Agjenda e Topit, kritika nga bullgarët

21 Prill 2012, 21:29Rajoni TEMA

Vizita dhe vendosja e kurorave të lules pranë bustit të personalitetit historik “Goce Dellçev” si dhe vizita e përmendoreve në sheshin “Shkupi 2014” si pjesë e agjendës së presidentit shqiptar Bamir Topi në Shkup ka irrituar diplomacinë bullgare.

Një diplomat bullgarë i tha agjencisë  së lajmeve INA se “presidenti Topi nuk bëri mirë që hyri në skenarët e autoriteteve maqedonase, për të vizituar varrin e një heroi kombëtar bullgar, që sipas tyre është Goce Dellçev apo të vizitojë një projekt si “Shkupi 2014”, që është një mashtrim grandioz i historisë”.

“Ne shprehim shqetësimin tonë se si presidenti Topi viziton projektin Shkupi 2014, një projekt që ka nxitur reagime edhe tek bashkëatdhetarët e tij në Maqedoni dhe që akoma është problematik dhe që po nxit dhe tensione të vazhdueshme dhe reagime ndërkombëtare” theksoi për INA, diplomati bullgar.

Ai vlerëson se “Topi nuk duhej të ishte pjesë e një agjende mashtruese të autoriteteve maqedonase, duke qëndruar pranë figurave historike bullgare si në rastin e vendosjes së luleve në varrin e Goce Dellçev”.

Bullgaria sikur Greqia ka kontestuar vendosjen e disa figurave historike nga ana e autoriteteve të Shkupit në kuadër të projektit “Shkupi 2012”, duke konsideruar se bëhet fjalë për figura të pastra historike bullgare si Goce Dellçev, Jane Sandanski si dhe emra të tjerë. (INA)

9 komente në “Agjenda e Topit, kritika nga bullgarët”

  1. armand says:

    Per diplomatin Bullgar.
    Ky presidenti yne shkoi ne Maqedoni kur u vrane qytetar maqedonas dhe jo kur u masakruan ata te etnise shqiptare.
    Lepuri eshte fshehur diku andej nga Beogradi o diplomat.

  2. raimondi says:

    Epo duhej tu merte doren bullgareve

    Topi do vepronte sipas kerkesave te vendit prites Maedonise , dhe shume mire veproi

    1. shqiptari says:

      Veproi shume mire duke i bere homazh mashtrimit? Cfare flet more i paudhe? Shteti i FYROM eshte shtet kopil. Nuk ka as nene e as babe, e po perpiqet ti huazoje. FYROM-sat jane; Bullgare te palare, sipas bullgareve, serbe, sipas serbeve dhe sllave (thjesht) sipas nesh dhe grekeve. Topi, si gjithmone diplomacia shqiptare, beri gabimin e tij naiv e trashanik. Pse eshte bere anti Sali (respekte) nuk do te thote qe eshte i zgjuar.

  3. Shefqet Cela says:

    Presidenti Topi, diku duhej te vinte nje kurore lulesh ne Maqedoni per protokoll shteteror.
    Maqedonia gjithe heronjte i ka ose shqiptare, ose greke, ose bullgare, ndoshta edhe turq.
    Atehere ku ta vinte kuroren presidenti yne?

    1. Bekimi says:

      Topi të mjaftohej me vendosjen e kurorës tek Mehmet pashë Derralla, Skënderbeu dhe tek përmendoret reja të luftës së fundit (të pambaruar) nëpër fshatrat shqiptare.
      Ai ishte atje pse kishte shqiptarë në hall, dhe jo se ishte ai shtet koti në hall me shqiptarët.
      Kur e pashë në fillim në Tetovë, m’u bë zemra mal e thashë ky vërtetë do të përçojë mesazhin se koha e sllavëve në nëpërkëmbje të shqiptarëve ka perënduar një herë e mirë. Dhe, “Mos luani me zjarrin se do digjeni vetë në të”, siç i tha Enveri grekëve andej nga vitet 50.
      http://www.youtube.com/watch?v=dSozU9uXq7c

      por, me këto servilizma tipikë të të pakoci, ai bëri një vetvrasje edhe politike në Shqipëri për vete.
      Po mirë mjafton që e nxori haptaz në Maqedoni, se shqiptarët s’kanë pse i besojnë , askund në Ballkan.

  4. Atila says:

    Shtetaret tane shtetare u thencin nuk duhej te benin vizita ne FYROM si shenje revolte ndaj ngjarjeve qe kane ndodhur aty. Ndersa fakti qe kemi ne FYROM edhe 1 milion bashkombas duhet ta kurajoje politiken tone te shprehet hapur per te vertetat historike e jo te mbuloje me lulu prrallat e sllaveve me maqedonas te lashte e heronj te popujve te tjere.

  5. leo says:

    @Raimondi&Cela,Topi ose Topja,se pari duhet te zbatoje axhenden e popullit te tij dhe se dyti,le te veje kurora tek busti i Gjergj Kastriotit ose Shqiptareve te tjere,dhe se treti ishin keta Topet,politikanet tane qe kur maqedonet donin te vinin ne mes te Romes bustin e Nene Terezes dhe ta prezantonin ate si maqedone nuk thane dhe nuk bene asgje qe ta kundershtojne…porse ishin Italianet vete ata qe nuk e lejuan dhe i kundershtuan duke argumentuar se AJO ishte nje Shqiptare….nuk di se cfar logjike perdorni ju o te mjere…mbase duhet ti falenderojme maqedonet qe nuk i kerkuan Topit ti beje ndonje gojore se c’ti besh pastaj axhendes….apo jo?

    1. daku says:

      boll ti mer ,,,pis femije

  6. Rob Zoti says:

    Shume mire e ka bere Topi. Po kto bullgaret ca dreqin e dun qe fusin hundet ktu ne Shqiperi, ku kerkojne me kriju nje minoritet bullgar. Pastaj kush po pjerdh per bullgaret, na plasi trapi se ca thone bullgaret..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje