Presidenti i Asamblesë së NATO-s: Si i keni hallet këtu në shtëpi? Topalli: Brukseli na ka me sy të mirë

24 Prill 2012, 12:55Politika TEMA

Në Tiranë po zhvillohet një konferencë e rëndësishme e NATO-s për atë që njihet me emrin ‘Mbrojtja e mençur’ (Smart Defence).

Vetë presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Karl Lamers, ishte i pranishëm dhe mbajti një fjalim interesant. Sipas tij, “Mbrojtje e mençur do të thotë të nxjerrësh vlerën më të mirë të parave”. Ai shtoi se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mbajnë të gjithë kapacitetet luftarake. Sipas tij, 70 përqind e shpenzimeve për mbrojtjen në NATO janë të SHBA. Ndërkohë shtoi se në vitin 1990 këto shpenzime ishin 60 përqind nga ana e SHBA. Por ministri ynë i Mbrojtjes, Arben Imami, që po zhduk anije për skrap e po bën gati bazat detare për shitje, normalisht që ia di mirë vlerën parasë. “Shpenzimet tona në Afganistan janë të dytat për nga madhësia nisur nga të ardhurat për frymë,” tha krenar ai, duke rrëzuar krejt ‘mbrojtjen e zgjuar’.

Por edhe pse u fol shumë për ‘mbrojtjen e zgjuar’, presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s duket se e ka pasur shqetësim gjendjen brenda në Shqipëri. Gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit ai është interesuar dhe Topalli i ka thënë se situata është shumë mirë. “Në përgjigje të interesit të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kryetarja e Kuvendit bëri një rezyme të zhvillimeve politike në vend. Znj. Jozefina Topalli vlerësoi se tashmë ka një bashkëpunim midis opozitës dhe mazhorancës për të çuar përpara reformat e integrimit, ku në fund të këtij muaji pritet të mbyllen tre reforma të rëndësishme, ajo zgjedhore, parlamentare si dhe ligji për gjykatat Administrative. “Me tejkalimin e bllokimit dhe bojkotit të opozitës, vlerësoj se Brukseli ka një perceptim pozitiv për Shqipërinë. Ne të gjithë po punojmë fort dhe jemi optimistë për procesin e reformave të integrimit, në mënyrë që vendi të meritojë statusin e vendit kandidat” u shpreh Kryetarja e Kuvendit,” thuhet në një njoftim të Kuvendit.

7 komente në “Presidenti i Asamblesë së NATO-s: Si i keni hallet këtu në shtëpi? Topalli: Brukseli na ka me sy të mirë”

  1. e verteta says:

    E bukur kjo bisede e pergjigje e zhofines me kujton ate barceleten e e dy pasagjerve Ku njeri pyet tjetrin se nga eshte dhe cnjerez ka dhe tjetri i mburret.Nje moter e kam te martuar ne Tirane me x minister,nje tjeter ne Durres me drejtor x,nje ne Fier dhe spo mbaronte,Tjetri u nxe dhe i thote nuk po te pyes se kush te pallon motrat,por nga je.Edhe kjo pune e atij trapit te Natos ai pyet si i keni punet ne Shqiperi,krietarka na i pergjigjet Brukseli na kame sy te mire.O zot ne ckohe e me cnjerez po jetojme!.

  2. getozoari says:

    Po pra per zgjuarsi te vdesin keta tanet – tani u mbetet vetem te vazhdojne te thone qe nuk dijne ku te kerkojne anijet e larguara ne drejtim te paditur nga Pashalimani. Besoj qe i bie ti kene marre alienet, duke qene se baza kryesore e mbrojtjes detare te vendit nuk ka pare gje.

  3. topoleshi says:

    eshte e turpshme qe perfaqesohemi nga copa e injorantes. Debiolja duhet te mesoje te flase njehere e pastaj t’a nxjerrim ne mixhilis.

    1. studenti says:

      Zhelefina Topallica e permend antaresimin ne NATO vetem per tu mburrur para popullit se gjoja eshte merite e PD. Se ka halle ushtria nuk don tia dije kjo Zhelefina.Kuadrot e ushtrise shqiptare ne NATO, NUK KANE MARRE NORMEN PERKATESE TE USHQIMIT QYSH PREJ 8 MUAJSH.Per me teper mund te pyesni ndonje ushtarak por mundesisht pa ja dhene identitetin se gati eshte reforma…..

  4. 100 vjet shtet says:

    Ku din gja Zhelefina Topallica se cfar bahet ne Shqiperi. Ajo ma shume ka mbet ne fluturime jashte atdheut me paret e shqiptareve te gjore.

  5. Kol Tivari says:

    Si i kini hallet ketu ne shtepi:
    Ose qenka katundar dhe jo qytetar si Rama ose jeni katundar ne katror ju te Temas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje