Topalli emëron drejtoreshë nusen e kushëririt

29 Prill 2012, 13:52Politika TEMA

Nepotizmi në administratën publike është kthyer në një fenomen duke mos lënë pa prekur as Kuvendin. Pas shkarkimit nga puna të Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë, Dritan Selo, kryeparlamentarja ka emëruar në detyrë nusen e djalit të dajës, Irma Koçobashi. Një emërim i tillë ishte paralajmëruar më parë nga opozita, por edhe nga drejtori i shkarkuar Selo, i cili në një intervistë për “Shekullin” të dhënë në muajin shkurt, ka zbardhur arsyet e vendimit të kryetares së Kuvendit.  Procedura e shkarkimit ka nisur që në dhjetor duke i dhënë një paralajmërim dhe më pas ka ardhur shkarkimi i menjëhershëm nga kryeparlamentarja Topalli.

“Unë kam 13 vjet Drejtor i Përgjithshëm Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit.Gjatë gjithë karrierës kam punuar mirë, asnjë problem s’kam pasur. Puna normalisht asnjë problem, asgjë. Tani, para një muaji, më dha një vërejtje me paralajmërim pa kuptim fare. Mesa duket që t’i paraprinte kësaj dite. Brenda muajit shkarkim. Për disa probleme, disa sajesa të paqena. Edhe u emërua kjo Irma Koçobashi, që është nusja e kushëririt të parë të saj ose të shoqit, pra është e shtëpisë. Kjo ka qenë aty me detyrë shefe e përkthimit. Se marrëdhëniet me jashtë ishte sektor i madh. Është marrë me përkthimin, ka nja dy vjet atje”, do të shprehej Dritan Selo, ish Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë.

Zëvendësuesja e tij dy vite më parë ishte marrë në punë nga Kryetarja e Kuvendit në zyrën e përkthimit të Kuvendit. Më pas ishte graduar në shefe të zyrës së përkthimit dhe sot Irma Koçobashi mban postin e Drejtores së Marrëdhënieve me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë. Më 17 prill të këtij viti, Kuvendi nisi procedurat e konkursit për postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë duke ju kërkuar kandidatëve dokumentacionin e nevojshëm. “ Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil ekzistues, nëpërmjet procedurave të lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë. Nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurrimi do të zhvillohet për kandidatët e tjerë, jashtë administratës publike”, thuhej në njoftimin fillestar.

23 komente në “Topalli emëron drejtoreshë nusen e kushëririt”

  1. Roland says:

    z.Dritan. Je kujtuar vone i dashur.Tani qe te ngacmuan ty fillon dhe ngacmon Xhzin . Po ta kishe bere me pare mund te kishte interes . Tani kot lodhesh . Ne te tjeret kemi vite keshtu si puna jote , por emigracioni na ngushelloi sadopak per mbijetese . Ky shtet vetem rruge te tilla njeh dhe perdor . Te shkuara

    1. Ki asht shteti modern qi ka ndertue Doktori. Osht per tu pas zili e sipas informacionit qi kom une si Lym ene n’Amerk kush osht zot n’pushtet emeron tan fisin n’pune.

    2. BT says:

      Pavarësisht se ke qenë Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë (post të cilin besoj që e ke marrë në të njëjtën mënyrë si të hoqën, në kohën e Gjinushit) nuk ke pasur mundësinë (aftësinë intelektuale) të lexoje tregimin e famshëm të Bertolt Brehtit.
      Sa për Jozefinën, ajo nuk ka fre dhe tejkalon çdo normë. Ky është shteti të cilin ke 13 vjet që kontribuon ta ndërtosh. Nuk të takon të qahesh zoti Dritan. Kam bindjen se nuk e ke pasur me meritë postin, pasi është e paimagjinueshme që administrata të jetë mbushur sipas meritokracisë së trumbetuar me të madhe nga Nano e Co., në kohën kur je emruar ti.

  2. ina says:

    13 vjet ne nje vend? je ne vete? pse me tapi e ke pasur?

    1. abaz gjoli says:

      Mero,jam profesionalisht simpatizues i gazetarise tuaj te guximshme dhe investiguese.Kjo lloj gazetarie bazohet ne burimin dhe vertetesine e lajmit, perndryeshe po nuk u nbeshtet ne keto dy shtylla nuk eshte gazetari por vrasje me pagese karakteresh dhe persekutim njerezish te pambrojtur, ku sipas historise sone te dhimshme objekt jane intelektualet e mirfillet.Ne shkimin e mesiperm perveq personazhit politik Z.Topalli permendet dhe behet objekt pergojimi Dr Irma Pashkja P.H.D. Un jam nje oficer i Policise se Shtetit me nje karriere 30 vjeçare
      dhe vitin e kaluar per arsye profesionale u diplomova ne PostMaster studime mbi sigurine dhe mardhenie nderkombetare prane Albanian University Tirane. Dr.Irma Pashkja jepte lenden e Anglishtes ne marrdhenie nderkombetare dhe Histori te Anglise.Gjate leksioneve nuk ka permendur punen e saj ne Kuvend por i referohej shpesh studimeve te saj si Magister dhe Doktore Shkencash prane Universitetit prestigjoz te Gracit Ausrti.Vazhdoj dhe kujtoj me respekt kulturen e gjere dhe leksionet e bazuara mbi punet e saj shkencore te vleresuara nderkombetarisht.Keto pune i kemi shkarkuar shpesh nga interneti te publikuara nga Uni Karl Francis Grac apo biblioteka e Vjenes. Si punonjes i Sigurise Kombetare ne kete vend per te cilet e di se ke respekt me beso qe duhet te konsultohemi me burimet kur ekspozojme dhe denigrojme emra te perveqshem ne gazeta kryesore.Sa i perket mikut tim Dritan Nikita Selo per disa vjet para 90 tes kemi punuar ne Hotel Adriatiku Durres si personel sigurie dua ti them se per te edukuar femijet tane dhe per ti sherbyer me mire Kombit tone ne kushtet e reja do te preferoja brezin e intelektualeve te rinj te Gracit,Vjenes apo Parisit se shkollen tone te Sigurimit me kursin 9 Mujor te Marrdhenieve nderkombetare

  3. BECK's says:

    Ore Tema, e dim shum mir qe kto ca sjan…. Po edhe te ishit ju ne vend te saj sdo benit 1 nder 1 familjari tuaj???? Tani jo gjith fisit por njeri qe esht ne veshtirsi ekonomike, do benit te pamunduren per ta futur ne pune, kto tani i japin poste DREJTORESHA,SHEFA…. Mund ti fusnin ne nje biznes privat te ndonje tjetri…. vari teneqen e kan ber te veten malokt.

  4. Geni says:

    Mire ta ben, hajde mbylle gojen tani se dhe ti si ata je.Njesoj jeni te gjithe ju plehra.Kur ju djeg menderja ateher jeni te gatshme te digjni jithe Shqiperine per tekat tuaja. Po ju jap nji “urim” hengshit kokat tuaja…..

  5. Treviso says:

    Kjo qeveri ka mesuar si puna e nje personi, qe sado pak not qe munde te dije hyn ne dete pa hequr kepuset e renda.Sa dorezistoje duke notuar?
    Dhe kjo qeveri po çfrytezon okasionet e fundit, zevendesimet me force.
    Sa do tja zjasi jeten qeverisjes me keto veprime?.

  6. beso says:

    ec jozi,ke dale aty si motoçikliste e rregjur,ishalla ke qene me pantallona,se fryn shume ajer ne shkretetire.Me kujtove njehere Nanon qe po ngiste nje traktor dhe mezi po i fuste marrshet,se ishte mesuar me kambion automatike te Benzit.Edhe presidneti rus,ai karagjozi,njehere e la Benzin pa fren dore dhe la nam fare.Dole edhe ti me quad,helbete,te tere karagjozat pine nga e njejta gote.

  7. raimondi says:

    Bukur Jozi aty ne motor hahahahahaha

  8. Arsen says:

    Ketu populli ska te beje fare. Mafia po lufton kunder mafias. Para 13 vjetesh ky Selo do tia kete futur ndonje tjetri.

  9. Ketani says:

    Dr.Baze edhe pse ne jam nje person me ide te djathta ju garantoj qe gazeten tuaj e lexoj çdo dite sepse eshte shume interesante edhe bashkohore.
    Artikulli i mesiperm perveç perzonazheve qe permenden per mendimin tim nuk ka asgje interesante.
    Ktu na del mllefi i personi qe eshte larguar siç e thote vete ai mbas 13 vitesh nga nje post qe ai kishte e per mau nuk e kuptoj ku eshte e keqja..??
    Jeta,arsimi,politika ecen perpara duam apo duam ne ai eshte nje proçes qe nuk ndalet pra edhe konkurrenca behet me forte sepse çdo dite dalin persona qe kane studiar edhe jane me te zotet….
    Ne rastin e mesiperm Znj.Koçobashi eshte nje person ne fushen akademike dhe ne marredheniet nderkombetare shume e zonje,e kjo gje eshte fale edhe studimeve shumevjeçare qe ajo ka bere..dhe nuk eshte nje person qe ka bere nje kurs 9-mujoresh si shume te tjere….flas edhe per rastet qe ka edhe ne gjygjsor shume persona qe kane nje shkolle te larte dhe nje kurs 9-mujor…
    Pra ne kete rast midis personit qe flet dhe personit tjeter ka shume diferenca …..
    Problemi ne shoqerine tone eshte se shume drejtues nga te dyja anet e flas per drejtora finaciera etj,i kkane ato poste pa pasur nje bagazh profesional pa pasr nje shkolle qe i perket ati posti sepse edhe ato diploma qe ato kan i kane te blera..
    Eshte skandal qe drejtues qe eshte me shkolle te larte lexon ende me rrokje……
    Me ka rastise te takoj nje dretues ne Lezhe i cili ishte bere drejtor por nuk dinte asgja per ate post qe ai kishte,po dinte si te kerkonte 3 mije euro per nje vend pune….batuta ime ishte si mund te merret shkolla e larte pa marre te mesmen…ahahahahahhahahaahah.
    Pra mendoj te medojme te jemi edhe poztiv e mos te gjykojme ate tjetrin pa e ditur e pa pasur motive….

    1. beso says:

      z.Ketani,si ju edhe nje zoteri me lart permend zonjen,qe eshte doktoreshe shume e zonja,jo universitet i Grazit,Parist,Sorbones e ku di une.Natyrisht jane universitete prestigjioze,por natyrisht nuk eshte universiteti qe e ben njeriun,siç ka qejf z.jozefina(nuk e perdor nj-ne se nuk m’a ndjen);priftin nuk e ben mjekrra(ne fakt italisht thuhet shprehimisht;non e l’abito che fa il monaco-nuk eshte veshja qe te ben prift).A me sqaroni dot se çfare di kaq shume nje magjister qe jep mesim anglishteje?Jam ca injorant ne kete fushe,po a me shpjegoni dot kete punen e anglishtes,apo ate te maredhenieve nderkombetare?Qysh eshte kjo pune e doktoratures per maredhenie nderkombetare,se n’a e hoqet trurin fare?Studentet me bylmeze shkojne ne ate dege,se nuk ka aritmetike fare me duket.Kush eshte ai idiot me patente qe shpreson se doktorat per maredhenie nderkombetare do n’a nxjerrin nga selameti,dhe jo shpirti punetor apo qeverisja shqiptardashese.Ore,ajo doktoresha mund te jete me e zonja e botes,por bie shume afer ne fis me Topallin;nuk e kuptoni kaq gje juve?Nuk mundet ore zoteri,se nuk eshte”politikisht korrekte”,se kollaj fare,po t’a marresh ashtu,nuk ka avokat me me zote se e bija e Berishes;t’a bejme avokat te Popullit.Poashtu i biri me duket me garip se Aldo Bumçi,pse mos te bejme te birin e berishes minister kulture,apo Mbrojtjeje;ai mund t’i beje te dyja.Ja,keshtu!Pastaj po qe per pune shkolle,besoj eshte e tepert te flasim;si jashte si brenda niveli i arsimimit le shume per te deshiruar.Po shtohen doktoret me shume se”pacientet”.Megjithate,sapo Mero mezi gjen ndonje lajm te ketij lloji,del ndonjeri dhe na hedh ne tavoline treqind titujt,disertacionet,bravurat,e ku di une.Atehere t’i pijme lengun kesaj pune.

      1. ketani says:

        z.Beso,arsytimi i juaj une e respektoj sepse edhe qendron i teri
        por jam edhe i idese qe nje person me aftesi te dukshme edhe pse ka nje te aferm me nje post me rendesi mund ti jepet mundesi per nje karriere te tille.L’abito non fa il monaco e kjo eshte shume e vertete por znj.Koçobashi nuk eshte nje bylmeze e te betohem,para se te shkonte ne Tirane ajo ishte nje pedagoge shume e mire dhe shume e drejte ne Universitetin e Shkodres dhe per drejtesi me kupto se nuk ishte nje person i korruptuar.
        E keqja eshte se si ne qeveri edhe ne jeten publike ka nje pa afteisi qe prehet me thike,ka nje korrupsion shume te madh.
        Kam jetuar dhe vazhdoj te jetoj ne Itali por scandali me i madh eshte se kur kthehem ne Shkoder shikoj shume perzonazhe qe tani kan ne dore jeten politike dhe ekonomike qe duke i njohur mire menjehere me lind ideja qe ky vend nuk mund te ece perpara e flas si per majtas edhe per djathtas..(bylmeze te vertete)
        praper mendimin tim ku ta marrim ato persona me aftesi qe te drejtojne jeten e ketij vendi dhe me idete e tyre dhe me shkollimin e tyre te ndihmoje qe te eci perpara sepse kemi nevoje,mbasandej se kush jane dhe kusheriret e kujt jane per mua nuk ka rendesi,une vlersoj personin dhe bagazhin e tij….
        kam mbetur i shokuar nje dite kur po bejsha muhabet me nje drejtor te ISSH-se i cli e mbant veten ekonomist qe nu arriti te mi pergjigjet nje pyetje qe kishte lidhje me principet e ekonomise,nuk i dinte se ku i binte me shtepi….skandal….dhe ky eshte skandali e jo ai iZnj.Koçobashi qe i zuri vendin nje tjeter personi i cili kishte ate vend pune per 13 vite rresht…..
        z.Beso me kupto une flas per jeten e perditeshme ku perpallen qytetaret……..

        1. beso says:

          ketani,sidoqofte”presore”anglishteje eshte,qe une ve bast,mbesa ime qe u rrit dhe po diplomohet ne Amerike me te ardhurat modeste te prinderve emigrante(se ne keto universitetet e Sorbones dhe Cambrig-et duhet te kene prindet nje thes me para,sidomos kur u zhvaten hallexhinjve nga oligarket dhe maskarenjte,nder te cilet e para eshte kjo burre qe n’a qelbi parlamentin),pra,po te them pa te keq,qe”presoren” e anglishtes ne lenden e anglishtes mbesa ime e ve dy here ne furre,sado e zonja eshte kjo.Meqe ju mund te keni te drejte,atehere mallkuar qofte berisha qe nuk e beri ministre te jashtme kete”presoren”e universitetit te Graz-it,se ministri i pordhes,as ato ka mesuar t’i beje mire.Nese do nje mendimin tim per stafin e z.jozefin(po e perseris qe per kete person nuk m’a ndjen t’i them zonje),ose jane shume te frustuar nga injoranca e saj kilometrike,ose jane bylmeze njesoj si ajo.Shkon jozefini deri ne Tokyo t’i thote Sony-t qe te vije te investoje ne Shqiperi;kurre s’kam degjuar karagjozllek te ketij niveli.Nuk kemi ambasade ne ne Tokyo ose ne vendet perreth,por do veje kjo rrangalle diplomatike?Po edhe ne mos paçim,qe kurre mos i paçim,nuk di te dergoje nje e-mail zyra e kesaj sherretareje mesjetare,ku te ftoje Sony-n per investime,se t’a do mendja qe ne 1/100000000 Sony do vije te beje televizore ne Shqiperi,ku siç e dime,kostoja e punetorit eshte fare e parendesishme ne ciklin produktiv.Po edhe nese,ka ministri Tregtie,te jashtme,ka njemije njerez te tjere para jozifinit qe merren me kete pune,biles udhetimi i tyre kushton shume me pak dhe jep fryte me shume.Kujt ia shet keto psikopatlliqe kjo?Mos n’a di kallamoqer…Ky qe nje rast,po sa raste te tjera,si ajo e shetitjes me quad ne shkretetire jane evidentuar,qe kjo shtetare e papergjegjsheme deri ne mizerje prish leket kot,kur ne fakt mund te kountriboje personalisht ne reduktimin e shpenzimeve publike.Meqe rri ne Itali,besoj e di qe Presidenti Napolitano aplikoi ndaj vetes nje ulje rroge,per te dhene shembullin e tij personal.Sa here del jashte Napolitano,besoj se mund t’a gjeni?Po kryetari i Parlamentit,Schifani,sa here ka dale me quad ne shetitje,apo fjala vjen t’i kerkoje Sharp-it te vije te investoje ne Aquila apo Calabri?T’a them une,as ka ngjare e as do ngjaje,se eshte shume qesharake,per te mos thene groteske.Po,ka vajtur Prodi kur ishte kryeminister,por Prodi nuk vajti per gallate,vajti te firmoste akorde qe ishin pergatitur me pare.Epo,kjo grua e ben dhe del ne televizor biles,qe t’a trashe edhe me shume budallallekun.Me fal per tonet,por ndoshta keshtu e do ky lloj,dhe e ka pak.Ndryshe kur nderrmarja eshte private;aty i ati ve te birin,te bijen,kusherinjte,etj,por parlamenti nuk eshte nderrmarje private.Pastaj,se fundi,hajde te pranojme qe znj.Koçobashi eshte vertet eshtu si thua ti e te me ndjeje per kritiken,po çfare te keqe ka te rrinte si pedagoge;nuk ishte e nderuar aq sa duhet?Te uroj gjithe te mirat!

        2. Titi says:

          Z Ketani me lind pyetja po aq mire e njihni Z. Kocobashi, te shoqin e drejtoreshes ne fjale? Se e njeh gjithe Shkodra dhe e dini mire se ku punon si jurist me diplome te blere i sapokthyer nga Kanadaja. Ju lutem specifikoni pak se ku punon eshte shume thelbesore.

  10. Burri says:

    Me falni jo se dua te mbroje gazeten Tema,por kritikon Nepotizmin qe eshte bere fenomen ne administraten shteterore,gazetari me sa shof e cileson shume mire tek rrjeshti i 4nga fundi:Me 17Prill te ketij vit….. e deri ne fund,dmth a ka fituar me konkurs ajo znj e nderuar eshte problemi i atyre ne Parlament e jo i gazetes,me duket se gazeta eshte ne rregull deri ketu.Ndersa ti zDritan Selo! shko e laj syte se akoma ste ka dale gjumi,tani qe te takoje bytha ne uje po kujtohesh te thuash se cpo behet,ti e di shume mire se sa te tjere jane mare ne pune ne Kuvend pa konkurse fare.

  11. SKENDER BEU I VJETER says:

    KOLLAJ KUR NUK JA KE KERCIT NE REREN E SHKRETETIRES O TAN,VETEM E SHOQEROJE ,POR AJO DESHTE VEC MOTORIT DHE LEVEN E MARSHAVE POSHTE MIDIS KEMBEVE.

  12. paridi says:

    Ne kete emerim si edhe ne emerimin e te vellait (Konsull ne Milano) eshte ndjekure parimi :”me forcat e veta”.Jo keq, pse te cuditemi se ka edhe me keq.Vellezerit Siamez:”VDIQ NJERI E TJETRI E MBANTE NE SHPINE.

  13. N.VJOSA says:

    DAMA MAC…

    Ta veje dhe Kusheriren
    Dhe ti o Popull plac
    Se eshte Mace Zeze
    E kemi Damen Mac!…

    Te bredh dhe me sheiket
    Atje ne Arabi
    E mbron Derri Mac
    E mbron shoku Sali!

    Vazhdon dhe Monologu
    I ka keto Pushteti
    Do beje si te dua
    Le te pelcase Mileti!…

    Makinen me te miren
    E dua per tu dukur
    Se jam Mace Zeze
    Se jam dhe e bukur!…

    E gjej dhe nje pretekst
    E du per miqt e mi
    Per delegacione
    Ketu ne Shqiperi!…

    Ju shkodrant e mi
    Mos kini inat,
    Nuk me beni gje
    Nuk keni takat!…

    Po te dua blej
    Dhe Helikopter
    Qe tu shoh nga lart
    Kaloj dhe Ylber!

    Kaloj dhe ylber
    Ketu lart jam ngjit
    Nuk jam gru e thjeshte
    Jam Transvesit!

    Po te dua blej
    Blej dhe nje Anije
    Ta kem per permbytje
    Dhe te rri ne hije!

    Se popull i Shkodres
    Mu mezi me ka
    Nuk kam faj se eshte
    Popull budalla!

    Ata kane dy gishtat
    Per Demokraci
    Ndersa une fitoj
    Per dite Llotari!

    Vet kane faj
    Pse me thone Nexhmije
    Nexhin une e le
    Per jete ne hije!…

    Nexhon e denova
    Vetem per kafe
    Thoni sa te doni
    Jam Nexhmije re!…

    Sa kam bredhur une
    Kudo neper bote
    Me kendon Bilbili
    Dhe kenges ja thote!..

    Une jam moderne
    Dhe e njoh mire Lekun,
    Thone se e re
    Kam tundur Dybekun!…

    Dybekun kam rrahur
    Une jete e mot
    Tani jam e pasur
    Milionere sot!…

    Se detyre e Larte
    Paska qejfe shume
    Voto ti o Popull
    Se numeroj une!…

    (Ty ndoshta s’ te vjen mire
    Kur shaj moj Xhozefije,
    Mendo per xha Saline
    Kur shan me liber shpie!?…)

    Plas ti Top i keq
    Ti o President
    Une kam mik Birishen
    E therras urgjent!…

    Edhe Dhenrin tem
    Coj ne Ambasade
    Se ma punon Cucen
    Per dite dhe per nate!

    Nderhyj dhe per Vellain
    E bej diplomat
    Dhe s’me prish pune
    Se eshte kokethate!…

    Perse te mos ta marre
    Dhe nje kusherire
    Se e kam te pashme
    Eshte zemermire!…

    Fratello Berluskonin
    E kishim mesus,
    Ujin nen rrogos
    Te terve ua fus!…

    Fratinin Minister
    E kam shume merak
    Kur e puth ne faqe
    Zemra ben tak-tak!…

    Edhe ti o Rame
    Mos shih me inat
    Se me ke inat
    Po nuk ke takat!…

    Vdis ti o Popull
    Ti o popull plac
    Vdis nen debore
    Une jam Dama Mac!..

    Jam Xhozja me halle
    Dhe nuk jam dele
    Deputetet kap
    Dhe i tund per zhele!…

    Bej me shume se Nexhi
    Bej me shume se Dulle
    Sa te kem Birishen
    Lart ne ate Kulle!…

    Jemi apo s’jemi
    Parti ne Pushtet
    Me keq se Monizem
    Populli nuk flet!…

    Se ja mbyllim gojen
    Edhe me Terror,
    Kot nuk i kemi
    Pushtetet ne dore!…

    Populli paguan
    Topallja shpenzon
    Birishen ka Zemer
    Kush e kontrollon!?…

    Kemi Derrin Mac
    Kemi Damen Mac
    Edhe per Kulac
    Edhe per Kerbac!…

  14. Nadia Shabani says:

    E ore mire ta ka bere, te vetin e ka ajo Parlamentin ja ka lene i jati me tapi cfar kerkon ti? Tani qe te erdhi veza kerkon furrikun. Pse si kujton ti do linte nusen e djalit te dajes pa pune ajo? Sa me shume njerez te familjes ne Parlament aq me shume ndihet e mbrojtur Jozefina. Pse si kujtoni ju me koken e vet e ka bere ajo? Patjeter qe i ka thene edhe Salushit te saj qe vdes per nje cike bisnes familjar e Serb.Ty qe paske 13 vjet atje dhe e keni bere Parlamentin si cerdhen tuaj mire ta ka bere por mund te gjente ndonje intelektual tjeter qe nuk kishte lidhje familjare pse duhet te fuste tarafin e vet atje, po ata qe nuk kane taraf e lidhje miqesore me Jozefinen si i behet? Le te ngrohen ne diell, mire ja u ben se rrini indiferent dhe i servilesoni sorres se zeze.

  15. LEDI says:

    Nje ngerdheshje cinike, nen diellin e Dubai, nderkohe qe populli i kesaj gruaje, qe i ka dhene voten, jeton mes skamjes dhe mjerimit,sepse jeta nuk jetohet vetem ne Tirane, por edhe ne fshatrat e Shkodres qe kohet e fundit po “ngjan me Venecian” . Nje ironi therese, nje sarkazem e pameshirshme….”Qeshu bota eshte e jotja”…..!

  16. Gazmir Piku says:

    Edhe kur vëndi drejtohej nga një parti e vetme (e punës) frika se do binte në sy ishte prezente.Ne na duhen njerëz kompetent.Komentoi për gazetatema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. X
    Xhavit

    Irma Pashka dhe gjithe drejtoreshat e kuvendit jane disa lapere megallomane qe zihen kush e kush tu beje fresk deputeteve. Njera me areogante se tjetra kujtojne se jane mbi ligjet dhe rregullat dhe cdo gje perpiqen ta zgjidhin me miqesi dhe korrupsion.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje