Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në tryezën e organizuar për çështjen e turizmit, tha se shifrat e kryeministrit Sali Berisha për shtimin e numrit të turistëve nuk qëndrojnë sa kohë Banka e Shqipërisë thotë ka rënie të të ardhurave nga turizmi. “Ka një mospërputhje shumë të qartë shifrash mes shifrës së numrit të rritur të turistëve dhe shifrës së të ardhurave nga turizmi bazuar në dy burime zyrtare. I pari burimi zyrtar i qeverisë së Shqipërisë përmes gojës personalisht të kryeministrit shqiptar që thotë se në vitin 2011 për shembull numri i turistëve është rritur me 550 mijë. Ndërkohë që burimi tjetër zyrtar ai i Bankës së Shqipërisë thotë se pikërisht në vitin 2011 rënia e të ardhurave nga turizmi është 60 milion euro. E, duke shkuar pak më pas në vite, nga viti 2009 në vitin 2011, të ardhurat në ekonomi nga turizmi kanë rënë me 140 milionë euro,” tha Rama.
Kryetari i PS u shpreh po ashtu kundër moratoriumit për ndalimin e mjeteve lundruese. “Sot ne flasim për turizëm të detit dhe të rërës, më saktë do të thosha për turizëm të bregdetit dhe disponojmë të vetmin segment të bregdetit në Mesdhe të bllokuar për mjetet lundruese. Një absurditet i mbështetur mbi një arsye që s’është arsye për gjoja luftën kundër trafiqeve sepse është njësoj si të thuash që në mënyrë që të mos kemi krime më mirë po i fusim të gjithë njerëzit në burg dhe po i izolojmë nga njëri tjetri, kështu që garantojmë kriminalitet zero në të gjithë territorin,” tha Rama.
Duke komentuar sloganin e qeverisë se Shqipërisë është sekreti i fundit në Mesdhe, Rama tha se nuk mund të thuash sekret pas 22 vitesh. Ai shtoi se asnjë emër i njohur në fushën e turizmit botëror nuk afrohet në Shqipëri. “Së fundi është bërë e modës të thuhet se Shqipëria paska mbetur sekreti i fundit për të apasionuarit pas turizmit. Që ishim sekret mbas 50 vjetësh izolim kjo do të bënte sens, por që të kemi mbetur sekret pas 22 vjetësh hapje dhe mundësish për kalimin e të gjithë erërave dhe të gjitha pluhurave nëpër Shqipëri, kjo do të thotë se deri më sot nuk kemi qenë të aftë të bëjmë asgjë realisht të qëndrueshme në funksion të turizmit me këtë hapje. I fundit emër i njohur që ka ardhur në Shqipëri për të stimuluar potencialin turistik përmes emrit të vet ka qenë Sheratoni dhe kjo daton në vitet ’90. Askush nuk është në gjendje të tregojë një emër tjetër e jo më një listë emrash të tjerë. Sigurisht, që prurjet spontane janë të natyrshme drejt një vendi që mbetet gjysmë misterioz për ato shkaqe që thamë,” u shpreh Rama.
Kreu i PS tha se zona ku turizmi duhej të ishte i zhvilluar, janë të varfra. “Aktualisht ne kemi në disa zona të vendit, një punësim jashtëzakonisht të ulët në sektorin privat jo bujqësorë, i cili do duhej të ishte një sektor shumë i rëndësishëm në mbështetje të politikës turistike. Po të shohim për shembull, Skraparin, Dibrën, Tropojën, Gramshin apo Pukën, që janë vende me potenciale turistike të rëndësishme dhe të marrim shifrat e punësimit në sektorin privat jobujqësor, kemi përqindje jashtëzakonisht shumë të ulëta. Në këto zona shkalla e varfërisë është shumë e lartë,” tha Rama.
Ai solli në vëmendje edhe shkatërrimin e Malit të Tomorrit.
“Do doja t’i referohesha një tjetër pasurie të madhe natyrore dhe të trashëgimisë kulturore që ka Shqipëria, që është Mali i Tomorrit. Po të shohësh sesi po shkatërrohet me themel ajo pasuri, në një zonë me aq shumë resurse turistike, si pasojë e lloj lloj licencash për të prerë pyje, për gurore, për të nxjerrë gurë dekorativë të dhëna në mënyrën më spontane dhe më të papërgjegjshme dhe të mendosh, qoftë dhe për një sekondë, që bëhet fjalë për malin të cilit i janë kënduar aq shumë poezi që nga Naim Frashëri dhe deri tek Çajupi, duke e quajtur mal ku rrinë perënditë e Shqipërisë, ke një tjetër shembull rrëqethës se çfarë po ndodh me Shqipërinë e gjithë këtyre viteve dhe se çfarë fature të papërballueshme po u lëmë brezave që vijnë, duke mos qenë në gjendje as t’ua kalojmë këtë pasuri ashtu siç na e lanë të parët tanë, por duke marrë pjesë aktivisht në degradimin e saj të përditshëm, sy mbyllur, veshët mbyllur dhe pa asnjë lloj ndjenje përgjegjësie në raport me shkallmimin që i bëhet pasurisë,” tha Rama.
Sipas kreut të PS, problem i madh është ai i plehrave. Sipas tij, problemi i plehrave i ka dalë jashtë kontrollit qeverisë.
Në mbyllje, Rama tha se politika për turizmin është pazgjidhshmërisht e lidhur me Kosovën. “Është shumë e rëndësishme që politika jonë për turizmin, ashtu si edhe për disa sektorë të tjerë të jetë pazgjidhshmërisht e lidhur me Kosovën. Është shumë e rëndësishme që të mos e konceptojmë turizmin në Shqipëri si një turizëm të kufizuar nga kufiri i sotëm zyrtar mes shtetit shqiptar dhe shtetit të Kosovës, por si një turizëm të integruar, pa e marrë në konsideratë këtë kufi zyrtarë. Këtu unë kam, fal arkivës private të Artan Lames, një revistë. Është numri i gusht – shtatorit 1944. Në gusht –shtatorin e vitit 1944 ju e keni parasysh se çfarë ndodhte në Shqipëri, e megjithatë në gusht- shtator 1944 ka vazhduar të dalë kjo revistë, e cila quhet Drini dhe që është organ i turizmit kombëtar. Po të shikoni dhe hartën e turizmit kombëtar dhe po të kaloni në përmbajtjen e revistës, harta përfshinë Shqipërinë, përfshinë edhe Kosovën dhe gjithë përmbajtja e revistës u dedikohet turistëve, duke e shtrirë gjithë informacionin përgjatë territoreve të Shqipërisë dhe të Kosovës.”
Bjeri fyllit Edi se i bie bukur. Deshtak.
Mirsevini ne Vicidol!
Ne katund e ktheu Shqiperine ky bastard.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html
O Daut o trapush Vlore ! Po c’ke me Vicidolin ?
Ai esht nje fshat i varfer ku fshataret atje roptohen ne punen e tyre per te nxjerre buken e gojes
Ata nuk kane asnje perfitim nga Sali bajga _Ti pse duhet te ti permendesh fshatin ?
Ti shaj Salen ore labush i qelbur mos shaj fshatin, se njerezit e atij fshati nuk ta kane borxh
Une pash video ketu ne Ju Tube ku kishte vajtur tv ne fshatin Vucidol,
dhe njerezit atje votojne te gjithe per PS-ne, –Ata jane te deklaruar hapur pro PS-se –
–Ndersa ju palacot ketu shani ate fshat __Lerini ore rehat njerezit atje , meruni vetem me Salen
Megjithse Sala ua fut koken ne hale juve nga me i pari deri tek me fundit, xhanmem
__Por nje gje eshte cudi ore labush i Vlores
Ne ate qytet ju keni intelektualet me Qesharake te Shqiperise
Depudetet e Vlores jane te gjithe pa perjashtim nje Turp kombetar
–
-Ata nuk thone dot nje fjali deri ne fund.
Ndersa Vucidoli eshte nje fshat i vogel mes maleve , por ama ka nxjere intelektuale klasi , qe eshte super ne cdo aspekt, ndersa ju gjithe ai qytet i keni intelektualet te gjithe budallenj …te grades se fundit fare
Mbur ore Edin dhe shaj Salen personalisht ,por mnos shaj fshatin se nuk
ta kane borxh fshataret qe jetojne atje …. dhe aq me teper Edi nuk ka ate tip
Edhe ketu ne ket program te tij Edi po flet per njerezit qe jetojne ne perfieri ….
Duke share njerezit ju i jepni edhe Edit nje fytyre agresive
dhe te demshme , gje te cilen Edi nuk e ka –
Ndaj mos shani njerezit –Salen shaje , q..temen
Ja Edi kete program e ka shume te mire, por problemi i Edit eshte si do fitoje zgjedhjet
–Ky eshte gjithe kyci …..
Duke qene qe jemi vend teper i pasur me histori, ia vlen te kujtojme qe kemi shume me teper tradhetare (te famshem)se sa heronj. Rama do te jete e dyta po eci mire, por nje gje eshte e sigurt. Saliu eshte TRADHETAR i ketij kombi i si i tille duhet te lincohet.
or ti edvin kristaq rama a pak po te duket kulla e shal berishes ne vicidol
qe ruhet e paprekur per te treguar se k/ministri shqiptar ka lindur ne nje haur me lopet e me gamort per ti treguar botes se nje mesjetar i epokes
se pishes se kandilit u bo doktorr kirurg i ndegjuar per zemren dhe aq i zoti ishte sa e boni prove dhe vellain e vet te ndjerin selim berisha ne 1988 qe i mori shpirtin per nje cike lavdi duke e bere kavie eksperimentale
bash vellain e vet.Kulla e berishajve eshte sherraton mbi sherratonet
or ti grek i flliq.
ehe,si duken bathet iku Baba Tomorri me gjithe perendite,do te themi na ishte nje here…..
Shume mire e ka Edi.E vetmja pjese ku mund te mbahet shqiperia eshte turizmi dhe mos investimi ne te eshte nje minus shume i madhe.Apo thuaj ca mund te presesh nga Saliu
Ne vitet e diktatures ne bregdetin e Himares ndaloheshin edhe kamerdaret… nga frika se me to njerzit mund te arratiseshin….
Cohu nga varri, o i Madhi Qamil Buxheli dhe shif e shkruaj per Karieren e Maksutit te shek. XXI! Jo turizem te beje ky shkatrrimtar i te gjitha vlerave kombetare,por ai tenton ta nbyse tere Shqiperine ne kazanin e madh te plehrave! O Shipetare, ku do qe jeni, pa dallim feje, ideje apo krahine: Demaskojeni pa u lodhur kete satrap te koheve moderne!
edhe qeveria socialiste e mender liderit nano;(perkthimi;shkurtabiqi)ka kontribute ne shkelqimin e turizmit
DO ishte ritur 550 mijë numri i turistëve në 2011 po të mos kishin ndodhur vrasjet e Berishes.DHuna dhe balli kombëtar bëjn largimin e turistëve që kanë nevojë për qetësi.
na ka gjet nje hall i madh. Mire kali (kryeministri) qe na ngordhi (apo shkalloi) po nuk na lene rehat as mizat (dmth na u cmenden krejt e sahanlepiresit e qelbaniket qe e kane ndjek gjithmone.)
Se shpejti do bien dhe nga qeveria e hajde mbaji pastaj, te gjithe te cmendurit neper rruge.