Dan, a e bëmë ne tonën?

28 Prill 2012, 17:51Politika TEMA

Nga Kozara Kati

 

Dhjetë ditë më parë ishim bashkë për kafe, në fakt unë mora kafe, ti çaj. Folëm e folëm, ndër të tjera më the se do shkoje me miqtë e tu gjermanë në Dardhë, nga andej në Ersekë e në Përmet, se do ndiqnit më këmbë rrugën fushave e maleve.

Ndjeva tek ti një entuziazëm fëminor, më the “më pëlqen alpinizmi, natyra, malet…”.

Të ndiqja me vëmendje duke menduar instiktivisht: pastërtia dhe urtësia e natyrës do ta bëjnë të vetën, do ta lehtësojnë sadopak peshën e stërmadhe qe të kishte zaptuar mendjen dhe shpirtin.

Të thashë, është rrugë e keqe, përse në këmbë, më mirë me makinë, më the, do ecim në këmbë, më pëlqen alpinizmi, edhe miqve te mi gjermane u pëlqen.

E ndjeva, ishe i shqetësuar, më the, zyrën nuk e kam më, as rrogën, të thashë, mos u mërzit, jeta vazhdon.

Më the, si do bëjmë për plehrat, të thashë, do vazhdojmë, vendosim kur të kthehesh, më the, duhet te flasim më qartë për pasojat, për rrezikun.

Dhe u nise.

Të telefonova pas tre ditësh, të pyeta si kalove, ku je, më the, jam në timon, po hyj në Tiranë, nuk shkuam dot, kishte dëborë,  ishte bukur, shumë bukur.

Dhe kaq, kaq ishte.

Në orën 00.30 e mora vesh, natyra nuk e kishte bërë dot magjinë e saj.

Të them, po ne, ne, a bëmë tonën, më thua, e dija, nuk prisja gjë nga ju.

Te them, ……, më thua……, të them……

Them, secili nga ne mund të bënte ose të mos bënte diçka për ta patur Danin sot mes nesh.

Lamtumirë Dan, miku ynë i mirë.

13 komente në “Dan, a e bëmë ne tonën?”

  1. 21janari says:

    Si zakonisht mbetemi te gjithe ne bisht…
    Kujtohemi kur e Keqja dhe Vdekja kane mbaruar pune …

  2. melo says:

    perse nuk e bete tuajen…cfare ju pengoi? ketu tregohet vertet a e kishit mik te vertet apo thjesht per kafe.tani eshte vone..Dani nuk kthehet me…ai u zhgenjeu nga ju te gjithe…e kote ta vajtoni me lote krokodili.

  3. Ramy says:

    mendoj se po shkruajme shume me teper se duhet per kete ngjarje
    boll une nuk do ti lexoj me

    1. Epirioti II says:

      Po shkuajme pak ore kapter Ramiu.

      KLOSI KA QENE NJE NJERI ME NDERGJEGJE TE LARTE SOCIALE DHE NJE ANTI-INDIFERENT I BETUAR, qe eshte nje specie ne zhdukje. Dhe pikerisht ate qe po vajtojme sot eshte se po e kuptojme qe nuk po e shpetojme dot kete specie ne zhdukje. Qajme sepse kur te vdesin edhe te fundit si Ardian Klosi do te regjistrojme edhe vdekjen tone si komb.

  4. gjoka says:

    Ramy, njerezit jane te lire te lexojne ate c’ka i pelqen te lexoje.

    1. Ramy says:

      jam ne nje mendim me ty
      te pershendes

  5. ne says:

    kozara ti bere shume per ta pasur Danin mes nesh. sikur te kish shoqeria shume si kozara nuk do kish humbje te tilla.

  6. ola says:

    nuk e kuptoj si nuk e ndihmuan dot as miqte e tij… se per kete jane miqte apo jo?! eshte gjynah qe Shqiperise iu largua nje figure e tille nderkohe qe ka plot te tjere qe “po iu bie koka ere” dhe akoma vazhdojne ta fundosin kete vend ! turp te kene ! dhe mbi te gjitha turp te kemi ne qe i lejojme !!!! R.I.P Klosi :((

  7. Xhema nga Tirana says:

    Melo dhe Ola !
    Kam përshtypjen që thelbi i problemit nuk është se :” pse nuk e ndihmuan dot as miqtë ” apo ” pse nuk e bëtë tuajën … çfarë ju pengoi “.
    Thelbi është të sistemi “hermafrodit Kapitalist ” që u ngrit në Shqipëri këto 20 vjet me një tranzicion të stërzgjatur ku ligjin e bën dhe e zbaton “maliqi”, ku një shkencëtar në filologji një intelektual që lufton për të drejtat e Komunitetit ngel pa punë dhe veprat e tij me shumë vlerë nuk i blihen.
    Nga Znj. Kozara kuptojmë që i ndjeri nuk kishte më as zyrë dhe as rrogë.
    Si përfundim : Rrjeshti i parafundit i shkrimit të Znj. Kozara, nuk duhet kuptuar shumë për miqtë e të ndjerit Ardian Klosi por; për pushtetarët e sotëm, të cilët shfrytëzuan gjithë arsenalin mediatik proqeveritar që me zhurmat dhe heshtjet (sipas rastit)për aktivitetin e Doktor Ardian Klosit, J’a nxinë jetën këtij idealisti që e donte aq shumë këtë vënd ( pa çka, që; ky vënd ka dhe mjaft smirëzinj, injorantë, thashemexhinj dhe qeveritarë vrasës dhe vjedhës ).
    XHEMA !

  8. ALBAN DEGA says:

    A THUA KUR DO TE MESOJME TE VRASIM VETEN NE SHQIPTARET !?

    – Ta pyesim pak edhe Avni Rrustemin dhe Adem Jasharin!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Analisti i mprehte , perkthyesi i shkelqyer…. Ardian Klosi vrau veten. Mijera shqiptare ne te kater anet e Botes jane versulur ne Facebook, Twiter…., ne internet, ne shtepine e vetviktimes, ne vendhomazhin e vetvrasesit, ne varrezat e vetvarrmihesit.
    Nga Presidenti i Republikes Topi tek i fundit shqiptar i katundit me te larget, nga kryeministri Berisha i ftuar ne mortin e nuk e di sa herte te “Vatres” ne Nju Jork tek cobani ne bjeshket e Pashtrikut, nga lideri i opozites Edi Rama qe per se gjalli ia ka zili vetvrasjen sivellait te tij e deri tek “Pantera e zeze” e Kuvendit Jozi qe ngaterron Hajnrih Bel e Tomas Manin ne pazarin e saj idiotesk per te na shitur erudicionin e saj te larte… krejt shqiptaret pa perjashtim e pa dallim krahine feje, krahine, ideje, partie a bindje politike jemi rrembyer nga kulti i vetvrasjes.
    Te gjithe pa perjashtim jemi bere telall te vdekjes ne formen me barbare ate te vetvrasjes, vet- vdekjes.
    A ka vdekje me te tmerrshme se ti marresh jeten vetvetes, gjene me te shtrenjte qe na ka dhene nena natyre ne Toke e Zoti… nese ekziston ne Qiell! Deri sot askush nuk e ka pare!
    Eshte nje kult vetvrases qe denohet edhe nga Bibla, edhe nga Kurani, …. edhe nga dreqi edhe nga shejtani qe ta fut ne mendje e shpirt kete kult, tipik per te cmendurit, sado te mencur qofshin, qofshin edhe Ajnshtajni vet.
    Eshte nje kult barbar qe as kafshet nuk e praktikojne, por i ikin per vete e cfare nuk bejne deri ne vetsakrifikim te shpetojne , te zgjasin edhe jeten e pjelles se tyre sa here ajo kercenohet!
    E ne homosapienset, qeniet me vetdije e perkushtim madhor per jeten sot i thurim himne deri ne kult vetvrasjes…
    E kur kulti i vetvrasjes perqafohet nga nje komb i tere eshte vet vetvrasja e kombit!
    E nga kush !?
    Nga kombi i vetem ne Bote qe ka urim siperor e pershendetje madhore : – Tungjatjeta !
    Pra tu zgjate jeta , aq sa deshi te na e rrembente edhe Esperantoja e deshtuar !
    Nje marrezi kolektive! Nje cmenduri kombetare! Nje vetrvasje masive si e kulteve te cmendura te kanibaleve xhamajkiane apo te xhunglave te Brazilit!
    Si eshte e mundur qe kombi e qyteterimi qe e ka kult mbi kultet jeten e gjate, zgjatjen e jetes, qe eshte tipari me i shquar dhe e bash- krye e drejta e njeriut te arrije deri ne kete shkalle!?
    Nuk ka mbetur gazete as mjet viziv qe nuk boton e larton shprehjet e vetvrasesit Adrian Klosi :
    “Të ikësh i qetë, me vetëdije e pa dhimbje duhet të jetë një bekim… ” “Është bekim të ikësh i qetë nga kjo botë…!””Keta nuk te lene as te vdesish” !
    Kush jane keta qe nuk te lene as te vdesish!?
    A kane emer e mbiemer!?
    A kishte emer e mbiemer ai qe coi ne vetevrasje te birin e Faik Myrtajt te ekzekutuar para kryeministrise me 21 janar 2011!?
    A kane emer e mbiemer ata qe cojne ne vetvrasje dhjetra te tjere qe nuk kane nje krodhe buke per femijet !? Qe jane te papune e pa asnje shprese ose rreze drite per te ardhmen!?
    A thua aq poshte kemi rene sa nuk dime as te vrasim vetveten !?
    Mire qe nuk po dime, as nuk po duam, as nuk po kemi guxim e burreri per te luftuar per nje jete me te mire, per nje jete qe ia vlen ta jetojme, por te pakten te mesojme si te vrasim veten .
    ” Te vetmit atentator qe ia kam friken” pat shkruar kryedespoti i njerezimit Adolf Hitler. ” eshte ai qe merr vendim per te me marre jeten bashke me te tijen, pra atenatorit vetvrases…Atij nuk mund ti shpetoje askush ”
    Kushedi sa jete te pafajshme njerezore do te kishte shpetuar nje vevrases i tille!
    Ajo qe dihet me siguri eshte se sot do te ishte hero i mbare njerezimit … Edhe i ne i shqiptareve!
    Nuk do te ishte keq qe para se ta ndermarrim nje hap te tille te lexonim edhe historine Avni Rrustemit !? Jo vetem Avni Rrustemin por edhe Adem Jasharin !

  9. cicolino says:

    Mua me duket se ata qe i japin liri vehtes qe te hedhin balte mbi Danin, thjesht kane njohje te kufizuar mbi te! Nqs ti qe po e lexon kete ndihesh shqiptar, dhe do e njihje intelektualitetin, modestine, guximin per t’u shprehur, thellesine e mendimit, shpirtin e tij te lire atehere, do t’ju vinte keq per ikjen e parakohshme te Danit dhe do e merrnit ate “inat” qe na la ne te gjitheve si jetim ne mediokritetin tone si komb!!! Dhe kete do e kuptoje kur te mesoje se Ai ishte nje qytetar i lire qe te gjithe kontributin e vet intelektual si nje qytetar aktiv per çeshtjet qe e mundojne kete toke, dhe te gjitha keto vlera civile, njerezore dhe intelektuale, Dani nuk i kembeu me para, siç jemi mesuar te shohim rendom! Vetem po te jesh koshient per madheshtine e tij intelektuale dhe njerzore, nuk do te shkonte ndermend ta gjykoje ate. Prandaj lut Zotin o njeri qe ketij kombi t’i vije ndonje gjeni tjeter i ketyre permasave, ndonese jeta e gjenive shpesh eshte me e shkurter sesa ata vete meritojne dhe ne do te donim te ishte!

  10. Mallakastrioti says:

    ..ngushellime te Sinqerta Familjes se Adrian Klosit…dhe ndjej nje Keqardhje te thelle..
    Adianin personalisht nuk e kame njohur, por qe ne vitin e pare qe erdha ne Gjermani, ne Bibloteken e Qytetit gjeta nje Fjalor:Gjermanisht-Shqip..i punuar nga nje Autor Gjerman si dhe Adian klosi…kisha menduar ta takoja Adianin ne tirane, dhe ta Pinim nje kafe..por ja qe nuk ishte e thene…lamtumir Adian dhe le te prehesh i qete…Me punen tuaj keni per te ndihmuar shume Bashkeatdhetare..dhe me vepren tuaj keni per te Mbetur i paharruar..lol

  11. jona says:

    Adriani jo vetem ishte nje gjeni qe te tille shoqeria jone duhet ti kete ne balle, por familja e tij ka qene me breza nder me te pasurat ne Mallakaster. Njeri qe ka dhen gjithcka per vendin tij dhe nuk ka marre asgje si kembim. Por i marrin dhe pune dhe hedhin ne rruge. Cfare mund te bej njeiu i shkrete ne te tille meskininitet??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje