Topi: Shqipëria mbështet fuqishëm stabilitetin e Maqedonisë

19 Prill 2012, 12:36Rajoni TEMA

Presidenti Bamir Topi ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoni, kui është pritur nga homologu i tij, Gjorgji Ivanov. Mes tyre është zhvilluar një takim kokë më kokë. Pas zhvillimeve të trazuara të ditëve të fundit, Topi ka deklaruar se “Shqipëria mbështet fuqishëm stabilitetin e Maqedonisë”.

“Është domosdoshmëri vazhdimi i frymës së harmonisë mes dy vendeve dhe me rëndësi është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit,” tha Topi.

Kurse Ivanov deklaroi se: “është në interes të rajonit që të prodhojmë vetëm lajme pozitive”.

Topi dhe Ivanov do të vizitojnë varrin e Goce Dellçev në Kishën e Shën Spasit, ku do të vendosin kurora lulesh.

Presidenti shqiptar pasdite do të takohet me kryetarin e LSDM-së, Branko Cervenkovski, më pas do vijojnë takimet me kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski, kryeministrin Nikolla Gruevski, ndërsa një darkë pune është organizuar nga zëvendëskryeministrja për integrimin, Teuta Arifi.

Të nesërmen agjenda e presidentit shqiptar vazhdon me një takim dhe kafe me presidentin Ivanov në qendër të Shkupit. Më pas presidenti Topi do të marrë pjesë në hapjen e panairit me produkte vendore dhe investime të huaja në Shkup.

Agjenda e presidentit shqiptarë nesër pasdite do të zhvendoset në Tetovë, në takimet me liderët e partive shqiptare. Presidenti Topi fillimisht do të qëndrojë në selinë e PDSH-së në takimin me kreun e kësaj partie Menduh Thaçi, ndërsa më pas vijon takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Në kuadër të vizitës, presidenti Topi pasdite do të vendosë lule në memorialin e Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Derralla në fshatin Gradec të Gostivarit.

2 komente në “Topi: Shqipëria mbështet fuqishëm stabilitetin e Maqedonisë”

  1. ilir says:

    ..Pucist, tradhetar…kshu do thone ushtaret e Partise se Punes(Demokratike) kur e shohin kete Zoteri ne media. Merreni me mend se cfare injorance kane ajo Shen Jozi me Shefin e saj saqe para dy javesh kjo beri nje vizite gjoja per konkurence ne Maqedoni per te eklipsu rolin e Presidentit por fatkeqesisht si gjithmone kjo zonja vetem deshton duke mbajte nje fjalim patetik pa pike pa presje ne maqedoni duke tregu ca perralla koti dhe duke permende ne fund nenen Tereze e cila po te ishte gjalle do ndihej e turperuar se kush e ze ne goje, edhe Gruevski ia boshatisi parlamentin dhe kjo i fliste salles bosh, e pate sa shqiptare dolen ta prisnin….. rreth 5 veta u ndalen ne rruge me e pa se kush eshte kjo sepse nuk e njifnin, imagjinojeni tashi me gjithe keta handikape qe ka ajo te shkoje ne Presidence…

  2. Shqiptar says:

    Po nje kurore lulesh te permendorja e Skenderbeut do ta vendose? Po nje vizite te muzeu i Nene Terezes do ta beje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje