Kryebashkiaku legjendar i New York-ut, Rudolph Giuliani, ka arritur në Beograd për ta këshilluar Aleksandar Vucicin, kandidatin e Partisë Përparimtare të Serbisë për kryebashkiak të Beogradit. Por, ai nuk është i dëshiruar në Serbi, për shkak të mbështetjes së bombardimeve të NATO-s më 1999.
Pas arritjes së tij në Beograd, Giuliani ka thënë se ndjehet mirë, edhe pse qyteti i duket në gjendje të keqe.
“Ndjehem i mirëseardhur nga ana e njerëzve. Disa më njohin, duan të flasin me mua, të fotografohen me mua”, ka thënë ai për Alo.
Por, nuk mendojnë kështu politikanët serbë. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë për Blic se “nuk na duhen të huajt për të na treguar se çfarë i duhet Serbisë”. Ndërsa kryebashkiaku aktual i Begradit, Dragan Dilas, dje ka thënë se ai nuk duhet të flasë fare për të ardhmen e Beogradit.
“Për shkak të qëndrimeve të tij, njerëzit kanë jetuar 13 vite në qendra kolektive”, ka thënë ai për Tanjug, pasi ka inauguruar banesat për “refugjatët serbë nga Kosova”.
I pyetur nga gazetari i ditores Kurir se cilat janë qëndrimet e tashme të tij politike për Serbinë, Giuliani thotë se ju po flisni për kohë të kaluara.
“Do t’ua jap një perspektivë për Amerikën. Muajin e kaluar kam humbur një kushëri. Ishte polic në New York dhe në marinën amerikane, hero i madh i Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë edhe si polic. Ai luftoi kundër japonezëve si shumë të tjerë që janë të gjeneratës së prindërve të mi dhe për pak sa nuk e ka pësuar. Ka jetuar 86 vjet, ishte një hero i madh, heroi im. Ka shpëtuar tre persona në Urën e Brooklyn-it”, ka thënë ai.
“Pse po e them këtë? Për shkak se ai një nga miqtë e tij më të mirë ishte një japonez. Edhe unë kisha miq japonezë. Dua të them se kushëriri im vazhdoi tutje. Edhe unë, sikur gjenerata e prindërve të mi. Personalisht, kam më së shumti punë në Japoni. Çfarë ndodhi, ndodhi, dhe ne të gjithë ecëm tutje. Krejt kjo është pas nesh. Kjo vlen edhe për Gjermaninë dhe Amerikën. Gjermanët kanë shkaktuar një luftë të tmerrshme në shekullin e njëzetë. Sot unë kam shumë miq gjermanë. Ne jemi përballur me problemet tona dhe i kemi zgjidhur. Ne kemi nevojë për të ecur përpara dhe t’i zgjidhim problemet që janë para nesh. Edhe Serbia e edhe Amerikan duhet të zhvillojnë marrëdhënie miqësore. Unë kam ardhur këtu për të dhënë këshilla se si ta përmirësonië zhvillimin ekonomik të vendit”.
Në pyetjen e ditores serbe Telegraf se si i komenton deklaratat e kryetarit të Beogradit, i cili ka kërkuar që ai të kthehet në shtëpi, Giuliani thotë se nuk e di çfarë ka ndodhur me të.
“Sidomos kur para dy ditësh më kanë thirre nga zyra e tij, më kanë thënë se ai më çmon dhe se do të takohet me mua… Jam i befasuar me reagimin e tij. Më vjen keq pse ai mendon ashtu”.
Gjatë bombardimeve të NATO-s kundër forcave ushtarake dhe serbe në Kosovë, më 1999, Giuliani i ka propozuar presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, që për parandalimin e gjenocidit në Kosovë duhet të dërgojë edhe trupat tokësore. Ai edhe në të ardhmen ka thënë se serbët në Kosovë kanë kryer gjenocid.
“Holokausti nuk është një incident i izoluar. Paragjykimet, urrejtja dhe emocionet e çoroditura që shkojnë përtej njerëzisë dhe ligjit, janë duke ndodhur tash në Evropa. Mu për këtë Amerika duhet ta luaj rolin e vet për ta ndalë gjenocidin në Kosovë. Presidenti Clinton duhet ta ketë një plan rezervë dhe në Kosovë të dërgojë trupat tokësore nëse kjo është e nevojshme”, ka thënë ai më 12 prill 1999, për New York Post.
Në një Seminar të NATO-s në Virginia më 11 tetor 2007, ai ka thënë se mbështet ndërhyrjen e NATO-s jashtë kufijve të saj. “Kjo së pari ka ndodhur në Bosnje më 1995, e pastaj katër vite më vonë me bombardimin e Serbisë dhe të Malit të Zi”.
“Për shkak të paaftësisë së OKB-së që vërtetë të reagojë, NATO e ka ndalur gjenocidin në Kosovë. Prandaj angazhohem për veprim më të madh të SHBA-ve, sidomos të NATO-s, në mbrojtjen dhe zgjerimin e rendit ndërkombëtar, si rend i paqes dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thënë tutje ai.
Ardhja e Giulianit në Beograd nuk paraqet mbështetje amerikane për ndonjë parti politike apo kandidat në Serbi, thuhet në një deklaratë të Ambasadës amerikane në Beograd, të cilën e transmeton Beta.
“Giuliani erdhi në Beograd me ftesë të Partisë Përparimtare të Serbisë, me të cilit kandidat për kryetar, Aleksandër Vucic, sot ka dalë për ta shikuar terrenin. Ai viziton Beogradin në cilëson e një figure private. Vizita e tij në asnjë rast nuk paraqet mbështetjen të SHBA-ve”, thuhet në deklaratë.
Në pyetjen e një gazetari serb se “për shkak të bombardimeve të NATO-s ka vuajtur Beogradi”, dhe se a ka mundur “t’i shoh dëmet e shkaktuara nga ajo periudhë”, Giuliani përgjigjet: “Po, por kjo nuk ka arsye që të tërheq vëmendjen e mediave”.
“Ju dhe kryetari i juaj duhet ta harroni dhe të ecni në të ardhmen, sepse nga e kaluara nuk jetohet”, ka thënë ai, transmeton B92. “Të gjitha luftërat janë pas nesh… Nëse doni bashkëpunim me Amerikën, harroni çka ka mbetur pas. Mendoni çka dhe si tutje”. /Telegrafi/
Hajde shiko Shqiperine,
Si kopesht me trendeline!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html
Qepe ti ore kelysh i piste
Beogradi eshte hale fare –Roga mesatare atje eshte 50 dollare ne muaj ,.
Tirana eshte 100 here me mire
Bravo Guliani ! Ua ka dhjere surratin serbeve
Ti ke pjerdhur nga trute ne USA???? apo ke qene keshtu edhe me pare
serbet jane me tamam barbare por Beogradi eshte qytet europian 1000% edhe stacionin e trenit e kane me te paster dhe me te madh se Pallati i Kultures qe kemi ne.
Jepi me turbofolk si AKZ-ja e Spahi jenicerit “O sa me mire me qene shqiptar” pa breke ne bythe
a pallaska
A mer vellau im budalla kungull ngele
O dell , nuk po flasim per pamjen e Beogradit , po flasim per jetesen
Ata lane nam kur u dogj ambasada amerikane ne Beograd , serbet futeshin dhe vidhnin edhe breke neper dyaqent e tyre
Ata jetojne shume here me keq se ne , dhe ata tamam nuk kane breke ne bythe –Ata jane komb rrmebythje fare , por shteti atje i ka akoma te shtetezuara industrite kryesore dhe me to i mban cmimet e ulta si ne komunizem –Por ama rogat i kane hal;e fare
“Për shkak të qëndrimeve të tij, njerëzit kanë jetuar 13 vite në qendra kolektive”, ka thënë ai për Tanjug, pasi ka inauguruar banesat për “refugjatët serbë nga Kosova”.
———————————————
Harron te shtoje se serbet qe iken nga Kosova, iken pasi ish kryetari i tyre, Milosheviç perdori ushtrine per te vrare popullin, pra fajin nuk ua ka Giuliani per kete.
Po kur do ta marrin vesh serbet qe AMERIKA te rreh e nuk te le me qajt.Po kaq te trashe do ngelin keta serbet si kafshe gjithmone. kush di serbisht mund t’ia perktheje derrave qe ta dine se Milloshi ka ik per lesh,por edhe keta mbas tije do te ikin per pambuk nese nuk ndryshojne rruge.
jetoj shume vite ne ny,,duhet ta dije cdo lexues ketu ne tema,,se giuliani sido qe te jete i mire apo i keq eshte i shqiptarve..fat i madh qe shumica e politikaneve ne amerike jane pro shqipetar,,vetem pak nga ata jane te blere nga disa kosovare te ibrahim rugoves qe i sherbejne berishes sikur eliot engel,,por nuk kane force
jankis go home,dhe ne rast se mendoni se jeni perendi,jane mbi kokat tuaja,dhe ju kane provokuar:revolation,shteti tuaj,lundron,mbi gjakun e njerezve qe luftuan per liri,lundron mbi gjak profitesh,dhe kur te vije ajo dite,kur vera te dredhet,jashte,nga gota e te flasim drej,kure me nuk eshte per te martuar bure e grua ,kure me nuk do shohin driten e diellit ne qytetin qe eshte qytet mbi gjithe qytetet ne toke metropol,afer fundit gjithe pjesa lindore e ketij shteti do digjet,dhe zoti ne fjale ka nje ide se cdo te thote te zemerohet perendia,po nuk e kupton mire eshte te lexoje biblen,dhe apokalipsin,me tragjedine e njembedhjete shtatorit,dhe pashe egersiren e dyte afer te pares,por kjo qendronte ne toke me dy brire te bardhe,nje i therur gati per te dhene shpirt,per bririn e dyte vjen thike tjeter nga deti,dhe marinaret qe bejne detin kur pane dhimbjen e madhe e tymin qe dilte nga qytei i madh moren hi dhe e hodhen pas tyre duke thene,uai,uai,kush ishte si zonja,qe rinte si e re pergjithmone e veshur me porfirin mete shtrenjte,e mermerin me te shtrenjte,e stolisur me ar,dhe japer nje ore humbi cdo gje,dhe vazhdon ne apokalipsi,i drejte eshte zoti qe e ndeshkoi,jepini lavdi atij,ju pate cdo gje ketu ka fillim dhe fund,per nje ore e gjeti ndeshkimin e saj,dhe tjeter engjell u shfaq ne qiell,dhe mori nje gure dhe e hodhi afer zonjes,qe ri ne mes te ujrave,dhe klithi ne gjithe egzistence e atij shtei,ikni,ikni qe andej,pasi ligesite e asaj e kane pushtuar gjithe boten dhe tani hariten ne qiell,dhe ne do e varosim ne hi e flake pergjithmone