Partia e re ‘e Topit’ është ende virtuale. Themeluesit e saj, më saktë ata që janë përmendur si themelues, kanë përgatitur opinionin prej muajsh, se partia do të shpallet me sot me nesër, dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë bërë gjë tjetër, bash si në një shfaqje të ngadaltë striptease-e, veçse kanë zbuluar fare pak nga vetja. Sot kanë nxjerrë programin (është i publikuar në shqiptarja.com, dhe në është një listë përparësish, si shpërblimi për ish-të përndjekurit, qëndrimi i ri ndaj pronës, krijimi i një xhandarmërie për rendin, shkatërrim i monopoleve në ekonomi, anulim i strategjisë së shitjes së tokës me 1 euro, etj, etj). Por partia? Ajo do të shpallet të hënën, thuhet. Por ata që i duan të mirën kësaj partie, duhet të kapin me dorë ndonjë gjë të metaltë me këtë rast. Për të larguar tersllikun.
Partia ndërkohë është pagëzuar: Fryma e Re Demokratike. Me iniciale bën FRD.
http://respublica.al/artikuj/2012/4/28/partia-e-topit-qe-zbulohet-si-ne-nje-striptease-te-ngadalte
Cfare eshte kjo “FRYMA E RE DEMOKRATIKE”???Me “FRYME” duket si nje SHOQATE FETARE!!!Ne se do jete FRYME,duhet te mbetet ne caqet e ideve,ndersa pushtetin duhet ta mbajne “JO FRYMORET”!!!ME THJESHT E SAKTE MUND TE MBANTE EMRIN “DEMOKRACIA E RE”!!!
ah sa me ke pelqy me kete koment! thuje troc: fryme mysylmane ballkanike e tipit tironso-boshnjake! asgjo e re, corbe e vjeter e superprovume. me “pak fare” salce saliniste te tipit vucidolist-gerdecist…
Skeni faj mezor po prisnit ju komunistt e temes qe te krijohej partia e topit se do krijonte efektin e LSI te PS. Tani qe po e shihni se po terheq kemben zvarre tani ju duket si striptease. hahahaa. Keshtu eshte kur i mban shpresat te tjetri. Prandaj rama ka maru edhe 100 vjet nuk vjen ne fuqi se e ramen rucin gjinushin doklen gjonin e te tjere pjella te ish byrose politike nuk ja dilni dot mer miq. shqiperia eshte e majte si te majte jo si komuniste por e majta jone akoma ka pjellat e komunizmit prandaj nuk fiton.
Nga menyra zvarranike se si po shpallet kjo parti, me lind e drejta te them se “u mbars mali dhe polli nje mi”.
Lindi partia: Fryma e Re Demokratike, me ‘Pordhe te Vjetra Demokratike’…. ( Sqarim: ‘Pordhe te vjetra’ nuk eshte shkelje etike, por perkthimi fjale per fjale nga anglishtja i togfjaleshit: ‘Old Farts’ qe ne e kuptojme ne shqip si ‘Ujqer te vjeter’.)
se edhe pordha nje lloj fryme eshte por qew del nga nje vend jo nga goja !!!!