Nga Ben Andoni, JAVA
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është akuzuar këtë javë direkt nga media kosovare, ndërsa në vendin e tij nga Opozita, se prej gati më shumë se një viti ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Ky bllokim përkthehet në monopol të pastër për Serbinë për importin e energjisë në Kosovë, sepse siç dihet, Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka Serbinë. Në fakt, pak muaj më parë, saktësisht në mars të vitit 2011 u hap tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt i cili gjeti financime nga banka gjermane KFË, dhe ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte, jo vetëm Kosovës, por edhe Shqipërisë, pavarësinë nga linjat serbe. Jo vetëm që kjo s’u bë, por këtë javë e përditshmja “Zëri” në Kosovë ka zbuluar një lajm të tmerrshëm, sipas të cilit biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazlliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha, duke aluduar hapur për favorizime të Serbisë . “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, është deklaruar te “Zëri”. Kuptohet, që lajmi ka ringjallur shumë presion në Shqipëri dhe kryeministri shqiptar e ka mohuar menjëherë dhe bashkë me të edhe zyrtarët e lartë kosovarë. ‘JAVA’ u përpoq me burimet e saj të lidhej me autoritetet kosovare, menjëherë pas shpalljes së tij, por nuk gjeti aspak mirëkuptim. Gjithsesi, po këtë javë, reagimi i ashpër nga ana e deputetit të PS-së, Braçe, ka treguar pak a shumë skemën e humbjes së shqiptarëve: “Të paktën 92% të vlerës dhe 95% të sasisë së përgjithshme të energjisë për KESH-in importohen nga vetëm tri kompani, që të tria serbe. Sesi nuk e shqetëson kjo kryeministrin tonë, aq patriot, që e ka bërë vendin tërësisht të varur nga këta importues, për këtë duhet të japë ai përgjigje”. Ndërsa, Ministri i Financave, Ridvan Bode, thotë se ishin demokratët ata që nisën ndërtimin e linjës me Kosovën dhe jo socialistët, që sot akuzojnë. “E kemi marrë ne atë energji elektrike, e kemi filluar ne të gjithë procedurën, por në një tender, kur diferenca midis dy ofertave është prej 44% më shumë, çdo shqiptar do të kishte të drejtë të ngrinte një akuzë dhe të pyeste se përse në një tender të fitojë kompania që kërkon 48 milion euro dhe ajo që bën ofertën me 21 milionë euro më pak”, deklaroi Ministri Bode. Megjithatë, kjo nuk shpjegon atë që, sipas specialistit të njohur z. Simaku, thuhet se “Kur të liberalizohet tregu dhe të largohet MAFIA nga rrjetat evropiane, kur të largohet edhe Saliu, i cili nuk e lejon këtë zhvillim. Kjo duket në shpenzimet për “Rrugën e Arbërit”, duhej t’i paraprinte energjia dhe pastaj rruga, ose paralel”.
Sa te rrenjoset mafia, pastaj eshte shume me e veshtire ta shkulesh me rrenje.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html
Mafia çrrenjoset me nje 7.2 mm ose edhe me te vogel ne vendin e duhur,(koken e gjarperit)por ne s’po jemi te zote ta bejme .Shpresojme ta marre Zoti shpejt,se te tjeret jane lepurusha e bien sus vete.
Ishalla po jep OK Fazllici dhe po ndertohet. Per te miren e popullit, jo per gjo…:)
Temës: Ju lutem, perse nuk e jepni lajmin qe ne Samitin e Bangladeshit, qe po mbahet ne keto çaste, nuk ka qene aspak surprize dhe pa asnje konkurente “te forte” venia dhe dhenia e çmimit nderkombetar (postneronian, posthitlerian, postmusolinian, postSaalehian etj, etj), pra i çmimit ‘RRENIMTAR I KOMBIT TE VET”, Sali Berishes?! Per ata qe kane pak njohuri, ky cmim eshte antonim, antipod me cmimin “Oskar”, qe jepet, bie fjala, ne kinematografi, per vepren me te dobet filmike.
Domethene samiti “ligjeroi”, pak a shume ato qe thuhen me shumice e nga brenda e jashte per mbajtesin dhe emervenesin e ketij çmimi. Tani e tutje ne literaturen boterore, do te thuhet, bie fjala “E ke bere vendin si Sali Berisha Albanien!Shporru!”. Nuk eshte pak, apo jo? Prapeseprape ne vend te pare jemi!… I dhame shkaterrimit e rrenimit bashkekohor brenda dy dekadash nje emer e ate jo dosido!
Se si vazhdon Samiti i Bangladeshit do t’iu njoftojme, pasi ta perkthejme nga Zululandishtja, sidomos se cfare cmimesh te tjera jane dhene.
I paqarte mbetet vendi, ku do te dorezohet cmimi, por nga burime te sigurta brendaperbrenda mbajtesit te ketij cmimi, mesohet se dorezimi do te behet pak a shume si ne formen e nje stafete maratone, qe do te nise permes fushave e kodraveve djerrina, qe mezi po presin te mbesin shtatzane me haloret e ullinjte, nga Ish-Lura (mrekullia shqiptare, ku mbeti Limprehti), ish-Ishmi (ose bregdeti shqiptar), ish-Gerdeci, ish-uzinat e kombinatet, ne 36 sheshet “Omonia” te mijera e mijera punekerkuesve shqiptare, ne ish-spitalin ushtarak e ne ish-spitalet e vendit, ne 60 e ca universitetet nderplanetare, ne qindra shkollat, ku rrjedh cfare bie jashte dhe s’e mbajne dot mesuesit, te cilet ende s’kane mberrite te shkronja z e zh, po te masteri po; te kioska e 100-vjetorit te Pavaresise; ne listat emerore te intelektualeve firmonjes “Kur flet Salia…”, ne Bankat e Zvicres etj, etj.
Ketu jemi dhe do te perpiqemi te mesojme hollesi te reja. Te jeni te sigurte, qe me sloganin per sivellezerit e zbulueeem tash se fundi “Ku shkel kembe e turkut, s’mbin bar” (Frangu i Bardhe), besoj se duhet te ndalet ne kete inkursion historik ne cdo pellembe shkretetire, per te cilin ka kontribur aq shume dhe meritoi titullin.
Ta gezoje cmimin me te larte ne rajon, kontinent,planet e me gjere
“Rrenimtar i Kombit te vet”