Rinasi si han me dy porta, shkarkohet shefi i komisariatit. Oficerja: Shefi i hetimit më detyroi të kaloja kosovarët

24 Prill 2012, 11:59Politika TEMA

Gëzim Prebibaj, shef i komisariatit të Rinasit, është larguar nga detyra pas skandalit të kalimit të klandestinëve. Ai është komanduar në komisariatin e Kavajës. Në vend të tij është emëruar Ilir Gjoçi, shef i komisariatit 5 në Tiranë.

Skandali përfshiu para pak ditësh komisariatin e Rinasit, pasi u zbulua se kosovarët kalonin klandestinë në atë që quhet aeroport i sigurisë së lartë.

Ndërkohë një oficere e Rinasit ka rrëfyer se si është detyruar të kalojë klandestinët kosovarë. Etleva Kadillari ka raportuar në një informacion me shkrim, drejtuar drejtorit rajonal të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë. Raporti është publikuar nga e përditshmja Shqip.

“Rreth orës 14:30, i ka shkuar në kabinë shefi i seksionit të hetimit, Astrit Gjonpali, dhe i ka thënë se ti do të rrish të punosh sot deri në orën 19:00, pasi unë do të kaloj dy persona nëpërmjet teje. Kur Etleva e ka pyetur se kush janë këta persona, ai i ka thënë se ishin disa njerëz të tij. Kur Etleva e ka kundërshtuar të kryejë këtë veprim, Astriti i ka thënë asaj se ti do të rrish në punë se s’bën, sepse do vijnë dy kosovarë dhe do të kalojnë te ti. Etleva nuk ka pranuar t’ia kryejë këtë gjë Astritit. Në përfundim të turnit, ajo ka shkuar në zyrë të dorëzonte vulën, ku aty ka gjetur shefin e seksionit operacional, Munir Shira, i cili i ka thënë përgjegjëses së turnit Nirda Dushi se duhet të rrinte një kontrollor pasdite se do të kishte fluks dhe se për këtë do të bënte shënim në librin e shërbimit. Etleva shpjegon se për shkak të kërkesës së shefit të seksionit operacional, ajo ka vazhduar shërbimin në kabinat e daljes dhe aty kanë ardhur dy shtetasit, për të cilët i kishte thënë porosi shefi i seksionit të hetimit. Në deklarimin e saj, të dhënë më 29 shkurt 2012 ajo ka sqaruar se i ka lënë të kalojnë dy shtetasit pasi kishte ndërhyrë Astrit Gjonpali,” thuhet në raport.

9 komente në “Rinasi si han me dy porta, shkarkohet shefi i komisariatit. Oficerja: Shefi i hetimit më detyroi të kaloja kosovarët”

  1. Klani says:

    Nisur nga emrat jane te gjithe shefat nga Tropoja.Pa paragjykuar tropojanet se njoh njerez vertet te mire nga ajo krahine do pyesja se a ka ndonje shef policie nga zona te tjera ne Tirane.

    1. Halili Tropoj says:

      lista e tropojaneve ne pushtet fillon me kryekarin Sali Berisha.
      Hena blu dhe djelli blu, e kane rrezatuar vecanerisht Tropojen dhe rrethinat shekullin qe shkoi keshtu qe linden e u rriten gjenite/leader tropojan qe nqa udheheqin sot.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html

  2. Gazi says:

    bo bo bo ….lexoni mbiemrat dhe merret vesh fare mire se behet shteti, dikur thonim Skrapari por tani po na del Tropoja nja 1.000.000 banor

  3. beni says:

    Kush mund te beje nje perdhogaritje te thjeshte ne te gjithe teritorin e vendit dhe te nxirret nje statistike se sa shefa policie ka nga tropoja.Kjo eshte nje gjest shum i paprenueshem per ato kuadro qe jene ne policine e shtetit,Se pse eshte nje Agron Kulic ne krye te policise kjo nuk do te thote se te emeroje ke don ai, Ku ai eshte i pari te cilit i eshte lakuar emri,por ky pushtet i ka kaluar te gjitha limitet dhe nuk po le gje pa shfrytezuar cfare ka ne dore.

  4. endri says:

    ju kam thene edhe me pare,dilni njeher nga dogana Durres e keni per te pa doganier kontrabandiste qe jan bo milionera,mire qe kane shtepia ,makina tipit fundit po mbajne edhe dashnoret me leke dhe i nderrojne sipas stineve.Gjithe sistemi doganier eshte i korruptuar deri ne palce.Keta kerma duhet fshire nga faqja e e dheut

  5. whatthehell says:

    nuk bahet stani me lepra tropojet,standartet dhe profesionalizmi zero.disa maloke kujtojne se ju perket shqipnia dhe baba i kombit eshte salih turku.burdello shtet otoman pa pike demokracie dhe sigurie.trajtohet shteti si krahine otomane tropojane ku maloket i bajne ndere njeni-tjetrit.si gjithmone llogarine do e pagujne njerezit e thjeshte kur mbrijne ne aeroportet evropiane do ju shikojne edhe breket dhe me perbuzje biles.nuk ka nji institucion qe te ecin pa korrupsion ,shteti shqiptar ka besueshmeri poshte zeros ne bote,fale salihit,nanos,metes dhe legenave te korruptuar.

  6. shqiptar says:

    shikoni mbiemrat prebibaj gjoci gjonpali shira te gjithe maloke.sa banore eshte kjo tropoja.paska marre gjithe lopcaret e tropojes me vete.po bejne keshtu keta se e dine qe sdo jene shefa pergjthmone edhe o burra te vjedhim sa me shume te pasurohemi shpejt.ik e bej shtet me keta.keq eshte ta them po do ishte me mire te ishte ndare jugu me vete nga keta.ska hajer edhe ekonomi me keta.i duan te gjitha per vete edhe ne vendet me fitimpruse vetem torpojan.sbehet shtet me keta pik.e hidhur por e vertete.

  7. e verteta says:

    Na myten maloket, jo malsoret. 10000000000000 here turp.

  8. Bujari says:

    Shikoni se cfar ben Nishani, e heq nga Rinasi dhe e ve ne Kavaje sepse atje ky hajdut tokash i ka vene syrin nje trualli por jo te vogel……Po Nishani e vuri ne Rinas……po ti hedhesh nje sy listes se vendve ne polici atje ku ka para, ne ato detyra jane njerezit e Nishanit, ketij ministri antikapat, turpit te kesaj qeverisje……megjithse se mos te tjeret jane me te mire…por ne kete ministri, drejtori pergjithshem ka rene ne hall te nadh me kete minister qe nuk ngopet me para…..a e dini se sa eshte vlera e njo kostumi polici? Nishani ja ka marre keto kostume tek ARMANI se ja beri vleren 1800000 leke te vjetra……ky njeri i babezitur……sa ishte ne ministrine e drejtesise e beri gruan e vete pronarem me te madhe te Durresit duke hipotekuar trojet dhe vilat e vjetra qe u ka ngelur vetem nga nje pronar plake por edhe duke i perzene nga shtepit e tyre….kjo ndyresire….keshtu do te vuajme ne me kete polici sa te jene keta holba ne krye…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje