Ish-zv/drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Sokol Hasani, ka rrëfyer me detaje për Vizion Plus skemën, qe sipas tij përdoret ne këtë institucion, për legalizime te jashtëligjshme. Ne regjistra figurojnë me dhjetëra ndërtime disa katëshe, por asnjë prej tyre nuk ekziston ne hartat dixhitale apo fotografimet, qe i janë bere territorit nga ajri. Ish-zv/drejtori Hasani pohon, se ndryshimet e destinacionit te ndërtimeve pa leje nga lokal ne banese apo anasjelltas, janë me te shpeshtat. Ne kallëzimin penal, qe ai ka bere ne prokurorinë e tiranes shprehet. Vetëm vitin qe kaloi Hasani ka arritur te identifikoje 30 objekte te legalizuara ne shkelje te plote me ligjin. Ai pohon, se abuzimet nuk janë sporadike, por te mire organizuara nga drejtuesit e agjencisë se legalizimeve dhe ato kane marre firmën e te gjithëve. Pas kallëzimeve penale te ish-zv/drejtorit te përgjithshëm te ALUIZNI-t, njesia task force e prokurorisë se Tiranes ka nisur hetimet. Ne verifikim janë tre objekte dy ne Tirane dhe një ne Durrës, për te cilat Hasani ka depozituar dokumentacionin përkatës, qe implikon disa drejtore drejtorish te ALUIZNI-t. Pas denoncimeve te përsëritura për eprorin dhe koleget e tij, Hasani është liruar pak kohe me pare nga detyra e numrit 2 te ALUIZNI-t.
Per kete post propozoj komuntusin te temes “Ramy vjeter”, i cili per nga vizioni dhe inteligjenca e postimeve te tij te detajuara dhe argumentuara, nuk i le asgje mangut edhe ish nr.1 te ketij institucioni Prof.Dok Shabes. Mbetet mister nese Ramkary ka pasur teser komunisti, po kam pershtypjen se jo ndryshe do kishte bere kariere ne gjirin e Druvarve.
Hasan , o adash, na nderove emnin e veten
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
Faktikisht Berisha s’u “merzit” me shume me serine e kallezimeve qe nisen ne gusht te 2011,sesa me sms-ne qe i dergova ne dt.06.03.2012 ku nder te tjera i thoja:- Z.Kryeminister,nqs do deshiroja te mos respektoja ligjin,CV-ne s’ta dergoja ty,por Toto Riines ne menyre qe dhe pagesen ta kisha me te “L-ARTE”…dhe te jesh i sigurt qe ne jete kam treguar me guxim se shume qe ke njohur deri tani.Direkt diten tjeter me erdhi lirimi,ndaj po ate dite(07.03.2012) i dergova 1 tjeter sms ku i thashe:- RROFSH SE TE PAKTEN REAGOVE ME NE FUND,SADO QE VENDIMIT TE LIRIMIT I KISHE VENE NR 31 QE MENDOHET ESHTE NR FATI.Perfundimin e dija qe me pare se shahun di ta luaj mire,pra llogaris dhe “levizjet” e “pales tjeter”,por doja te jipja 1 mesazh:- PERPARA LIGJIT TE GJITHE JANE TE BARABARTE,NDAJ MOS E SHKELNI SE DO PERGJIGJENI,KUSHDO QOFSHI!! Tani rradhen e ka “doktori” qe me heshtjen e tij eshte njelloj sikur e ka miratuar veprimtarine anti-ligjore te “te kallezuarve”,pa marre parasysh qe kalimi i parcelave ndertimore behet me VKM,pra eshte “ai” qe i firmos.Para se te vere firma “kuturu”,te lexoje te pakten sip. e truallit qe do miratoje,ose te gjeje keshilltare te afte juridik.
Hawwk999 ju pershendes.Uroj t’i shkoni deri ne fund zbatimit te ligjit,nese e doni vertet Shqiperine shtet te se drejtes.
O zotri mos ja fut kot tani, kot u emrove zv.drejtor dhe kot hike. Pse u bere numri 2 i legalizimeve? se ishe i LSI mik i Ilirit dhe kaq. Bere gje konkurs dhe u perzgjodhe per ate post? jo. Ca faji kemi ne pupulli se kualicioni juaj po rrokulliset si qelbesire.
Pyetja është se ç’mund të bëjme per te çbllokuar situatën.