facebook.com/bledi.mane
1./Gëzuar vitin e ri 1991
U rikthye sërish. Fundjavën që shkoi shkëlqeu porsi një yll Bollywood-i. Bëri që pas një letargjie të gjatë media, politika, diplomacia ndërkombëtare dhe opinioni publik të merren me të.
Me votë të ndershme e përcollëm me ceremoni dhe transparencë maksimale në korrik të 2005, por pas tentativave të dështuara që nga 2007-a, rikthimi i tij kësaj here po ia arrin pakëz qëllimit. Prozhektorët tashmë janë ndezur për Fatos Nanon, por sipari ende nuk është hapur i plotë.
Pavarësisht entuziazmit dhe kapriçove të këtij kandidimi fillestar, kam frikë se tragjikomedia që u luajt me zgjedhjet presidenciale në Prishtinën e 2011 do interpretohet edhe në skenën e Tiranës.
U kujtohet ambasadori amerikan Dell, i cili kapi prej veshi liderët kosovarë e me detyrim-përcaktim-imponim ua la mbi tavolinë emrin e Atifetes?
Ja, kështu besoj unë se do të rrjedhin ujërat edhe korrikun e nxehtë që po vjen këtu në Shqipëri.
Joshja fillestare dhe elozhet për Fatos Nanon mbeten butafori demode dhe ma do mendja sa të përgatitet terreni do të zhurmohen bezdisshëm emrat e dy Fatosëve: Nanos së Ilir Metës dhe Bejës së Doktorit.
Riciklimi i Fatos Nanos mbetet shumë ofendues.
Të rikthesh në “prime time” të politikës kombëtare njërin prej dy eminentëve të tranzicionit rraskapitës do të thotë që ky vend ose vuan për elita sepse nuk është investuar intelektualisht këto dy dekada ose me të vërtetë kemi instaluar një regjim hibrid të një dual-diktature.
Thjesht le të mbyllim sytë dhe të retrospektojmë pa fantazi. Ende në qarkullim do të kemi dy njerëzit që dominuan e dominojnë pluralizmin partiak, parlamentarizmin, qeverisjet, shërbimet sekrete, gjyqësorin, financat, ushtrinë dhe rendin.
Kemi dy prej plakushëve më jetëgjatë të politikës ballkanase të cilët tashmë në pellgun e Mesdheut konkurrojnë vetëm me Assadin e Damaskut dhe Muhamedin e VI-të të Rabatit.
Fatos Nano ndryshe nga Sali Berisha ka më tepër vlera qytetarie, por ky nuk mund të përdoret detyrimisht si justifikim historik.
I lindur dhe i rritur në Tiranën bolshevike në një familje zgjatim të pushtetit, nuk vuajti kurrë as për dashuri prindërore e as për ushqimet bazike. Maria, nëna e Nanos, një mësuese anglishteje e formuar në shkollën amerikane të Kavajës kurrsesi nuk mund ta edukonte të birin e vetëm porsi Sheqerja Sali Berishën, e cila më tepër përkëdhelte lopën sesa djalin e saj hundëshqiponjë plangprishës që prishi nga mendja një vend të tërë.
Thanas Nano, eksponent i diktaturës dhe drejtues i televizionit kombëtar, natyrisht nuk mund t’ia lejonte vetes ndërsa vendit t’i linte dhuratë një djalë politikan të papërgjegjshëm.
Ramë Berisha i Viçidolit fëmijët nga dhitë nuk i ndante asnjëherë madje edhe kur i ushqente me bar të thatë bjeshkësh. Berishën 18 vjeçar e zbriti Partia nga maja e malit në mes të metropolit dhe defiçencat gjenetiko-etnografike nuk duhet të triumfonin mbi moralin apo njerzillëkun e Tiranës së djeshme dhe të sotme.
Fatos Nanos nuk ia heq askush ato pak vlera dhe vese të sforcuara që ia ka injektuar vetes. Është i lexuar e i mirëedukuar, por këto nuk e konvertojnë në një djalë garip. Vuan ende simptomat e një djali qullac, babi i të cilit nuk e linte të përzihej me rrugaçët e lagjes. Shalët e ngjitura ia tradhtojnë fasadën e një “horri” dhe burgosja 4 vjeçare që i bëri Berisha e shfaqën më së mirë si një dhjaks të vërtetë. Nuk diti të hakmerrej ndaj akuzuesit dhe kundërshtarit të tij jo sepse kemi të bëjmë me një liberal dhe të krishterë puritan, por sepse nuk pati bythë ta çonte edhe sikur 24 orë të vetme Berishën në qeli. Faktet dhe provat nuk i munguan kurrë edhe pas 1997-s edhe gjatë tetorit të 1998-s, por Berisha me ushtrinë e Shaban Memisë dhe statura e Azem Hajdarit ia kallën&kallin datën Fatosit dhe fatosëve që ka ende e majta nëpër këmbë.
Gjatë qeverisjes së tij 2004-2005 korrupsioni galopant u kthye edhe në një makth ndërkombëtar aq sa edhe diplomacia në Bruksel dhe Washington ndihmuan në rrënimin e qeverisjes Nano, ndërsa sot si për çudi na pikturojnë një tjetër Nano plot ngjyra, ekuilibra, një tjetër burrështetas.
Një Fatos Nano president republike do të thotë një shpartallim të asaj klase të re politikanësh, e cila herë e arsimuar dhe edukuar në perëndim me paratë e taksapaguesve vendas, e herë atyre të huaj dilte përfundimisht jashtë loje. Jashtë loje dalin edhe gjeneratat e reja të aspirantëve energjikë që ky vend pret t’i testojë në ekonomi, jurisprudencë, biznes sepse duke parë të njëjtët liderë të udhëheqin, tremben edhe nga rrethi i miqve të tyre historikë.
Një Fatos Nano liberal, qytetar dhe fisnik është ai burrë gjigand, i cili tashmë vrojton politikën dhe vendin nga karrigia e profesionistit pensionist. Një Nano babaxhan nuk është vetëm ai që dehet dhe këput batuta me sponde sa tek Blendi sa tek Sokoli. Nuk është ai Nano që i lëpihet Metës, Ramës, Berishës për vendin vakant në presidencë por ai burrështeti që ua tërheq veshin publikisht (jo tek Piazza) sivëllezërve të tij sa herë që Shqipëria digjet, përmbytet, vidhet, gërdecoset, çintegrohet.
Një Nano president dhe aktiv në politikë do të hapte orekse të tjera për Berishën dhe përsëri Arben Ristani dhe Sashenka e Kolegjit do të na bënte gjëmën me vjedhje votash me procedurë. Një Nano president dhe kryetar KLD-je thjesht do të rudimentonte drejtësinë klanore tribale të këtij vendi dhe rikthimi i një prej baballarëve të korrupsionit në krye të drejtësisë domestike do të bënte që kodoshët gjykatës të ndjeheshin të çliruar përfundimisht.
Ndjehem i sigurtë se pavarësisht zërave të ngjirur spontanë, Brukseli dhe Washingtoni nuk shohin te Fatos Nano presidentin e urtë konsensual dhe mbi palët. Thjesht mua më duket lojë, lojë në fitim të kohës së humbur. Lojë porsi elozhet e post 21 janarit derisa përgjigja nuk vonoi dhe FBI-ja shpartalloi me fakte e prova vrasësit.
Ka kohë deri në korrik dhe lëreni Fatos Nano Nanon të gëzojë. Ne e kemi parë shpesh këtë reality show dhe nuk ndjejmë më asnjë grimë emocion. Është porsi të fusësh Noçen edhe një herë në Big Brother, do të ndjehej ndokush kureshtar???
Nano hajde !
Therrasin kazinote e botes se u ra xhiro ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/fatos-nano-president.html
Te gjithe komentuesit dhe Bledi Mane kane te drejte qe s’pranojne Nanon per president.
Por problemi s’eshte vetem Nano.
Nqs s’behet Nano president, atehere do behet Jozefina. Pra, a eshte Jozefina apo ndonje tjeter nga PD-ja me mire se Fatos Nano apo jo?
Patjeter nje figure tjeter konsensuale do ishte me e mira, por per kete gje opozita do duhej te kercenonte Saliun qe pa president konsensual do bllokohej parlamenti, apo do prishej pakti me Saliun etj etj.
Por opozita po e ben te qarte qe nuk do beje asgje nga keto edhe po u zgjodh Jozefina, pasi Rama ka vendosur per nje kurs qe pranon cdo skandal te Saliut.
Pra, o duhet qe opozita te ndryshoje qendrim dhe te kerkoje me cdo kusht presidentin konsensual duke kercenuar me prishje te paktit. Ose perndryshe me turp duhet pranuar Nano si me i miri nga kandidatet e keqinj.
Saliu i ka kallur daten Fatosit, por duket qe ia ka kallur edhe Edit deri ne palce, qe po e mban Saliun kryeminister deri diten e fundit te mandatit te vjedhur, po mban edhe Lulin qe vodhi diten per diell, e as po luan vendit per te marre nje president konsensual.
Hej, po ju qe shkruani tek ky Lopcari i piste Blendi ca njerezish pa personalitet jeni ju ore idioter ?
Ky Bledi eshte tamam kelysh bushtre, se ky ne ate artikull per ate gjyqtaren korcare
qe nuk e lane doganiret greke , ju ofendoi ju te gjitheve duke mburur aktin e felliqur te doganiereve greke
_
Dhe te gjithe kete pisllek ky lopcar i felliqur e mbulonte gjasme se ajo kishte qene gjyqtare ne kohen e zgjedhjeve .
Kkeshtu ky palaco, gjente arsyen te mburte ata doganiere kriminale te Greqise ,
duke ju cuar atyre mesazhin qe :..ju jeni ne regull _, qe kushedi sa here kane kthyer shqiptaret pa asnje arsye, dhe te fyente shqiptaret
__Ca mut shqiptaresh jeni ju aty ne Tirane ?–Si e lini kete qen more ,
qe ben politken e Grekut duke ju ofenduar ju te gjitheve ..???
Ky eshte tamam nje i papergjegjeshem dhe langaraq njeri qe te vjen per te vjelle
me arsyetimet banale , dhe fyerjet krye te pista qe ben ne artikujt e tij.
Ky flet tamam si rugac , por perfiton se Sala eshte njeri i mire ,se te ishte ndonje tjeter ja kishte skuqur prapanicen
Kjo gazete duke bere kete lloj oponence imorale qe perfaqsohet nga ligesite e artikujve te ketij palacos qe duke si k.. me syze
dhe qe ne te njejten
kohe perdor oponencen e saj per te bere kospiraci greke ne dem te dinjitetit te shqiptareve,
ben qe ta perjetesoje Salen ne pushtet pergjithmone
__Kjo gazete eshte fakteqsia e opozites shqiptare __Juve ju duket sikur po beni opozite intelgijente , por ju beni nje opozite mixgunesh dhe thellesisht Armiqesore ndaj kombit shqiptar
Tamam opozite destruktive
Natyrisht aspektin antishqiptar , keta gazetare langaraqe e hiqleare te kesaj gazete
nuk e bejne p[erdite ,
porse sa here vihet ne ballance dinjiteti i njeriut shqiptar perballe sjelljes kriminale dhe fyese te perfaqsuesve te shtetit grek , keta direkt
mbajne anen e …Grekut
Turp tju vije ju qe shkruani tek ky qelbanik –
Ik o pirdhu to o krimb toke.
o turko
nuk i paske pire ilacet
Raimond keta qe miratojên shkrimin e lopcarit nuk janê Shqiptarê janê perzirje sperme Greko-shqiptarê prandaj mos u habitê.
Shiko kete Deanushen, pjellê Greku qe ne cdo koment hedhe balt mbi shqiptarêt, tipa si kjo ka shume ketu
Te gjitha komentet tona o “Ramy i vjeter” tregojne nivelin e kultures te secilit prej nesh.Ti paske arritur ti ndash komentuesit, ne baze te komenteve te tyre, ne grupe spermash.Ti i nderuar ne cilin grup sperme ben pjese,ne ate te doktorit apo ne ate te Tosit?
Raimond aq sy lesh dhe i paditur je ne shekullin e xx| Po eshte turp te diskutohet Nanoja President mor djale.Po ne qoftese e pranon popuuli kete atehere ky popull nuk i lind e drejta te kerkoje me per te drejtat e tij, te pershendetet me drejtesine dhe me te gjitha institucionet e pavarura te ketij vendi, se te dy bashke Fatosi me Salen do ti bejne iso njeri tjetrit dhe ky vend do te kthehet bolshevik.se te dy shkolle ruse kane mbaruar.
me kete komentin qe na bere na grise menderen ik o zagari i sales se para se te komentosh beji pyetje vetes se per cfare shkruhet se bab saliun e ke ne vend po xhaxha nanon si myxhyret neper europe o kandar e kelysh rugac qe bredh kazan me kazan
Raimondo si shume te ka nxehur shkrimi mbi Tosin.Qe Tosi eshte legen burre e dine gjithe shqiptaret e ndershem dhe te pandershem.Personalisht nuk e njoh Bledin por me duken pa vend gjithe ofendimet qe i ke drejtuar figures se tij.Persa i perket shkrimit mbi gjyqtaren qe greket na e kthyen mbrapsht te keshilloj qe ta rilexosh.Kur ironia e gazetarit eshte e holle dhe e goditur behet e “pakuptueshme” dhe s’ke faj se qe te gjithe e kane nga nje limit.
Shkrimi i mesiperm eshte mjaft i goditur dhe realist.Tosi eshte burre thjaks dhe i afte per te goditur mbas shpine me te dobetit.Para doktor vdekjes gjithmone i ka mbushur breket se bashku me ndjekesit e tij.
“por perfiton se Sala eshte njeri i mire ,se te ishte ndonje tjeter ja kishte skuqur prapanicen”
– o robo, a je ne terezi? Me siguri ti nuk jeton ne Shqiperi !!
Vec nje gje, ketu kedo te vesh, nga keta te listes, beji M…
O Raimondo,po ç’ne ti te lexosh shkrimet e Bledit o plak.Jane shume te komplikuara per ty keto shkrime dhe ka rrezik qe te te shkaktojne probleme me trurin.Ti e shumta mund te kuptosh ndonje shkrim te Fahri Balliut dhe bajgave te tij andej nga 55,sepse kane te njejtin nivel me ty.
Imagjinojeni Nanon duke i futur nje dopio whiskey dhe duke lexuar artikullin e Bledit,duke nenqeshur me ironi me komentet tona. Cuditet se si “delet” ngrejne krye kunder “çobanit”. Pastaj i fut nje viagra dhe shkon e ben nje dore letra me Xhoanen. Cfare fatkeqesie per ne qe keto hije nuk u zhduken,por vijne akoma verdalle si korbat viktimes.E shikojne Shqiperine te shtrire pertoke,dhe mundohen ti shqyejne ndonje cope ‘mish” qe i ka mbetur ne skelet. Cfare gabime natyrore qe jane keta njerez.Lereni kete vend te marre fryme mor prostituta galaksie.
Ore, po a e dini ju se edhe Thanasi ka ardhur nga fshati i tij andej nga Gjirokastra ne Tirane, se ka qene sherbetor ne familjet e pasunareve te Libohoves. Pa shkolle, injorant, sakat me 1+3/4 kembe, eshte njohur per intrigant e zemerzi mes zgjatimeve te pushtetit te Enver Hoxhes, dhe rriti nje djale fiks si vetja, nje felliqesire vesesh dhe me llogore halesh. Kete nuk do e pranojme per president: Arvizu, hiq dore nga nxitja e sherrit ne Shqiperi, se ne nuk pjerdhim as per marinsat e tu.
ARTIKULL I SHKELQYER BRAVO.
Artikull i perkryer? Nanon e quan te mireedukuar, kete hajdut te kombit. Lere fare…
Aman ore jepini e dhe ca para vetem te zhduket ky. E perzjeu politiken shqiptare dhe e beri me mut se c’ishte.
Tani kan hap dhe restorant, duket qe jan ngul mire e mire.
Sala nuk do me e pa me sy se Sala do budallenjte rreth vetes. Ndoj do zgjedhe Jozin presidente se e manipulon kollaj.
Sali Rame Berisha ka zbritur ne Tirane 14 vjeç, si nxenes i Shkolles se Mesme Mjekesore.Eshte nga ata burra qe e ka kthyer Tiranen ne Viçidol.
Nano na ler rehat !!!!
Ka burra te tjere Shqiperia plot, nje prej tyne asht Adrian Civici, shume i pershtatshem per ket periudhe krizash qe mund t’i perballohet bukur fort skenes se politikes. I gjitheformuar, i edukuar, i barazpeshuar nga krahet e ish pronareve, te pernjekunve dhe ish komunistave, zotni Civici asht nje vlere e shtueme si president i Shqiperise.
cesht ky moree aktor i bollywood-it haaaaaaaaahahahahahahaaaa??!!!
o Tema cjan keta more,bendi manje,spiro misha,vasil dule,fatos nano, anastas vangjeli,vangjel bollano,kicco mustaqa bythtrashi..
hahahahahahahahaha..edhe themi ne,
si ka mundesi qe saliu e ka te sigurt fitoren prape ne 13ten!!
Nano perseri ne politike ….”Është porsi të fusësh Noçen edhe një herë në Big Brother, do të ndjehej ndokush kureshtar???”.
Kjo po eshte e forte.
Eshte nje krahasim fantastik por shume realist.
Jam ne nje mendje me Bledin, nqs Nano behet president, atehere morali nuk ekziston me dhe demokracia eshte thjesht nje dobiceri.
Skennari qe vjen me pas eshte shume i parashikueshem:
1. Berisha fiton perseri ne 2013.
2. Meta behet Kryetar Parlamenti
3. Dule Minister i Jashtem
4. Jozefina ambasadore ne Paris ku nga inati do zihet me ish gruan e Nanos
Pjesa tjeter e politikes do te zgjidhet pas perfundimit te orgjive te para te Nanos.
Me pak fjale
Te ikin ne, sepse Nano eshte IN.
Bledaro,shkruan mire,po nuk thellohesh fare ne fakte qe jane me shumice rruges,je shume siperfaqesor dhe riperterites thuajse si gjithe shtypi Albanes.Me keto shkrime je vec nje ripeserites,thellohu e kerko bledo e do gjesh me shume nga c’mendon……!?
“Nuk diti të hakmerrej ndaj akuzuesit dhe kundërshtarit të tij jo sepse kemi të bëjmë me një liberal dhe të krishterë puritan, por sepse nuk pati bythë ta çonte edhe sikur 24 orë të vetme Berishën në qeli. Faktet dhe provat nuk i munguan kurrë edhe pas 1997-s edhe gjatë tetorit të 1998-s, por Berisha me ushtrinë e Shaban Memisë dhe statura e Azem Hajdarit ia kallën&kallin datën Fatosit dhe fatosëve që ka ende e majta nëpër këmbë.”
Bledi, kam pershtypjen time modeste, qe ketu gabohesh. Duhet te nderrosh kendveshtrimin per 1997. Ti thua se Nano u tremb. Po te kishte qene kaq frikacak nuk do te kishim pasur kurre 1997. Dhe kjo vlen per te tere drejtuesit e PS-se. Atehere shtrohet pyetja pse asnje drejtues i larte i PS-se kurre nuk kerkoi nje hetim, qofte edhe formal apo te shkurter te tipit me ka cu nona me la gojen, per ngjarjet e 1997-es? Mos valle sepse ishin te zhytur vete te pakten po aq sa Berisha?
Sikur pergjigjja te jete PO, atehere kemi nje arsye me shume per t’i thene Nanos: IK!
PERGJIGJA ME E SAKTE PER MBISHKRIMIN!!!
Të lumtë Blendi!E ke qarë fare…i themi ne nga anët tona…!Sidomos tek përkëdhelitë që i ka dhënë nëna Salës…”Më shumë përqafonte dhitë se Salën…”Por,edhe me fjalinë e fundit sidomos..”si të fusësh Noçen përsëri në Big-Bradher…”i ke vënë vulën,Blendo…të lumtë…!Prandaj më në fund i takon edhe titulli…”Nano Ik…Shpejt!Tani dhe me vrap…!Hajt…zagar!Kam shpresë ta lexojë vetë Nano,pasi ti ketë dalë pija!
…Sheqerja Sali Berishën, e cila më tepër përkëdhelte lopën sesa djalin e saj hundëshqiponjë plangprishës që prishi nga mendja një vend të tërë.
Ramë Berisha i Viçidolit fëmijët nga dhitë nuk i ndante asnjëherë madje edhe kur i ushqente me bar të thatë bjeshkësh.
S’te vjen turp te flasesh ashtu per dy prinder te nderuar,qe rriten kalamajte me djersen e ballit.Apo duhet te rriteshin gjithe si puna juaj,bllokqene te poshter.
Keta qe tallen me Nanon e Berishen po te ishin aq inteligjente do te ishin atje ku eshte sot Nano e Berisha, por sikurse nuk i arrijne as tek thembra bejne gam gam gjithe diten duke share. O cuna, shkoni fitoni ndonje lek se Nano e berisha e kane kryp djathin…..
fjalia e fundit eshte magjike….
Deshe te thoshnje: -Une jam Fatos Nano dhe mbrapa me vjen historia jone e perbashket…
Realiteti eshte i hidhur kur e degjon. Po deficencat dhe psiqika e semure e Saliut flasin qarte per frustracionet e egra qe ka perjetuar.
Pergezime Bled Manes, i madh si perhere!
…Bledi, me gjithe respektin per penen e forte dhe origjinale me kete artikull me ke bere te mendoj se je …kunder te gjitheve…
Nano …nuk eshte frikacak,eshte me demokrat nga shme te tjer qe mbajne kerkojne flamurin e demokratit,eshte me pak militante interesaxhi nga shume politikan te tjer, ka dhen leksione demokracie aq sa nuk kan dhen gjithe politikan te tjer sebashku,…sidoqoft..ju mbeteni origjinal ne shkrimet tuaja…
Eshte e vertete qe fatin e presidentit te nje populli po e vendos njesoj si ne Kosove nje ambasador. Akoma nuk e dime nese ky ambasador e ka lejen e shtetit te tij qe te fuse hundet ne te drejten e nje populli per te zgjedhur presidentin e tij apo jane pazaret e xhepit te tij!??
Si mund te jemi popull kaq pa dinjitet dhe te lejojme kete farse kaq te shemtuar?!
Ku jane shoqerite civile dhe elitat e kombit? Per kur duhen? Pse vetem nje media do beje opoziten e shemtive te pafund qe ndodhen ne kete vend?
O mali ka koha qe nocioni “popull” per shqiptaret nuk vlen me. Ne jemi katandisur ne nje turme pa koke. Keto poshtersi qe bejne vaki te ne po te kishin bere vaki ne ndonje vend tjeter do te ishin zgjidhur vetem me revolucion si ai i Bastijes ne 1789 ne France.
Te mendosh qe nje plehre si puna e Vizes (arvizut) te te beje si figure poliedrike, kjo eshte te hysh ne toke per se gjalli.
Kjo plehre do ta kujtoje periudhen e Shqiperise si periudhen me te ndritur te karrieres se tij “sepse i dha mend nje kombi te tere” ncncncncn nderkohe qe kjo plehre e di shume mire se ne vende te tjera s’do te kishte guxuar te hapte gojen, po ne vendin e shqiponjave pa sqep vetem sqepi i tij degjohet se shqipeve ju a kane prere sqepat ky me Salahudin Berishen.
Mire e kishte njeri para disa ditesh kur propozoi te veme nje lepur ne vend te shqiponjes ne flamur.
Keni te drejte Z.Rani : e keqja qendron tek amb. amerikan qe fut hundet ne cdo gje dhe qendrimi neutral i BE-s.
SHBA vendos se kush duhet te qendroj ne pushtet ne cdo vend te botes po ne Egjipt populli nuk i pyeti dhe i dha duart mikut te Amerikes.
Ne 1967 mbas grushtit te shtetit te koloneleve ne Greqi ne murin e nje godine ne qender te Athines populli shkruajti: “Vejani fajin gjithmone amerikaneve edhe po e patet gabim prape te drejte keni”
Neve nuk kemi as opozite as sindikata as kaste ushtarake, periudha 600 vjecare na ka bere te tille qe flasim ,shkruajme komente dhe nuk dalim ne rruge.
DISA GJERA I THUA MIRE,O BLEDI I- MANES,POR TE THUASHE QE,SALI-BREKE-SKISHA,KA ZBRITUR NGA MALET E FATOQ-PALLUQJA,QITETARE,SEPSE MARIA E FATOQIT ISHTE MESUSE,FAKTET QE NE SHQIPERI SI NE KOHEN E BYNKJEVE DHE NE KOHEN E SOTME TE BIRBOVE,TE KORRUPTUARVE,HAJDUTEVE,NE MENDJEN E SHQI-PTARVE SKA NDRYSHARE ASGJE,PSE,KUR PRANOJME TE KUROHEMI NE SPITALET ME QELBURA,PER TE MBARUARE UNIVERSITETIN DUHET TE PAGUASHE,ETJERA.EDHE DICKA TJETER QE EDHE FATOQI-DJALI I THANAQIT TE TELEVIZORIT,KUR DHISTE BYTHEN E KA FSHIRE ME GAZETE O ME GJETHE FIKU SI TE GJITHE NE SHKI-PTARET.SHQI-PNIA,SHKI-PNIA,SHQI-PETARET,SHKIP-TARET,NUK NDRYSHON,SEPSE SPIUNE E HAJDUTE JEMI GJITHMONE.
KOPLIMENTE.APOLOGJIA E VERTET E KETIJ PSEUDO KANDIDATI, PER PRESIDENT.ILUTEM ZOTIT M. BAZE TA MBAJE SA ME GJATE KETE SHKRIM NE GAZETE.POPULLI E DI KUSH ESHTE NANO,POLITIKANET DUHET TE NDRICOHEN NGA KY SHKRIM,AQ ME SHUME DEPUTETET.NE SE NUK ESHTE LOJE SI THOT AUTORI I SHKRIMIT,ATHERE PO NA TALLIN SHUME KETA NDERKOMBETARET.KERKOJEN TE GATUAJN BUKE ME MIELL TE MYKUR.NUK MJAFTOI BERISHA,PO U DASHKA TE DUROJEM DHE DENGLAT E NANOS.SI SU VJEN TURP;EKANE FILLUAR POLITIKEN 20 VJET PARA,KUR HOMOLOGE TE TYRE NE RAJON E NE BOTE,KANE QENE GJYSHERIT E KETYRE QE JANE SOT NE QEVERISJE.
Ai maloku nga dhit na e ka fut neve te gjithve se mos e harroni kete, ai nga stanet e viçidolit erdh e u bo njeriu me i pasur ne shqipri e ne ballkan.
TOSI PRESIDENT!
Nano ik !!!!!!………………….
Mua me duket absurde qe kritika kryesore e te majtes, forces qe duhet te perfaqesoj barazine dhe harmonine sociale, eshte se Berisha eshte “malok”. Akoma me keq kur fillojne keto komentet mbi prinderit e tij.
Nuk e di pse cuditemi dhe revoltohemi pastaj kur abuzojne me emigrantet tane jashte. Ne e bejme me tanet ketu, dhe aq me keq e ben forca qe duhet te jete kundra saj.
Nano ik pirdhu se na cave trapin !
BLEDI DO TE MERZITEN KATUNDARET NORTHSIDE-ORE ME KETE SHKRIM. DIHET QE LOPA DHE GOMARI JANE TE PARET PYET DHE RIDVANIN PO DESHE SE DHE AI NE SHALET E DHISE FLINTE
Nano nuk ben e dime por a gjendet ndonje qe e pelqen ti o i Çakerdisur!!????
Ti qenke jo kandar por koqe kandahari. Nga vike ti mer lal? Me siguri nga zyrat e Berishes. Si mund te behet Berisha president kur ne te gjithe jemi deshmitare se si Berisha dogji vendin ne 1997. Ku ke qene ti ne 97 more djale. Ishte Berisha qe shkaktoi vrasjen e 3500 shqiptareve me kokefortesine e tij dhe jo me aftesine e tij per te ulur njerezit ne tavoline. Ti na propozoke qe te shkojme te gjithe perseri permes ferrit berishian. Jo mor i dashur, sa here vjen Berisha ne pushtet vrasje spektakolare dhe vjedhje e korrupsion masiv ndodhin. Djetra te vdeku ne Gerdec, deshmitari Trebicka i masakruar, deputeti Xhindi i vrare, sekretari i partise demokristaine ne veri, 4 heronjte e 21 Janarit te qelluar para zyrave te tij. Sa kercenime per vdekje ka bere Berisha i kompromiseve te tua ne parlament? Korrupsion epa fund te familjes se tij, falja e detit Greqise, falja e pasurive kombetare Serbise, interkonjeksioni me Kosoven. Cfare te themi me mor i dashur? Dhe ti dali i Berishes na propozoke qe Berisha te behet president. Sigurisht qe per ty ai eshte nje president i mire per familjen e tijn dhe nje grusht gangsteresh, por jo per popullin shqiptar. Hajt tung mor horr!
Nje shkrim antiberishe i mbeshtetur ne genjeshtra e deformime.Sali Berisha erdhi ne Tirane ne moshen 14 vjecare dhe pamvaresisht se ishte lindur ddhe rritur nenga nje bfamilje e thjeshte shqiptare ne Vicidol, ajo familja e Ram e Sheqere Berishes e ushqyen ate me virtytet me te mira qe ka nje familje shqiptare si deshiren per te studiuar, Ndershmerine dhe patriotizmin shqiptar.Po bythlepiri i Enver Hoxhes zoti Thanas Nano si e edukoj djalin e tij? Imoral nga te gjitha drejtimet,Feminist,Pijanec,Bixhosci,vrases mbas shpine qe nuk i besohet ne asnje moment dhe mbi te gjitha asnje pike atdhedashuri per kete popull dhe territor por per Greqine.Bledi Mane mios u ban Hipokrit se shkrimi i juaj nuk ka asnje substance me karakterin e poshter te Fatos Nanos qe gjoja eshte lindur e rritur ne Tirane sepse ne Tirane nga 60 vjet e kendej jane lindur e kane vdekur shum gomare.Tirana deri me 1960 ishte vendi i karrocave me kuaj e me gomare qe ecnin ne mes te bulevardit.nuk krahasohen karakteret e Nanos negativ me ate te Berishes pozitiv.Zoti Mane mos u ban shum merak sepse berisha e perdor ate si nje fshirse kepucesh,jo me shum e jo me pak.Inteligjenca e Berishes e4shte shum here me elarte sesa inteligjenca e atij alkoholisti Imoral.
E more Kol si shume te anon kandari nga Berisha. Berisha e ka treguar. fytyren e tij prej krimineli dhe aq me teper antikombetar.Ai duhet te largohet sa me pare se na e shiti gjithe Shqiperine
bravo bledi,je i vetmi analist-komentues qe ja vlen me lexu ne ate vend pa pike profesionalizmi.spot on-nano zhduku prej shqipnise o esat pasha i ri.legen komunist,legen gjoja kapitalist!
NANO IK ME VRAP!
duhet te thone shqiptaret, por edhe nderkombetaret, sepse Fatos Nano shpypi me makine nje njeri ne autostrade dhe e hodhi te pergjakur te gjalle ne kanal bashke me Blendi Klosin. Pa i dhene ndihmen e pare, pa njoftuar policine, por duke ikur me vrap ne terrin e nates si frikacake dhe burracake nga vendi i krimit.
NANO IK ME VRAP!
duhet te thote media dallkauke shqiptare me TOP STORY e Sokol Balles me shume shoke e analiste nga pas, qe i thurr ne emisionet e tij te pudrosura hymne dhe i ben elozhe PADRINOS te mafies albaneze Fatos Nano. Dhe i ben reklame falas ne TV per ta zgjedhur per President, si kandidatin me te pershtatshem, me tolerant dhe qe do te bashkoje popullaten. Duke harruar qe po i nxjerrin ne tepsi popullit shqiptar per postin madhor te BABAIT te Kombit, nje pijanec, nje bixhozxhi, nje hajdut dhe se fundi nje vrases frikacak autostrade.
NANO IK ME VRAP!
duhet te thonte nderkombetaret, pasi sic e ve ne dukje autori e kane katapultuar njehere me pare PADRINON e mafies dhe korrupsionit. Nese nuk duan qe shqiptaret te fillojne te mendojne per VETEGJYQESI me se fundi ne vendin e tyre. Sic ndodhi ne 1997-n me shume pasoja dhe viktima.
Si nuk ka turp ky hajvan qe kerkon prap karrike
Jam dakord me shkrimin, por per mendimin tim Fatos Nano eshte me i miri nga te gjithe te keqinjte e politikaneve qe ne kemi. Gjithmone me kujtohet nje shprehje e Napolonit, ne ditarin e tij, shkruar ne ditet e fundit te jetes se tj: Gjate perandorise sime, bera shume te pasur dhe duke, por prej origjines qe kishin, nuk arrita qe ti bej zoterinj.
Ne na mungojne zoterinjte, per te mos thene se nuk kemi fare.
Ky popull jemi ne.Keta qe na udheheqin tallin b… me ne.
Neqoftese,nuk zgjidhet drejte ceshtja shqiptare ne ballkan,atehere do te ndodhe Libanizimi i Ballkanit dhe per pasoje,Ballkanizimi i Evropes.Fatos Nano,1992.Nese ka autoritet,qe mund te vendose parametrat institucionale te nje shteti demokratik,pas nje izolimi politik katervjecar dhe nje terheqje e reflektim dhjetevjecar,ai eshte,Fatos Nano.Pushtete ta pavarura,pushtete te ndara,gjyqesor i lire,media e lire.Shyqyr qe kemi mik te madh,Ameriken,qe me kohe na ka kuptuar se e duam fort dhe do te na ndihmoje te vetqeverisemi edhe per njeqind vjet te tjera.Rrofte Amerika!Respekte Blend djali.Kete rradhe,nuk ke thene asgje.
Nano IK, Berisha IK. Presidenti i Shqipërisë duhet të jetë edhe president i Shqiptarisë.
Na duhen më tepër president patriot si Alfred Moisiu apo Rexhep Mejdani. Të lirohet njëherë e përgjithmonë skena politike nga hijet e së kaluarës Berisha e Nano.
Nano keput qafen se je me teper se i neveritshem!!!!!!!!!!!!!
ky eshte trafikanti me elegant i fjales. Te shikosh koken dhe kohen bosh te Nanos te gjoksi i Noçes, vetem ky mund ta beje. i MADH.
KENGA ” NANO IK !” TEKSTI SALI BERISHA ,KOMPOZIMI SALI BERISHA ,U KENDUA DHE DIRIGJUA NGA SALI BERISHA KUR ISHTE NE OPOZITE , DERI SA NANO-ja U NXORR NE PENSIONIN POLITIK,PO NGA SALI BERISHA. TASHME PO KY AUTOR ,ME EMRIN E NEVERITUR SALI BERISHA,KA THURUR NJE TEKST TE RI ,ME TITULL ” NANO HAJDE !” SI NJE LIDER HISTORIK I SE MAJTES (!!!) . MEGJITHESE NANO SI NJE DJALE I LINDUR ,I RRITUR DHE MIREEDUKUAR NE TIRANE,POR I TALLUR,I PERGOJUAR DHE PERDHOSUR NGA RUAJTESI I DHIVE TE VICIDOLIT, SALI RAME BERISHA . ME SA DUKET, LOJA KA NISUR PER KRYETARIN E SHTETIT,POR ATJE NE ATE KARRIGE DO TE ULET AI ,APO AJO BYTHE QE DO SALI BERISHA.AKOMA NANO NUK PO E KUPTON LOJEN E BERISHES !!!
Shalët e ngjitura ia tradhtojnë fasadën e një “horri” .JA CELSI I ENIGMES, GARIP I DESHTUAR,TRADHETAR I LINDUR .bLENDI E KE QELLUAR NE vanitetin e tij bosh.ja bere fora Blendi
Une jam kureshtar per Nocen ne BB, por jo per Nanon ne Pulitik.
Nocja q.het, ndersa ky te .in.
Isha konviktor te teknollogjiku në vitet 92 ku me shokë bisedonim për ndryshimet që pret vendi nga z.NANO
Sa bukur bashkohen interesat XSerbo Greke,shihini tek komentet e Ramy-i vjeter dhe Rajmondo.Jane qe te dy pacavure qe hidhen perpjete sapo u preken interesat e baballareve dhe padroneve qe i paguajn.Jane bere te neveritshem me komentet e tyre.
Po sa fat zi paskemi qen, 1 esht serbi ky tjetri grek te gjithe neve na paskan ra per pjes.
Ikni o monstra se nuk ju do njeri, pervec atyre …. qe keni ne shpi, edhe ato per material ju duan, se i keni ra per pjes. HORRA!
hallall bledi!nanon e pame se kush ishte…………tanime po lepijne peshtymat e njeri tjetrit me berishen………:( sa keq per shqiperine me keta lloj njerezish
onjorant
Te lumte Bled Mane!
Pergezime per shkrimet kreative ,realiste,stil i shkelqyer,origjinal dhe i pakrahasueshem.Ti je nje vigan i krijimtarise se shkruar.Ti shkruan “me te vertete”,ti nuk “ben “sikur shkruan.E gjithe “gazetaria” e Enkel Demit nuk vlen sa nje fjali e jotje.Blendi Fevziu para teje ngjan si nje kalaman me pantollona te shkurtra qe kerkon akullore para nje burri qe thith duhan.
Shkurt:You are a legend.
Ti krahasohesh vetem me rilindasit e mocem.
Ti je nje skandal,ashtu sic thane hebrejte dhe romaket per Krishtin e kryqezuar,nje burre qe nuk i kthehu syte nga Sodoma dhe Gommorra e piste.
Be yourself
Thanks!
Nuk mbarojne paret e Sqhiperise, ndaj eshte kthyer prape Nano me Gjoin.
Asking for more – Nano – Gjoi!
Cpojani gomat e linjes Gjoi travel, restorantin shurrojani dhe …
buy kamagra uk kamagra oral jelly uk http://kamagraen.co.uk/#889693 pharmaceuticals co uk buy kamagra http://kamagraen.co.uk/#578130 – buy kamagra uk cheap kamagra soft