Lirohet i kërkuari i Interpolit që mund të dënohet me 30 vjet. Gjykata: S'është i rrezikshëm

24 Prill 2012, 17:48Politika TEMA

Një tjetër i kërkuar nga drejtesia italiane është lënë i lire nga gjykatat shqiptare, vetëm tre ditë pasi u arrestua nga policia e Kukësit, si person që ndodhej në listën e interpolit.

Burime te prokurorise pohuan per Top Channel se Asjan Beceza 53 vjec, lindur dhe banues ne Durres, nje biznesmen i njohur ne kete qytet dhe qe ka mbajtur me heret emrin Hasan Beceza, eshte arrestuar nga Policia e Kukesit me daten 19 prill per llogari te drejtesise italiane. Por kur ky shtetas ka dale para Gjykates se Kukesit ajo e ka lene ate me arrest shtepie, me argumentin se nuk paraqet rrezikshmeri.

Nje prokuror nga prokuroria e Kukesit pohoi se Asjan Beceza kerkohet prej dates 6 maj 2005 nga drejtesia italiane, sipas nje urdher arresti te leshuar nga Gjykata e Milanos per akuzen e pjesemarrje ne organizate kriminale me qellim trafikun e droges, akuze qe parashikon denimin deri ne 30 vjet burgim.

Megjithate thane burimet sapo te zbardhet dhenia e mases se sigurise e shpallur per efekt ekstradimi drejt shtetit fqinj, prokuroria do ta apeloje kete çeshtje, ashtu sikunder pritet te apelohet edhe nje tjeter vendim i dhene pak dite me pare ne nje tjeter rreth per nje tjeter te kerkuar. Behet fjale per shtetasin Fatmir Kajolli, nje biznesmen i njohur ne Fier i cili u arrestua si personi kerkuar nga drejtesia italiane, por qe gjykata e la te lire. Ky eshte vendimi i dyte qe gjyqesori rrezon Prokurorine, vendime te cilat pritet te sjellin reagime dhe pakenaqesi jo vetem nga Prokuroria e Pergjitshme, por edhe nga autoritetet italiane qe presin te kerkuarit tyre nga Shqiperia.

9 komente në “Lirohet i kërkuari i Interpolit që mund të dënohet me 30 vjet. Gjykata: S’është i rrezikshëm”

  1. aqif pallaska says:

    Na cane trapin edhe italianet qy qenka i akuzuar te pakten, politika italiane eshte si e jona mafioze e korruptuar deri ne palce

  2. sorge says:

    CIA DHE FBI I KERKOJNE TERRORISTET NEPER MALET E AFGANISTANIT,POR NUK SHIKOJNE SE MBESHTETESIT ME TE RREZIKSHEM TE TERRORISTEVE JANE NE SHQIPERI,NE DREJTESINE SHQIPTARE ME PADRON SALI BERISHEN!!!Kur lirohen kriminelet e kerkuar nga bota,cfare doni me tjeter ju EUROPIANET per ta etiketuar Sali Berishen si te RREZIKSHEM???Apo e keni vleresuar nje here “BURRE SHTETI” dhe nuk e nderroni me???

  3. Martin Ph. says:

    Ore ju te “Tema”-s me ke jeni,me ne apo Italianet ?

  4. tani says:

    shume mire ka bere gjykata.s’kemi pse i dorezojme qytetaret tane per kapricot e drejtesise italine.shumica e vendimeve te dhena ne mungese jane arbitrare.vertet na kane care trapin keta italianet.nuk shikojne ne c’llum jane zhytur po merren me shqiptaret a thua se e keqja iu vjen nga ne.

  5. beni says:

    Nuk e di se cfare interpretimi i ben Gjykata e kukesit por te jete i denuar 30 vjet apo me krimet qe ai ka bere mund te denohet 30 vjet dhe nuk perben rrezikshmeri, normale se ai njerez nuk ha por veprat penale ai i ka bere,po nje qe denohet me tre vjet per nje celular qe e vjedh apo ayij qe i gjendet tre garam hashash pse ai eshte i rrezikshem, ka edhe te tjere qe jane kapur nga policia shqiptare qe jane te denuar ne itali dhe me me pak vite por gjykata ka marre vendime per ekstradim, me nje fjale ne kete vend ka dy sandarte ne gjykim,kush ka para nuk ekstradohet dhe kush nuk ka para menjehere do te ekstradohe. bravo drejtesi,merru me fukarejte,

  6. durrsiani says:

    eshte kosovar me origjine dhe i ecen llafi te pd

    1. Hasan BULQEZA says:


      Emri nuk ka rendesi…
      Fytyra eshte po ajo…
      Hasan, Hysen, Bulqeza, Gashi…
      Imazhi qe projekton PD ne qytet eshte kualitativ…

  7. LAD says:

    Bravo gjyqtarit per veprimin e tij.

    Keshtu duhet te veprojne gjithe gjyqtaret dhe prokuroret.

    Po arrestohen djemte tane , pa prova ,vetem se italiani paraqet me internet nje liste emrash qe duhen gjykuar ne itali.
    turp per kete shtet , turp per ministrin e brendshem dhe ate te drejtesise qe arrestojne djemte shqiptare.

    Po te ishin te zot italianet ti kapnin atje ne itali , ne endin ku kane bere gjoja krimet, ose te vinin vete ne shqiperi edhe dhe ti arrestonin.

    Me qenese nuk kane prova kundra tyre , i detyrojne servilet tane te bejne punen e tyre.

    O ministra , lirojini djemte tane se ata kane punuar dhe investuar gjithe parate e tyre ne shqiperi.

    Italiane te merren me mafian e tyre.

    KJo eshte nje loje e mafies shqiptare edhe italiane per te bere monopol , per ti zoteruar vete te gjitha tregjet.

    Sipas tyre duhet te futen ne burg 2 milion shqiptare, se te gjthe jane marre pak a shume me punera te tilla.

    U bej thirrje ghyqtareve dhe prokuroreve qe te moa mbajne ison e mafias italiane .

    Lirojini djemte tane, qe keni futur ne burg me shkresat fallco .italiane.

    I lumte gjyqtarit te kukesit.

    i uroj shendet , jete edhe lumturi ne familje.

    PROKURORE DHE GJYQTARE :

    Mbroni qytetaret e se shqiperise.

    Kjo eshte detyre numer nje e juaja.

    lad

  8. Gazmir Piku says:

    Drejtësia shqiptare duhet të mare vendim të përbashkët* kur bëhet fjalë për çështje internacionale. *Shtet me shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje