Sarandë, kapet 2 tonë kanabis që do transportohej drej Greqisë

26 Prill 2012, 09:50Politika TEMA

Policia kufitare në Sarandë gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar gjatë orëve të vona të natës në Gjirin e Kakomesë ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 2 ton drogë e llojit kanabis sativa.

Sipas policisë droga është kapur në kamion me targa VL 22 69 C, ndërsa do të transportohej drejt shtetit grek me gomone.

Sipas policisë, gomonia me tre persona në bord është larguar më shpejtësi drejt ujërave të Korfuzit gjatë operacionit të sekuestrimit të lëndës narkotike.

Policia ka shoqëruar disa persona për sasinë e lëndës narkotike që u kap në Kakome, përfshirë edhe rojet e kompanisë private të sigurisë që kishin nën vrojtim Gjirin e Kakomesë.

Ndërkohë policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

3 komente në “Sarandë, kapet 2 tonë kanabis që do transportohej drej Greqisë”

  1. rrupaqe says:

    sali berisha beri rrugen e kakomes me 1.5milard leke te tatimpagusave shqiptar per te cuar hashashin ne korfuz e pastaj ne hollande. ku eshte fshati turistik?niviciotet kan 3 vjet qe po bertasin po trasportohet hashash por asnje nuk degjoj. perse?

  2. tani says:

    pushka top iu befte atyre qe e kishin.po fajin e kane keta plehra police thuaj…leri mor djemte te punojne se po ngordhim per buke

  3. salih says:

    Dritan Celaj Mafia, firm “Rivera”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje