Berisha merr çmim për përkujtimin e Holokaustit: SHBA-të mbrojtën pavarësinë tonë

26 Prill 2012, 20:37Politika TEMA

Kryeministri tha se shqiptarët kanë qenë të suksesshëm falë mbështetjes së SHBA. Në ceremoninë e marrjes së çmimit edhe Reeker, Countryman dhe ambasadori Arvizu. Berisha takon edhe senatoren Shaheen, të cilës i tha se kriza në Shqipëri është tejkaluar pasi opozita është në Kuvend

 

Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në Shtëpinë Muze të Presidentit Woodroë Wilson, i vetmi muze presidencial, ku edhe mori çmimin për Pluralizëm Kulturor. Çmimi iu akordua atij nga kryetari i Komisionit për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane Jashtë, Warren Miller, me motivacionin: “Akorduar Shkëlqesisë së tij, z.Sali Berisha, për kontributet e jashtëzakonshme në çuarjen përpara të kauzës për përkujtimin e Holokaustit, duke vendosur të vërtetën historike dhe promovuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të shtetasve amerikanë në Shqipëri.”

Duke folur në këtë ceremoni, Berisha tha se SHBA kanë mbrojtur shqiptarët në momente të vështira.

“100 vjet më parë, njerëzit më të fuqishëm të asaj kohe menduan të mos lejonin që shqiptarët të kishin shtetin e tyre, edhe pse ne jemi me shumë gjasa një nga vendet më të vjetra në kontinent. Pak kohë më parë, një arkeolog, duke bërë disa kërkime në vendin tim, gjeti një nga fermat më të vjetra në Evropë. Kështu, për arsye të ndryshme, ata menduan se shqiptarët nuk duhet të shpallnin pavarësinë e vendit të tyre, madje edhe kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912, pati projekte të ndryshme për ndarjen përfundimtare të territorit të shqiptarëve, të cilat vijuan në mënyrën më këmbëngulëse. Por ishte Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Presidenti Wilson, i cili, duke ruajtur parimet e tij mbi të drejtën e vendeve për vetëvendosje, u shokua nga mizoritë që  fqinjët e mi ishin angazhuar të bënin ndaj vendit tim, falë misionarëve Amerikanë, të cilët raportonin çdo ditë dhe çdo javë në median amerikane se çfarë ndodhte me këtë vend, por edhe falë shqiptarëve, të cilët, edhe pse në atë kohë ishin një nga komunitetet më vogla në këtë vend të madh, ia dolën më në fund të takohen me Presidentin Wilson. Themeluesi i Kishës Autoqefale të këtij vendi dhe ish Kryeministri më vonë, Fan Noli u takua më të, në Shtëpinë e Bardhë, në 14 Korrik të vitit 1918. Kështu, në një moment kyç të ekzistencës së shtetit tonë, Presidenti Wilson nuk pranoi një pjesë të madhe të çështjeve, në të cilat parashikohej që Shqipëria të mos ekzistonte si shtet,” tha Berisha.

Kryeministri Sali Berisha tha se shqiptarët kanë qenë të suksesshëm falë mbështetjes së SHBA. “në çdo moment kyç të kombit tonë, ne arritëm të ishim të suksesshëm, falë mbështetjes së SHBA-së dhe vendosmërisë.  Ne u mbështetëm, pasi kauza jonë ishte e drejtë dhe ishte një kauzë, një princip, në zemër të themelimit të këtij vendi. Sot pata një takim të shkëlqyer me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Clinton, e cila është pa diskutim një nga miket më të mëdha të vendit tim dhe bashkëshorti i saj është një “hero kombëtar” i shqiptarëve.

Edhe njëherë falënderimet e mia më të përzemërta për praninë tuaj sot, këtu”, tha Berisha.

Të pranishëm në aktivitet ishin zyrtarë amerikanë, përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues institucionesh, fondacionesh, organizatash jo qeveritare e diplomatë, studentë shqiptarë, miq e dashamirës të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Midis të pranishmëve ishin edhe  Ndihmës Sekretari i Shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare Thomas Countryman, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në zyrën për Europën dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit Philip Reeker, ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.

Pak më herët Berisha u takua me senatoren Jeanne Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për çështjet Evropiane.

“Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha e njohu Senatoren Shaheen me zhvillimet aktuale politike ne Shqipëri. Kryeministri theksoi se opozita tashmë ishte prezentë në Parlament dhe problemet e vitit të kaluar ishin tejkaluar. Në këtë kontekst,  kryeministri theksoi se tashmë ekziston vullneti i forcave politike për heqjen e imunitetit për të gjithë zyrtarët në Shqipëri për akuza të lidhura me korrupsionin dhe krimin e zakonshëm,” thuhet në një njoftim të kryeministrisë.

28 komente në “Berisha merr çmim për përkujtimin e Holokaustit: SHBA-të mbrojtën pavarësinë tonë”

  1. Enzo says:

    Talluni amerikan talluni. Ky kriminel po vret popullin per dite ju i jepni cmim holokaustit. !!!!!!!!!!!!!! Ushtaret e djallit jeni te gjithe dhe do ndeshkoheni, mallkimi i popullit shqiptar do tju gjeje. Te poshter

    1. daku says:

      ato tallen me gjithe boten,o enzo, e se qethin hic,sidomos te mallkohen nga populli me idiot i botes,shqiperia,,,qe gjithe udheheqesve derra,i thote daje.Kshu mer cun,harroje ameriken,dhe fol per vete, e per qeverite e qelbura shqiptare, qe e nxine ket popull.

  2. aqifi says:

    Pavaresisht se cfare monstre eshte Saliu, perseri eshte kenaqesi qe nje kryeminister shqiptar nderohet ne kete forme. Boll e kemi share (per ate qe meriton te shahet) dhe le te shohim sot vetem perfaqesuesin e shtetit shqiptar qe nderohet nga perfaqesuesit e nje vendi te madh si Amerika dhe ata te nje populli te fuqishem si hebrenjte…

    1. homeri says:

      SH. B. A. eshte aleati me i madhe ne historin e kombit Shqiptare ne i jemi mirenjoes per ate qe kane bere per kombin ton dhe mardheniet me te jane te rendesishme per te ardhmen e kombit tone dhe ky cmim per BERISHEN me habit dhe ndihem pak i zhgenjyer kur vleresohet per luften kunder holokaustit nje ish komunist ne strukturat e diktatures komuniste . Ndihem i zhgenjyer se shteti nen drejtimin e BERISHES per gati 20 vjete po shkon dhe pse jo ka shkuar drejte nje diktature dhe jo ne drejtimin demokratik Ti japesh cmim nje diktatori qe ka uzurpuar te gjitha pushtetet , qe drejton me mafjen familjare , qe ka vrare protestus qe opoziten e shikon si tradhetare nuk me duket nje veprim i drejte dhe si qytetar i ketij vendi revoltohem Ti japesh kredo politike SALI BERISHES u thua shqiptareve se jeni mire ne korrupsionin e ketij regjimi, mos protestoni se ky qe ne i dhame cmimin ka perkrahjen tone dhe ju vret , ju si opozite rrini aty ku jeni dhe mos pretendoni te vini ne pushtet se ne i dham cmim diktatorit qe ju vjedh voten prandaj une si qytetar i ketij vendi me dhimbje shprehem NE DJALLE TE SHKOSH AMERIK QE –diktatorit i jepni cmim

      1. raimondi says:

        Cmimi i jepet Berishes se perfaqson Shqiperine –jo se perfaqson veten e tij

        Kur ka ndodh holokausti Berisha ishte ne bark te Sheqeres , ndaj kuptoje
        njecike se kutj i jepet cmimi, dhe mos fol kodra pas bregut

    2. Dean says:

      Edhe ADOLF HITLERIN e kane pershendetur pse ”solli paqen” ne Evrope,pasi nenshkroj Marveshjen e Mynihut me Neville Chamberlain,e megjithate ai ishte vecse 1 DIKTATOR qe perfaqesonte popullin Gjerman.
      Vetem 1 BURRE ne Evrope e dinte se si duhej sjelle me keta tipa.Ai ishte
      Winston Churchill.
      Ky shkerdhata BARBARE nuk perfaqeson popullin Shqiptar,pasi ai nuk eshte votuar nga populli te qendroj ne ate pozicion qe ka tani.Ai eshte thjesht,1 kriminel dhe une si popull refuzoj te me perfaqesoj ai BARBAR.

  3. Tomorri says:

    E po kjo nuk ka emer mor shqiptare genjeshtare: Thirret nga Vatra dhe del me dekorime per holokaustin.Nuk kuptoj gje veç asaj qe di une dhe populli tim….

  4. D.GJERGJI says:

    Eshte kulmi i imoralitetit qe te mashtrosh me emrin e Themeluesit te Kishës Autoqefale të SHQIPERISE dhe ish Kryeministrin Fan Noli .
    Te shkaterrosh personalisht si k/m autoqefaline dhe te injorosh
    nje nga figurat me te ndritura imzot FAM NOLIN,te hiperbolizosh
    nje figure tradhetare si zogji,te fronezosh agjentin janullatus
    ne krye te kishes shqiptare eshte me teper se tradheti.Jepi nje cmim
    komondantit te gardes berishe per vrasjen e kater terroristave ne 21 janar…jepni dhe nje cmim arvizuse si kryeminister faktik i shqiperise..
    LAVDI HERONJEVE TE 21 JANARIT !

  5. kel ukaj says:

    Une kuptohem mire me Saliun. Ah! si e njeh friken ky person! Sa i poshter aq frikacak eshte. Per holokaustin! Ai merr çmim per holokaustin. E çfare ka bere! Ka promovuar… ha!ha! Po ky person nuk mund te sillet keq me çifutet se e din çfare e gjen, po sillet poshtesisht me popullin e tij. Shpresojme se ai popull do ia beje nje dite, si ia beri Causheskut rumenet. Ka shkue ne Amerike me marr kete çmim ha!ha!. Une ve bast se perpara ka pague ne dollare sigurisht per çmimin e me pas çfare e ka blere shkon ta marre me paret e juaja. Ha!ha!ha! keta hebrejte i duan dollaret çmimet i kane gati. A nuk thoshte Migjeni i madh “tragjedi o komedi, komedi o tragjedi, tragji-komedi. O! qeshu palaço qeshu! se zemra po te pelcet.”

  6. ToniTR says:

    Sa mir, “burri shtetit” vlersohet nga sponsorizuesit e tij me nje cmim shume domethenes…S’ka problem qe ne 20 vjet ky njeri ka nisur holokaustin modern ndaj c’do shqiptari qe nuk i serviloset…Futi ne burg dhe masakroj gjithe kundershtaret e tij ne vitet 90, me pas shkaterroj shtetin ne 97, vazhdon te kercenoj me shkaterrimin e shtetit sa here i cenohet pushteti, nuk ka mundesuar asnjehere zgjedhje te lira e tashme qe ka kapur me bodygardet e tij c’do institucion e c’do qelize te ketij “shteti” ka dhe lluksin te flasi per dokrra si ajo e heqjes se imunitetit e te bej si historian…
    Si mjeshter i servilizmit do kishte bere me mire te kishte folur per prejardhjen shqiptare te amerikaneve ose per deshiren e tyre te pakontrollueshme per tu martuar me femrat tona, sic beri me Erdoganin!

  7. albana says:

    Z. Berisha, si gjithnje, ben deklarata pasionante pa marre parasysh realitet.
    Presidenti amerikan Uillson meriton respektin me te thelle nga popopujt e vegjel dhe ne shqiptaret jemi nje nga ata popuj. Respektin e thelle e meriton per shkak se nje nga 14 pikat (parimet) e tij ishte ajo e vetevendosjes. Por respekti nuk mund te jete i thelle per ceshtjen shqiptare. Vleresimi per ceshtjen shqiptare eshte dhe duhet te jete disi relativ, sepse ndonose nuk pranoi qe Korcen ta marrte Greqia, pranoi qe Vloren ta gezonte Italia dhe Gjirokastren Greqia.
    Te jemi mirenjohes per ate qe eshte ndihme, por te mos jemi servile. Mirenjohja e teperuar eshte servilizem dhe servilizmi skalleveri.

  8. Adi says:

    shume interesante, ndersa po te kishin bere ca germime amerikanet,jo shuem larg, por ne janarin e 2012, dogjenin qe Berisah aas e vuri ujin ne zjarr per diten nderkomebetare te perkujtimit te k=holokaustit, dhe as qe e ka ngritur per ta futur ne mesimet e historise…mbase ngaqe holokausti ndodhi ne te njejten periudhe me luften nacional clirimtare??? cfar hipokrizije dhe me teper ngerdheshja e ketij debilit tone kryeminister…pastaj i jepet cmimi iper hiolokaustin en USA dhe jo ne israel gjate vizites qe beri kohet e fundit…

  9. Kola i mishit, Rroku i druve, Hasan fuksi etj. says:

    Ti vrasës i dyfishte i demonstruesve te 21 janarit, me pare i Gerdecit, edhe me pare i veshjes ne zi te familjeve te rreth 35 minatoreve vetem ne Bulqize, i qindra e mijerave nenave te 1991-1997, sidomos 1997, i qindrave te ngujuarve per hakmarrje, qe s’kane “me pre shirita” rrugicash dhe shohin diellin permes dritarezave e hekurave te kryqezuara. te mijera e mijera njerezve te papune, qe vuajne per buken e gojes, ti rrenimtar i institucioneve demokratike te futura ne xhepin tend te kusurit, ti njeri (siç) qe te mallkon ore e cast i madh dhe i vogel ne Shqiperine e drobitur qe mezi merr fryme, pra, ti te nderohesh me ate cmim me motivacionin “Akorduar Shkëlqesisë së tij, z.Sali Berisha, për kontributet e jashtëzakonshme në çuarjen përpara të kauzës për përkujtimin e Holokaustit, duke vendosur të vërtetën historike dhe promovuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të shtetasve amerikanë në Shqipëri.”. Kjo eshte pertallja me e madhe ndaj vendit e popullit tone. Jo per analogji, po na kujton Sofokli Lazrin, kur na solli cmimin e pare per ushqimin e popullit ne vitin me te keq, kur shkodranet e percollen me humor:”Se cfare hame ne qe morem vendin e pare e dime, po kushedi se cfare hane ato te vendit te dyte e te trete?!”
    Ore, “Vatërënë” të Grecës&Co po per keto cmime e paskeshit ftuar Salibegun e Pare ju? 36 milione leke te reja te traksapaguesve shqiptare per kete kozmetike parapresidenciale? E cila eshte merita personale e Salibegut te Pare? Me c’mekanizem vihet ne pune kujtesa e tyre?

  10. haskoduka says:

    Çmimin e ka marre per vleresimin e madh qe i ka bërë gazetes amerikane NYT dhe natyrisht, per Gerdecin.

  11. Drini says:

    nuk besoj se administrata e Bushit do te brnin nje gje te tille

  12. drini says:

    edhe kete se dija mor moderator . ju ne regull jeni po c`dua un qe u bera $ 50. 00 donacion dhe lexoj kot ju

  13. Patrioti says:

    Degradimi i VATRES.
    Shoqeata Vatra themeluar nga Krishret Ortodokse,ilustron urtesine popullit kur deklaron:Kush e themeloi pa kush po mburet.
    Sa jane ne perqindje sot antaret shqiptare tek Vatra sipas perkatesise fetare dhe pse jane kaq?

  14. tani says:

    o felliqesira..

  15. vebiu says:

    Vetem Zogut nuk i eci nga pazaret qe beri per tu rikthyer nenbajonetat serbe dhe greke te yshtura nga agjenturat e huaja dhe ngeli uke lehur si qen neper bote.Kurse ky qe kemi sot vuri ne jete synimet e dikurshme,kush ka mend le ta kuptoje si tall bythen bota me ne kush nuk e kupton le te keshillohet me Arvizun .

  16. hitler says:

    perfundimisht demokracia ne SH.B.A ka vdekur.

  17. Petro Guri says:

    Aludimeve per Arvizun, ky cmim i ve kapak, po kapak m…, ama! Perfundimisht, per popullin shqiptar je per(s)on “non grata”, si bashkepergjegjes e bashkefajtor ne vazhdimesine e tragjedise se tij me Salibegun e Pare. Populli do te gjeje instrumentet e duhura, shpejt…

  18. aron says:

    saliu meriton vetem nje çmim KRIMINEL ,VRASES DHE SHKATERRUES I SHQIPTAREVE,KREU I MAFIES.

  19. Dean says:

    VATRA,sot qe po flasim,eshte ne duart e malokve.Ata njerez qe nuk dhane as1 kontribut per krijimin e shtetit Shqiptar sot po Rrembejne cdo gje qe u del perpara,me qellim qe te justifikojne kohen e humbur dhe te Manipulojne Historine.
    ATA jane shume te EGER.Jane nga veriu..

  20. ismet says:

    po ky legen na vjedh ne e blen medalje per me u duk.turp turp

  21. pisha flamur says:

    Nuk i kisha besuar deri më tash ata që akuzonin Jarellsonin në veçanti dhe Sh.B.A-në në tërësi për shkatërrimin e tmerrshëm të shqipërisë, nën emrin e luftës kundër komunizmit. Por nga faktet që Shqipëria u kthye një lëmsh i karbonizuar nga Berisha i Jarrelsonit dhe Mbrojtja e pa principt që po i bëjnë Tiranit publikisht udhëheqësit e shtëpisë së bardhë duke e dekoruar në shënjë mirënjohje që shkatërroi ekonominë, tok dhe nëntokë, ushtri dhe kulturë, deri shitjen e detit, vrasjet masive të 97-ës, Gërdecit, 21 Janarit dhe gjithçka të masakrës së madhe anti shqipëtar, jo vetëm besoj ata që thonë se Amerika na shkatërroi, por paska patur të drejtë dhe diktatori Hoxhe që i sikterrisi dhe përkrahu konkluzjonin e 81 partive komuniste se Amerika ngelet Xhandar ndërkombtar. Unë nuk jam komunist, por e vërteta është e vërtet pamvarësisht kush e konkludon.

  22. Luan says:

    Paskan pjerdhur edhe keta çifutet e Amerikes , po pse a mud te kete mirenjoje per Sali Berishen qe eshte familjarisht nje islamiktaleban ekstremist ?!

  23. Llogorai says:

    Komentet për këtë poshtërsi amerikane duhet të kalojnë. Ndalimi i opinioneve ndihmon më tej tradhëtin kombtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje