Ambasadori Sekui: Shqipëria mendohet si vend mysliman, por s’është e vërtetë

27 Prill 2012, 13:07Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, në një intervistë të gjatë me Janush Bugajskin për AS, thotë se ndryshe nga Turqia, Shqipëria nuk është vend mysliman dhe nuk është feja që e pengon për anëtarësimin në BE. Sipas tij, problem është zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. “Nga këndvështrimi i SHBA-së, arsyeja kryesore pse Turqia nuk do të pranohet në një të ardhme të afërt në BE është fakti që ajo është vend mysliman. Gjithashtu mendohet se Shqipëria është vend mysliman, gjë që s’është shumë e vërtetë. Në këtë mënyrë, po përzihet politika me fenë. Një pjesë e mirë janë të krishterë,” thotë Sekui.

Gjeni më poshtë pjesë nga kjo intervistë.

 

– A mund të na thoni se si Brukseli dhe Uashingtoni i koordinojnë politikat e tyre ndaj Shqipërisë? A janë të njëjta? A keni të njëjtat objektiva? A keni të njëjtat programe, të njëjtat strategji? Si do ta përshkruanit këtë marrëdhënie ndaj Shqipërisë?

Faleminderit për këtë pyetje! Do përgjigjem në dy mënyra. Fillimisht, më lejoni të them se kemi bashkëpunim të shkëlqyer me ambasadorin amerikan. Si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional. Ambasadori Arvizu është ndër aleatët më të fortë, për të mos thënë më i forti, që kam për të promovuar integrimin evropian. Ai është një mik, një profesionist i shkëlqyer, dhe e ka kuptuar mjaft qartë se sa i rëndësishëm është ky proces, fillimisht për vendin dhe për ne si partnerë. Ambasadori Arvizu flet për integrimin evropian mbase më tepër se unë, dhe unë jam mjaft i kënaqur për këtë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua. Kjo më çon në hapin e radhës. Ne kemi një unitet të fortë qëllimesh. Me unitet qëllimesh nënkuptoj se ne jemi të bindur që rruga drejt Bashkimit Evropian është rruga e stabilitetit dhe zhvillimit për Shqipërinë. Kjo është rruga e zhvillimit politik dhe atij ekonomik. Kjo është rruga për përmirësimin e vendit, situatës dhe jetëve të shqiptarëve. Do t’ju tregoj një sekret të vogël. Në një takim të nivelit të lartë, bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së në Tiranë u konsiderua një histori suksesi në të gjithë Ballkanin. Pra, një shembull që duhet të ndiqet. Mendoj se kjo është e dukshme. Jo vetëm që ndajmë të njëjtat vlera dhe kemi të njëjtat interesa, por kemi dhe të njëjtat bindje, të njëjtin unitet qëllimesh. Mendojmë se integrimi i Shqipërisë është diçka pozitive për vendin, rajonin dhe partnerët.

 

– Pra, Shqipëria s’duhet të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së? SHBA-ja do të jetë gjithmonë aleat në NATO dhe BE-ja është grupi në të cilin duhet të bëjmë pjesë duke qenë se jemi evropianë.

Mendoj se s’bëhet fjalë për zgjedhje. Mendoj se bëhet fjalë për jetën, interesat, dhe kjo është mjaft e qartë. E përsëris, me ambasadorin Arvizu ndajmë të njëjtin mendim thuajsë në çdo gjë. Konsultohemi shpesh. Eshtë ambasador i mençur dhe profesionist. I kërkoj këshilla për një sërë çështjesh. Shkëmbejmë mendime thuajse çdo ditë. Dhe ndajmë të njëjtin mendim për shumë çështje. Mendoj dhe shpresoj që kjo të perceptohet edhe nga jashtë. Shpresoj të jetë duke parë emisionin. Do t’i telefonoj për të pirë diçka më vonë.

 

– Jam i sigurt. Më lejoni të flas për disa vende të tjera, të cilat janë mjaft aktive jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Turqia dhe Rusia. Si do ta përcaktonit përqasjen e tyre ndaj këtij rajoni? E ndihmon kjo BE-në? E pengon atë? A e mbështet procesin e BE-së? Si e shihni ju? Veçanërisht Turqia. Siç e dini, Turqia ka qenë prej vitesh kandidate për në BE. Pavarësisht kohës, ajo s’duket të ketë bërë progres drejt pranimit. A mendoni se po kontribuon në evropianizimin e Ballkanit Perëndimor apo po prezanton një alternativë tjetër ndaj procesit të evropianizimit? E kam bërë shpesh këtë pyetje për politikën neo-otomane për të cilën personalisht mendoj se është e ekzagjeruar. Cili është mendimi juaj?

Kohë më parë, kam pasur mundësinë të bisedoj dy herë me Ministrin e Jashtëm turk. Një herë në Kabul dhe një herë tjetër në Stamboll. Kam mbetur i befasuar nga personaliteti i tij. S’mendoj se bëhet fjalë për alternativa të ndryshme. Personalisht, mendoj se zgjedhja e Shqipërisë për të përparuar në drejtimin

evropian është shumë e qartë. Nuk shoh ndonjë lloj konkurrence. Përkundrazi, mendoj se përvoja e vendeve që e kanë filluar procesin e negocimit mund të jetë e vlefshme për ata që s’e kanë nisur ende.

Nëse flasim në përgjithësi, mendoj se ne të gjithë ndajmë të njëjtat vlera dhe interesa për sa i përket stabilitetit të vendit, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme. I kam ndjekur zhvillimet në vend dhe rajon para se të vija në Shqipëri, në fillim të vitit 2000. Kam qenë në Nju Jork në vitin 1997, kur Këshilli i Sigurisë miratoi rezolutën për autorizimin e ardhjes së Misionit Alba në Shqipëri në një moment shumë të vështirë. Unë isha në Romë…

 

– Pas kolapsit të piramidave.

Pikërisht. Kjo rezolutë u miratua për 18 orë, në kohë rekord. Ishte e premte, viti ’97. Unë isha në Romë dhe u mora personalisht me vizitën e parë të z. Thaçi atje. Jemi takuar kohët e fundit dhe e mbajmë mend atë vizitë jozyrtare. Gjithashtu jam kujdesur për vizitën në Romë të z. Rugova. Mbaj mend edhe një histori. Gjatë kohës kur ai do të nisej, për shkak të rrëmujës, një nga fëmijët e z. Rugova humbi një këpucë. Ne shkuam së bashku, jo me z. Rugova, për të blerë një palë këpucë të reja. Pas kësaj, kam shërbyer në Shqipëri që nga viti 2000. Pra, i kam ndjekur me vëmendje zhvillimet në rajon dhe veçanërisht në vend. Kam mësuar se është në interes të të gjithëve që ky vend dhe kjo pjesë e botës të jenë të qëndrueshme. Po kthehem sërish te pyetja juaj. Unë besoj se ky interes është i përbashkët, ndaj është e nevojshme dhe e mundur ta zhvillosh. Më lejoni të vazhdoj me çështjen e Turqisë. Nga këndvështrimi i SHBA-së, arsyeja kryesore pse Turqia nuk do të pranohet në një të ardhme të afërt në BE është fakti që ajo është vend mysliman. Gjithashtu mendohet se Shqipëria është vend mysliman, gjë që s’është shumë e vërtetë. Në këtë mënyrë, po përzihet politika me fenë. Një pjesë e mirë janë të krishterë.

 

– Pra, po shihni shumicën e popullsisë dhe po përcaktoni fenë e një vendi. Por nëse çështja perceptohet kështu në disa nga vendet anëtare të BE-së, a do ta pengonte kjo progresin e Shqipërisë?

Jo. Mendoj se pasuria e Shqipërisë konsiston në kulturën e tolerancës, bashkëjetesës dhe mendoj se kjo është e rëndësishme. Kjo është vlerë. Nuk shoh se si ky diskutim mund ta pengojë. Në të vërtetë, nuk shoh ndonjë diskutim në këtë drejtim. Më besoni! Për çdo vend anëtar është e rëndësishme që Shqipëria të jetë e gatshme ta adresojë çështjen e integrimit me angazhim, gjë që mendoj se po e bën. Të adresojë disa çështje që lidhen me korrupsionin, sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor etj. Kjo është e rëndësishme.

 

– Do t’ju bëj edhe një pyetje të fundit. Fatkeqësisht, koha s’mjafton asnjëherë. Kemi vetëm një orë kohë. Për sa i përket identitetit…E kam dëgjuar këtë nga disa personalitete të Evropës Qëndrore dhe Lindore. Disa politikanë e përdorin këtë si avantazh. Në njëfarë mënyre, kur bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian humbet një pjesë të identitetit tënd kombëtar, humbet atë që të dallon, diçka nga tradita, kultura, feja apo çfarëdo tjetër. E kam dëgjuar këtë edhe në disa vende të Evropës Qendrore. Cili do të ishte mesazhi juaj për shqiptarët? A do ta humbasin ata identitetin e tyre në një përzierje evropiane?

Jo. Do jap dy argumente. Siç e thashë edhe më parë, një nga sloganët apo… Le ta quajmë slogan. Evropa

është e bashkuar në diversitet. Ne e dimë që ka diversitet, por në vetvete kjo është pasuri. Ne jemi të gatshëm të mbështetemi te diversiteti ynë, sepse kjo na pasuron. Arsyeja e dytë është shumë e qartë. Ajo që vlerësoj veçanërisht në Shqipëri është rinia shqiptare. Të rinjtë. Jam plotësisht i bindur se një injektim i vitalitetit që shoh në Shqipëri do të ishte shumë i dobishëm për Evropën. Këtu mund të shihni

të rinj që janë kuriozë. Ata bëjnë pyetje. Flasin të paktën dy gjuhë, të cilat i kanë mësuar vetë. Janë gati të përballen me çdo sakrificë për të studiuar, për të përparuar, për të udhëtuar, për të mësuar gjëra të reja. Kjo është rini mjaft aktive, energjike, e cila do të ndikonte pozitivisht në vendet tona në Evropë. Kjo gjithashtu ka lidhje me sjelljen në grup të përvojave, vlerave, entuziazmin e këtij vendi, i cili është mjaft i dukshëm. Pra, mendoj se nuk bëhet fjalë për humbjen e identitetit, por për ta ofruar këtë identitet për të pasuruar dhe forcuar unionin. Dhe sigurisht, shqiptarët kanë një ndjenjë mjaft të fortë të traditës dhe indentitetit, të cilën Evropa s’do mundet kurrë ta ndalë.

 

– Z. ambasador, ju falënderoj për këtë intervistë informuese! Mbi të gjitha, ju falënderoj për përkushtimin tuaj ndaj Shqipërisë! Eshtë mirë të shohësh që njerëz si ju, nga Bashkimi Evropian, e kuptojnë Shqipërinë dhe problemet e saj. Ju jeni realist, por unë ju shoh si optimist.

Përparimtar.

30 komente në “Ambasadori Sekui: Shqipëria mendohet si vend mysliman, por s’është e vërtetë”

  1. Alfonci says:

    Tallni b… o ndërkombëtar keni 22 vjet vetëm llafe leksione reklama,duke mare rroga super të larta se keni dhe veshtërsi në shqipëri.

    1. erjoni says:

      cohu net se na dhjene!!sequi pyet nje here ketu net,nuku,niku edhe ndonje xhihadist tjeter pastaj pronocohu

      1. llari says:

        miro mor Sorge (sekui…) po sikur te ishim komplet vend myslyman ka ndonje problem apo je me biografi te keqe (veprat E.Hoxha vol 19 faqe 331)

    2. levko says:

      he me te lumte goja more Ambasador po he mo se na myten Turqit shqipefoles qe thone se Shqiperia eshte 70 % musliman….Ptu qelbesirat talebanet..qe mashtrojne kete Popull…SHQIPERIA ESHTE VEND I KRISHTERE DHE KJO DO TE REALIZOHET SHUME SHPEJT SA TE SHPORRET NGA POLITIKA TURKU PLEHRA BERISHA I CILI E KERKON TE ISLAMIZIJE VENDIN:::POR KURRE KURRE SKA PER TE NDODHUR KJO…TE LUMTE GOJA MORE AMBASADOR ME NE FUND DOLI NE PAH E VERTETA QE SHQIPERIA NUK ESHTE VEND MUSLIMAN…Por neve na ngaterrojne me ata Turqit e Kosoves sepse ata jane 100 % islame.

    3. Lili says:

      Une ekam biseduar me zotin Sekui dhe kemi ren dakort qe tenderin ta marr une!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/li-me-ta-relax-2012.html

  2. memecit na erdhi goja says:

    me ne fund dikush vendosi te thote te verteten: shqiperia nuk eshte vend mysliman dhe shqiptaret nuk ndjehen mysliman, eshte politika mafioze e qelbesire sali berisha qe do ti nxisi dhe paraqesi shqiptaret mysliman sepse per te flasin milionat qe i jepen nga terroristet myslimane.

  3. e verteta says:

    Ketu ka vend per nje testim.Merrni nga rruga pa perzgjedhje 100 meshkuj shqiptare,siguroni pjesmarrje e disa punonjsve te ambasadave duke i xhveshur ato dhe aty mund te shikoni lafshreret per te nxjerre numerin e myslimaneve.

    1. x says:

      Une nuk jam tifozi i islamit por syneti ishte pasterti. Po ata meshkuj qe shikon ti ne porno mos jane te gjthe musluman??

      1. mikel says:

        o X ,po ti si i shef te ngrevur ,apo shkref, se lavsha mbron ndjeshmerin e kerpurthes dhe lubrifikon , se ndryshe te bohet me kallo dhe humb ndjeshmerine, nuk e ka von kot perenia o X,pandesiti nje here e nje kohe na hynte ne pune ,tashi eshte zvogeluar, se ushqimet i kemi gjusem te perpunuara,lenja kte pune evoluzionit se e din ajo cfar duhet te presim.

  4. loni says:

    po tani qe e gjete qe nuk jemi myslimane o Etore Sekui,do na fusni ne europen tuaj,,ne fakt z ambasador ky ishte problimi i popullit shqiptar,,e ta gjenit ju qe nuk jemi myslimane,,,bravo o shoku e gjete me ne fund,,se tu deshen vite qe ta zbuloje kete sekret,,tani jemi me ne prag te europes sipas teje o z ambasador kurve,,namerzitet,,nuk ikni fare se nuk duam as europe dhe as ju,,se ngelem duke ju pare nate e dite,,ku andej nga vendet tuaja ku keni lindur nuk ju njeh askush sepse sja nin palla asnjerit per ju,,kurse ketu tek ne jeni bere sikur jeni zoti i madhe,,problemi jone nuk eshte se cfar feje jemi,,po si do bejme perpara o klysh europe,,zhdukuni me mire qe te na leni rehat me mire,,,,please,,,,

  5. Xha Teme says:

    A eshte Shqiperia nje vend me shumice myslimane? Nuk ka pyetje me te rendesishme per te ardhmen e ketij kombi. Cuditerisht, zoti Nano, njeriu qe politikisht i eshte dhene mundesia per te qene serioz dhe e ka shperdoruar kete te mire ne menyren me fatkeqe, i eshte pergjigjur kesaj pyetje qysh ne fillimet e ketij dhjetvjecari, ne nje interviste te dhene ne gazeten italiane “Koriere dela Sera”. Eshte pikerisht ky Nano, tradicionalisht jo serioz ne qendrimet e tij, qe ka dhene pergjigjen me te cuditshme dhe me serioze duke deklaruar perafersisht: Jo, Shqiperia nuk eshte nje vend me shumice myslimane. Qe nga koha e Pavaresise e deri me sot, deklarate politike me te rendesishme se kjo une nuk kam lexuar. Pa dashur aspak te zgjatem, nje deklarate e tille eshte sherbimi me i pacmuar qe mund ti behet te ardhmes se ketij vendi. Jo vetem kaq, por deklarate me afer te vertetes se kjo nuk mund te kete. Dhe nese mund te jene te shumte ata qe e kundershtojne, atehere, mendoj se eshte domosdoshmeri nje referendum popullor per ta verifikuar. Referendumi, normalisht, eshte nje detyrim per te verifikuar bindjen politike te ketij populli, pas nje shkeputje gjysem shekullore nga e drejta e tij per te besuar ne zot.

    1. Xha Teme says:

      Lutem tme falni per lapsusin, kur shkruaj “bindjen politike” kam patur parasysh perkatsine fetare ose te drejten per te mos besuar.

  6. Landi- Sverige says:

    Dhe ju e besuat??!! Shprehja e Ambasadorit me kujton nje histori me shkrimtarin dhe gazetarin amerikan te viteve 1850-1900 Mark Twain, ku shkruante ne nje gazete te kohes se “gjysma e politikaneve amerikane jan te koruptuar!”. U krijua zhurme e madhe dhe i kerkuan Mark-ut qe te pergenjeshtronte artikullin. Ai “detyrohet” te shkruaj nje artikull tjeter ku thot: “gjysma e politikaneve amerikane jan te ndershem!” dhe keshtu politikanet u qetesuan!! Keshtu dhe Ambasadori thot: “mendohet se Shqiperia eshte vend mysliman, por nuk eshte shume e vertete”!!!!! Eshte apo nuk eshte e vertete more Ambasador? Se me ate “shume e vertete” duket sikur po tallesh me shqiptaret!

    1. eleYΘeriskepsi says:

      Si mund te mos mendohet Shqiperia si vend musluman, dhe si mos te jete kjo ne te ardhmen nje penges per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian,perderisa Shqiperia eshte pjese e Organizates Islamike ?!!!

      1. Daku says:

        oooo popull po ti i referohesh rregjistrimit ne 1920!!!
        70 perqind e shqiptareve eshte o ateist ose ipa fe..

        SHife rinin dhe femrat shqiptare sa moderne jane,

  7. Lefteri says:

    Referendum se ke simpatizon Kristjanizmin apo myslimanizmin se per besimin nuk besoj se duhet ndonje test

  8. Agim Anastasi says:

    Duhet shume vite qe ju te njihni popullin shqiptare. Se pari dua te them se shqiptaret kane te pare “shqiptarine” e shume pas vjen feja, zoti ambasador. Kjo ja bere te kete tolerance fetare dhe martesa brenda feve te ndryshme . Por meqene se ju kerkoni te gjeni ku eshte ” Difekti” i shqiptareve , une do tju ndimoje, ne se mundem, pasi kame kohe qe jetoi ne perendim. Ketu ku une jetoi nje i papune shkroi ne nje fasade betoni, me germa te medha, prane nje stacioni treni. 2×2=4….falsh…..2×2=5. Si shihet ai shkruajti nje te vertete, qe ne nuk na pelqen. Ne ende nuk duam ta kuptojme apo ta mirpresim nje matematik te tille, ne zhgjidhjet ekonomike. Sigurisht qe gradualishte do te kuptohet ky realitet aspak i kendeshem, sic eshte fjala vjen, tjeter eshte shuma e rroges qe mere dhe tjeter shuma qe te jepet ne banke. Nuk po jape te tjera fakte , por mos harro se ne vime nga socializmi nje sistem tjeter ne gjykimet ekonomike .

  9. Kanina says:

    Shqiptaret jane ata qe jane dhe nuk kane nevoje per meshiren e Sequi -t….. Gjithesesi e rendesishme eshte qe me ne fund ja nxorren koken muhabetit, se perse i pengojne shqiptaret drejt europes…. le te mbajne ne Europe greket zeshkane……

  10. tourkofagos says:

    What….!!!!!!??????
    nuk te besohet zoti ambasadoro se Albanistani nuk eshte muslims’ country!!!!!!!!!!!?????
    Bej nje xhiro me autobus neper Tirone dhe do te nderrosh mendje…..pa arritur ne Kavoj apo m’Elbason!

    1. hajriu says:

      Ku ke qene gjithe kete kohe moj nuse? Ke pas pune o hallatengrenes? Meqe ra fjala pse nuk e bene nje xhiro vete nga Kavaja , thjesht sa te kolaudosh dy lekshin…

  11. Shqiptar says:

    Turkofagosi ka heshtur. Duhet ta kete marre seriozisht kercenimin. Shpresoj te kemi shpetuar prej provokimeve te tij.

  12. edi says:

    tourkofagos
    Me shume se 70 perqind e shqiptareve nuk jan fetar,
    edhe ato qe e praktikojne ndonje fe jan te paket.

    Prandaj ne shqiperi ka tolerance fetare,sepse nuk
    i rruhet askujt per fete.

  13. denkoka says:

    aaaaa..

    tani kena shpetu…

    tu boft dita 1000 oo sekui….

    na e bone zemren mal..

    pfffffffffffffffffffffffffffffffffff
    kto jan si komplet si pashallaret modern te perandorse osmane..

    perandorise se BE.as nuk e rrujn fare per shqiptaret…
    mjafton te jetojn ne lagjet me te mira te shqiperise,,

    e cdo darke te hane ne restarntet me te shtrenjta..

    dhe jan okey me veten e tyre.

  14. luis says:

    Qe eshte Shqiperia nje vend mysliman kjo dihet dhe nuk ka nevoje per komente sepse vete institucionet dhe xhamite e krijojne kete refleksion,por ne menyren e te theksuarit nga ambasadori Sekui verehet ajo se shqiptaret ne menyren e sjelljes me shume anojne nga perendimi se nga islamizmi.Ne fakt shqiptaret ne pergjithesi nuk e kane per zemer fene islame dhe pothuajse ne ambientet perendimore ose nuk e pranojne se jane te tille ose e quajne vehten ateiste.Kjo te le te kuptosh se ne pergjithesi jane te dyzuar por qe eshte nje shenje e mire sepse ne bashkimin me europen jam i sigurte se shqiptaret e Shqiperise dhe jo te Kosoves e braktisin perfundimisht fene islame.Perderisa jetojme ne zemer te europes dhe perderisa pjesa e madhe e tyre nuk e praktikojne fene islame eshte mire ne menyre te ndergjeshme me ane te disa intelektualeve te emancipuar ti thuhet jo njehere e pergjthmone kesaj feje te importuar me dhune dhe dredhi dhe ne te njejten kohe e prapambetur gje qe nuk i shkon per shtat aspak ambientit shqiptar.

  15. Tepelens says:

    Mire e the Edo Nuk na ruhet fare per fete e sumes Leri keta greket e serbet e bythes te meren akoma me prockullat fetare ne 2012

  16. Aleksander says:

    Zoti eshte ZOT,dhe fete jane zgjedhje e INDIVIDIT te dashur greke shqipfoles .ASKUSH ne boten PERENDIMORE nuk i imponohet ASKUJT per te zgjedhur nje besim nje FE sipas bindjes se çdo personi.Pikerisht siç kane SHEKUJ e SHEKUJ qe veprojne shqiptaret.E ardhmja ndertohet mbi RESPEKTIMIN E LIRISE SE I N D I V I D I T ,dhe jo si ne shekullin e 18-19 duke ja bere nenen çdo personi qe s’ka apo s’pranon te “anetaresohet” ne fene tone “superiore”. Kjo vlen per te gjithe ata qe e konsiderojne veten dhe fene e tyre “superiore”.

  17. Stef Staku says:

    ANALIZE : Po 12 pikat qe terashin ne kry ai harrove ? Tesh u kujtove me hape probleme te tjera…
    Nuk jane me te mire se ti edhe keto qe po ja fusin Italise !!!
    Vazhdoni pleha vazhdoni se ma keq per ju ka me kene.

  18. BERISHA LARGOHU. FATOS NANO NUK ESHTE NJE FIGURE E PASTER PER TI SHERBYER SHQIPTAREVE ME UNITET KOMBETARE! says:

    Shqiperia edhe pak po talebanizohet, kurse ky ambasadori flet tymshe.

  19. Q.Stafa says:

    Perse e c’far eshte Shqiperia tjeter vec se nje vend mysliman mor qelbesire. Shqiperia ka 80 per qind popullsi Myslimane kurse ky hajdut Europian qe shet lirine e Shqipetareve te Sali Serbi don edhe t’na injoroi.

    Ik mor qelbesire.

    Ku jeni o vellezer Islamit perse kaq indiferent ndaj injorimit tone?

    Tema po mundohet te shese agjenden e Krishtere por une do ta bej misionin tim qe me shume se 20 vizitues te faqes tuaj mos ti keni me.

    1. vlonjati says:

      shqiperia nuk eshte myslymane.do apo sdo ti .
      e verteta te bvret.
      rroft shqiperia anti myslymane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje