Sistemi zgjedhor drejt ndryshimit, drafti i partive të vogla firmoset edhe nga Berisha

25 Prill 2012, 17:13Politika TEMA

Pas kreut të PS-së, Edi Rama, drafti i partive të vogla për ndryshimin e kodit zgjedhor, është firmosur edhe nga ana e Berishës.

Pasi ka dorëzuar pranë komisioni të reformës zgjedhore këtë draft, bashkëiniciuesi i këtij propozimi, kreu i PDS-së, Paskal Milo, tha se firmosja e draftit edhe nga krerët e partive të mëdha, PD e PS është një garanci më shumë për shqyrtimin me seriozitet të draftit nga komisioni.

“Fakti që u firmos nga Rama dhe Berisha është një fakt që propozimet tona do të shqyrtohen me seriozitet nga komisioni i reformës zgjedhore dhe shpresojmë që të japë një produkt serioz, që do të garantojë barazinë e votës dhe përfaqësimin e të gjitha forcave politike që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”tha ai.

Milo e ka cilësuar një zhvillim pozitiv të klasës politike bashkimin e firmave të të gjitha partive të spektrit të djathtë dhe të majtë, për sa i përket ndryshimeve në kodin elektoral.

“I gjithë dokumenti përmbyllet me firmat e 26 partive. Ky është një lajm i mire, pasi për herë të parë 26 parti bien dakort për të ndërmarr një insiativë politike që nga 1990-ta, jemi me shpresë që do të cojmë një kod zgjedhor jo vetëm të drejtë, por do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky është një akt që duhet të ndërmerret edhe për vendime të tjera, që partitë duhet të marrin edhe cështje të tjera në të mirë të interesave kombëtare dhe në interes të integrimit europian”u shpreh Milo.

Drafti propozon korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor, çka sipas kërkesës së vazhdueshme të partive të vogla, do të bënte që të barazohej vota e qytetarëve shqiptarë.

9 komente në “Sistemi zgjedhor drejt ndryshimit, drafti i partive të vogla firmoset edhe nga Berisha”

  1. elinor says:

    Tani qe e firmosi berisha duhet te ruheni edhe me shume se do ta hani edhe me keq…qafen e pates. Pse budall eshte ai qe ta leshoje firmen krejt ashtu kot?! Nuk bete gje tjeter vecse dekretuat humbjen e ardhshme!

    1. Maja says:

      Vazhdo programin ti Milo, se keta e kan bo pazarin e piset me kohe!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

    2. Tani97 says:

      jo me kot edhe Rames i tha “me thuaj sistemin, te ta firmos” me 21 prill 2008. dhe e pame si shkoi muhabeti…

  2. Ramy says:

    po ai plaku i rjedhur nuk ndodhet ne shqiperi kur e firmosi

  3. milone rrahu sala e beri lesh. Tani i kerkon dhe firmen dhe ka shprese ke ai. Njerez si milo, Ceka, Pashko jane legena e shkuar legenave.

  4. SKENDER BEU I VJETER says:

    E FIRMOSI SEPSE NUK KA ALEATE DHE SA ME SHUME PARTI TE VOGLA TE FUTE NE PARLAMENT AQ ME E MADHE MUNDESIA PER TE BLERE ALEATETJO VETEM NGA E DJATHTA POR EDHE NGA E MAJTA.PER PREMTIME ME QESEN E SHTETIT BERISHA NUK E KA SHOKUN,ESHTE KRYEBANDIT DHE KRYEHAJDUT.KA DHE LSI DHE BANDA E HAJDUTEVE MENDON SE E GJETI ZGJIDHJEN.ME ME SHUME HAJDUTE VIDHET ME KOLLAJ SI NE KUTINE E VOTAVE DHE NE BANKEN E SHTETIT.

  5. Forcaskenderbeu says:

    Saper Z Milo laje gojen mire kur ta zesh ne goje se eshte i vetmi politikan qe i ka dhene Shqiperise sa te gjithe sebashku.

  6. dorand says:

    po tni ju pensionistet qe komentoni te tema cfare do thponi per ramen? dje ne artikullin kundra ginushit u shfryte se rama nuk jua jep firmen se rama i ka nxjerre ne pension po tani qe rama firmosi cfare do thoni? e di e di fajin e ka saliu. hahhahaha ju kam thene edin e keni per nei qofte me uje se as rakine s ka byth me e majt ai. dhe para se te harroj ngushellime pensionistave komuniste te tema per hysni milloshin. sado qe mundoheni t ja afroni PD ai i shkrete ishte i majte me pksh qe e mbajti mbasi pksh e kthyer ne ppsh e kthyer ne ps “devijoi” nga rruga. Te rroni vete.

  7. Mallakastrioti says:

    ..I Nderuar Zoti Paskal Milo, me shume Respekt per ju, jame i “Detyruar” tju them se Pikerish Une :Nuke jame Dakorde me Draftin qe keni Nenshkruar ju…dhe nese do te thoni , dhe Pyesni :Pse???Pergjigja eshte fare e Qarte…kete Drafte duhet ta Nenshkruajne te “Gjitha” Partite Politike te 127-ta qe Ekzistojne ne Shqiperi…Hajde del Burri i Botes dhe thote vetem 26-te Parti??Po te Tjerat ku do ti leme??..por kjo eshte vetem nje “Vrejtje Shoqerore” sepse Pas kurrizit tuaj Z.Milo ..Sali Berishovici ka nje Plane B-e ne Sirtarin e Poshtersive te tavolines se tije…si dhe Gjithmone n je Plane “Rezerve” qe do te thote :”Fituesi i merre te gjitha”…..Nase kalla ..mo Milo…klm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje