Partitë e vogla të majta kanë firmosur sot një deklaratë të përbashkët, një ditë pas tryezës të organizuar për reformën zgjedhore.
Partitë e vogla të majta kanë firmosur me kryetarin e PS-së Edi Rama, kërkesën e tyre për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor, ndërsa pritet të shihet nëse PD do të mbështesë partitë e vogla të djathta për këtë nisëm.
Rama deklaroi dje në tryezën e partive të vogla se Partia Socialiste mbështet korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor, por shtoi se PS-ja nuk do të kushtëzojë reformën me ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“Nëse ka vend për të përmirësuar sistemin ne jemi dakord që të japim mbështetjen dhe kontributin tonë për një sistem të përmirësuar përmes një korrektimi kombëtar që u mundëson më shumë hapësirë dhe barazi në garë e në votë, partive parlamentare e jo parlamentare dhe atyre që hyjnë në garë për herë të parë”, theksoi dje Rama.
Ndërkohë, Rama është takuar sot me aleatët ku janë të pranishëm kreu i PSD, Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së, Paskal Milo, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kreu i PSV 91, Petro Koçi.
Ky eshte reflektim dhe veprim per tu pershendetur,topin tani e ka Salija!Ta shohim si do luaj baci Sali.
Mire Ram,u shkathtesove dhe ti.Kater pese dite nga mbarimi i afatit ja le topin ne Dere Sali Berishes,i cili kur spjerth per ps-n,lere te pjerdhi per keto vemjet me nga kater pese antare.
ky nuk eshte reflektim,por nje levizje e shtirur prej nje te paafti dhe te shituri si edi rama.kjo eshte njelloj si kur po vidheshin votat e tiranes ne sy te te gjitheve dhe edi leshit deklaronte me pafytyrsin me te madhe se megjithese te gjith e dinim se kolegji zgjedhor do e vuloste vjedhjen,ai prap do ndiqte rrugen e kolegjit.edhe ketu,ai e di shum mire se saliu nuk ka pse te leshoje per aq kohe sa edi i jep votat per reformat e tjera,por prap ai deklaron se do ndjeki kete rruge!kesaj i bie te tallesh b… me njerzit.
tani po ti e lexon artikullin para se te shkruash koment,
korrektimi kodit zgjellor nga rajonal ne kombetar eshte nje
hap i rendesishem per demokrazine dhe per tu shprehur vullneti
i lire edhe i atyre votuesve qe votojne partite e vogla.
Bravo RAMA nje hap i mire perpara per te bere shtet,
sepse burrat e shtetit njihen ne histori kur punojne
per te vendosur nje demokraci te shendoshe..
te mari shembull PD se cfare bene Edi Rama dhe jo te bej vetm lafe kot