Anastas Angjeli dhe Nazim Gruda fitojnë titullin “Akademik”

24 Prill 2012, 19:06Politika TEMA
Anastas Angjeli dhe Nazim Gruda fitojnë titullin “Akademik”

Akademia e Shkencave të Shqipërisë njoftoi se asambleja e saj,  pas zhvillimit të procesit të votimit me votë të fshehtë për fitimin e Titullit “Akademik”, ka shpallur dy akademikët e rinj, Anastas Angjeli dhe Nazim Gruda.

Anastas Angjeli, themelues dhe rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, veç aktivitetit të tij drejtues administrativ dhe shtetëror, ka një përvoje rreth 30 vjeçare në fushën pedagogjike- shkencore. Ai është profesor në fushën e ekonomisë –financë dhe ka dhënë një kontribut të shquar teorike e praktike, veçanërisht në fushën e financave publike, sistemin fiskal e bankar, reformave strukturore të ekonomisë, zhvillimit të institucioneve të tregut, biznesit dhe investimeve të huaja, dhe në hartimin e zbatimin e legjislacionit shqiptar në këto fusha, sidomos ne këta 20 vjet tranzicion. Ai është autor i disa librave monografie, artikujve shkencorë-publicistikë brenda dhe jashtë vendit dhe ka përfaqësuar vendin tone në disa konferenca ndërkombëtare. Nazim Gruda, prof. në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me banim dhe i punësuar në Gjermani në disa institucione universitare dhe shkencore.

Sipas procedurës ligjore dhe rregullores së Asamblesë se  Akademisë se Shkencave, shpallja e vendeve bosh për titullin “Akademik” ishte bërë rreth 3 muaj më parë. Më parë të dy kandidatët kishin titullin Akademik i Associuar. Në votimin e djeshëm me votë të fshehtë, morën pjesë 37 anëtarë të asamblesë nga 39 që janë gjithsejtë (akademikë dhe akademikë të associuar). Prof. Dr. Anastas Angjeli mori 32 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Prof. Dr. Nazim Gruda mori 26 vota pro, 9 kunër dhe 2 abstenime.

 

14 komente në “Anastas Angjeli dhe Nazim Gruda fitojnë titullin “Akademik””

  1. Doktori din me i vlersue njerzit me kontribute shkenqore.

    1. Granit Ks says:

      Prit kur te baje vetveten akademik Sala! Me ky akademi qy ka ba, e meriton!

  2. drejtesia says:

    Me keta akademike dhe profesore qe ka bere partia nene, Shqiperia do te ece perpara; do t’ja kaloje dhe Amerikes. Vetem ne Shqiperi ndodh qe te behen profesore e akademike politikanet dhe ata qe dalin me shume ne televizor e thone broçkulla. Pedagoget e vertete, ata qe nuk merren me politike por ja kane kushtuar tere veprimtarine shkences kane mbetur pa tituj e grada se i moren politikanet. Turp! turp dhe per udheheqjen e universiteteve qe nuk e thone nje fjale per kete pisllek te politikes!

  3. cacy says:

    Shume impresionuese, por jo per ne qe e njohim nivelin akademik shqiptar. Gjithe anetaret e Akademise se shkencave perfshi edhe Kosta Bajraba jane anetare te Bordit te Universitetit Mesdhetar te Anastasit. Caci eshte ne procesin e bshkimit familjar per te jetuar ne SHBA e keto makinacionet i duhen per skupe, per te mberritur tek synimi i tij te behet edhe njehere Minister i Financave, per aresye qe dihen…
    Kur shkon ne Amerike Caci ngjan si lypsar kur ecen rrugeve bashke me kompanine e akademikeve bashibozuke, qe mbase po u afrohet dita te shporren nga ky vend qe i kane zene frymen

  4. kreshnik cipi says:

    duhet nje spastrim i mire i gjithe ketyre “akademikeve” …

  5. G.Tole says:

    C’thone akademiket e huaj per keta akademiket allashqiptaromoniste?

  6. kujtim says:

    Bravo mamuthi i korrupsionit.

    E cfare ka bere Caci ?

    Edhe persheshin me fasule kur ftonte Nanon ne Sarande ja pergatiste nene Kaliopi.

  7. Andrea says:

    Si minister dhe politikan e dime te gjithe si ka qene e si eshte. Po si profesor dhe akademik nuk ke ci thua, nga ekonomistet eshte me i miri. Une e njoh qe heret se kemi mbaruar bashke dhe eshte bere pedagog qe ne ate kohe me merite dhe se mesonte jo si keta palacot e tjere qe na u ben doktora e profesora pasi u ben ministra. Tani xhepin e ka mbush ai kur qe minister po ama profesor mbetet. Po ndryshe nga keta larot qe jane vec hajduta ky te pakten ka mend.

  8. Nadia Shabani says:

    Ne Shqiperi behesh akademic edhe pa vajtur ne shkolle fare, disa andej nga zona ime moren diplloma univerisiteti te gjithe hajdutet e pulave qe nuk linin kotec pa vjedhur, paguan leke dhe moren diplllomat, edhe une po te dua shkoj neser ne Shqiperi do paguaj ca leke dhe do behem akademike e pertej akademikeve. Sistemi i korrupsionit ne Shqiperi ka lene nam dhe nuk ka besim njeri me tek keto diplomimet e graduimeve te Saliut eshe sikur te shkelqyer te jene, po nuk u hoq ryshfeti dhe politizimi i universiteteve ne nuk ndreqemi me.

  9. Goni says:

    O Mero te eshte futur prape Ben Malaj ne forum me emer fallco dhe ben komente kunder Cacit se eshte be xheloz. Eee cbehet.

  10. profesori says:

    Or qun,

    Caci dhe njai Bajraba me duket se kan hy ne politike tuj qene profesore. Jan do te tjere profesore qe jane bere profesore tuj qene ministra. Jepi cacit ate qe i takon Cacit

  11. Libra says:

    Mbasi prishen cdo gje te ndertuar me mund e djerse ne fushen e arsimit nuk ka asnje problem qe edhe akademia te shkoi ne kete rruge.
    Pa u bere , minister, rektor, apo deputet eshte e veshtire te behesh akademik i ri, akademik i thenshin. Kur merresh me politike gjithe diten duhet te punosh gjithe naten ne shkence qe te marresh kete titull, jane lodhur te shkretet duken nga faqet. Ai akademiku qe vjen nga Gjermania i hap rrugen ministrit tone te nderuar te arsimit qe ne seancat e radhes,por para zgjedhjeve te reja, te na marre titullin akademik. Si po duron Tritani me Neritanin e disa te tjere….

  12. Gazmir Piku says:

    Duhen shtrënguar kushtet për marjen e titullit akademik.

  13. pjerin says:

    nqs ka njeri qe e meriton eshte anastasi , per ekonomist e njeri i afte si anastasi duke marre njohurite e tij dhe veprimtarit e tij ! e meriton bravo ,kto njerez i duhen atij vend jo ato amatoret dhe te kurruptuarit der ne palce qe ka mbledh sala me drejtu ate vend!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje