Gruevski: Të mos akuzohet një etnitet i tërë për vrasjet

20 Prill 2012, 10:28Rajoni TEMA

Kryeministri Nikolla Gruevski ka apeluar që të mos drejtohen akuza në drejtim të një populli apo etniteti të tërë lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Shkup.

“Në rast se vrasësit janë maqedonas, nuk mund të jenë fajtorë të gjithë maqedonasit, në rast se janë shqiptarë, nuk do të thotë se janë fajtorë të gjithë shqiptarët. Këtë e dëshirojnë ata që nuk ia duan të mirën Maqedonisë. Duhet të përgjigjet ai që ka kryer krimin, për shkak se akte të tilla monstruoze ndodhin në shumë shtete”, deklaroi Gruevski mbrëmë në një takim të partisë së tij VMRO-DPMNE me qytetarët e komunës Aerodrom në Shkup, bën të ditur agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, shumë individë dhe politikanë po tentojnë që nga kjo tragjedi të bëjnë spekulime dhe trazira të mëdha midis qytetarëve si dhe tensione dhe përleshje ndëretnike.

“Do të vijë koha dhe fuqimisht besoj se do të kapen autorët dhe pavarësisht se cilit etnitet i takojnë, ata do të përgjigjen para ligjit”, theksoi Gruevski. (INA)

3 komente në “Gruevski: Të mos akuzohet një etnitet i tërë për vrasjet”

  1. Sehir Mushkali says:

    Kjo thenie me kujton anekdoden “..e lagu apo nuk e lagu bishtin dhelpra”.
    Gruevski me kete logjike ushqen harbuterine dhe urrejtjen e Sllavo maqedonasve kunder vendasve, Shqiptaro-maqedonas, duke i hedhur vazhdimisht zjarr benzines.
    Sllavet ,Serbet e Maqedonise, duhet te kuptojne qe me zjarrin qe ndezin dhe ushqejne çdo dite kunder shqiptareve do te ngelen vete mbrenda dhe do te digjen si miu, pa nam dhe nishan>

  2. Treviso says:

    Bravo zoti presidet.Prite shume per tu menduar, por prap mire.

  3. raimondi says:

    Mire ka folur ketu Gruevski

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje