Deklarata e PS pas takimit Nano- Rama: Duam një proces ku publiku s'ndjehet i përjashtuar

26 Prill 2012, 13:46Politika TEMA

PS bën me dije se Rama do nisë shumë shpejt komunikimin me palët parlamentare për zgjedhjen e presidentit

 

Selia rozë ka nxituar të lëshojë një deklaratë për shtyp menjëherë pas takimit mes kryetarit të PS, Edi Rama dhe ish- kryetarit, Fatos Nano, që ka ambicie për tu votuar si president. “Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist patën sot në selinë rozë një takim me zotin Fatos Nano. Dy përfaqësuesit më të lartë socialistë kanë dëgjuar me vëmendje gjithë çfarë dëshironte t’u përcillte zoti Fatos Nano, lidhur me platformën e tij për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës mbi palët e jashtë palëve politike.

Nga ana e tyre ata i kanë thënë zotit Fatos Nano se Partia Socialiste synon krijimin e kushteve për një proces politik, ku publiku të mos ndjehet i përjashtuar dhe ku të gjitha palët parlamentare të përfshihen në një dialog konstruktiv. Socialistët do të jenë të angazhuar për t’i dhënë Republikës sonë një President me votat e më shumë se një pale, si edhe vetë Shqipërisë një argument bindës në mbështetje të kërkesës për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian. Për Partinë Socialiste është shumë e qartë se nga një proces sa më gjithëpërfshirës duhet të shkohet drejt emrit të Presidentit të ri të Republikës,” thuhet në njoftim.

Selia rozë njoftoi se shumë shpejt Edi Rama do nisë komunikimin me çdo palë parlamentare për këtë çështje. “Prandaj edhe Partia Socialiste do të kontribuojë për këtë proces të domosdoshëm duke vënë mbi gjithçka interesin e vendit. Partia Socialiste do të aktivizohet së shpejti publikisht përmes kryetarit të saj Edi Rama dhe drejtuesve të tjerë të mandatuar nga forumi më i lartë i PS, për të komunikuar drejtpërdrejt me palët e tjera parlamentare pa dallim. Qëllimi i këtij komunikimi do të jetë eksplorimi i të gjitha mundësive për një proces politik dobiprurës, në funksion të kalimit të provës shumëplanëshe ku e ka vënë Shqipërinë dhe politikën shqiptare si e tërë zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës,” thuhet në njoftim.

4 komente në “Deklarata e PS pas takimit Nano- Rama: Duam një proces ku publiku s’ndjehet i përjashtuar”

  1. Kol Tivari says:

    Z.Rama kur e ndrrove kushtetuten pse nuk e bere qe te zgjillet me konsensus apo mendove se vetem ti fiton.Je kujtue vone z.Rama.
    Po te ishe shumice nuk do pyesnje njeri ashtu sic nuk pyet kur vendos drejtuesit e ps ne rrethe as kryesine se pyet por u cakton emrat.
    Z.Rama ja ke fute vetes.Ti ndigjon duke thene disa halabake se Berisha eshte malok.Rueju se Berisha ta fute 10 here ne dite e ti e merr vesh te nesermen.Nuk eshte sic ke qejf te ishte.

    1. GEZIM KULUFI says:

      Une propozoj per president Kryetarin e Akademise se Shkencave Akademikun, profesor, doktor ngrites peshash, Gudar Beqiraj. Nuk ka burre me te mire per kombin e bashkuar shqiptar.

  2. Sa vlere ka personaliteti nje politikani shqiptar,kur ka nevojesi (NANO-RAMA)gjithashtu vrasesi tjeter ne uashington ne takimin me ZONJEN KLINTON:SHQIPERIA PO VDES ME SALI KADAVREN

  3. Mallakastrioti says:

    ..I Nderuar z.Edi Rama! Si Qytetar i rep.Dem. te Shqiperise, do te deshiroja tju Pyesja, por kjo pyetja ime , duket se nuk eshte thjshte ne Interesin tim por zgjone edhe Kureshtjen e “Fjetur” te Publikut Shqipetar:Z.Rama..pyetja eshte fare e thjeshte:Shefi i Sherbimit Informativ Shqipetar, ka Deklaruar se Politikane Shqipetare jane ne Inplikuar nga Agjenturat e HUAJA::pra per respektin tuaj une nuk thashe
    se jane, “Rekrutuar” por Implikuar….
    -Cili eshte Komenti juaj??
    -Dhe sa Dijeni keni ju si Politikani kryesor dhe Udheheqes i Opozites per kete problem teper Shqetesues per Sigurine Kombetare??
    -A ka Politikane te PS-se te cilet kane nje Emer te “Dyfisht”??
    -A eshte e vertet se “Nusja” e Fatos nanosit..pra Xhoi Nanos, ka lidhje me Asfaline Greke(Sherbimin e fsheht Greke)..
    Dhe a eshte e vertet se ishte pikerisht Fatos Nano qe kerkoj Shkarkimin e ish-SHSHI-Shqipetare Fatos Klosit..sepse ky i fundit ka Deklaruar se “Nusja” e Fatos Nanosit ka Lidhje me Sherbimet Agjenturore si Asfalia greke??
    Pra ka shume shembuj te tjere..per te thene Z:Edi Rama…por me keto qe kerkoj tju “Kujtoj” doja te dija mendimin tuaj A eshte Fatos Nano nje Kandidat i Pershtatshem per President, kur gruaja e tije “Perflitet” per Marrdhenje me Sherbimet Agjenturore qe punojne ne Deme te Interesave Shqipetare…
    Z.Edi Rama, nese e ndjeni veten , te Afte per te qene kreu i Opozites athere na tregoni me vepra, se nuk HYNI ne Pazare me Njerez te inkriminuar..
    Pastaj z.Edi Rama, mos kerkoni te merrni mbi Shpine Fatos Nanon, fare thjeshte Aferat korruptive me Firmen Levante and Co….jane nje fakte i Gjalle per te mos qene president i Shqipetareve…
    Jemi shume te Interesuar per Komentin tuaj ne lidhje me sa parashtrova me siper….
    He uroj qe Politikanet shqipetare te jene te “Paster”…dhe une te mos keme te Drejt..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje