Jep dorëheqjen Shemsi Prençi pas presionit të biznesmenëve të kromit pranë qeverisë: Berisha, i inkriminuar

25 Prill 2012, 11:01Politika TEMA

Shemsi Prençi, drejtor i Policisë së Dibrës, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen. Drejtoria e Përgjithshme ka emëruar menjëherë në vend të Prençit, Hasan Gjergjerin. Prençi, gjatë një konference për shtyp,  tha se dha dorëheqjen, pasi u gjet i vetëm në luftën ndaj mafies së kromit. Ai akuzoi kryeministrin Sali Berisha si të inkriminuar.

“Deri vonë kam besuar, se Kryeministri Sali Berisha thënien, se ‘mafia nuk ka dhe, por ka vetëm shpellat e krimit’, e ka mësuar nga librat, por fatkeqësisht i gjendur përballë shpellave të mafias në Bulqizë, përballë heshtjes së strukturave të larta të shtetit, deri të kryeministri i Shqipërisë, ku unë kam denoncuar nga thellësia e nën 1400 metrave nën tokë, këto shpella të mafias, qëkur isha Drejtor i Forcave Speciale, por këto denoncime ranë në vesh të shurdhër dhe unë kuptova të vërtetën e tmerrshme, se njohja e Kryeministrit për mafian, vjen nga brenda shpellave të saj dhe jo nga librat. Jam demokrat dhe do të jem i tillë derisa të kem frymën, prandaj po i bëj braktis në mjerimin e tyre, ata që popullit i mbajnë leksione për demokraci dhe ligj dhe gjithë natës i hapin mafias rrugët e tiranisë së zezë për popullin e varfër”, tha Prençi.

Premci akuzoi Drejtorin e Pergjithshem te Policise, si nje kukull ne duart e krimit. Me ane te deklarates se tij publike ish-drejtori i Policise thote se krimi fitoi mbi uniformen e tij policore, ndaj u detyrua te jape doreheqjen.

“Nga kush detyrohesh zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë? Ju duhet të keni detyrim vetëm nga ligji, jo nga ata që kanë marrë peng bashkë me kompetencat e tua ligjzbatuesit dhe duke të të kthyer në një marionetë. Në profesionin e policit, në shërbim të shoqërisë, detyrohemi të hetojmë edhe nëpër gjirize, por nuk është e pranueshme të sillemi si ndyrësira. Unë bëra sa munda, por nuk bëra dot sa doja, për të ndaluar mafian që po thith gjakun e këtij populli edhe në shpellat e krimit në Bulqizë”, tha Prençi.

As ministri i Brendshëm, Bujar Nishani nuk i ka shpetuar akuzave. Per ish-kryepolicin e Dibres, ai ka mbeshtetur SHKB-ne lokale, si pjese e struktures mafioze ne rajonin e Dibres.

“Edhe pse gjeta përkrahjen dhe mbështetjen e pjesës më vitale të strukturave të Policisë së Qarkut të Dibrës, një gjë të tillë nuk e pata nga strukturat eprore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme, të cilat morën në mbrojtje pjesën e inkriminuar të strukturave të policisë, me origjinë nga strukturat e Kontrollit të Brendshëm, të instaluar për t’i shërbyer mafias së mineralit të kromit”, tha Prençi.

Premci thote se nuk ka me drejtesi ne kete vend, ku minatoret vriten si skllever, qe mafia te pasurohet.

“E mora lirinë sepse nuk munda të bëja më shumë nën uniformën, përballë mafias së kromit, që vazhdon të grabisë Shqipërinë, duke vrarë skllevërit të minierës së Bulqizës dhe të gjithë rajonit. Kam shumë gjëra për të treguar edhe këto kam për t’i treguar edhe para Prokurores së Përgjithshme edhe para opinionit publik, se nuk besoj tek ky sistem drejtësie, i lidhur me shpellat e mafias në pushtet, por do të besoj gjithë jetën tek e drejta e popullit, të cilit i përkas”, tha Prençi.

Por ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit deklaroi edhe pse kërcënohet me jetë, dha dorëheqjen që të bëjë publike cdo gjë që di.

“Liria do të më duhet për të folur hapur, ballë për ballë me armiqtë e këtij populli, pasi në përballje si oficer policie me mafien e kromit dhe pronave fituan ata dhe jo unë, por jam i bindur se ndeshja me atë të keqe të tmerrshme nuk ka mbaruar dhe ta harrojnë, se duke më kërcënuar me bukën e gojës, si më kanë bërë deri më tani, apo me jetën, si mund të më bëjnë tani e tutje, mund të fitojnë heshtjen time për gjithçka di nga profesioni”, tha Prençi.

Prençi u bë personazh sidomos gjatë fushatës elektorale të 8 majit, kur kallëzoi penalisht ministrin e Brendshëm të komanduar në detyrë në atë kohë, Avenir Peka, se e ka kërcënuar dhe i ka kërkuar të përdorë forcat speciale në mitingjet opozitës. Bëhet fjalë për një miting në Kamëz, ndërkohë që prokuroria, pas dy muajsh hetimi, e mbylli këtë çështje.

Prençi më pas u transferua në Dibër dhe mësohet se është pezulluar dy ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.

 

24 komente në “Jep dorëheqjen Shemsi Prençi pas presionit të biznesmenëve të kromit pranë qeverisë: Berisha, i inkriminuar”

  1. Nikiu says:

    Dha doreheqjen apo e pezulloi dy dite me pare Bujar Nishani? Ndajeni mendjen.

    1. Kjo t’sherbej si shemull se kush hi ne hak te LSI do kete probleme se Doktori osht i vendos me i respektue kualicionet dhe kuotat.

    2. iliri uk says:

      meqe ti nuk e ke idene si funksionon po ta shpjegoj: kur pezullohesh nga nje vend pune nuk do te thote se je pushuar nga puna por je nen hetim dhe akoma paguhesh. ne keto kushte ti mund te japesh dorheqje dhe te largohesh nga puna. a e kuptove??

  2. Gazmir Piku says:

    Partia Socialiste shtypet nga pushteti.

  3. e verteta says:

    SATNI I PD-S SIGURISHT KETE BULMET KA QUMESH TE PERZJERRE ME SHURRE.

  4. niku says:

    ka te drejte prenci
    shteti nuk e perkrah

    prenci bllokoj kamjonat e enkelejda hysenbelliut
    gruas te kasem belliut

    kasemi ehste vellai i irfan belliut

    irfani ehste shok i ngushte me ilir meten

    a nuk ju duket rastesi kjo

    me pak fjale
    kromin e kane monopol qeveritaret
    ne kete rast

    lsi

    1. dritan says:

      14 kamione bllokoi prenci nga te cilat 8 kamione ishin te Enkelejda Hysenbelliut….a hiqet tjetri nga puna pse bllokoi 8 kamione me krom:) epo LSI e ben kete jo per 8 kamione por kot te heq nga puna prandaj bravo LSI e tregove prap veten qe po drejton Saliun………

  5. Anton Nepravishta says:

    Ka dicka kontradiktore ketu. Nqs Prenci deklaron se nuk ka frike as per jeten e tij dhe se do te flase, atehere pse duhet te jepte doreheqjen? Le te vazhdonte detyren e tij te veshtire duke luftuar mafien e kromit. Kjo nuk perben sens.

    Mbase e verteta eshte qe e ka pezulluar Ministri i brendshem sic thuhet ne fund te ketij lajmi. Tema, beni nje verifikim te fakteve se edhe vete artikulli eshte kontradiktor.

    1. Diplomati says:

      O Anton,

      Te keqen vellai ty, hap ca libra e lexo nja dy gjera se si funksionon shteti.

      Si mund ta luftoj krimin Prenci, kur eproret e tij e pezullojne nga puna pikerisht se ka tentuar dicka? Si mund ta luftoj krimin kur ai bllokon dicka, dhe ajo gje perseri del ne normalitet me firem te eprorve te Prencit. Si mund te luftohet krimi kur Policia e Shtetit drejtohet pikerisht nga nje i shume akuzuar per lidhje me krimin? E thene me shqip, nuk ben dot asgje pa firmen dhe miratimin e eprorit. Keshtu e ha burokracia institucionale, vendos “Eprori”.

      Sa per shkrimin, besoj eshte mese e i qarte. Prenci ka dhene doreheqjen pasi eshte pezulluar nga Drejtori i Pergjithshem (Firma e tij), me miratimin e Ministrit te Brendshem (Eshte ai qe vendos se cili do jete drejtues drejtorie). Edhe pse i pezulluar ai eshte ende ne ate detyre, paguhet ende si Drejtor i Policise se Qarkut Diber.

      1. BECK's says:

        O Daku e morem vesh qe paske lexu librat, po kshu pa lexu libra di me lexu gjo ti? Ai ndalo kamionat e shokut Ilir Metes ti thu e kan shkarku per shkelje… ca shkelje?? Ndaloj kamione te Mafias, ku esht shkelja ktu? Lexo me shum realitetin jo librat. (Librat duhet me i interpretu jo si papagall).

  6. beni says:

    Ne kete shtet nuk zbatohen ligje, Agjensit e sbatimit te ligjit jane vetem formale se nuk mund te zbatojne asnje,gje ne kete vend ka vetem hajdute te rendomte se as mafje nuk ka se nuk kane byth as per mafioza,keta horra, por me pushtet po vjedhin se cmundin.Populli i kesaj zone duhet te behet njesh dhe ta ruaje pasurine e tyre qe te mos ua vjedhin pushtat nga tirana.

  7. miri says:

    Ka nuhatur qe shte momenti te futet ne politik,se si duket krye hajdutet e tjere te policis apo politikes nuk nuk i lan ndonje drit jeshile per te vjedhure ketije hajduti profesionist .Persa i perket kometit te mesiperm qe e rreh gruaja dicka kam degjuar,por pare nuk kam gje.

  8. Treviso says:

    Ky stan ,kte bylmet ka.Padroni i stanit po ben feste me celulen e tije ne Amerike. Po ben feste me parat e taksa paguesit te popullit te varfer shqiptar.

  9. Kapedani says:

    Ore, ju lutem te me thote dikush: pse ne krye te puneve qe vine ere na del gjithnje nje ish-bodigard i Berishes? ketij lloj muri Prenci nuk do te mund t’i bjere me koke. Po i ra, dihet se muri nuk do te rrezohet.

  10. Hekurani says:

    Mafia “ha” policin. Polici u prishi planet atyre qe per nje license kane paguar 150 mije euro te thata ne dore shokut Genci. Behet fjale per ate Gencin ne Tirane e jo ate te Buqlizes , ate qe e ka sjelle qeveria te jete prefekt e mundohet te gllaberoje nje galeri per vete. Fundja miniera eshte e popullit e popullit kur te duash mund t’i marresh edhe shpirtin. Ai personi ne fjale po ben gjyqe me femijet e vellait per t’u marre pasurine e jo me pune galerishe. Pra shtytja eshte nga poshte dhe vendimi nga lart. Inreresat perputhen. Ata lart kane galerite e tyre , ky i derguari poshte ka plane per galeri per vete.Zoti i funoste ne fumnd te galerive te gjithe bashke e te shpetojne punetoret , te shpetojne dhe policet e ndershem. Shesiu u mundua te beje Katanin , por ia prene xhamadanin ata jelek antiplumbat.

  11. Mire kur shteti eshte bloze, po kur dhe opzita ben ciu-ciu si zog pule si i behet ??!!!

  12. asso says:

    flisni sa te doni o njerez po kjo eshte per te ardh frike ej,se keta jane be te pa stepur e te pameshirshem edhe para atyre qe i kane sherbyer.Thone se kush shkel mbi gjak 1 here e ze gjaku dhe keshtu ka ndodh dhe kjo ngjall frike o njerez!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Tam,tam,tam, deri kur keshtu ma……?????????????????

  13. BARO CORROGJAFI says:

    TE GJITHE E DIME QE MAFIA E KA KAPUR PUSHTETIN PER FYTI, AJO DREJTON, AJO BEN GJITHCKA,POR KURAJOJA E SHEMSI PREMCIT ESHTE PER TE PERSHENDETUR DHE DUHET PERKRAHUR ME TE MADHE EDHE NGA OPOZITA E TE TJERE DEMOKRATE ME SHPIRT DEMOKRATI.rRENJET E MAFIES TEK NE JANE NE KUPOLEN E SHTETIT DHE NUK SHKULEN LEHTE.

  14. ili says:

    ju te kesaj gazete jeni vertet te qelbur! shkr se dha doreheqjen kur ai eshte pushur nga detyra 2 dite me pare,turp tu vije juve e mjere ne qe ju lexojm

  15. toni says:

    Nuk ka nevoje te komentosh per shtet ne Shqiperi,thuaj Saliu dhe e merr vesh se cfare eshte shteti atje.flm

  16. ipashpresi says:

    cdo dite kete pede e akuzojne per lidhje me mafien por ai asnjehere nuk pergjigjet

  17. kolegu says:

    I dashur koleg, te vleresoj dhe te respektoj per sa ke bere. Eshte e vertete qe mafia po ben kerdine dhe opozita dhe populli po bejne sehir. Ashtu si dhe ti do ta bejne shume te tjere ky eshte vetem fillimi dhe bere shume mire qe e nise. E kuptoj shqetesimin dhe keqardhjen qe ke ndjere kur ke pare vuajtjet dhe varferine ne Bulqize. Aty njerzit duhet te jetonin me mire se kudo gjetke pasi kromi po pasuron shtetin e jo me ato familje te minatoreve tejet te varfer.
    Mos u tut se e drejta qe eshte me ju do te triumfoje.

  18. gentian says:

    Z.gazetar dorheqjen dha mbasi u pezullua dhe u nisen hetime ndaj tije,dhe sic themi ne shqiptaret mbrojtja me e mire eshte sulmi sic po ben zoti Shemsi Prençi,prandaj detyra e nji gazetari eshte te informoje puplikun ashtu sic eshte e jo te mbroje nji hajdut me te vetmen arsye sepse nuk i pelqen kjo qeveri qe eshte sot.Z,Shemsi Prençi ka te drejt kur flet per mafjen e kromit por nuk flet per krahun tjeter te mafies qe ai perfaqeson,sepse detyra e nji polici eshte te denoncoje ti dergoje ne prokurori e ne gjykate personat e dyshuar e jo ta shfrytesoje postin qe ka per interesat e nji pale tjeter,,sepse eshte gjykata ajo qe e cileson kush eshte mafios apo i pa fajshem e jo nji polic…..

  19. Atila says:

    Nese ka nje kriminel nje mafioz,nje hajdut,nje tredhetar e nje varrmihes te demokracise ai eshte Salibaba me 4000 hajdutet e tij.
    Vejani pranat kesaj bushtre se e coptoi Shqiperine me lukunine e zagareve qe i shkon pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje