Bode: Ka rënë zhvillimi ekonomik, por s’jemi në krizë. Prioritet kemi uljen e borxhit në 55 përqind

23 Prill 2012, 20:54Politika TEMA

Ministri i Financave komentoi edhe çështjen e interkonjeksionit duke thënë se qeverisë iu bë presion që të fitonte një kompani me koston më të lartë

 

Duke folur nga Uashingtoni, ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se në vend kanë rënë ritmet e zhvillimit, por vendi nuk është në krizë.

“Janë zvogëluar ritmet e zhvillimit të vendit, edhe pse Shqipëria nuk u përfshi në mënyrë direkte nga kriza financiare”, ka deklaruar Bode për Zërin e Amerikës.

“Presioni i krizës globale dhe zgjatja e saj kanë një impakt të padiskutueshëm në ekonomitë e vendeve periferike, ku përfshihet edhe Shqipëria. Bankat perëndimore operojnë në të gjithë hapësirën e vendeve të Europës Lindore. Me uljen e nivelit të kreditimit të këtyre bankave, në përpjekje për të rregulluar raportet e tyre të kërkuara nga Banka Qëndrore, sigurisht që po ndikon edhe në ekonominë e vendit tonë”, u shpreh ministri Bode.

Kreu i Financave deklaroi se borxhi publik në Shqipëri është relativisht më i lartë se vendet e tjera të rajonit, në shifrat 58.7%.

Ulja e borxhit publik është një ndër prioritet e qeverisë shqiptare. Sipas tij brenda vitit 2015 qeveria synon që ta çojë borxhin publik deri nën 55%.

“Qeveria po bën përpjekje për të reduktuar nivelin e borxhit. Kriza ekonomike globale çoi në një rritje të borxhit për shkak të raportit të kursit të këmbimit midis lekut dhe euros. Duke qenë se borxhin e kemi në euro, sigurisht që raporti bën që ne të kemi një borxh më të lartë”, theksoi Bode.

I pyetur në lidhje me akuzat e përhapura në media për afera korruptive në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, Bode deklaroi se sulmet lidhen me grupe të interesuara që synojnë t”i bëjnë presion qeverisë.

“Ministria e Financave ka nënshkruar një kredi me Bankën Gjermane KFË, që përmban në vetvete ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën dhe unazës së pjesës jugore të vendit. Po bëhen përpjekje për të shpallur fituese një kompani që kishte kosto më të lartë se kompania rivale. I jam adresuar Bankës Gjermane që të marrë në konsideratë rregullin që kostoja më e ulët të ketë preferencë.”- theksoi Bode.

9 komente në “Bode: Ka rënë zhvillimi ekonomik, por s’jemi në krizë. Prioritet kemi uljen e borxhit në 55 përqind”

  1. Si munet me u ba Piramidat e 90′ me ket gjeni ekonomie qi kishte Doktori per minister kjo mister ka ngel hala per Lymin. Po kjo ambasadorja gjermone do e ket pi kafen me ate danezin te pakten une si Lym kshu i shpjegoj keto pun.

    1. Lom Deliu says:

      Lymo !
      Po ja fut kot.
      Ridvanin nuk po e mbroj, jo se i perket nje pakice, qe nuk po ja ze emnin, por sepse ai nuk ka qene minister vecse pas korrikut 1996 kur Sala nuk i mbyllte, edhe se ja kerkuan te huajt dhe qeveria, pra dhe Ridvoni.
      Per ekspert per to ishte Arben Malaj qe punoj si keshilltar pas specializimit me burs greke ne amerike, , ne kater firma, qe ndonjeren e ngriti ai,dhe u pasurua .
      Ti e di mire qe no knej nga Tirona themi “ke inot foli hakun”.

      1. Epo Lymi zotrote se ka nigju naihere Ridvanin me thone se nuk m’lete Doktori me i mbyll. Ju jeni shume t’kqinj tana gjonat doni me ja fature Doktorit.

  2. mira says:

    Bodja nuk eshte budalle,por eshte hisell dhe kujton se flet me fshataret e Rakickes (ndoshta dhe atyre nuk ja u hedh dot).
    Ai e di shume mire si organizohen tenderat. Parate nuk i jep Sheqerja dhe tenderi te behet si do sali-serbi. Neqs tenderi vendos qe kompania qe jep cmim me te ulet fiton, atehere perse te behen termat e references, ne te cilat percaktohen kushtet teknike dhe cilesia e punimeve?! Apo ta bejme si “rrugen e kombit” qe ka ngrene dhe po vazhdon te haje parate dhe te pije gjakun e shqiptareve me demtimet e pafund edhe sot e kesaj dite.
    Vanka e di mire kete pune, dhe ne e dime mire, por saliu i serbeve ka vendosur ( ose i kane dhene urdher) ta shkateroje kete te shkrete Shqiperi deri ne fund.
    Shpresoj dhe besoj se do i paguaje te gjitha gjynahet deri ne nje.

  3. Vlora says:

    Edhe shef llogarie ne koperative nuk e ben dot ky koqja.

  4. baca mertur says:

    mos!! do te ta fuse doktori bre!!!si more ka rene zhvillimi ekonomik???pu pu pu ..na fute ne burg na fute …ha ha ha ha ..aaa mjere ne qe kemi perfunduar te na dhimbsen edhe ato pak gjera qe kemi ..se e dime ne ca meritoni ju!!!
    te siguroj qe me dy berthokla ne lule te ballit nuk flet me kush pastaj per mrekulli ekonomike!!!!po…cte bejme…

  5. cika says:

    c fare thote ky dobic muti .Shqiperia gjithmone ne krize ka qene .Apo i mat gjerat me xhep te tij ky lango.

  6. Gazmir Piku says:

    SHqiperia po ariti të shlyen 35 milion interes vjetor nga borgji i saj.,regullisht,mund të them se e kemi kapercyer lumin.

  7. mali says:

    Po c’thua o, tu mbyllte e deres!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje