Anija amerikane në Durrës s’lidhet me ngjarjet në rajon

24 Prill 2012, 10:41Rajoni TEMA

Ambasada Amerikane në Prishtinë, duke vërejtur raportime të gabuara nga mediumet vendore lidhur me vizitën a anijes së Flotës Ushtarake Detare Amerikane në Durrës të Shqipërisë, ka reaguar përmes një komunikate, që sot iu shpërnda medieve me rrugë elektronike. Në komunikatë thuhet:

Zbarkimi i anijes USS Gunston Hall do të bëhet në Durrës të Shqipërisë prej 24 deri 27 Prill, për një vizitë të rregullt dhe të planifikuar të portës. Kjo vizitë i shërben Flotës së 6-të Amerikane, të vazhdojë përpjekjet në ndërtimin e partneritetit global bregdetar me shtetet europiane si dhe të përmirësojë sigurinë dhe mbrojtjen bregdetare. Gjersa janë në port, oficerët dhe anëtarët e ekuipazhit do të takohen me zyrtarë vendorë dhe do të marrin pjesë në aktivitete kulturore. Anija, USS Gunston Hall, viziton këtë port bazuar në zbarkimin e planifikuar të Flotës së 6-të Amerikane në zonën e saj të përgjegjësisë.

Për të përgënjeshtruar keqinformimin lidhur me vizitën, Ambasada Amerikane në Prishtinë thekson se kjo vizitë ska lidhshmëri me kundërpërgjigje të çfarëdo ngjarje në regjion. Është një vizitë e rregullt dhe e planifikuar. Një vizië e tillë, ofron një vendtakim të mrekullueshëm për ndërtimin e njohurive të përbashkëta të taktikave, profesinalizmit, mirëkuptimit kulturor dhe besimit bregdetar. Ato nënvizojnë partneritetin tonë në rritje, i cili kërkon solucione kooperative që kontribuojnë mbrojtjes së regjionit. Për më tepër, këto vizita ndihmojnë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona. Gjatë qëndrimit në port, ekuipazhi i anijes do të bëjë punë bamirësie, përfundon komunikata. /KD

4 komente në “Anija amerikane në Durrës s’lidhet me ngjarjet në rajon”

  1. Bashkimi says:

    Amerika ka ardhur dhe para viteve 1990 me dijenin e shtetit komuniste por vetem nate diten ishin antikomunist naten bashkepunonin.Shikojeni marveshjenhttp://bit.ly/jAL5ep

  2. shabani says:

    hajde perkthim hajde…mor po keta gazetare jane ne terezi apo jo? C eshte ky skandaj perkthimi nga anglishtja ne shqip more? Apo perdoni perkthimin e google nga anglishtja? Njesoj si faqja e ministrise se kultures ne anglisht…bolet e baba myslymit…lexoni me vemendje artikullin dhe do e kuptoni….nqs nuk arrini te kuptoni gje keni marre fund

  3. TEFTA ALIKAJ says:

    PERKTHIM PA KRYE E PA KOKE ;ASNJE ARESYETIM LLOGJIK PER KETE VIZITE;POR PERKON ME ZHDUKJEN E NENDETESEVE ;PER TJA LENE DETIN TE LIRE

  4. enh says:

    te njejten gje thonin edhe ruset kur vizitonin portin e sirtes ne siri,vecse me vone mesoje nga lajmet se siria kishte ne arsenalin e saj,arme te teknologjise se fundit nga ata,sigurisht brenda normave nderkombetare,por sistemet elid,raketa tre max,kunder anijeve detare e nendetesve,dhe arme snajper e te blinduara te pajisura me night visin,e thermo kamera,e multi sistem raketa me dhjete milje,kundraajrore qe bien poshte edhe aeroplanet e tipeve te fundit,dhe si te tilla mund te vene ushtrine me te mire te botes ne probleme te medha,dhe kur ne ditet e sotme,ekrani deri diku mbeshtet,strategjine nje goditje ndene shpine,mund te sjelle edhe disfate,edhe keta sbesoj se na vizitojne kaq shpesh per shkembim eksperience,mbase duan ti thone te gjitheve te masin hapat e tyre,se ne fund do kene te bejne me ta dhe ata jane ne rajonin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje