Gjermania do të ishte një shembull i mire për tu kopjuar në zgjedhjen e presidentit. Këtë mesazh sjell Brukseli, pak ditë para nisjes së procedurave për të zgjedhur pasuesin e Bamir Topit.
Libor Rouçek, ish-raportues për Shqipërinë, Zëvendëskryetar i Grupit të Aleancës progresiste të social-demokratëve në Parlamentin Evropian thotë për “AS” se situata në Tiranë është e njëjtë. Dhe po e njëjtë sipas tij, duhet të jetë dhe zgjidhja konsensuale.
“Nëse ne mund të merrnim një shembull të fundit për zgjedhjen e presidentit, kjo është Gjermania. Sepse Gjermania ka pasur probleme me presidentin. Tani aty u zgjodh një person me konsensusin e të gjitha forcave politike. Ky konsensus u arrit midis social-demokratëve, liberalëve dhe demokristianëve.
Kjo është situatë e njejtë edhe për ju”, deklaroi Rouçek.
Por si e shohin europarlamentarët firgurën e re që duhet të kryesojë shtetin?
“Një president duhet të qendrojë mbi grindjet e përditshme politike. Presidenti duhet të jetë një individ që duhet ta bashkojë politikën. Nëse ka një problem dhe qeveria nuk bie dakord për diçka me opozitën, në këtë rast presidenti luan rolin e tij në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Pra, nëse unë po jap si shembull Gjermaninë, unë mendoj se kjo do të ishte e pranueshme dhe për Shqipërinë, për të zgjedhur një person që të pranohet jo vetëm nga partitë parlamentare, por edhe nga populli”, thotë Rouçek.
Zgjedhja e presidentit te Republikës, procedurat për të cilin fillojnë në maj, do të monitorohet me kujdes nga Brukseli. Ajo do të pasqyrohet edhe në raport-progresin që do të dalë në tetor, kur pritet edhe përgjigjia për kërkesën e Tiranës zyrtare për marrjen e statusit të vendit kandidat të Bashkimit Evropian.
ne nuk e duam statusin tuaj z Libor Rouçek,,po duam vetem nje nder nga ju evropjanet mashtrusa,,na lerni te qete ne punet tonaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,,vetem kete duam,,,se do i zgjidhim vete problemet tona me cfaredo kosto qe te jene,,,vetem ikniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii…….
Presidenti i ri eshte nje nga ne ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
Qar jan kta puqista mer jahu. E duhet me pranue Doktori koncencus me kamunistat a? Burra shteti si Alievi dhe Orbani nuk bojn koncencus i zgjedhin vet ata qi dun.
Xhelal Mziu for President.Kete meriton Shqiperia.
Eh merni shembull Gjermanine thote ky .Gjermanine s’e marrim shembull or jo,
se ja kemi mare Gjermanise
–Ndaj shembull do marim Kinen__Dmth presidenti do zgjidhet me konsensus por gjithmone ai qe do Sala