Një nga miqtë e hershëm të Ardian Klosit, Edi Rama ka shprehur dhimbjen për humbjen tragjike të tij. Në një mesazh në Twitter, Rama shkruan se “Iku tragjikisht natën nje mik i shtrenjtë e njeri i çmuar i këtij vendi, antikomformist i hershëm që refuzoi të përshtatet me vulgaritetin…”
Rama dhe Klosi kanë qenë së bashku aktivë në fillim të viteve ’90-të. Ata organizuan së bashku ditëlindjen e Xhon Lenon në vitin 1990 dhe më pas ishin zërat e parë kritikë ndaj mënyrës se si postkomunizmi po dominohej nga mentaliteti dhe elementet komunistë.
Edi rama ,keni pergjegjesi per njerz te tjere qe jane gati te vetvriten se nuk po pershtaten dot me faktin ju i vini pas saliut duke i thene fluturon gomari megjithe samar,jeni kreu i opozites dhe jo si gjithe tjeret.
Une nuk e njoh nga afer,por
Ai komunikoi me mua nepermjet
profesionalizmit,performancave
dhe ciltersise kristaline.
Ishte balancues!
ishte i urte!
ishte kurajoz!
Eshte Ardian Klosi!
Une e besoj sinqeritetin ne mesazhin e z. Rama dhe me duket se pikerisht ky eshte mesazhi i fundit qe na le i ndjeri Klosi!
Fatkeqsisht intelektualet e tille i kemi te paket, kurse intelektualet inspiruar nga sistemi aktuale pozitar i kemi me shumice. Sa intelektuale te tipit Klosi dhe sa te tipit Frrok Qupi shohim perdite ne media?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html
Nuk po i vjen pas mo plako.Thjesht jemi nen 1 REGJIM Diktatorial te pashpallur dhe ai e cdo forme opozite jane thjeshte te dala jashte loje.
Ka vetem 1 zgjidhje dhe kjo eshte KRYENGRITJA,por kjo do gjeneroj dhe do legjitimoje DHUNE ne te ardhmen.
Ta ”gezojme” BARBARIN e maleve.
Nderim per nje nga personat qe nuk mund te duronte realitetin e ashper shqiptar, i cili ia helmoi shpirtin e paster dhe intelektual, ja mjegulloi mendjen humbja e shpreses se fitimit te se mires mbi te keqen.
Ne kete moment te gjithe jemi ne te njejtin pozicion. Shpirti yne me kohe eshte helmuar nga padrejtesia, paaftesia, vulgariteti. Thjesht kjo e jona eshte nje vdekje e heshtur.
Mendoj ta shoqerojme mikun tone ne banesen e fundit me respektin qe i takon.
Ngushellime familjes KLOSI. Iku nga jeta nje vizionar dhe largpames. Ngushellime te perzemerta…
ngushellime familjareve ,ishte njerime bote ,dhe kete e shprehte me sfidat e tij,keqardhjeper dhimbjen e tije shpirterore ,qe e coj ne eleminimin e jetes ,ne moshen me kuptimplote !!
nje humbje per familjen,shoqerine,por edhe per kombin.I ditur,jo konformist,atdhedashes… .Edhe pse te paket ne numur jane shprese per ndryshime dhe dite me te mira.Zoti e falte dhe pranofte prane tij.Ngushellime per te gjithe .
Ngushellimet me te sinqerta familjes per humbjen e njeriut te shtrenjte. Z. Klosi vertet qe ishte thelbi i asaj pjeseze te shoqerise qe mund te quhet ne brutalitetin e sotem si “specie ne zhdukje”. Sot ndihemi me pak pa te fizikisht ne mes tone, por lufta dhe perpjekjet e tij duhet te na ndihmojne per tu mbledhur e kompaktesuar me shume rreth qellimit per tu bere dominant ne jeten mjerane te Shqiperise se sotme. Kjo do te sherbeje per secilin prej nesh, familjeve tona, ardhmerise se femijeve por edhe ne nder e respekt te z.Klosi. Individualisht secili prej nesh ndihet i dobet, i vetem, por te gjithe bashke mund te imponojme kursin e ngjarjeve ne kahun pozitiv dhe z.Rama, nese vertet ben pjese te e mira e kesaj shoqerie, nuk mund te mjeftohesh me keqrdhjen personale ndaj kesaj ngjarjeje, por duhet te besh insipirues dhe udherrefyes i perpjekjeve per te ndryshuar shumecka qe po na ze frymen, mendjen dhe shpirtin.
I nderuar perjete z.Klosi! Forca edhe me te medha idealisteve te mire te kombit ne clirimin e tij!
Eshte per te ardhur keq qe nje intelektual i tille si i ndjeri Klosi te shkeputet nga jeta ne kete menyre. Ai iku dhe ne nje shenje revolte vetiake ndaj degradimit te shoqerise shqiptare ne ate pike sa qe nuk eshte ne gjendje te ndaloje diktaturen e re qe po i rendon cdo dite e me shume. Ky veprim i te ndjerit Klosi eshte dhe nje mesazh i qarte per ata qe duan te kuptojne, qe nese shqiptaret nuk do te bashkohen dhe te largojne me dhune diktaturen te mbeshtetur nga Mafia, atehere jane te destinuar te largohen nga kjo bote ashtu nje nga nje me koke te ulur dhe te mbytur nga depresioni qe po i mbyt cdo dite.
Veprimi i Klosit tregoi edhe nje here se sa te pafuqishem jane bere shqiptaret qe te bashkohen dhe ti tregojne grushtin qeverise me mafioze qe kemi patur deri tani. Ky veprim tregon edhe nje here se ne cfare pike te mjeruar ka arritur inteligjenca shqiptare perpara injorances qe po behet gjithnje e me e fuqishme dhe eshte baza e sigurte e mbijeteses se mafies.
Shqiptare, mos pritni me te tju vije “Udheheqesi i duhur” per tju treguar rrugen, por ngrihuni sa nuk eshte teper vone per te permiresuar jeten tuaj!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Te lumte goja. RIP Z.Klosi
Ardian Klosi iku tragjikisht,iku nje NJERI me tere kuptimin e fjales,nje intelektual,qe la nje vend bosh ne rradhet e BURRAVE te ketij vendi,qe BURRAT i ka te paket,teper te paket.I besoj plotesisht ndjenjat e shprehura nga miku i tij i hershem,Edi Rama,por Edi duhet ta kuptoje rolin qe ka,si drejtues i popullit opozitar, kunder diktatorit Sali Shpellari,ndaj edhe per kujtim te mikut te tij dhe tonit,Ardian Klosi, duhet te luftoje dhemb per dhemb me rregjimin e tij turkoshak dhe jo te beje marreveshje me ‘te.Sepse ai nuk do t’ja dije per marreveshje,kur i rrezikohet pushteti i tij dhe i familjes se tij te korruptuar!Ngrije popullin ne kembe dhe priji perpara,per ta hequr qafe kete rregjim kriminal,te marrim fryme lirisht dhe pastaj ndeshuni,sipas rregullave te Demokracise,si te majte,te djathte apo te qendres!I paharruar kujtimi i mire i ketij INTELEKTUALI te vertete!
Konkluzion vdekja e te ndjerit Ardian Klosit provon se:Ne Shqiperi po perhapet qe nga 8 nentori 1941 lloi i ri i shqipove,lloi i kodosheve,mercenareve,ne kuris te shqiptareve te ndershem.
ARDIANI,MENDJE NDRITUR,PATRIOT.KURAJOZ PER TE SHFAQUR MENDIMET E TIJ
PER DEMOKRACINE E GJYMTUAR TE SHQIPERISE,KONSEGUENT NE KERKESAT E TIJ
PER NJE SHQIPERI TE PASTER JO VETEM NE AMBJET,POR NE MENDJET E POLITIKES KORRUPTUAR,I PAPAJTUAR ME PADREJTESIT QE BEHEN AMBJENTIT SHOQEROR NE SHQIPERI NGA JESMANET QE PERFITIME SHESIN TROJE E NDERIN E SHQIPTAREVE,QE BEHEN PUTHADORE ,TE KUJDO QE U AFRON PERFITIME PERSONALE E FAMILJARE,PACKA SE JANE NE DEM TE INTERESAVE TE POPULLIT DHE ATDHEUT TE TYE.KAM NJE THIRRJE PER ANALISTE , GAZETARE ,E INTELEKTUAALE TE TJHERE MERRNI SHEMBUL NGA AJO CKA BERE PER VENDIN E POPULLIN E TIJ ARDIAN KLOSI
Shqiperia prej 8 nentorit 41 filloi kultivimin e lloit te ri te shqiptareve,merecenaret.Kjo fare fundos perhapjen e fares se bukes grurin.
Pse mor Tole,,, para 8 nendorit 1941,kush ishin ata “burra” qe e ‘ndriten’ Shqiperine?
1)Ahmet Zogu…? Qe e shiti vendin dhe u be mbret me bajonetat serbe,,apo:
2)Daja i tij Esat Toptani…? QE,,,eshte e tepert ta pershkruaj! Ehe:
3)qenkan ballistet me M.Frasherin -Vegla te fashizmit! Apo:
4)Sh.Verlaci dhe tarafi i bejlereve qe derguan kuroren e mbreterise se dhjere ,ne Itali?
More,une nuk po gjej dot ndonje “atdhetar” te madh te asaj kohe qe revokon ti. N.q.s. ishte nje politikan me vizion,ai ishte vetem F.S.Noli , te cilin kjo klase politike qe eshte ne fuqi ,bashke me ca dhjes-historiane,na e quajne ,ha,ha,,,komunist!
Epo , me ne fund,historia jone ‘antikombetare’ , ka nxjerre me ne fund LIDERIN e pa arritshem Sali Ram Sheqere malok kriminel Berisha!
Litari dhe historit dramatike të saj.
“Iku tragjikisht …….. qe refuzoi te pershtatet me vulgaritetin…”.
njëra anë e vulgaritetit shqiptar je ti o edi rama!ti je mbështetësi Nr:1 i vulgaritetit kriminal shtetror shqiptar!
vulgaritet që nuk i dihet as fundi e as dëmi që do ti sjellë këtij populli!!!!!
kjo dhimbja tënde politike është po aq e madhe sa dhe dimbja tënde teatrale për dëshmorët e 21 janarit!për ata njerëz që dhanë jetën për demokraci!për ata njerëz që ti i harrove!
anticensure,Edi Rama mund te kete shume difekte,si te tere ne,por mesa di une,Ardian Klosi ishte dhe mbetet nje nder miqte e tij me te rralle.Me humbjen e Klosit edhe Edi Rama ka humbur nje pjese nga vetja,mendoj.Une jam kunder vetevrasjes si veprim,e do jem gjithmone,por nuk arrij dot te shpjegoj pse mjaft mendimtare dhe gjenij te medhenj jane vetevrare.Ndoshta problemet familjare,ndoshta ngushtimi i hapesires krijuese,ndoshta nje moment shterimi apo krize besimi;çeshtje karakteri,dobesi psikologjike;ka shume faktore.Psh,jane vetevrare Majakovskij,Esenini mjaft artiste me fame,Hemingway i madh,te quajturit”te mallkuarit 27 vjeçare”,Morrison,Hendriks,Cobain,por mjaft kane tentuar disa here vetvrasjen si Herman Hesse;keto emra me vijne ndermend tani,por ka shume.Duket,qe njerezit krijues,ashtu siç jane me fat per talentin qe gezojne,ashtu jane te ekspozuar ndaj depresionit.Une nuk di terma dhe as marr persiper te bej filozofin,por ne njefare sensi,te jesh i talentuar ke pas vetes edhe kete mallkim.Me vjen sinqerisht keq per Ardian Klosin,gjithmone i urte dhe frytdhenes,si pak shqiptare te tjere.Do deshiroja qe nje shkolle te merrte emrin e tij,ose simbolikisht emri i rruges qe te çon ne Qytetin Studenti,sidomos per kontributin qe dha ne levizjen studentore.
jam dakord plotësisht me ty beso!vendimin e klosit e gjykoj si të drejtën e çdo njeriu për të vendosur për jetën e tij!e drejtë që e ka çdo njeri!të drejtë që e kemi unë dhe ti!më vjen keq për familjen e tij,por kështu është jeta!
gjithashtu nuk vë në dyshim dhimbjen e ramës për këtë rast!është një gjë normale për njeriun!gjëja që theksoj është dhimbja që njeriu ndjen për të largëtin!është EMPATIA!për njeriun e afërt gjithkush ndjen dhimje,është e prekshme,e vështirë të ndjesh dhimbje për të panjohurin!për mua rama nuk e ka këtë!po ta kishte nuk do të kishte lënë një popull të tërë të përfundonte në këtë gjëndje!të paktën nuk do të kishte mbajtur mbi kurriz barrën e përgjegjësisë!atë barrë që po mban tashti!
Rrefim
Beju perendi,qe une te rrefehem,
dhe kur s’me kupton
per te gjitha,
as per te gjitha te me falesh.
Beju perendi,qe fillikat te mos ndjehem;
eremit,qe ia vodhen boten
tregtaret e fjales.
Beju perendi,qe une te rrefehem,
dhe lutjen e fundit
t’a mbjell ne hapesire.
Te lehtesoj shpirtin tim
e pastaj te rikthehem,
serish tek ty me nje shpirt me te lire.
bt.janar 2012
——-sot ia kushtoj kete vjershe A.Klosit ———–
I besoj pa medyshje fjalet e sinqerta te Edi Rames. Ardian Klosi beri shume perpjekje sa mundi per ta demaskuar vulgaritetin dhe ia arriti mrekullisht duke marre mbrapsht gjithe respektin e njerezve te ndershem te ketij vendi. Vetvrasja eshte vendimi i tij, çeshtje mbindjeshmerie. Edi Rama eshte gjithashtu nje njeri i ndjeshem antikonformist, qe e demaskon sipas menyres se tij vulgaritetin, edhe ai ia ka arritur te kete mbeshtetesit e tij dhe me ne fund duket se e ka kuptuar qe lufta qe ka nisur eshte me e veshtire nga sa e ka menduar perpara 20 vjeteve, eshte me e gjate nga sa e ka menduar me 2005, dhe se frutet e fitores do te piqen per ti vjele brezat e ardhshem.
Dhimbje per largimin nga jeta te Intelektualit Ardian Klosi, kurajo per te tjeret qe mendojne si ai, e rendesishme eshte te luftosh qofte edhe i vetem. Kjo bote eshte per te fortet dhe Klosi ishte nje njeri i forte. Nuk u fsheh si struci, nuk e mbylli gojen prej frikes, nuk shfaqi kurre frike, nuk i hodhi armet thjesht shkoi….
Nje lajm i cili ta mbush shpirtin me hidherim! Ne vendin e padrejtesive edhe vdekja merr ata qe s’e meritojne…
Zoti Rama, mikun tend hershem por jo te sotem e “vrau” miku jot i sotem Sali Berisha, ndersa ti zoti Rama, duke bashkepunuar me kete kriminel e anti-shqiptar, ke bere vetem AMIN perpara e pas ccdo vrasjeje qe ka bere Sali Berisha!perpara arkivlit te Ftaos klosit e shume intelektualeve te tjere ti zoti Rama duhet te kekrosh falje publike qe nuk bere ate qe duhej bere si kreu u politikes opozitare per te ndnalur politikat vrastare te pushtetit, madje edhe te pushtetit te atij plehut inorganik Fatos Nano, qe ti e prite me nderime ne PS, duke bere pzare per ta bere president
Fundi tragjik i nje njeriu te ndershem e patriot,qe nuk mundi te mbijetoi ne nje bote extreme korrakesh…..fatale!
Ky eshte vetem fillimi……!
Zoti e falte A.Klosin!
Ngushellime familjes, humbje e madhe edhe per te gjithe intelektualet shqiptare.
Ngushellime familjes se tij, siqerisht eshte nje plage e madhe dhe u duhet shume kurajo njerezve te tij te dashur. Humbem nje nga gazetaret me shume vlera artistike, dhe shume kurajoz qe nuk donte t’ja dinte se ceshte frika. Mos ma merrni per ters o njerez por keni pare ju qe mua me duket e cuditshme vetevrasja e tij? Duke lexuar shkrimet e tij nuk mund ta besoj qe ai ka vrare veten. Mos ka pasur ndonje presion apo vetevrasje e sajuar? Kjo eshte puna e prokurorise por ketu nuk mund te besojme me asgje. Mos kane perfituar ata qe e dinin qe ai ka bere njehere perpjekje per vetevrasje dhe e kane shfrytezuar kete mundesi? Apo mos ka bere ndonje investigim dhe ka zbuluar ndonje gje te rrezikshme per ndonje me potence? Zoti e di se si eshte e verteta por per mua personalisht nuk eshte e lehte te vrase veten nje njeri aq i formuar sa ai.Sidoqofte ngushellime familjes se tij.