“Si e gjetëm Ardianin të vetëvarur tre orë pas mesazhit”

28 Prill 2012, 10:48Politika TEMA

Mediat kanë zbardhur sot mesazhin e fundit që publicisti Ardian Klosi i kishte dërguar të shoqes në gjermanisht. “Kaluam shumë bukur. Unë nuk mund të vazhdoj më. Kur të kthehesh, eja pa vajzën. Është bekim të ikësh i qetë nga kjo botë,” shkruante ai për të shoqen, Jutta Benzenberg. Ndërkohë fqinja e tij, Shpresa, tregon për Panorama se si e gjetën trupin e Klosit pas tre orësh kërkim.

 

Kur e mësuat atë që ndodhi me Ardianin?

E mësova që të enjten rreth orës 21:00. Më mori në telefon e shoqja, e cila po qante dhe ishte shumë e shqetësuar. “Të lutem, nxito të shkosh në shtëpi. Shiko për Ardianin se më ka sjellë një mesazh të tmerrshëm. Kam frikë mos i ka ndodhur ndonjë gjë e keqe,” më tha Jutta në telefon.

 

Nuk ndodheshin në shtëpi gruaja dhe vajzat e Klosit?

Jo, asnjëra. Vajza e madhe, Ana, është me studime në Gjermani dhe do kthehej sot. Ndërsa bashkëshortja, Jutta, kishte ikur disa minuta para se të më merrte në telefon, që të merrte vajzën e vogël, Katerinën, tek Gjuhët e Huaja, sepse ndiqte një kurse anglishteje.

 

Si vepruat pas telefonatës?

U shqetësova shumë bashkë me tim shoq. U shqetësuam sepse ajo po qante dhe ishte mjaft e tronditur nga mesazhi që ai kishte dërguar dhe që më thoshte se ishte i tmerrshëm. Duke ditur edhe rastet e mëparshme, u trembëm dhe dolëm menjëherë nga shtëpia që të shkonim tek shtëpia e tij.

 

Shtëpia e Ardian Klosit ishte e hapur?

Po, e hapur, dhe unë bashkë me tim shoq nisëm të thërrisnim e ta kërkonim në shtëpi. Pastaj erdhi edhe Jutta me vajzën dhe motrën e Ardianit.

 

Kur arritët ta gjenit?

Mund të them që kemi kërkuar më shumë se dy orë e gjysmë. Jutta më lajmëroi rreth orës 21:00, siç ju thashë, dhe që atëherë filluam të kërkojmë dhe t’i thërrasim.

 

Po pse nuk e gjenit dot?

Nuk kemi lënë asnjë dhomë pa kërkuar. Pastaj dolëm edhe jashtë. Më pas lajmëruam policinë, sepse nuk po arrinim të zbulonim asgjë. Madje erdhi edhe policia dhe nuk po e gjenin dot.

 

Si arritët ta zbulonit?

Ai ishte në një depo të vogël që ata kanë në shtëpi. Jutta kishte hyrë disa herë aty dhe nuk e gjente dot, madje as policia. Pasi ai ishte varur në traun që ndodhet pas derës. Dera hapej dhe ne nuk e shihnim dot, sepse ai ishte pas saj. Por herën tjetër që Jutta u fut brenda, ndezi dritën dhe në një moment te xhami i dritares pa që po pasqyrohej Ardiani dhe ajo bërtiti: “Mos, Ardiani qenka në tavan”. Filluam ta zbrisnim prej aty, por ishte vonë. Për pak minuta bëhej mesnatë.

 

Nuk kishte asnjë shenjë jete?

Jo, ai kishte ikur. Madje Jutta fajësonte veten që u vonua kaq shumë, sepse mendonte se mund të kishte shpëtuar. Por edhe policët që ishin aty thanë se gjithçka zgjat vetëm katër minuta.

 

Po vajza e vogël?

Vajza u tmerrua. Ajo është vetëm 16 vjeç. Ndërsa e madhja, nuk e di çfarë tu them. Ajo vjen sot dhe ende nuk i kanë treguar asgjë.

PANORAMA

60 komente në ““Si e gjetëm Ardianin të vetëvarur tre orë pas mesazhit””

  1. suzana (Kosove) says:

    Nje veprim shume egoist e qyqar, nje burre qe nuk i “kercet” shume per familjen e tij, prinderit tane kane jetuar nje jete aq te rende, shume me te rende e me te veshtire se ky burracaku, e nuk menduan kurre te vetevriten.
    Sidoqofte, ngushellime familjes dhe vajzave te tij, po te bente babai im nje gje te tille, nuk do ndjeja dhembje, vetem urrejtje per te….Kaq,

    1. iliri uk says:

      o gje e trashe ai kishte muaj ne depresion dhe nuk e kishte mendjen te kthjellet se perndryshe nuk e bente, shpresoj te kalosh dhe ti ne depresion dhe do ta kuptosh. si mund te urresh babain tend cfaredo qe ai te beje?? per te gjykuar jeni te vetmit por per te kuptuar te fundit mjere shqiperia dhe kosova qe mban plehra si ju.

      1. suzana (Kosove) says:

        O Ilo, une nuk bie ne depresion edhe pse nuk jam aq e trashe si don ti, kam kaluar gjitheqka ne jeten time, por nje njeri qe din pak te logjikoj, nuk vret veten, kishte nje jete te mire si ne kohen e Enverit, si ne ate te Saliut, por si duket ju ne Shqiperi po ia kaloni ne “civilizimin” e depresionit e vetevrasjes edhe vendeve me te zhvilluara te perendimit, e them edhe njeher, ky ishte i semure, por nuk ishte akoma i cmendur, ky ishte nje egoist, narcist, kur sjell femije ne kete Bote, ateher jeten nuk e ke vetem per vete, e ke edhe per femijet, por ky zgjodhi rrugen me te lehte per veten e tij. Ka shume te semure depresioni ne Bote, por ka edhe tretman te kesaj semundje, edhe ate me shume sukses, prandaj mos ia fut kot,

        1. Olti says:

          Moj Zonje, ju mungon kultura te merrni pjese Ne debat civil! Depresioni eshte i kontrollueshem por jo i sherueshem! Per fat te keq Shqiperia nuk ka kushtet e duhura per trajtimin e semundjeve nervore! Edhe Nje Psikiater qe nxorri Shqiperia gjate shekullit te kaluar, Ylvi Vebiu, u nda nga jeta vjet e la si jetim pacientet e tij! Fatkeqesisht sot nuk ka me specialist qe Ti afrohen Doktor Ylviut te ndjere! Te semuret nervore Jane Ne meshire te fatit Ne atdheun Tim por ju nuk jeni Ne gjendje te kuptoni asgje! Ate fjalen “treatment” qe perdor nuk e kupton sepse perpjekjet e vazhdueshme te zotit Klosi per tu larguar nga jeta deshmojne deshtimin e trajtimit! Duhet hedhur drite edhe Mbi preparatet qe perdorte i ndjeri sepse ndodh qe japin efekte te kunderta! Eh sa te mjere Jane Shqiptaret e Tiranes sot!
          REspect!

          1. Klaudio says:

            Bravo Olti !!!!!…..komment shume i sakte, Ngushellime familjes te se ndjerit

          2. suzana says:

            Olti,une perkundrasi jame shume civile ne debat,por ti je Burre injorant pa kulture.Mos vuani edhe ju nga depresioni qe i dini kaq mire keto xhera apo mos jeni dhe ju doktor.Doktor Ylviun e kame njohur personalisht gjunah i shkreti e la pas nji grua dhe xhashte femije jetime.Qe ta dishe ti DOKTOR ylviut i ofruan Tretman por aji nuk pranoi.
            Pershendetie!

            1. aldo says:

              Je gje shume e trashe ashtu sic te thone te tjeret. Depresioni eshte nje semundje qe nuk te pyet kush je, por te uroj te te zeri edhe ty ose ndonje person te familjes tende, dhe pastaj hajde dhe na jep kete mendjen tende kaq te bukur. Mos paragjyko te tjeret per keto gjera kaq delikate moj shtaze.

        2. raimondi says:

          Suzana je plotesisht e sakte ne cdo gje qe thua , por keta qe flasin ketu jane ca njerez rrembythje qe nuk e kane shokun

          Ai qe vrau veten ishte nje delirant qe vuante nga deliri i madheshtise , dhe mendonte se ishte padrejtesi e shoqerise shqiptare qe dielli nuk rotullohej rreth tij

          Ndaj edhe harrit ne ekstrem duke vene edhe jeten e tij ne sherbim te cmendurise se tij morale

    2. plaku says:

      suzana,
      Me fal, por ti dhe une nuk i dime problemet e tija. Per me teper ai ishte i semure me depresion. Gjermanet thone se asnjeri nuk duhet te thote se nuk pi nga ky uje.
      Sidoqofte m.gj.s Klosin nuk e njifja i uroj familjes se tij force dhe Klosit rahmet paste.
      Suzana, me fal, por nuk e di se pse mu kujtua edhe nje varg i shkrimtarit te madh amerikan Xhek London, i cili vrau vehten :
      “Falenderojme perendite kushdo dhe kudo qofshin, qe me se fundi edhe perroi me i vogel ( jeta ) me ne fund ne det ( vdekje ) shkojne e prehen.”
      Eshte nje varg shume pesimist, por mua, nuk e di sepse, me ka pelqyer shume.
      Suzana, kuptohet se nuk pretendoj se une kam te drejte por sic thone edhe italjanet : “Non si sa mai nelle vita.” Pra nuk i dihet se cfare te sjell jeta.
      Ndoshta ti ke te drejte, kush e di ??!!
      Pershendetje.

      1. Tironci Lugano says:

        plaku
        Adrianin e njoh qe ne vogeli.Tek lagjia apo mehalla ime ai kishte dajot e tij.Sa here qe me shikonte me perkedhelte floket dhe ikte duke me buzeqeshur.Si femije qe isha e kujtoja mire.Sigurisht qe me vjen keq e ngushelime familjes.por edhe i vellai i tij me i madhte cilin se kam njohur vdiq ne tragjedi ne Amerike ne vitet 90.
        pershendetje

      2. M says:

        Plaku te pershendes. Nje debat te tille e kemi bere bashke para disa kohesh sepse vetvrasjet e shqiptareve kete vit kane qene pak si te shpeshta. Kam besuar se vetvrasja eshte egoizem, por tani jam me ty. Vetvrasja e Klosit nuk me krijon meshire kam thene kjo nuk eshte nje ndjenje e imja, vetvrasja e tij me ka krijuar dhimbje shume dhimbje…Me fal Plaku qe te kam kundershtuar, dhe qe nga sot do ta besoj dhe pranoj vendimin e kujtdo per ta vendosur vete se sa gjate deshiron te rroje. Te gjithe jemi te vdekshem, sa gjate jeton nuk ka asnje vlere, sa bukur jeton kjo eshte qellimi i jetes
        Ciao

      3. beso says:

        Plaku,kur ndodh nje tragjedi e tille te tere kane te drejte,por edhe ai qe iku e kishte nje te drejte;qe te jetonte.Jam i trishtuar nga kjo ngjarje,sepse nga aq sa kisha lexuar A.Klosin ne shtyp,dhe aq sa e kisha pare ne TV te jepte pershtypjen se ishte larg kesaj gracke te mallkuar.Dje,isha ne nje restorant dhe po bisedoja me pronarin,mikun tim qe ka afersisht moshen e A.Klosit,dhe kur i tregova per kete edhe ai me tha qe ka pasur ndonjehere ndonje boshllek te tille ne jete,por m’u betua se nuk i kish munguar motivi t’a bente,por kurajoja.Se fundi,arritem ne konkluzionin qe arixhinjte jane nga te rrallet qe mund t’a mendojne vetevrasjen.Plaku,nuk di edhe me pare se ku kam shpjeguar per depresionin,duke cituar Erich Fromm,ah,po tani m’u kujtua,ajo gruaja qe vrau vajzen ne Greqi.Une e mbrojta pa dallim,duke sjelle mendimet e Fromm,psikanalistit te madh mbi peshen e madhe qe sjell depresioni.Fromm thote qe depresioni eshte mungesa totale e emocioneve,pra,atesia apo memesia,duke qene emocione(dhe instikte)ato fshihen fare kur bie ne depresion.Depresioni eshte mallkimi me i madh per njeriun,e duket kjo u bie ne pjese me shume mendimtareve,artisteve,etj.Depresioni te shtyn drejt droges,pijeve,psh F.S.Fitzeralgd nuk u vetevra,por u veteshkaterrua nga semundja e se shoqes.Sa raste veteshkaterrimi dime nga bota?Plaku,ndonjehere kam hyre ne debate te mbroj diçka pa e njohur personin qe mbroj,por me vone me del qe e njihja.Me ka ndodhur me nje shkrim te dikujt qe e kishte me nje kryetar bashkie ne Jug,por meqe ne gazete paskesh emer greqisht,realisht diten tjeter e morra vesh qe flitej per nje te njohurin tim me emer shqip.Po ashtu,ate gruan qe vrau te bijen,qe bashkarisht e mbrojtem,me vone e morra vesh,qe kam njohur qe te vogel.Kam frike se po mungon prej kohe nje komentues ketu,e ndoshta gjersa t’a shoh do te çlirohem nga dyshimi…Por po e mbaj per vete.Nga depresioni kane vuajtur mjaft gjenij,por edhe njerez te thjeshte dhe hallexhinj.Mesa duket,Ardian Klosi nuk kishte halle te medha mbijetese,ndaj kjo gje duhet te jete e natyres intelektuale.Tip sensibel,jo sepse nuk e pranonte boten siç ishte,por i dukej vetja i padobishem ne te.Psh,merre me mend qe nje perkthyes nuk ka sodiskaksion ne shoqerine shqiptare.Ai mezi sjell nje liber voluminoz,qe ia vlen,por me keqardhje sheh qe njerezit kalojne indiferente dhe nuk e blejne.Blejne librat me thashetheme,jo enveri ishte gay,jo Big brother,Paloma e te tjera revista e gazeta roze,qe kane nga fillimi e deri ne fund bythe e breke,e asnje gram kulture te dobishme.Te mos biesh ne depresion?Te mos e ndjesh veten superfluo(te kote)?Psh,une kam qejf perkthimin,por deri me sot kam perkthyer ndonje vjershe dhe nje artikull,me duket.Desha nje liberth te vogel me perralla afrikane;besome qe une jam shume sqimatar ne zgjedhjen e librit.Libri me perralla afrikane ia vlente,ishte shume filozofik.Ia ofrova si ide nje botuesi,qe eshte mik i koheve te vjetra,dhe ai me dha te drejte,por me keshilloi te mos lodhesha kot,se njerezit nuk duan mesazhet,ata duan emrin famoz.Te jesh i sigurte qe une jam makine perkthimi,dhe me ndodh,siç thote Noli,qe ne vend t’a perkthej nje vjershe,gati e rikrijoj nga e para.Pra,intelektualisht Ardian Klosi,jam i bindur,eshte ndjere i padobishem,jo per egojen e tij,po per faj te shoqerise-tollumbace qe dominon ne Shqiperi.Mund te kete dhe arsye te tjera te natyres familjare,jo shkon,jo nuk shkon me gruan;kushdo nga ne e di qe jeta bashkeshortore aty eshte ylberi,aty eshte gropa.Sinqerisht me vjen keq per Klosin,bashkeshort,baba,vella,bir,e me gjere,si nje intelektual i mirefillte,i kudogjendur,i kudomirepritur.Plaku,per dreq tani po lexoj nje liber qe e ka shkruar per veten nje shkrimtar Nobel,qe eshte orvatur dy here te vetevritet;”Il lupo della steppa”-ujku i stepes,i H.Hesse.Sikur ai t’a kish bere kete,bota do ishte e manget.Pershendetje!

        1. Edi Detroit says:

          Depresioni eshte nje esmundje ashtu sic eshte tumori,semundjet e zemres ,melcise apo organeve te tjera te trupit.Nga ato qe kam lexuar per te,thelbi eshte se ( jane disa lloje te tij),njeriu kur vendos qe te kryej vetevrasje mendon se kjo eshte e vetmja menyre per te vene gjerat ne vend,dhe me Kryesorja ne ate moment per shkencetaret ( mjeket),ai nuk eshte i vetdijshem per ate veprim qe po kryen.Ne ditet,ose diten qe ai ka marre kete vendim,viktima eshte ne nje gjendje deliri,shume i lumtur i gezuar,si rrahere.tani problemin ju e shtroni qe a kane te bejne rrethanat, kushtet,shoqeria,problemet personale te viktimes ne kete vendim per te marre jeten e tij.Ata( mjeket shkencetare),mendojne qe si semundje,mund te ndikojne relativisht keto gjera,si psh.humbja e njeriut te aferm ne familje,nje mardhenie e krisur ne familje etjetj,pra i japin nje shtytje nje perkeqesim kesaj semundje,por qe nuk mund ti atribohet si shkak kryesor.Pra depresioni eshte semundje dhe duhet trajtihet si e tille,dhe duhet ndaluar abuzimi thjesht vulgar qe i bejne njerzit ketij veprimi(pra vetvrasjes),duke u munduar te gjejne shkaqe anesore qe skane fare lidhje me te.

        2. adi says:

          Thjesht te pergezoj per komentin. Vlejti edhe per mua. Faleminderit!!

      4. suzana(Kosove) says:

        Plaku, te pershendes,
        Ke te drejte, secili e shkruan ate qe ndjene, edhe une. Une per veten time kam dy femije, dhe Zoti i Madh e din, sa here e kam pasur aq veshtire sa kishte momente te tilla qe fatemiresisht nuk zgjasnin shume, qe nuk e doja jeten, por kurre nuk e kam humbe arsyen.
        Une shkrova komentin e pare ashtu sic e shkrova, pasi qe ndjeva dhembje ne zemer per vajzat e tij, e kuptoj shume mire se qfare eshte depresioni, por miliona njerez bejne jete normale edhe pse e bartin kete semundje. Depresioni nuk ka qene semundje shqiptare, vetevrasjet kane qene te huaja per popullin tone, kane ndodhur ne numer shume te vogel, tash cdo dite lexon per keso rastesh, une thjeshte mendoj se populli yne ka humbur karakterin e tij te forte e burreror qe na ka mbrojte gjate shekujve.
        Me nje fjale, sot burrat shqiptar jane burra te ligj, o vrasin veten, o vrasin motren, o vrasin xhaxhain, o vrasin te birin…keto kane qene te huaja per ne.
        Grate dhe femijet shqiptar nuk i mbron me njeri, pasi qe “BURRAT” tane, kane rene ne Depresion.

    3. ilir says:

      …a mund te akuzohet nje njeri se ne nje aksident mund te ngele pa kembe,a mund te akuzohet nje njeri mund te semuret nga zemra,nga mushkerite apo se mund te jete i semure nga kanceri!!!???.dhe si mund te akuzoni nje njeri qe fatkesisht mund te jene te semure nga depresioni!!!???.kjo semundje ekziston nuk e shpiku ardian klosi.Por fatkesisht ka dhe te semure si kjo suzana prej kosove!.Zoti te falte!!!.

    4. fatmiri says:

      Jo, Suzana. Duhet te jetosh ne Toke. Po te presish gishtin te dhemb me shume ty se prindit tend. Nuk e di se ç’ngarkese emocionale ke, por duhet te jeshe e permbajtur dhe mos e kerko ate te tjeret si po vepron tani, pastaj mbase e njeh dhe traditen shqiptare te respektit…Ndihem i keqardhur nga fjalet qe ke shprehur. Ka dhe mungese edukate, kulture dhe tradite. Puna jote , por shqetesim dhe per te tjeret qe paska dhe njerez te tille si ti. Fundja nuk kishe pse shpreheshe fare dhe ta pertypje ne veten tende se me shume i rendon te tjeret duke menduar se i meson te gjallet, pa per Ardian Klosin nuk ka me vlere mesimi yt. Edhe nje here keqardhje edhe se ke hyre ne replika me shume komentues dhe duhet te jeshe pak e ngarkuar dhe ti me delirin e madheshtise. Futu ne shoqeri aq sa te pranojne e mos u ben e bezdishme.

    5. timo says:

      Zonjë a zonjushë Suzana nga Kosova. E kam njohur Ardianin dhe e kam njohur si një profesinist të talentuar dhe të ndershëm dhe mbi të gjitha si një njeri me shpirt të madh. Por duke qenë një natyrë e urtë dhe e butë, nuk më ka shkuar mendja se ishte dhe trim. Sepse zonjushë apo zonjë,si shumë të tjerë edhe unë, mendoj se të bësh vetvrasje duhet vërtet të kesh,jo një fije por, shumë trimëri. Një buracak,siç thoni ju svariset si krimb dhe nuk e vret veten. Një vetvrasje si e tija kalon mbi interesat e familjes.
      I shpreh ngushëllimet e mija familjes së tij të ëmës dhe motrave për këtë humbje të madhe.

  2. agimi says:

    Nje akt burracak, egoist dhe i papergjegjshem, ndaj vetes, shoqerise dhe sidomos gruas dhe femijeve te tij!

    1. revolta says:

      hajvan!!!!!!ose hajvane!!!!!

    2. meri. says:

      Nje njeri idiot mund te shprehet keshtu, sepse neser mund te beje te njejten gje femija yt Agim

  3. Aleksander says:

    Nje njeri qe dashuron familjen e vet nuk e ben kurre nje ikje te tille !-Perse duhej t’ja bente vajzes se tij 16 vjeçare nje gjeme te tille ?!-Ndoshta eshte e gabuar te gjykohet i vdekuri,por mendoj ,ka shume mes te gjalleve sidomos ne Shqiperine e sotme te deshperimit,qe do t’u sherbente shume nje reflektim mbi kete ikje tragjike te Ardian Klosit. Ngushellime familjes,e Ardiani gjette ne ate bote paqen qe se pati kurre ne boten e ketushme.

    1. bjeri legenit says:

      ALEKSANDËR!

      A kupton çfarë do të thotë të jesh në depresion?
      Në ato momente njeriu nuk është me të tijat,nuk mendon më se çfarë lë pas dhe çfarë do e gjej në atë botë.
      Të të shkruaj më tepër më duket e kotë sepse,ose ti e di dhe bën kontrabedalin ose je i tarshë dhe ja fut pordhës.

      1. Aleksander says:

        Me fal nese u ndjeve i(e) fyer ne inteligjencen tende !-Thjesht doja te shprehja ate qe mendova ,por harrova qe te jesh shqiptar duhet te mendosh e te shprehesh siç u pelqen te degjojne,edhe kur nuk je ne lartesine intelektuale te poligloteve pordhanjose shqiptare … me vjen keq me teper per kohen qe po humb .

  4. vlora says:

    Nuk ishte burracak por ishte nje burre shume i lexuar. Ju gjykoni vetem veprimin por pse nuk shikoni se cilat ishin shkaqet qe e shkaktuan ate veprim.

  5. Guxhua says:

    Ne nje roman rus kam lexuar: Te dish te jetosh kur jeta eshte e padurueshme. E po kjo nuk vlen per te ndjerin Ardian Klosi. Ai ishte i semure kishte rene ne depresion te thelle. Prandaj juve qe shkruani duhet te mos e paragjykoni te ndjerin. Vetevrasja vertet eshte e denueshme por ne rastin konkret i ndjeri pervec depresionit nuk kishte arsye pse ta bente kete veprim pasi nuk i mungonte gje dhe nuk kishte bere gje. Prandaj dhe nderohet kaq shume pavaresisht veprimit. Zoti e bekofte,ngushellime familjes!

  6. mondi says:

    Te dashur komentues,mos ju rente per hise te keni te tilla fate as ju as te afermit tuaj,prandaj do ju lutesha te mos benit te tilla komente.
    I ndjeri ishte i semure depresiv,nje semundje e shekullit qe secili nga ne mund te preket shume shpejt dhe shume lehte edhe per nje arsye krejt te thjeshte.
    Zakonisht depresive jane njerezit inteligjente dhe te ndershem.
    Ato qe nuk kane tru nuk ka se cfare te i preki depresioni.
    Nderim e respekt per Ardian Klosin,ai ishte intelektual,i ndershem qe nuk mundi me ti rezistonte ambientit ku jemi katandisur.
    Kane thene te vjetrit “kush qesh e vesh”
    Ju uroj te gjitheve mos te keni fatin qe te semureni.

    1. Andrea 1980 says:

      Si s’ju vjen turp qe komentoni kaq pa meshirshem zgjedhjen e tij, femijet do rriten do jetojne jeten e tyre Ardiani nuk kthehet me, zgjodhi me te keqen po vetem per veten e tij

    2. Engjell says:

      Koment me mend dhe me vend
      Ngushellime familjes.

  7. Ina says:

    Dhembje e jashtezakonshme per nje nga intelektualet me te ndritur e personalitet e medhenj te vendit tone. Ata qe paragjykojne e flasin pallavra edhe ne keto momente jane thjesht perfaqesues te plehrave qe po e mbysin kete vend. Ardian Klosi ka thene ‘Me mire te vdesesh si i gjalle se te rrosh si i vdekur’. Ne te gjithe jemi te vdekur ne kete vend, jetojme thjesht si kufoma per nje çape buke, pa asnje lloj perspektive, gezimi e miresie per te ardhmen. Ikja ne kete menyre e Klosit eshte kambana me e forte e alarmit per kete vend shnderruar ne kenete ujerash te zeza…

  8. Agroni says:

    ishte intelektual i madhe,ngushullimet e mia familjese.

  9. flamur says:

    Pajtohem me ty mondi me mbulon plotesisht opinioni yt.
    Uroj qe familja te kete kurajon ta kaloje kete fatkeqesi!

  10. Kris says:

    Respekt per te ndjerin,pavaresisht se si iku.Lereni te varroset pastaj komentoni per keq.Fati i njeriut eshte karakteri i tij.Ngushellime familjes.Shqiperia eshte keshtu sepse ka njerez te tille si disa komentues dhe kjo ndodh vetem me shqiptaret.Turp.I perjetshem qofte kujtimi i Danit!

  11. Taulant says:

    Suzana,te kam lexuar shpesh dhe ne shumicen e rasteve kam qene ne te njejtat vale me ty.
    Me vjen keq qe kete rradhe jemi kaq te kundert.Depresioni eshte semundje mendore,qe nuk ka te beje me forcen e karakterit,dashurine per jeten dhe njerezit qe te rrethojne.
    Dashuria eshte si muskujt per jeten por nuk mund te thuash qe une kam muskuj te forte dhe nuk me ze kanceri.
    Bile,bile,njerezit e ndjeshem,te bute ,me bote shpirterore te pasur kane me shume shanse te kapen nga kjo semundje.Thjesht ke ide te gabuar per depresionin.Lexo me shume rreth tij dhe do krijosh tjeter ide.

  12. besmira says:

    zoterinj komentues ecurine e semundjes nuk e ka ne dore i semuri lerini keto komente kini me shume respekt per Adrianin qe u nda nga jeta dhe respektoni humbjen e madhe te familjes lerini ne dhimbjen e tyre.

  13. ana says:

    Ngushellime familjes se Klosit.Per ato qe nuk e dine mjeksia ne shqiperi ka vdekur me kohe kjo gje deshmohet edhe nga vdekja e Ardian Klosit.Ilacet e para qe kam pas mare nga depresioni me jepnin vetem efekitin e vetvrasjes.Me vjen keq per te ndjerin qe nuk e koloi kete periudhe te veshtire.Per ato qe flasin si pasneser le ta provojne kete semundje dhe ta shikojne si do flasin pastaj . Edhe njehere ngushellime familjes se te ndjerit.

  14. beqir temali says:

    Ishte kapacitet, rralle mund ti vijne njerez te ditur si Ardian Klosi Shqiperise, rahmet paste!

  15. kurjani says:

    te prehesh i qet ADRIAN KLOSI,ngushullime familjes ne radhe te par e pastaj gjithe shqiperise qe humbi nje intelektual me vlera evropiane qe edhe pse i kishte te gjitha mundesit te jetonte larg stresit qe te jep shqiperia e politikanve te pa shpirt e mafioza qe lan kete popull pa buk e qe u tallen me kete popull e poshteruan e lane ne meshir te fatit te stesuar per te ardhmen e femijve te tyre,ADRIANI ukthye per te ber dicka per vendin e popullin e tij,nuk ja doli deri ne fund pir dicka te mire e beri patjeter, me shkrimet e fjalet kuptimplota i trgoj te gjithve Evropianve dhe Shqiptarve te thjesht se ky vend ka edhe intelektual te ndershem qe duan te jetojn me djersen e tyre dhe nuk u bente veri politikanve per te perfituar favore ashtu si nje pjese e madhe e te cilet e mbajn veten intelektual klasi por qe ne fakte jane pseudointelektual qe jane vetem te llastojn kryeministrin kryetaren e parlamentit dhe ministrat dhe qe su behet vone fare per njerzit e thjesht,mjafton te mbushin xhepat duke ndenjur kafeneve dhe hoteleve lluksoze duke u ber iso njerzve te pushtetit.ADRIANI si duronte padrejtsit ne debate thjesht fliste si njeri me kultur edhe kur provokohej nga dikush me mentalitet ballkanik,otoman apo islamik ai kurr nuk binte ne nivel te ulet ,nuk shpifte e shante ne menyr vulgare,ky ishte ADRIAN KLOSI njeriu qe luftoi me te keqen e qe e donte Shqiperine e popullin e qe e pagoi me stresin e tij qe ne fund i mori jeten.Dsha ti thosha Suzanes se kosoves dhe Agimit turp te kene ju sjeni njerez e vetmja gje qe u intereson eshte SKENDERBEU I RI..edhe njeher ngushullime familjes dhe lamtumir ADRIAN KLOSI.

  16. dea says:

    mendoj qe ne thelb njerzit qe arrijne deri ne vetvrasje nuk imendojne te tjeret qe jane afer tyre ,qe kane nevoje per dashurine e kujdesin e tyre .Nqs ata do ti donin shume , shume femijet ,partneret, prindrit , ne pergjithesi te dashurit , nuk do ta beninkurre sepse per mua dashuria per tjetrin eshte me e forte se jeta personale . per mua ta duash fort nje njeri do te thote ta vesh ate para vehtes ne te mire e ne te keq. Ngushellime familjes.

  17. mendimi im says:

    Nuk eshte e lehte te arsyetosh dhe te kuptosh veprimin e tij …shume nga ju thone qe nuk arriti te perballonte realitetin shqiptar dhe pak a shum jen dakort qe ai i ka dhene fund jetes … nje pyetje me kalon ne mend …sa nga ju duke jetuar te njejtin realitet qe jetonte i ndieri do te benin po te njejtin gjest …ok vertet vuante nga depresioni ,por une i ve fajun qe nuk pati pak me shume force dhe guxim qe ta kalonte kete faze edhe dhe mbi te gjitha per femijet e tij …dhe eshte e kote qe nìdisa nga ju thone qe shqiperia i ka lene ne meshire te fatit njerzit qe vuajne nga depresioni,dhe qe nuk ka qendra dhe mundesi ku te kurohen ( gje qe eshte e vertete ) por nuk vlen ne kete rast …nuk i mungonin te ndierit mundesite per tu kuruar jashte …dhe une ndihem ne veshtiresi te komentoj gjestin por instiktivisht mendimi i pare qe me vjen ne mend eshte per femijet e tij …gjithsesi u prefte ne paqe dhe ngushellime familjes !!

  18. suzana(Kosove) says:

    Tash ka ngelur vetem te ngreni nje HYMN per Z. Klosin…(paska qene i madh, e qfare ka bere perveq qe ka shkruar aty-ketu neper gazeta kot), ishte ndonje shkencetar me nam, pse nuk e njef kush jashte kufijeve te Shqiperise?
    Problemi eshte se lexoj per cdo dite ne keto gazeta se si babai i tre femijeve vrau veten, babai i kater femijeve, nenat shqiptare hidhen nga pallatet pasi qe ishin te lodhur nga varferia e skajshme dhe nuk u ndihmonte njeri. Ata njerez jane per tu qare, jo ky i perkedheluri nga te gjitha qeverite, kishte mundesi te trajtohej ne Gjermani, sigurisht ka pasur nenshtetesi gjermane, po mire, te gjitha keto tregojne se shqiptaret jane njerez te dobet, i bejne levdata vetes kot, dikur kane duruar gjitheqka, nuk kane vrare veten, tash jane modernizuar dhe jane bere te forte si pambuku.

  19. malcori says:

    zonja mender suzana,qytetari e ka me kushtetute ti behet hymn ,

  20. malcori says:

    zonja MENDERE suzana; qytetari e ka me kushtetute ti behet hymn,kurse malcorhanen e bejme kryeminister, per ta pare gjithe bota c’vlera ka

  21. Xhema nga Tirana says:

    M’u neveritën disa nga komentet: jo njerëzore (si Shqiptarë) dhe jo etike (si intelektualë).
    Çudi !!!! As nuk e njohin; as nuk i kanë lexuar punët shkencore të tij, përkthimet e tij apo studimet për gjuhën e bukur Shqipe dhe dërdëllisin pa të keq si t’ju teket.
    Ju edhe të vdekurin nuk e lini rehat Ooooooo njerëz (apo jeni kafshë ?).

    XHEMA !

  22. loni says:

    Per Suzanen.
    Pas ketij reagimi te fundit mendoj se ti nuk e ke me Klosin, por me veten tende. Me siguri qe te ben mire te clirohesh nga ndonje kompleks qe mund te kesh ndaj shqiptareve te Shqiperise apo atyre ne pergjithesi dhe te informohesh per ate dicka qe ishte dhe ka bere Ardian Klosi per kulturen shqiptare. Vetem pas kesaj ti mund te gjykosh me kembe ne toke, por ne kete rast nuk do te bjesh me ne sy sikurse tani, sepse do te hysh te ata qe gjykojne normalisht.
    Miqesisht

  23. katarakti says:

    I lexova te gjitha komentet. Dhe te them te drejten ndjehem i dyzuar, ne medyshje. Me duket se çdokush ka pak te drejte, por edhe gabon disi. Pra eshte nje vendim sa i veshtire aq edhe i tmerrshem. Eshte fajtor qe vrau veten?! Ndaj kujt? Ndaj femijeve te tij?! Po ne rast se nuk e duronte dot peshen e jetes?! Problemet e saj? Ishte i dobet! Ngandonjehere duhet shume force per t’i dhene fund jetes. Kam pare dhe degjuar shume njerez qe jane shprehur: se po te mos ishte frika nga vuajtja e vdekjes nuk do te ishin me ne kete bote… Ka njerez te tjere qe jane gati te marrin me qafe jeten e mijera te tjereve, boll qe tu behet mire femijeve te tyre. Por keta lloj njerezish nuk shahen, madje respektohen. Mendoj se nuk kemi te drejte te gjykojme kete veprim, as per mire as per keq. Eshte nje tragjedi, nga ato qe nuk shpjegohen dot. Te vjeterit thonin ne keshtu rastesh: “Na ruajte Zoti”.

  24. Shpresa says:

    Nderim e respect per Ardian Klosin. Shoqerise do i mungoj shume pena, mendimi e horizonti i tij… Familjes ngushellime per humbjen e madhe.. Kurajo….

  25. riko says:

    Keqardhje për një vdekje të një njeriu të qmuar për dikë. Ndoshta jo për të gjithë por sidoqoft ishte njeri dhe vdekje apo më mirë me thënë mënyra e vdekjes me tmerron.
    Për suzanen dhe disa komentues tjerë: Askush nuk e zgjedh sëmundjen me dëshirë prandaj nuk duhet të denohet me “fjalë” vetvrasja sepse ajo u bë nga njeriu në depression dhe depressioni është sëmundje.
    Dua të them ngushëllime të sinqerta FAMILJES POSAQERISHT BIJAVE TË TIJË DHE GJITHË ATYRE QË E KAN PASUR FAMILJARË DHE GJITHË ATYRE QË KAN NJOHUR!

  26. bama says:

    Sigurisht , injorantin , qe nuk arrin te njohe jeten dhe shoqerine , mundet ta trajtosh si dele apo si kavie dhe prape te jete i “kenaqur” dhe te beje cudi se si p.sh. Vojo Kushi hipi mbi tankun italian me granate ne dore , kur mundet te dorezohej dhe , madje, te tregonte dhe shoket dhe te merrte nje dore lireta nga SIMI italian! Perse duhet te vriste vehten ? A nuk kishte shume te tjere dhe ne moshe te thyer edhe ne mjerim qe e mbanin vehten gjalle ? Qe zvarriteshin si zhapike me shprese se po “fitonin” edhe disa sekonda nga ajri i kesaj bote ?

    E po te dashur diskutante , ketu dallon ai qe eshte lere per te qene zvarranik , me ate qe i ka vene vehtes nje mision ne jete ! Dhe kur misioni eshte i pamundur , vjen protesta ! Proteste me vetflijim sepse nuk mundet te nxjerresh “mllef” kunder vellezerve te tu injorante qe e mbajne peng kete vend dhe inteligjencen e tij !

    Vetflijimi “proteste” , nuk eshte burracakeri ! Trimat mundet te perballojne “fundin e tmerrshem” , zvarraniket dhe delet preferojne “tmerrin pa fund” !

  27. Epirioti II says:

    Ti shkruan me poshte: (paska qene i madh, e qfare ka bere perveq qe ka shkruar aty-ketu neper gazeta kot). Po te kishim 100 Ardian Klosi sot do rronim te gjithe shume me mire, por fatkeqesisht kemi 2 million shqiptare si ty.

    1. KA QENE NJE NJERI ME NDERGJEGJE TE LARTE SOCIALE DHE NJE ANTI-INDIFERENT I BETUAR, qe eshte nje specie ne zhdukje. Dhe pikerisht ate qe po vajtojme sot eshte se po e kuptojme qe nuk po e shpetojme dot kete specie ne zhdukje. Qajme sepse kur te vdesin edhe te fundit si Ardian Klosi do te regjistrojme edhe vdekjen tone si komb.

    2. Klosi ka qene nga te paret qe foli hapur ne publik kunder diktatures, atehere kur Tradhtari me i madh i ketij kombi, Doktori i UDB-se i bente fresk Ramiz Alise.

    3. Ka qene i pari qe ka bertitur dhe mbrojtur me thonj cdo atentat ndaj kultures, gjuhes dhe trashgimise shqiptare.

    4. Ka qene nje ekologjist i paepur. Harrove luften kunder importit te plehrave nga qeveria Nano (qe u fitua prej tij dhe atyre qe perkrahen) dhe luften qe po bente tani per Referendumin kunder importit te plehrave. Betejat tij kunder Petroliferes, prishjes se Kopshtit Botanik per interesat e Lul Bashes, etj, etj.

    Suzana, e dyshoj qe je Kosovare, por ne qofte e vertete beji nje nder Kosoves dhe mos e turpro me bajgat qe nxjerr nga goja. Ty te ka zene nje semundje shume me e rende se ajo e Z. Klosi, por per te keqen tende dhe familjes tende nuk do e kuptosh kurre SIDA-n qe ke ne tru.

  28. melo says:

    Suzanes kreshnike prej Kosovet,
    nuk lexoj asnje gje nga goje jote per cilesite e jashtezakonshme intelektuale qe kishte Dan Klosi.Depresioni qe kishte ky njeri i eshte cfaqur kryesisht keto 5- 6 vitet e fundit dhe eshte nje depresion qe ai si njeri i ndjeshem ndjen per situaten ne te cilin ndodhet vendi i tij.Ai i kishte te gjithe te mirat ne Gjermani dhe megjithate erdhi te jetoj bashke me gruan e tij ne Shqiperi per te kontribuar sadopak per vendin e tij.Menyra se si e trajton ti depresionin e tij duke e lidhur me egoizmin me duket se ti i takon atij grupi qe ja shkaktoi atij depresionin.Per kete nuk kam as me te voglin dyshim.Per te perforcuar kete argument mundohesh te na mbushesh mendjen se do urreje edhe babane tend po te bente nje akt te tille.Eshte shume per te ardhur keq qe shumica qe shkruajne keq per kete njeri duke mos kapur thelbin e problemit jane kryesisht nga Kosova dhe jane teresisht me kursin qe po ndiqet sot ne Shqiperi nga Sali Berisha..Menyra se si je shprehur tregon qarte urrejtjen tende si ai nuk eshte i sojit tuaj,dmth verior i eger,me ben dhe te dyshoj qe ti nuk ke ndjenja fare.Per ty qe ka ndjenja ne Shqiperi eshte Sali Bisha dhe kallepet e tij.

    1. suzana(Kosove) says:

      Hallo melo,
      Gabohesh shume ne ato qe thua, une vertete jam nga Kosova, dhe te them te drejten shqiptaret e veriut te Shqiperise nuk i njoh fare, aspak, por pak a shume i njoh ata te Jugut, ha ha ha, disa shume mire, dhe kur thua qe keta te Jugut jane me pak te “eger” nga ata te Veriut, me te NDJESHEM, me vjen per te qeshe. A e din ti melo se qfare u ka ndodhe njerezve ne Kosove, ja nje rast konkret: nuses se vellait tim i jane vrare ne menyren me mizore nente (9), njerez nga familja, vellai i madh se bashku me dy djem dhe dy vajza, dy vajza te tjera jane plagosur, por kane shpetuar, dhe te tjere femije nga vellezerit tjere, gjithesej nente prej tyre, te gjithe ne moshen 10-25 vjeq, dhe nena e tyre jeton sot, nje grua burrnore, qe nuk i vjen mire qe te tjeret ta shofin si viktime, vajzat qe kane shpetuar, e kane marre veten, jane punesuar dhe jane martuar, asnje prej tyre nuk ka vrare veten, melooo.
      Une per fat te mire nuk e kam perjetuar dhe shpresoj qe kurre te mos e perjetoj kete lloj semundjeje, (edhe pse nje shumice e komentuesve qyqare ketu luten per kete), por kam degjuar shume per kete semundje, dhe jam e bindur se me nje karakter te forte, dhe me ndihmen e ilaqeve, mund te mposhtet kjo semundje, Jeta eshte privilegj dhe duhet luftuar per te, i semuri nga depresioni nuk eshte i cmendur, ai di te logjikoj.
      Une sinqerisht e them, a meriton nje i vetevrare respekt, nuk e dij, nuk e kam provuar, kam humbur babane tim nje Vit me pare, e kishte jetuar jeten e tij, (85 vj), me pare kam menduar se dhimbja per nenen eshte e pakrahasueshme, por kur humba babane, Zot i madh, dhimbja ishte dhe eshte po aq e madhe, edhe pse ishte plak dhe i semure, prandaj them, une ndjej dhembje te madhe per vajzat e tij, prandaj e quaj veprimin e tij dhe te tjereve si ky, thjesht egoist…

  29. Guxhua says:

    Suzi! Kur shkruan ato fjale mendohu pak se lart ne qiell ka zot! Hija e ketyre fjaleve qe shkruan do te ndjeke gjithe jeten dhe qe sot ti do jetosh ne makth se ke bere gjynah. Zoti te rruajte ty dhe cke!

  30. Cicolino says:

    Mua me duket se ata qe i japin liri vehtes qe te hedhin balte mbi Danin, thjesht kane njohje te kufizuar mbi ate! Nqs ti qe po e lexon kete ndihesh shqiptar, dhe do e njihje intelektualitetin, modestine, guximin per t’u shprehur, thellesine e mendimit, shpirtin e tij te lire atehere, do t’ju vinte keq per ikjen e parakohshme te Danit dhe do e merrnit ate “inat” qe na la ne te gjitheve si jetim ne mediokritetin tone si komb!!! Dhe kete do e kuptoje kur te mesoje se Ai ishte nje qytetar i lire qe te gjithe kontributin e vet intelektual si nje qytetar aktiv per çeshtjet qe e mundojne kete toke, dhe te gjitha keto vlera civile, njerezore dhe intelektuale, Dani nuk i kembeu me para, siç jemi mesuar te shohim rendom! Vetem po te jesh koshient per madheshtine e tij intelektuale dhe njerzore, nuk do te shkonte ndermend ta gjykoje ate per zgjedhjen e tij. Prandaj lut Zotin o njeri qe ketij kombi t’i vije ndonje gjeni tjeter i ketyre permasave, ndonese jeta e gjenive shpesh eshte me e shkurter sesa ata vete meritojne dhe ne do te donim te ishte!

  31. melo says:

    Hallo Susan,
    me vjen cudi qe me gjithe ato halle qe ke patur dhe rri gjithe diten e klikon ne internet se cfare ndodh ne Shqiperi dhe pergojon dhe fyen nje intelektual kalibri si Ardian Klosi.Ndoshta ta ka vene bashkafshatari jot Sali Berisha kete detyre.Ti je nje heroine fallc.Kam nje pyetje per ty.A te duket normale situata ne Shqiperi ? Nuk me dhe pergjigje per cfare te kam shkruar duke mu kundervene me gjera personale te familjes tende dhe duke u hequr edhe si mjeke duke konkluduar qe depresioni sherohet pa patur asnje ide per rastin konkret dhe per kete semundje ne pergjithsi.Lexo shkrimin e Klosit “Keta s’te leme as te vdesesh” dhe ti aty po e sulmon.Mizoria jote nuk ka kufi,injoranca jote eshte te ulerasesh me kujo.Turp.E perseris dhe ti e pranon vet qe ata te jugut i njeh mire.Juve jeni te nje kategorie krejtesisht tjeter dhe neve qe kemi jetuar ne Tirane ju pame mire se sa heronj ishit ju kosovaret kur erdhet ne Tirane pas pastrimit qe u beri serbi duke folur me percmim dhe duke kerkuar llukse dhe duke e ironizuar menyrene e jeteses ne Shqiperi.Ju kujtonit se jeta ishte vetem banjo me e e mire sixhadera ,kerra etj.Kjo eshte edhe diferenca e madhe qe ju nuk e kuptoni dhe e vleresoni Dan Klosin si humanist qe ishte.Eshte sikurse nje shqiptar nga Shqiperia te shaje Rexhep Qosen per veprimet e tij gje qe nuk eksiston pasi ai eshte kryetar i shoqates Laberia.
    Shkurt o Suzane jemi te ndryshem .Vazhdo e adhuro Sal Bishen dhe shaj cdo njeri intelektual.Njerez si ju po na marrin ne qafe Shqiperine.Niveli intelektual ne Shqiperi eshte ulur kaq shume sa njerez dhe njeres si ju po kontriboni me zell.Rexhep Qosja s’ndihet pasi njerez si bagetia po e sulmojne.Ju thoni rrofte injoranca,mediokriteti.TURP!

    1. suzana(Kosove) says:

      Po melo, ashtu eshte, neve ne Kosove ndryshojme si nata me diten me juve atje pas bjeshkeve, ne shumicen e rasteve per te mire ndryshojme, melo, te pakten ne duam deri ne veteflijim femijet dhe familjen tone, per dallim nga ju melo qe jo me shume se 10 vjet me pare nxoret motrat tuaja neper rruget e Europes te punonin si prostituta, e ju “burrat” pasuroheshit me mjerimin e tyre.
      Nese une jam injorante, me fal, por ti me dukesh shume me teper injorant se une, nga ato qfare ke shkruar, sa per Sali Berishen, nuk ua fali Kosova ate, e kishit ne mesin tuaj, e zgjodhet me voten tuaj, ju te Shqiperise, kosovaret nuk do ta duronin kurre nje ahmak te tille ne krye te Qeverise, pasi qe nje budalla si Saliu do na nxinte fytyren para botes, kosovaret u ngriten kunder Milosevicit, jane vrare shume prej tyre edhe para luftes, ju nuk e keni ate b…the.
      Keshtu pra melo, njeri kot se koti, nese je i edukuar, nuk fyen e shane te tjeret per inat, por shikon veten ne pasqyre si duket, para se ti lap leksion dikujt tjeter, milingonje..

  32. melo says:

    Moj Susan,kur Kosovaret kan ardh per here te pare ne Shqiperi ne i priten si vellezerit tane me gjithe te mirat.Flas keto e gati 30 vjet me pare.Por q’ndodhi ? Sa u sistemuan ne hotel kane dal menjehere ne qytet dhe per cudine e te gjitheve filluan te fusin kurva neper dhomat e tyre.Kjo na cuditi te gjitheve pasi shumica prej tyre ishin burra te martuar.Kete shthurje te familjes kosovare e pashe vete me vone kur edhe jashte ne perendim ku edhe kam vizituar shtepi te ketyre familjeve.Burri e linte gruan me cullet ne shtepi si skllave dhe vete harlisej me kurva neper shtepira publike.Ketu kam parasysh jo njerez do kudo por njerez te ngritur.Kosovaret ne Shqiperi kan lene nam duke u martuar me vajza te reja ku me pas dilnin qe gruan e kishin ne Zvicer a Gjermani.Ku tregohet ketu dashuria per familjen?Per cfare famije e ke fjalen,ate te degjeneruaren,hipokriten? Dashuria dhe perkushtimi qe kemi ne per femijet tane tregohet me rezultatet e shkelqyera qe kane femijet shqiptare ne cdo cep te botes ne shkolla,universitet dhe nivelet e larta qe kane arritur ata ne cdo pozicion ku ata punojne.Ketu je e humbur pasi vet kosovaret e kane shprehur vet qe nga ana intelektuale ju shqiptaret e Shqiperise jeni shume me lart.
    Sa per Salen qe e kemi votuar ne kjo nuk qendron pasi dihet boterisht qe ai i ka vjedhe votat gjithmone sepse ai nuk di se cfare eshte demokracia pasi nuk mund ta mesonte ate ne Viqidol.E di ku eshte Viqidoli?Ne qofte se gjeli ne kotez kendon me afer degjohet tek ju se andej nga ne. Ai ka ” fituar” edhe duke ju perdor juve me fallsifikimet e bera ne kartat e identitetit.Mos vazhdoj me se mund te shkruaj nje liber.E leme ketu me mire o buall.Qofsh e lumtur me injorancen tende dhe mos na besdis me.Tung!

    1. suzana(Kosove) says:

      Sa i mjere je melo, ti i shkon tjetrit ne shtepi e i fute thiken pas shpine, C’deshe ti te vejsh ne shtepite e kosovareve kur i urrene ne kete mase. Kam pare edhe vet shqiptar qe venin ne shpite e kosovareve, hanin e pinin, me te ikur, i perqeshnin pas shpines, vertete te mjere jeni.
      Edhe une mund ti numeroj jo njeqind po 100 mije “cilesi” qe posedoni ju, e qe per fat te mire neve nuk i kemi, nje prej tyre eshte ajo se sido qe te duket femra nga pamja e jashtme, kosovaret kurre nuk e ofendojne me emra te ndryshem, jo burrat, nuk me ka rene te degjoj.
      Sa i perket asaj se cilet, femijet e prinderve nga Shqiperia apo Kosova kane arrite me shume ne Perendim, per kete flasin shifrat, ku u bazove kur thua se femijet e kosovareve jane te dobet neper shkollat europiane?
      Ne Kosove mund te jene, ne Europe jo.. ok, milo as une nuk dua te diskutoj me ty, ti mbetesh ai qe je, nje burracak qe kenaqet kur ofendon grate, nje shovinist, nje i pabese,…pa vlere njerezore…hajt tung

      1. eraelb says:

        Ti moj suzzzzzzzzzzanaaaaaaaa degjo mire se njeriut mund ti ndodhe cfaredo ne jete po kjo sdo te thote ashtu si shpreheh ti se ju kosovaret nuk shquheni per zgjuaresi por per djallezi dhe per gjera te tjera qe spo i them po ngulite mire se te gjykosh te tjeret si ty eshte mekatttttttttttt.

  33. depresiv says:

    Kur e njeh depresionin sepse e ke vuajtur, ndonse ke thënë mijëra herë që këtë sëmundje nuk do t’ja uroja as hasmit, të vjen t’ja urosh vërtet kësaj Suzanës siç kanë bërë disa parakomentues. Por njerëzit qe kalojnë nëpër kudhrën e depresionit,siç jam unë, e para gjë që mundohen të farkëtojnë është ndërgjegjia, pastërtia e ndërgjegjies. Për të mos dyshuar në asnjë çast se mund ta kenë merituar atë që po ju ndodh. Ata nuk duan të bëjnë asnjë të keqe të cilën mund t’ju duket se po e paguajnë me vuajtjen që të krijon depresioni. Ndaj nuk dua ta mallkoj Suzanën, vetëm i lutem Zotit t’a ndihmojë të mos jetë aq… (po i le dhe cilësimet se mund të jenë fyese dhe nuk dua të fyej as të gjykoj njeri). Sidoqoftë,jam i bindur se sikur të kish qënë qoftë dhe një minutë në lëkurën e dikujt me depresion të rëndë, kjo zonjë e nderuar jo vetëm do kish patur TURP për ato që shkruan, por, luftarake siç është, dhe me karakter të fuqishëm, do kish milituar për çështjen e lehtësimit të jetës së të sëmurëve me depresion dhe sensibilizimin e shoqërisë në lidhje me këtë fenomen.Dhe kujdes, se shpesh kjo sëmundje prek njerëz shumë të sigurt në vetvete dhe që ndjehen, pikërisht, aspak burracaker. Të dojë Zoti të na japë një mësim, që të mund të njohim limitet tona? E, po në emër të Zotit (që shpresojmë se egziston për ti dhënë një kuptim të gjithë kësaj) feja na mëson, (të paktëna ajo kristjane): të mos gjykojmë por ta duam tjetrin si dhe veten. Me dashuri, mund të kuptojmë edhe ato që “nuk ka Zot që i kupton”. Edhe shpikje e njeriut sikur të ketë qënë ky mësim dymijëvjeçar, është shpikja e tij më e mënçur.I vetmi ilaç që, në mos të shpëton nga sprovat, të paktën të ndihmon ti kalosh ato pa rënë në një absurd total e pa tu dukur jeta fare pa kuptim.
    Ju uroj të jepni e të merrni sa më shumë dashuri e delikatesë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje