I paraburgosuri mban shkrepësen në bark 28 ditë

21 Prill 2012, 10:05Rajoni TEMA

E. M. ka mbajtur në bark 28 ditë një shkrepëse, të cilën e ka përdorur për ndezjen e cigares.

19-vjeçari ishte arrestuar bashkë me tre persona të tjerë në muajin shkurt. Pas qëndrimit rreth një muaj prapa hekurave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, kishte gëlltitur një shkrepëse. Të premten i është hequr ky mjet në Qendrën Klinike Universitare me sukses.

Burime nga Prokuroria kanë thënë se ditën që ai do të merrej në pyetje kishte bërë këtë akt me qëllim që të mos shkojë në Prokurori për të dhënë deklaratë.

“Ditën kur është dashur të sillej nga Shërbimi Korrektues në Prokurori, bashkë me dy të tjerët, përgjegjësit kanë thirrur dhe kanë njoftuar se E. M. është i sëmurë dhe nuk mund të sillet”, ka thënë burimi. “E ka përpi një shkrepëse”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje