Dy milionë euro të taksapaguesve për vetura të institucioneve

22 Prill 2012, 17:20Rajoni TEMA

Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, ajo e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë dhe Administrata Tatimore e Kosovës janë tri institucionet që për blerjen e vetura ketë vit, i kanë ndarë secila nga 200 mijë euro. Në tabelat buxhetore për këtë vit, këto tri institucione prijnë si institucionet që kanë vendosur të shpenzojnë më se shumti në blerjen e veturave.

Kur të gjitha institucionet qendrore bëhen bashkë, atëherë shpenzimet vetëm për blerjen e vetura shkojnë në afër dy milionë euro, shkruan Express.

“Blerja e veturave për ATK – 212,310, blerja e veturave për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë 200 mijë euro dhe 200 mijë euro Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë”, janë shpenzimet për vetura për këto tri institucione që figurojnë në tabelat buxhetore për këtë vit.

Ndërkaq, nga 130 mijë euro për blerjen e veturave sivjet  do t’i shpenzojnë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Diasporës. Ministria e Administratës Publike vendosi t’i ndajë 100 mijë euro, 70 mijë euro Ministria e Punës dhe Ministria e Bujqësisë i ndau 50 mijë euro.

Agjencia Kosovare e Privatizimit për blerjen e veturave të reja për pasagjerë i ka ndarë 135 mijë euro, derisa Gjykata Kushtetuese është treguar më modeste, kur i ndau 40 mijë euro.

Në vetura më së paku për këtë vit do të shpenzojë Kuvendi i Kosovës, 12 mijë euro. /KD

3 komente në “Dy milionë euro të taksapaguesve për vetura të institucioneve”

  1. jani says:

    bravo ministrat po bejne lek. popullit mire ti behet , ne kosove do vije nje dite ku n jerzit do thone dhe besojne qe ishin me mire me milloshevicin se me keta plera.

  2. hitler says:

    e kam then politikanet jan te gjith te korruptuar ndjekin vetem interesa personale, duhen zhdukur te gjith. HALT HITLER

  3. Luani says:

    Disa analfabetë në pushtet nuk kanë asnjë pikë morali njerëzor. Këtyre piratëve ju duhet terapi e gjatë profesionale mjekësore për të kuptuar sa dëm i bëjnë popullit me plaçkitje.

    Turp është të shpenzosh kaq shumë për vetura në një vend të vogël si Kosova ku ekonomia është e çalë dhe ku ka më shumë pluhur e mbeturina se sa rrugë normale.

    Kur i sheh njeriu disa nga këta ministra në Prishtinë duke hipur në veturat e tyre të shtrenjta e vëren një kontrast që nuk e vëren askund tjetër në botë. Pamja e tyre si burrë apo grua dhe veshja e tyre nuk i përshtatet veturës së tillë. Disa nuk kanë b… të përshtatshme për tu ulur në veturë të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje