Skandali i përkthimeve, MTKRS heq faqen në anglisht

24 Prill 2012, 13:57Politika TEMA
Skandali i përkthimeve, MTKRS heq faqen në anglisht

Ministria e Turizmit e ka hequr fare faqen e saj në anglisht pas skandalit të përkthimeve që u bë publik fillimisht nga një batutë e kryesocialistit Rama e më pas mori dhenë në mediat online dhe rrjetet sociale.

Pasi shumë njerëz po vizitonin faqen duke parë gabime nga më qesharaket, në përkthimet nga shqipja në anglisht të bëra me Google Translate, ministria e ka zhdukur faqen anglisht në orën 23.23 të ditës së djeshme.

Duke përgëzuar ministrinë për reagimin e shpejtë, por për hir të kujtesës së asaj që ndodhi dhe për pak buzëqeshje, ja një listë e vogël e gabimeve të përkthimit në faqe, shkëmbyer dje mes përdoruesve të rrjeteve sociale:

Vendin e parë vazhdon ta mbajë monumenti i natyrës Arra e Babë Myslymit, e përkthyer me Google Translate ‘Baba nuts Myslymit’, i publikuar dje në mbrëmje në Sqhiptarja.com.

Tjetër përkthim me Google ka qenë shprehja popullore ‘kalova lumin, të dhjefsha kalin’, e lënë në versionin anglisht të faqes si ‘crossed the river to horse dhjefsha’.

Në faqen e aktiviteteve në lidhje me sportin shkruhej fraza misterioze “TKRS Minister, Mr. Aldo said that future projects will support the Federation in Bangladesh, putting such activities in order to promote tourism.”.

Një tjetër gafë ishte edhe përkthimi në anglisht i Teatrit të Operës dhe Baletit, i ripagëzuar si National Theatre of Opera and Ballet Ensemble People./shqiptarja.com

17 komente në “Skandali i përkthimeve, MTKRS heq faqen në anglisht”

  1. Kol.Tivari says:

    Dhe jemi tallur me qeverin holldupe te Zogut.Keta jane ma anadollaket qe ka pa historia.Mjafton me ndigju idiotin kryeminister kur mundohet me fol Anglisht e te nxjerr barkun.Qeveritar qe nuk kan lexu kurr nje liber deri ne fund,tutkune te ardhun prej shpellash,qe kan pa asfalt ne moshen 20 vjece,si Sali Karaduza.A s’te duken keta qeveritar si Qazim Mulleti tek komedia-Prefekti-???

    1. armand says:

      Per te vrare dhe per te vjedhur s’ju hyn ne pune gjuha e huaj.
      I kane bere thirrje trashegimise kulturore te paraardhesve te tyre dhe kjo eshte mese e mjaftueshme per te drejtuar Shqiperine.

    2. safiu says:

      miku im ne kohen e zogut ministrat ishin me shkolle te larte te mbaruar kryesisht ne itali dhe france kishte dhe nga ata qe e kishin mbaruar ne turqi dhe egjyp. keta quheshin si tip katunaresh pasi nuk vinin nga shkolla perendimore. pse enveri i tallte ishte thjesht per te mbuluar disa nga karrocieret e qeverise se tij.

  2. Anglishtja e kryeministrit says:

    Jam tmerruar kur euronews mori ne interviste kryeminisyrin. Mbuloja koken me peshqir qe te mose shikonte njeri edhe pse isha brenda ne shtepi. Kurse ai idiot fliste budallalleqe duke u krekosur me ate kryenecesine prej maloku te trashe.

  3. Shkelmendasi says:

    Jam I bindur qe keshtu I flet ato kater gjuhet ky miku I sals shkelmendasi

  4. muco agai says:

    E ka thene Noli te kenga e Salep Sulltanit: “Ti Halim qe s’di kendim, je minister per arsim”

  5. Nabukodonosor says:

    Shife poshte Peza Kingdom,hajde turp hajde.
    Po tamam se kur i marrin ne pune i marrin vetem per ti shqepur,dhe perkthimet behen keshtu.Gjithsesi BABA NUTS MYSLIMIT eshte shprehje e madhe,kam tere diten qe qesh me te.Zoti Mero te kam borxh nje dreke kur te takohemi.

  6. salistalin says:

    Keshtu ndodh kur puna ne shqiperi gjendet me mik dhe jo me zotesi. Tere injorantet kane zene nga nje karrige prej nga shohin tere diten nga dritarja zyres duke pertypur fara te pjekura luledjelli.

  7. Kaloresi nga Vicidoli says:

    ADHE VERSIONI NE GJUHEN ITALIANE ESHTE I TURPSHEM?

  8. Heron says:

    Koqet e bab myslymit; te dhjevsha mu ne ministri o halim qe sdi kendim

  9. Shqiptari says:

    HAhahahha po nuk i keni lexuar gafat e Ministrise se Mbrojtjes ne anglisht http://www.mod.gov.al/eng/
    rrofte Google translate

  10. upthearse says:

    mos na hoqen ,baba i cmendur,apo koqet e babes myslymi,baba bole myslumi.haaa hhhaaaahaaaa.anglishtja qe mesohet ne shqipni eshte si ushqimet e skadume dhe as nuk e kuptojne shqiptaret qe flasin anglisht lene ma anglezet dhe amerikanet,a e dijne qe anglishtja nga versioni english amerikan,ka 4000mije fjale me kuptime te ndryshem.bravo edi rama qe ju nxjeri gabimin.

  11. Fatmir97 says:

    Fajin e ka shteti ynë, e ata që punojnë në Ministrinë e Turizmit. Po është fare e thjeshtë, o fshatarë të ulur, në ato poste. Harxhoni me qindra milionë lek, për spote leshi e nuk keni menduar fare për gjuhën shqipe, në internet. Me pak fjalë, ”Shteti ynë, i paraqet Kompanisë Google, fjalorin e pastër të gjuhës shqipe, e jo dialekte, ose përkthimet skandaloze të Kosavarëve, një përkthim të saktë në Anglisht, e në gjuhët më të folura në botë. ”Sa të jenë malokët në krye, nuk ka për të ndodhur kurrë.”

  12. hasani says:

    O njerez, keni harruar qe ministrite jane te mbushura me palla. Cprisni qe te perkthejne kur ata edhe shqipen e flasin me dialekt. Po 90% e kane edhe shkollen e mesme fallso. Personalisht punoj ne nje ministri, kam nje MA, Nje MBA, dhe jam ne vitin e fundit te Doktoratures, dhe shume vite trajnime jashte shtetit, a dini qe te gjithe shefat dhe shefet me zor kane mbaruar shkollen e mesme, se te larten te gjithe (per cudi) e kane mbaruar ose ne maqedoni ose ne kosove, ose on line.
    Rrini dhe mos kerkoni budallalleqe, thuaj shyqyr qe nuk kane ne dore ndonje gje me te madhe se sa “nuts” e Baba Myslymit se e shifnit ju cju benin.

  13. Besmiri nga Luari says:

    Se mos eshte vetem Ministria e Turizmit ne kete gjendje eshte gjithe administrata publike e Shtetit Shqiptar. Ata vazhdojne me shprehjen: me mire nje tuf budallenjsh se sa nje i mençur. Me kete proverb kane mbushur gjithe administraten. Mjere ne se ku te shkojme. Po kerkojme ndonje diplome per budalla por spo gjejme dot. Te gjitha vendet ne administraten publike jane zene me budallenj dhe ndonje i menç qe ka mbetur rastesisht mjere ai se çpo heq. Shpirti i tij e di se çpo heq. Duro o popull duro siç durone mali me bore. Hajde Sala me kumbore porsi dashi perçore, tufen e bagetive drejto.

  14. agbi says:

    Nuk di se c’te beshe , te qeshesh apo te qash .Personalisht jam per te dyten . Dhe ti mbushet mendja c’do shqiptari –
    Ky eshte shteti Shqipetar .

  15. ben says:

    Sa shtet qesharak jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje