Janë vënë në siklet disa media proqeveritare që ishin përgatitur të transmetonin drejtpërdrejt konferencën për shtyp të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, menjëherë pas takimit me ish- kryetarin e PS, Fatos Nano, që aspiron të bëhet president. Por Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje dhe ka mbajtur një qëndrim në lidhje me largimin e Drejtorit të Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi.
“Jam këtu për të përshëndetur ngrohtësisht për kurajën qytetare drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi. Dorëheqja dhe qëndrimi i djeshëm publik, i Shemsi Premçit në lidhje me sundimin mafioz në fushën e burimeve minerare të vendit, janë një kambanë e fuqishme alarmi për ekzistencën e shpellave të krimit në Bulqizë. Është një alarm që duhet ta dëgjojë Prokurorja e Përgjithshme, e cila prej kohësh heton mbi një ministër që në thyerje të Kushtetutës e të ligjeve të vendit ka anashkaluar parlamentin dhe i ka shtruar rrugën gllabëruesve të pasurisë kombëtare, me pasoja tragjedi pas tragjedish në familjet e zakonshme të minatorëve të Bulqizës. Është një alarm që duhet ta dëgjojnë të gjithë policët dhe drejtuesit e ndershëm të Policisë së Shtetit, të cilët ndeshen përditë, njësoj siç është ndeshur deri dje edhe drejtuesi i lartë Shemsi Premçi, me murin e shurdhët që mbron kusarët e mëdhenj të këtij vendi nga ndëshkimi i ligjit, por edhe me kërcënime për bukën e gojës përballë përpjekjeve të tyre për t’i shërbyer me ndershmëri e dinjitet shtetit e ligjit,” tha Rama.
“Është një alarm që duhet ta dëgjojnë të gjithë të punësuarit e këtij shteti të cilëve ju ka shkuar në palcë thika e padrejtësisë së kthyer në sistem dhe ju bëhet përditë e më e pamundur jetesa me punë të ndershme e me liritë e të drejtat kushtetuese që ju mohohen për një copë bukë. Është një alarm që duhet ta dëgjojë e gjithë shoqëria shqiptare që po tërhiqet zvarrë në rrugën e rrënimit të mëtejshëm nga pushteti i padrejtësisë dhe korrupsionit të pandalshëm.
Por, është edhe një alarm për miqtë e partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, për të kuptuar më mirë se hendeku mes asaj çka shkruhet nëpër ligje përmes atyre që quhen reforma dhe çfarë ndodh në realitetin e përditshëm të shqiptarëve po shkon duke u zgjeruar frikshëm dita – ditës në kurriz dhe në dëm të shqiptarëve. Partia Socialiste do të vazhdojë në parlament betejën për zbardhjen e mëtejshme të krimit shtetëror që ka kapur për fyti Bulqizën, minatorët e kthyer në skllevër të regjimit të korrupsionit, si edhe lidhjet mes shpellave të mafies së denoncuar hapur, me kurajë dhe me vullnet nga drejtuesi i lartë i policisë Shemsi Premçi dhe shkallëve më të larta të piramidës qeveritare.
Unë ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë veshë për të dëgjuar që të përfshihen në përpjekjen opozitare për ta çliruar politikën nga kthetrat e së keqes dhe për t’u çliruar nga e keqja pa pritur secili në qoshen e vet që ndryshimi i shumëpritur të ndodhë vetë. Shembulli i djeshëm i Shemsi Premçit është një shembull shumë domethënës e i mirëpritur në këtë drejtim,” vijoi kryetari i PS.
edi rama ben shume mire qe nuk flet per takimin me tos nanon, por per ate qe eshte vertet lajm i dites, qe mafia ka hequr nga puna nje drejtor policie, te ndershem dhe korrekt ne zbatimin e ligjit,
duhet te shqetesohemi per renien e shtetit dhe jo planet e nanos
o alban!
nanon ku e fut ti o lali!ke motrat e nën terezës????
o lali ai është një nga kokat e mafjes!
kurse edi rama do ta zgjedhë president!
kështu që bëhet treshja!deri tashti ishin vetëm 2 i treti ishte pa punë!kështu që nuk mund të lihet me duar thatë!ka bërë shumë për shkatërrimin e shtetit shqiptar!
Kush te tha ty qe Rama do ta zgjedhe president ?? Ja bere hesapet ti ?? Po nuk e kandidoj pastaj ose per me keq te votoj kundra tij c’fare do thuash ?? Po mbylle njehere ate goje o burr i dheut se ngele duke bere teza e teori si ato plakat e Korces..
Ore ti kujton sikur Rama ka hyre ne kompromis me Sali Berishen..
Jane komplet e kunderta or mik..Jane dy pole qe nuk i japin doren njeri tjetrit dhe ti flet sikur i bejne llogarite ne mesnate..S’do t’ja dije Rama per Saliun or mik…Ore si nuk dhe nje mendim optimist per opoziten qe ka ca intelektuale te shkelqyer dhe te gjithe ushtaret duduma nga ana tjeter…Ngele duke i matur te gjithe me te njejtin meter…
Kur krahason dy gjera,me nje meter maten daku,nuk maten me dy te ndryshem.besoj e kupton dhe vet gafen tende.per sa I takon rames me saliun,kur ky palloshi gjat flet kundra POR vepron ne menyra te cilat thjesht sa I hapin rruge saliut dhe krimeve te tija,atehere kjo quhet shitje,ose te pakten paaftesi!kuptohet qe njerez te trash kan nevoj per ndonje kontrat te shkruajtur mes te dyve qe ta besojne,ashtu sikurse thonin dhe per tosin e xhoit se nuk eshte pal me saliun,deri ne 2005 kur ia dhuroi me fjongo pushtetin.hapi syte,ti dhe at a si ty
optimizmin ta ka m lënë ty!si dhe miopinë!rama ndoshta nuk i jep dorën po i jep ndryshimet kushtetuese,harron trasparencën,gërdecin,hyn në zgjedhje të trukuara,lejon grabitjen,harron masakrën e 21 janarit,dhe tashti po përpiqet ti japë dhe presidentin!unë po mbaj pesimizmin real kurse ti mbaj optimizmin histerik
“Por Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje dhe ka mbajtur një qëndrim në lidhje me largimin e Drejtorit të Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi.”
veprim i fortë dipllomatik,po arrin majat e berishës!
dhe berisha pas 21 janarit fliste për arorë e bathorë!për superfuqi elektrike dhe informatike! me një fjalë pordhë syfyri!dhe ky po ¨të njëjtën gjë!
në 2007 nano tradhëtoi të majtën shqiptare duke i dhënë mundësinë sali berishës të qëndrojë në pushtet,me “zgjidhjen e krizës presidenciale”!sot rama do dalë hapur për të zgjidhur dhe njëherë “krizën presidenciale”,qëndrimiin në pushtet të berishës!nëse nano e bëri për interesa personale sot rama do ta bëjë për “interesa madheore” do ta bëjë me “konsensus” dhe vetëm për hatër të “asocimit në BE”!
këtu mund të përdoret thnja e vjetër”çfar ti bëj kosit se kjo duket e futme”!ne si popull nuk na dhëmb kur e hamë por i vëmë më shumë rëndësi “kosit”!
politikanët tanë janë pjellë,formohen dhe rrojnë mbi kurrizin e një populli injorant dhe të prapambatur!
ne si popull nuk meritojmë politikanë më të mirë!
O shoku Hamdi
Dakord me 10% te gjrave qe thua, por eshte deficient mor burre.
A mund te jete kryetar i shtetit nje njeri me profl deficienti.
Se dyti, eshte me origjine te dyshimte shqiptare….
Se treti, ti thua qe eshte me i ndershmi. Une nuk them dot gje por bodigardi i tij Elidoni nuk eshte i varfer
Kujtim, fole gje ti apo me ben veshet mua…
Edhe po kam bere do pare me djers i kam ber..
Me djersen e …..
O “shkelqesia” e tij,Kujtim:
Per derisa ty te duket me eficent serbi Sali Berisha se Pandeli Majko,kuptohet se je KOMPLET DEFICENT per te qene antar i KOMUSIONIT TE PERCAKRIMIT TE EFICENCES SE POLITIKANEVE!!!Pandeli Majko e ka dhene proven me te madhe te tij,si asnje politikan:DREJTOI SHQIPERINE PER PRANIMIN,STREHIMIN,MBESHTETJEN e 700-800 MIJE KOPSOVAREVE,qe erdhen tek ne nga GENOCIDI SERB!!!Sali Berisha ne kete kohe i keshilloi kosovaret TRADHETISHT te mos shkonin ne RAMBUJE,qe NATO te mos kishte te drejte ligjore per te SULMUAR SERBINE!!!Me pare ky BANDIT serb ,FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE KUR EKZISTONTE NJE EMBARGO NDERKOMBETARE KUNDER SERBISE!!!Pra Majko ndihmoi kosovaret,ndersa Berisha i TRADHETOI ATA!!!Majko deri tani nuk ka VRARE NJERI,NUK KA VJEDHUR NDONJE VOTE,NUK ESHTE DENONCUAR NGA ASKUSH PER KORRUPSION(vec teje si ekspert leshi qe je),ndersa Berisha eshte DENONCUAR ME GJITHE FAMILJE PER KRIME DHE KORRUPSION!!!
feniks:e kam perseritur me qindra here qe krizen me kosovaret e menuaxhuan shqiptaret e thjeshte e jo pandeli majko ishin shqiptaret ata qe i hapen dyert e jo pandeli majko,pandeli majoko si kryeminister nuk garantoj fshatrat shqiptare qe u bormaduan cdo dite dhe ju rresikohej,prandaj mjaft me keto brockulla sepse qeveria socialiste nuk kishte asnji kontroll ne veri,kurse sa i perket personalitetit te tije me te vertet mund te jete i paster por pak rendesi ka kur pranon qe te jesh pjese e hajdutave qe kan vjedhur keta 20 vjet te mjafton te jesh deputet duke mos bere ze,shqiptaret kan nevoje per ndryshim te thelle e jo per politikan qe jane pjes e ketyre 20 viteve qe nuk din gje tjeter vec te vjedhin
E bukur kjo: ‘ca me I Bo kosit, se kjo e futme osht!!’
(me lejoni propozim qe ta perdorim si moto’)
Ky PalloiTredh qe bon: iiiiiiii ci-ci!, ja si pret Prencin (ne balle)
Se vete ulet demokratikisht se o’ Rilindas Vizionar qi lufton me Pende/ twitter,
Bir o bir Selmon I nones, ke te qaje nona ma pare!!!
Mendim me vend. Pandeliu do jete president shume i mire. Politica e nderon veten n.q.s e zgjedh!
Nderime Alban.
O Albani nga Ameriqia !!!
Per piken “2- Nder te rallet qe nuk eshte perfolur per asnje afere
korruptive”
Pyete pak kete te ndershmin Pandeli kur ka qene minister i mbrojtjes sa tanke ka shitur per skrap ?
Me sa i ka shitur kilogramin ?
Qe ta dish ti jo me shume se 1-2 USD/kg
Kaq kushton hekuri i ndryshkur. Por tanku perbehet nga celik special me aliazhe shume te kushtueshme qe durojne goditjen e predhes se artilerise.
Sikur ta shesesh per skrap eshte te pakten 10-15 USD/kg, por ndoshta edhe me teper, ndoshta edhe 20
Tanket qe shiti Pandi yt per skrap kane qene modele sovjetike dhe kineze tip T34 minimalisht 25-30 Ton, dmth 25,000 kg, dmth Pandi yt i ndershem ka rrasur ne xhep mininmalisht
10 x 25,000 = 250,000 USD vetem per nje tank.
Po per 200 tanke qe shiti Pandi sa i bie ?
Po kaq nuk eshte gje akoma.
Sepse po ta kishte Pandi merakun e ketij populli ato tanke nuk i shiste per skrap por disa prej tyre i shiste komplet se shume kane qene fringo te reja, ose te pakten per pjese kembimi – se ka vende te botes se trete sa te duash qe i blejne.
I di Pandi mire keto punet e trafiqeve nderkombetare te armeve, nqs e mban mend kur plasi Gerdeci, Pandi qe si ish-minister i takonte te fliste me shume se te tjeret, rrinte si skuth ne hije, vetem nje here foli shpejt e shpejt dhe su be me i gjalle. Kishte hall mos i kerkonte njeri hesap per paudhesite e veta.
Prandaj ti Albani nga Amerika para se te na propozosh shkerdhata si Pandi ben mire te informohesh pak me teper.
Apo te ka dhene nej lek Pandi per lobim se u be rruge ky muhabet.
Sa per piken “4 – Nismetari i ndertimit te Autostrades se Kombit” – ky Pandi jot i mblodhi takse Durres-Kukes gjithe shqiptareve qe kishin nje makine dhe pastaj……. paret u zhduken…. di gje Pandi
Edhe dicka tjeter per piken “5- Demokrat i oreve te para…” mqs je i painformuar.
Tek levizja studentore e 90-s Pandin e coje mami per dore te studentet, mami qe ishte aparatcike e Partise se Punes, ju tha studentave ma fusni pak cunin qe te merret me politike e te beje hajer.
Dhe Pandi beri hajer… kurse ti flet gomarlleqe.
Dhe nje gje te fundit per ate punen e OKB-s te pika 9.
Gjithe koqet dhe hajdutat e botes OKB-ja e ka zakon qe i mbledh.
Me ne krye Kofi Ananin – djali i te cilit bente korrupsion me fondet qe i rregullonte i ati.
Kjo ne nje kohe qe afrikanet vdesin urie.
Si shembull tjeter po te jap Lul Bashen qe neper OKB-ra e UN-ra e beri stazhin e spiunllik-hajdutllikut dhe….. ishte student i shkelqyer sic e tregoi ne Shqiperi
O Edi po nuk ke turp qe takon Fatos kufomen politike ??? !!!
Kete pleher qe luante bixhoz me paret e popullit me te varfer ne Europe ?
Kete dallkauk te alkolizuar ?
Njeriu qe me korrupsionin e tij te pafre ricikloi Sali Berishen ?
Nuk ke turp qe mban rreth vetes gjithe plehrat e tij, Malajn, Rucin, Blushin, Harasanin…. me kompani. Qe te gjithe vune dhjame korrupsioni ne kohen e Fatosit ?
Tani na fute edhe Anastas Angjelin te “Keshilli i te Mencurve” !
Po per cfare eshte i mencur Anastas Angjeli ? Per faktin qe ne kohen e tij te gjitha kompanite e naftes – qe s’kane paguar asnje takse dhe kane abuzuar rendshem me cmimin ne kurriz te popullit me te varfer – mbanin mbiemrin Angjeli apo ishin kusherinj te tij ?
Apo per privatizimet pafund qe i dha grekut ?
Po Arben Malajn per cfare e mban ? Qe zhduku 320 Milion USD te piramidave nga bankat ? Qe i shiti asetet per 5 lek njerezve te vet ?
Apo…., harrova…. , ti keta i quan “miqte socialiste dhe progresiste” ? Te bukur socialiste milionere. Socialiste ekstra-kapitaliste ?
Ti Edi me sa dukesh po behesh gati per skemen e Greqise. “I djathti” Saliu vjedh me lopate, shet vendin copa copa, pastaj “I majti” Edi vjen ne pushtet, shtydh popullin si limon derisa i merr shpirtin, e Saliu del pa lagur.
Po te kishe dashur te beje dicka per kete popull do kishe krijuar parti tenden. Po ti nxitoje per te kapur pushtetin, i deshe gjerat gati, prandaj u katapultove nga kalaja e mutit qe quhet Parti Socialiste ?
turp te kesh !
Hajde Mato Gruda hajde…
Shume dakort. Me pak fjale – nje analize e vertete. Respekte.
Qeni leh e ujku pjerdh.
kur te fitoj Rama ta beje drejtorin r pergjithem te policise se shtetit
E meritojn.
Nuk ka kuader me teafte dhe te ndershem ne Policine Shqiptare
ed rama largoji plehrat nga ps ,shume veta po kthehen nga emigracioni jane intelektual me njohuri te medha ne fusha te ndryshme ,jane te ndershem dhe te devotshem. mecunat e blokut ,me arben sumen malajn ,harasanin e ke te humbur betejen,fatos nano e perdhunoj ps e denigroj dhe vjen sot si kapadai e ti e pret, turp mos tradhto ato mijera njerez qe te ndjekin nga pas, nano para disa vitesh ndermorri nje turne neper rrethe me i mat pulsin elektoratit dhe e di kush e priste atje ku shkonte? eprisnin malaj, harasani kac sumrrumi marko bello dhete gjithe zagaret qe e kane mjel ps.
eshte vetem maja e ajzbergut ajo qe tregon premci vendi eshte kthyer ne nje varferiom total dhe me nje borxhe galopant saliu ka vjedhur gjithska dhe rama do te hyje ne histori po ti tregopje vendin ketij mafiozi bandit duke je merre te gjitha pasurite e paligjshme dhe tja ktheje popullit te gjitha pasurite e vendit kontrrollohen nga femijet e saliut pangopshmeria e ketij njeriu eshte e pa fre dhe e ka cuar vendin ne nje humnere nuk ka rendesi presidenti mjafton te mos e kete saliu ne zap qeveria eshte ajo qe duhet patjeter qe te ndryshoje me mire nje nano se sa larg qofte nje jozi apo ndonje servil tjeter e saliut vendi dyhet te shkoje ne nje zgjedhje te parakoheshme sepse varferia ka arritue kulmin dhe pasurite publike po vidhen pa pushin kjo do te jete nje katastrofe me emadhe se sa 97 .ne vend eshte instaluar mafja po iku saliu ka shprese pr shpetim
Mos te harrojme dicka, Shemsi Preci ne vitin 1997 ne kohen e katrahures merr pjese ne grup organizator per permbysjen e pushtetit, si perkrahesi me i denje i bandes se Saliut dhe per kete denohet me pas me 14 vjet burg. Me ardhjen ne pushtet Saliu e merr nga burgu dhe e gradon Drejtor te Postes Kufitare te Kapshtices,me pas Drejtor i Polise se Shtetit ,me pas ne funksione te larta te policise.Edi Rama perpara se te flase per kete person qe sot gjoja jep doreheqjen te mos i mbylle syte per te kaluaren e “famshme” te tij , se ky person mendon per te ardhmen ne nje post te rendesishem me zhdukjen e Saliut.
Z. Alfred .
Ke informacion jo te qarte . Nuk eshte dhe krejt ashtu .
Nuk ka qene drejtor i postes tende ne Kapshtice por dicka tjeter dhe asnjehere drejtor i policis Shqiptare por ……
Kur nuk di gje pse flet marrzina . Apo atje nga je ty -“Jemi te zgjuar O BA”
Pikes i ke rene,Gentian.
Majko nuk mund te harrohet per 9 janarin e 2004-es kur,ne cilesine e Ministrit te Mbrojtjes,i la ne det mu ne Kep te Karaburunit te vdisnin nga i ftohti 21 nuse, djem, burra,gra, hallexhinj qe shteti i “tyre” i perzinte ate nate dimri, pertej detit.I la te vdisnin duke ngrire pak nga pak deri ne mengjes,edhe pse ishin ne ujrat tona qe te mos mbeteshin deshmitare te rrjetit te trafikimit te qenive njerezore,komanduar nga shushunjat e Tiranes.Ne kujtim te fatkeqeve,nuk duhet t’ja falim kurre Majkos e qeverise se tij kete krim te perbindshem.
Pikes i ke rene,Gentian.
Majko nuk mund te harrohet per 9 janarin e 2004-es kur,ne cilesine e Ministrit te Mbrojtjes,i la ne det mu ne Kep te Karaburunit te vdisnin nga i ftohti 21 nuse, djem, burra,gra, hallexhinj qe shteti i “tyre” i perzinte ate nate dimri, pertej detit.I la te vdisnin duke ngrire pak nga pak deri ne mengjes,edhe pse ishin ne ujrat tona pak milje larg Kepit, qe te mos mbeteshin deshmitare te rrjetit te trafikimit te qenive njerezore,komanduar nga shushunjat e Tiranes.Ne kujtim te fatkeqeve,nuk duhet t’ja falim kurre Majkos e qeverise se tij kete krim te perbindshem.
keni 20 vjet qe vetem degjoni kembana larmi nga maloku dhe vazhdoni ti bini gajdes mer idiot
Edi rama thote prape te “vertetat e frikeshme” po qysh u ba qe kurre ky njeri nuk e qeli gojen per qeshtjen e detit me greqine per regjistrimin etnike e fetar dhe si nuk e pashe te reagoj kunder ati bastardi grek ne korce ne lidhje me vllehet, si duket pike te dobet e ka edhe ky greqine plus ka qene i preferuari i papandreut, natyrisht qe filo-greket ne shqiperi e votojne kta dhe ska si me kane ndryshe.
po flet dhe ky frikacaku mutit qe i la njerzit rrugeve. o kaur me kane mare makinen ata qe u le zyren dhe u more leket. matrapaz.