Banka Gjermane mund të tërhiqet nga interkonjeksioni?

27 Prill 2012, 16:50Politika TEMA

E përditshmja kosovare “Zëri” i është rikthyer lajmit për ndërtimin e autostradës energjetike Kosove-Shqipëri, për të cilën shkruan se projekti po shkon drejt dështimit të plotë, pasi, sipas burimeve të gazetës, financuesi kryesor, banka gjermane, mund të tërhiqet. Sipas burimeve te gazetës, te afërta me palët e përfshira ne këtë projekt, banka gjermane nuk do të pranoje ritenderim dhe aq më pak nuk do t’ia kalojë projektin kompanisë boshnjake “Energo invest”, e radhitur e dyta sipas pikëve. Gazeta shkruan se palët janë pajtuar me financuesin në këtë rast me bankën gjermane se projektin do ta realizoje kompania që ka fituar më së shumti pikë në vlerësim, kroatja, Dalekovod. Sipas burimeve të “Zëri”-it, nëse projekti ritenderohet, banka gjermane do të jetë mjaft rigoroze me palët pasi ato nuk i janë përmbajtur marrëveshjes së parë. Duke cituar drejtorin e operatorit te sistemit, transmisionit dhe tregut, Fadil Ismajli, gazeta shkruan se pala kosovare dhe ajo shqiptare janë pajtuar me bankën gjermane se pjesa teknike tërheq pas vetes pjesën me te madhe të pikëve në projekt, ndërsa me pak pikë parashiheshin për anën financiare. Kreu i KOST-së, Fadil Ismajli, ka pohuar se çdo vonese ne këtë projekt do t’i kushtojë shumë palëve përfituese, konkretisht Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë rajonit. Për bllokimin e projektit të linjës së interkonjeksionit prej 400 kv mes Kosovës dhe Shqipërisë, gazeta Zëri, akuzoi dy biznesmenët Damir Fazlliç dhe Vuk Humoviç se kanë ndikuar në instancat më të larta shtetërore në Shqipëri. Linja e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri do të krijonte pavarësi energjetike të Kosovës nga Serbia, e cila deri më sot ka pasur monopolin e importit të energjisë.

10 komente në “Banka Gjermane mund të tërhiqet nga interkonjeksioni?”

  1. Ramy says:

    i thoni atyre gjermoneve nuk ja u kemi nevojen
    do ti bejme te na lusin

    1. Westfalen,DE says:

      Nuk e lut gjermanin ti kurre o vellai shqiptare!!!! Mbaje mend!

      1. raimondi says:

        Une nuk kuptoj pse banka gjermane eshte kunder boshnjakeve qe paguajne me pake ?

        Banka e fituar eshte se per te njejten pune do harxhoje 8 milion dollare me pake

        Apo kjo banke ka qejf qe te paguaje sa me shume ?hahahahahaha

        Korupsioni bankes gjermane eshte shume bajat , kuptohet 100 km larg

        Sales i kan hyp xhindet –Ka thene me vete , keta shkerdhata fitojne 8 milion dollare qyl nga firma ime ,dhe mua s’me ja;pin azgje —
        Edhe direkt ju ka vene majen –Dhe mire ua beri

      2. Ramy says:

        ne jemi vendi me i lumtur ne bote
        gjermanet dhe te tjere do na luten te vijne te punojne ne shqiperi po ne nuk do tu japim as viza hyrese ne shqiperi

  2. Irene says:

    ne kemi hallin e copes tone po pysim ne se kush i ve paret. more vesh ti or cauboj.

  3. Erdon says:

    Bravo Berisha,

    Me siguri qe sikur qe ekziston neper te gjithe serbine rruge me emrin Koci xoxe, per nder te kontributit te madh qe dha ai per Serbine, pas disa vitesh edhe rruga Sali Berisha do te jete nje nder rruget kryesore te Beogradit. Sa ke kontrubuar ti, lakmi do ta kishte edhe i lartepermenduri.

    Rrofte Shqiperia Etnike,
    Pershendetje nga kryeqendra e krahines shqiptare te Kosoves, Prishtina.

  4. Mallakastrioti says:

    …Te nderuar Vellezer Shqipetare te Kosoves! Ja ..shikojeni me syte tuaj ..ky eshte Shperblimi qe keni nga Sali Berisha , kjo eshte Mirenjohja e tije per juve…e kame Fjalen per ata Kosovare te Paguar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta per te votuar kunder PS-se…me karta Identiteti fallso…Po kuptohet Sali Berisha qe ju e “Doni” shume, me shume se sa ju Do Serbine, sepse vertet Saliu eshte nga Vicidolli i Tropoles, pra sikurese quhet Malsia e Gjakoves…por Zoterinje kosovare harruat se Sali Berisha ja ka Ngulur Thiken mbase Shpine Kosoves se Pares dhe krejte Shqiperise…Ai eshte Dhenderr i Milices Agjente e njohur e UDB-se..
    Sali berisha eshte miku i Fazllicit daja i te cilit ishte Shef i UDB-se per Kosoven…O Kosovare…te Blere nga Saliu ..o Qorra …me mire Qorra se sa te Shitur..zgjohuni…sali berishes nuk i Intereson qe ju ta jeni te Pavarur…ai kerkon tju kthej prape nen-hijen e Serbis..
    mos i Besoni ketij Te Shituri, qe per Karrigen e presidentit vrau me 1997-ten mijra shqipetare…Sali berishes nuk i dhimbsen Shqipetaret..
    Sali Berisha eshte nje Fashist i “Demokratizuar” qe vrau 4-ter veta ..ne mes te Tiranes….ka lajthitur dhe puthe B…..ne..e te gjitheve..
    Sali Berisha i ka ditet te Numeruara…dhe le te ndihmojme te gjithe qe kjo dite te jete sa me e aferte…Shqiperia eshte Kosove..si dhe kosova eshte Shqiperi….Te gjithe per Shqipeine ETNIKE te Luftojme..

  5. afrim says:

    Po eshte e mundur qe banka gjermane te terhiqet po nuk do terhiqen dhe aq u behet taqit dhe birishes ata kane ende tender tjere si ptk dhe kek ne kosove dhe shume hidrocentrale ne shqiperi te cilat do te shteren shume shpejt….

  6. Andrea says:

    Kjo eshte deshira e serbeve dhe e djalkes se tyre Sali. Ndaj Qeveria e Kosoves te filloje nga puna per ndertimin e linjes deri ne kufi me Shqiperine, dhe qe ketej i ngelet Saliut te shpejtoje pasi i trembet demaskimit publik, sidomos atij kosovar.
    Per parlamentin e Xhozit nuk kishte vlere parimore dhe kursimtari ekonomike, ndersa per Linjen 400kv hedh vickla parimor, me qellim anullimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje