Shqiptarët, kroatët e serbët janë vëllezër kur plaçkitin dhe kontrabandojnë

23 Prill 2012, 10:26Rajoni TEMA

Paraja nuk ka shenja nacionale, vlerëson një kriminolog i njohur dhe shton se ndër kartelet e Ballkanit dihet  saktë se për cilën punë është i mirë serbi, për cilën punë kroati, për cilën shqiptari e për cilën është më “ekspert” boshnjaku.

Kur është fjala për kontrabandë të armëve në botën e jashtme, në raste të shumta këto grupe kriminale përbëhen nga serbët dhe kroatët,  por nuk mungojnë as qytetarët e B e H, dhe natyrisht shqiptarët. Secili nga ata, varësisht nga aftësitë dhe eksperiencat, lidhjet me strukturat kriminale në ato vende, angazhohen për  atë pjesë të punës kriminale, raporton agjencia e lajmeve INA.

Kroatët më së shumti bëjnë falsifikimin e dokumenteve ilegale. Identitetet i nxjerrin nga baza e personave të zhdukur e të humbur gjatë periudhës së luftës, kanë teknologji bashkëkohore me të cilën kopjojnë mbrojtjen biometrike dhe vetëm ua ndryshojnë fotografinë.

Serbët në të shumtën e rasteve janë udhëheqës të grupeve kriminale, të ngarkuar për likuidime ( si p.sh. rasti i vrasjes së Ivo Pukaniqit), qërim hesapesh të armatosura dhe kontraktimet e punëve.

Kriminologu  Dushko Davidoviq deklaron se që moti janë të njohura se tek kriminelët nuk ka kufij, dhe kanë qëllim dhe interes të përbashkët.

Ata bashkërisht e kanë vetëm një armik, e ai armik  është policia ose strukturat tjera të sigurisë. Për ata nuk ka rëndësi se cili prej tyre çfarë kombësie ose nacionaliteti është dhe as që u bën përshtypje kjo gjë. Këto struktura kriminale sillen si grupe sekrete, kanë rregulla shumë të rrepta dhe rigide të sjelljes dhe mbrojnë njëri tjetrin dhe aty nuk ka vend për kurrfarë ndarjesh-pohon Davidoviq.

Dobrivoje Radovanoviq, drejtor shumëvjeçar i Institutit për kriminologji thotë se nacionalizmi tek grupet kriminale vjen në shprehje vetëm në raste të konfliktit brenda atyre strukturave, ndryshe nuk përmendet kurrë nacionaliteti.

Grupet kriminale të Ballkanit bashkohen jashtë vendit, sepse janë dhe burojnë nga i njëjti vend, në aspektin kulturologjik janë të ngjashëm, flasin gjuhë që e dinë mes veti, shumë lehtë merren vesh rreth cilës do punë kriminale. Feja po ashtu nuk paraqet asgjë për ata si dhe ngjyra e pasaportës, por kjo ndodhë deri në momentin që nuk u rrezikohet biznesi. Tek ata sistemi i vlerave është i tillë ku nuk ekziston barriera ideologjike ose morale.

Pra, për punë kriminale, në grupet dhe strukturat kriminale, shqiptarët, serbet, kroatët etj janë vëllezër. (INA)

2 komente në “Shqiptarët, kroatët e serbët janë vëllezër kur plaçkitin dhe kontrabandojnë”

  1. Mirela says:

    Vetem kriminelet jane te zgjuar ne Ballkan!!Ata e kane te qarte qe ne jemi nje popull!!Me mire te tille kriminela..sesa keta nacionalistet ekstremiste qe vriten per flamur.

    1. hitler says:

      hmm, ke plotesisht te drejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje