shumicës maqedonase dhe minorancës shqiptare, që përbën rreth një të tretën e popullsisë prej 2 milion banorësh të Maqedonisë.

Madje duket se edhe çështja shqiptare, e harruar prej kohësh, po fiton terren. Pavarësia e Kosovës nuk është njohur ende nga pesë shtete të BE-së. Kjo do të thotë një pengesë për anëtarësimin e kosovarëve në institucionet e mëdha ndërkombëtare si OKB, BE dhe NATO.

Bashkëpunimi gjithmonë në rritje mes Kosovës dhe Shqipërisë mund të thotë ndryshim i kursit për të ardhmen e Europës Juglindore. Që tani një në pesë kosovarë thotë se mbështet bashkimin me Shqipërinë. Një ndarje e veriut të Kosovës do të thotë zgjim të irredentizmit në Maqedoni, çka do i japë ëndrrës sekrete për Shqipëri të Madhe një tjetër impuls.

Në këtë kontekst nuk duhet të harruar shteti artificial i Bosnjes, ngritur pas një marrëveshje të nënshkruar në Dejton nga komuniteti ndërkombëtar në vitin 1995. Kjo strukturë multietnike e përbërë nga dy shtete dhe dhjetë kantone është provuar deri më tani si e pareformueshme dhe shumë larg shanseve për anëtarësim në BE. Një ndarje e Bosnjes dhe ndoshta një bashkim i pjesës serbe me atdheun e tyre, pa një ndërhyrje në kohë të Perëndimit, do të sillte një tjetër luftë të pashmangshme në Ballkan.

11 komente në “Bombë me sahat në Ballkan”

  1. iliri uk says:

    vetem nje i verber nuk i shikon dhe nuk shqetesohet se levizjet e fundit ne kufirin e serbise me kosoven dhe ne maqedoni jane te lidhura fort me nje plan qe sali berisha e di mire prandaj o shqiptare heqja e tij me dhune do te rezultonte ne nje kaos si ai i 97 dhe dore te lire serbo maqedonasve per te nderhyre kunder shqiptareve.

  2. sali bucpapa says:

    kombi jone a gati.Na kena ekonomine ma te forten ene ushtrine ma te forten.Vetem na trimat e PD e pushtojme krejt Ballkanin!

    1. Dean says:

      Sa te keni Shkerdhen birisen ju,jeni shume ne rregull.
      Po keshtu ene Kosovaret kane me luftu me emrin e ”BACES” ne goje keshtu qe e kemi te fitume luften.

  3. e verteta says:

    Nje riperseritje e asaj qe tashme dihet,por eshte e pamundur qe tek keta mender analistet e huaj te mos gjesh nje doze helmi antishqiptar ose thjeshte injorancen e tyre per kulturen dhe historine e ketij gadishulli e ne vecanti trevave shqiptare.Kurresi nuk behet fjale per enderr sekrete te shqiptareve,por venie ne vend te padrejtesive qe ju kurvat e Europes na keni bere ndershekuj duke na rrudhur ,na coptuar e shkafanjitur gjate gjithe jetes .

  4. Sem Luma says:

    I nderuari Paul Lendvai ka pasur shume here te drejte me artikujt dhe mesazhet e tij televizive qe gjate konflikteve ne Kroaci, Bosnje e Kosove (1991-1999). Ai qe nga fillimi ka perkrahur te drejten e Kosoves per liri dhe clirim nga Serbia. Per kete qendrim te tij ai shpesh here eshte sulmuar nga qarqet serbe.
    Origjina e tij hungareze (ndoshta) i ka ndihmuar atij qe te kete kuptoje dhe vleresoje me mire Ballkanin dhe popujt e tij, vecanerisht politiken e Serbise dhe faktin qe ajo (Serbia) perfitoi shume (territore) pas luftes se pare boterore ne dem te popujve te saj fqinje perfshire ketu edhe Hungarine e tij – (aneksimin e Vojvodines).

  5. Berlin says:

    perkthimi eshte si pordhi kali ne dere te hanit dhe ja ngjiten nje shkodranit

  6. anticensurë says:

    “do të sillte një tjetër luftë të pashmangshme në Ballkan.”
    kurse ne kemi mbetur bythëjashtë!armatimin tonë “të vjetër” po e blejnë diktaturat arabe me flori!shpresojmë se “Der Standard” e ka gabim,se duhet të fillojmë të mbrohemi si në kohë të pellzgëve me sëpata e hanxharë se nuk kanë mbetur as anijet e njëhrë e një kohe për tja mbathur nga italia!

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : ” Bomba me sahat ” jane emerimet me njerez te paafte ne perfaqsite e rendesishme te BE ne Tirane, qe me sa duket eshte nje difekt i pergjithshem i BE.
    Miku i im z. Etore Sekui nga Ambasador i Italise ne Kabul behet Ambasador i BE ne Tirane. Po eshte e qarte qe miku i im nuk di se cfare do te thote progres e paqe. Prandaj ai eshte plotsisht i kenaqur dhe marredheniet e BE me Sali Berishen jan te ” shkelzen – qira “.
    Ne ne Shqiperi i thona : ” Peshku qelbet nga koka “

  8. Shqipetari says:

    Mero Baze!
    Jam nje emigrant. Me vjen keq qe “drejton” nje gazete te shenderruar ne nje pamflet rracist te nje grushti antishqipetaresh me prejardhje nga “perandoria Komuniste”, me tendenca krahinore. Jam katerciperisht i bindur se je i infektuar ne menyre te pasherueshme me virusin patologjik antiverior, tipik si viroza aniveriore-antikosovare e Dulles.
    Shqipetaret do te fitojne.Shqiperia do te behet.Shumica do te fitoje. Rracistet si ju, dhe comentuesit tuaj rraciste do te humbasin.

    1. BERISHA LARGOHU. FATOS NANO NUK ESHTE NJE FIGURE E PASTER PER TI SHERBYER SHQIPTAREVE ME UNITET KOMBETARE! says:

      Shqiptari, komenti i juaj nuk qendron te gazeta tema por tek ajo se c’thua duke fole marrezira te shkallafitura. Pra shkurt, ju jeni ai qe po tregoni rracizem me komentin qe bere duke treguar thjeshte qe je kadegurikish injorant i perkryer. Ti dhe shum te tjere nuk mund te komandoni Mero Bazen, prandaj shko zije fasule per te ngrene.

    2. Ben says:

      I semure shko sherohu. Ke gazeten 55, TV Klan,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje