Prokuroria nis hetimet për legalizimet, Shabanit ia nxjerr të palarat ish- zëvendësi i tij

24 Prill 2012, 19:07Politika TEMA

Njësia task-force e Prokurorisë së Tiranës ka nisur hetimet për abuzime me legalizimet e ndërtimeve pa leje në Drejtorinë e Përgjithshme te Legalizimeve. Hetimet nisën pas kallëzimeve që ka depozituar në organin e akuzës ish zv/drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Sokol Hasani. Ai akuzon për shpërdorim detyre 6 punonjës të këtij institucioni, përfshirë edhe ish kreun Shaban Memia. Hasani ka rrëfyer për “Vizion Plus” skemën e manipulimeve që ka zbuluar, duke pretenduar madje se lirimi i tij nga puna ka ardhur pas denoncimeve që ka bërë në kryeministri për këtë fenomen. Burime nga Prokuroria pohuan për “Vizion Plus” se kallëzimet penale janë bërë para një muaji dhe aktualisht po verifikohen tre objekte për të cilat Hasani pretendon se janë bërë shkelje disa milionëshe. Nëse nga verifikimi vërtetohen pretendimet e tij, Prokuroria do të vendosë nën hetim edhe personat e implikuar në to. Në intervistën për “Vizion Plus” Hasani pretendon se gjatë punës së tij më shumë se njëvjeçare në postin e zv/drejtorit të përgjithshëm, kishte vënë re një sërë manipulimesh me legalizimin e ndërtimeve pa leje. Ai thotë se kishte vënë në dijeni eprorin e tij për shkeljet që kishte kapur e më pas edhe kryeministrin Berisha përmes disa letrave zyrtare. Por pas kësaj sage denoncimesh, Sokol Hasani është liruar nga detyra, e pak ditë më vonë iu drejtua Prokurorisë së Tiranës me kallëzime penale. Sipas tij, pas gjithë skemës se legalizimeve fshihet një skandal me përmasa të mëdha dhe dëme ndaj buxhetit të shtetit në shifra të konsiderueshme. Ky skandal vjen në një kohe ku sipas raportit të një viti më parë të Bankës Botërore, procesi i legalizimeve, nuk ka arritur ende në shifrën e 2% të realizimit te tij.

13 komente në “Prokuroria nis hetimet për legalizimet, Shabanit ia nxjerr të palarat ish- zëvendësi i tij”

  1. A ka ma turp se ma bashkpunue me vartsit e krye-puqistet kunder njeriut ma besnik e te dashun per Doktorin? Jo mer jo kta nuk jan denmokrata t’veretet ja u thot Lymi ju.

    1. Kol Frakusha says:

      Po nuk shkoi per gjah ose vdiq papritur, asgja nuk e gjen Shab memine e 97′. Aj asht besnik i doktorit por nuk e ka kuptue se nuk i hyn ma ne pune duhet me shkue ne dynja qeter!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html

  2. hawk999 says:

    Ty Lym si fillim po te them ate qe i thoja dhe Shabes:- S’jam vartesi jot,por i Berishes se me firmen e tij kam ardhur.Se dyti s’kam bashkepunuar me te,ndryshe s’kisha pse t’i beja kallezime.Se treti per ju o “popull” e kisha,se juve ju trajtonte ndryshe,ndersa “te medhenjt” ndryshe…por kot s’thone cdo popull meriton Qeverine qe ka.Dhe e fundit kallezimet i kam filluar qe ne gusht te vitit 2011 dhe jo para nje muaji,ndryshe duhet te merresha ne pergjegjesi penale dhe une per MOSKALLEZIM KRIMI.S’eshte faji im qe prokurore e gazetare mire qe s’dine te interpretojne dokumentet,por s’dine as te lexojne datat.Po te doja te vidhja si te tjeret e kisha bere ,se ne dore e kisha,por JU o TE MJERE habiteni kur nje njeri “briskun” e perdor per t’u rruajtur vete dhe jo per TE RRUAJTUR HALLEXHINJTE.

    1. LORA says:

      Hawk999,un nuk cuditem por te besoj.Ju uroj gjithe te mirat dhe falenderimet, per ushtrimin e detyres se nje zyrtari dinjitoz te shtetit ligjor(te atij shteti qe sot per sot eshte vetem ne letra).Besoj qe si ju ka te tjere qe e rrefuzojne banditizmin e institucioneve ndaj qytetareve e interesave te atij shteti,qe per fatin e zi,nuk e kemi ende.

    2. agbi says:

      hawk999
      Ti ke shume te drejte ne te gjitha veprimet e tua dhe do te ishte gje e madhe sikur te kishim shume zyrtar te ketij shteti qe te mendonin dhe vepronin si ju por……mos e vlerso gabim Lymin ton , osht mesele e ngatrrume .[Lymo , fusha eshte e gjitha jotja , vazhdo ]

    3. Rani says:

      O hawk nuk e di se kush je po nqs je Hasani bravo te qofte.
      Nuk ke faj se ai popull kafsharak te quan spiun po denoncove plehrat qe po i shtypin para e prapa.

  3. shab kusari says:

    shab memaja nuk ben nga kto. po doktori e vuri edhe kordinator te pergjithshem … te vjedhjeve

  4. luani says:

    Prokuroria do beje nje mmmmmmmmmmmmmmmmmm te madhe

  5. bujari says:

    A dini ju ndonje raste qe hajdute te medhenje si ky palaco memia te jete futur ne burg….ata po dalin edhe kur i kap bota……kush di se nje mega hadut eshte denuar me burge..te na e thote…..a po vodhe nje pule….ne burg e ke vendin….

  6. jorikleos says:

    nuk ka ndodhur deri tani qe te futen aty ku e kane vendin hajdutet me kostum e gravate,por s’eshte e thene te mos ndodhe ne te ardhmen nqs ne vertet zgjohemi nga gjumi…..ora e drejtesise po afron,ne mos e asaj institucionale,te pakten e asaj universale->21.12.2012..:P

  7. Gazmir Piku says:

    Ka ndërtime me leje dhe pa leje që Kryeministri RAMA do rishikojë.

    1. ai Burri says:

      hahahhaha
      Kryeministri RAMA?!!!! Po Saliut a i rron baba akoma a jo?
      Apo nuk e kishe per Ram Berishen?

  8. DIASx says:

    te medhenjt pa leje e me vjedhje,te vegjelit me leje ,me te lutur e me te paguar nga nga halli qe kane per te bere nje konak per te futur koken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje