Meidani: Nano, vështirë se zgjidhet president

25 Prill 2012, 12:59Politika TEMA

Ish-presidenti Rexhep Meidani ka thënë se do të jetë shumë e vështirë për Fatos Nanon që të zgjidhet president, duke qenë se nuk i ka votat, por dhe për shkakun se duhet një president konsensual.

“Nuk kam opinon konkret për kandiatë konkretë. Në fund të fundit duhet vota, për tu bërë president për tre raunet e para kërkon 84 vota, për t’u bërë president në raundin e pestë kërkohen 71 vota, nëse këto mund t’i gjejmë, mund të jetë president Nano, një kandidat tjetër ose mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Meidani.

Meidani ka thënë së vetëkandidimet janë artificiale, ndërsa pohoi se në të ardhmen duhet parë mundësia që presidenti të zgjidhet direkt nga populli.

16 komente në “Meidani: Nano, vështirë se zgjidhet president”

  1. DREJTESIA says:

    Nano president as per shaka te mos i shkoje ne mendje.Tallet Berisha me Meten dhe ky langaraq perserit te njejtin skenar si para 5 vitesh.Vetshpallet president shoferi i Metes ha ha ha!!!

    1. elio says:

      Mbase ky mejdani, “shkencetari” e ka harruar presidencializmin e Besishes ne vitet 90, por kjo esht alternativa e zgjedhjes se presidentit nga vete populli. ne kete rast do te kishim te benim me nje rrepublike presidenciale dhe me nje pushtet te pakundeshtueshem te tij si ne gjyqesor e si ne eksekutiv…praktikisht monarki absolute..mbase ne vende me demokraci dhe civilizim funksionon, pak e veshtire se funksionon ketu ne shqiperi. Qe presidenti duhet te kishte me shume fuqi, kjo eshte e vertete, por rama e berisha e bene vete marreveshjen…ky keshilli i te urteve me duket si kendi i budallenjve amatore..

  2. jon says:

    Votoni VOTONI FATOS NANON SE FATOS NANO ISHTE QE DUKE DALUR NGA HOTEL ROGNER BASHKE ME NIKOLL LESIN I THOT NIKOLLES SE KETI POPULLI DUHET TI QISH NENAT QE TE TE THONE BABE DHE NIKOLLA QESHTE.TANI O POPULL JEPINI VOTEN QE TE BEHET PRESIDENT QE TI THERRISNI EDHE BABE EDHE Z PRESIDENT SHOKUT FATOS.

  3. Deni says:

    Per merita te vecanta qe solli Berishen ne pushtet,dhe per sharjet mare e prapsh qe i ka bere ne TV Klan opozites ky bixhosxhi e pijanec i rendomte ka fytyre te kerkoje vota te opozites kur e ka tradhtuar ate prej 7 vitesh.Ja ky eshte morali i tij si njeri ne radhe te pare se qe te jesh president duhet me pare te jesh njeri me moral e virtyte.

  4. ben refugjati says:

    Ajo plastika e Durresit prodhon me legena plastike apo eshte mbyllur fare dhe cfare kane ngelur ne qarkullim jane nga keta te vjetrit??????

  5. SHPATI says:

    Z.Mejdani duhet te shprehet qarte,qe Nano nuk duhet te zgjidhet president,e jo te thote veshtire se zgjidhet.Kur nuk ke ide te qarta ti si ish president se si duhet te jete figura e presidentit do te thote qe te gjithe keni ikur per LESH.

    1. LORA says:

      Une nuk di ndonje rast kur Mejdani te jete shprehur qarte e nuk shpresoj ta beje.Eshte menyrae tij skuthe.

  6. Kazani po valon says:

    Nano Xhini do te zgjidhet presindent! hahahaha, me shume shance se ky pijanec i degraduar ka Xhoi qe ka per grua. Tallin menderen Sala me Meten me kete sharlatan antipatik.

  7. Mihallaq Furxhi says:

    Zoti ish president Mejdani,

    Per mendimin tim ky eshte nje bllof politik per te krijuar numurin e nevojshem te 84 deputeteve per te qene e mundur zgjedhja e presidentit.
    Kjo do ta krijonte mundesine me nenet e kushtetutes te ndryshuar brenda nje nate te votohej tre radhet e para per nje emer si “Ceka” ne rastin e presidentit aktual qofte ky emer edhe Nano dhe ne raundin e 4 dhe te peste te zgjidhej nje president plotesisht nga koalicioni i krahut te djathte te pakten me 71 vota por numurin e mjaftueshem te deputeteve per zgjedhjen e presidentit.
    Pas kesaj demokracia ne Shqiperi ka mbaruar perfundimisht.
    Kjo eshte njera nga arsyet qe Kongresmenet dhe Senatoret ketu ne USA vertet i propozon Partia apo te pavarur por ato zgjidhen me shumicen e votave te votuesve direkt ne votim maxhoritar pa pasur lista propocionale.

    .

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

  8. elinor says:

    Kam pershtypjen se e gjitha kjo eshte nje loje e berishes i cili hiqet sikur eshte kunder Nanos me qellim qe ky i fundit te duket si me i pranueshem ne syte e socialisteve. Nuk eshte e veshtire, sic thote Mejdani, por shume e mundshme te zgjidhet Nano president i ardhshem. Nuk e di por, kam njefare bindjeje se Nano ka nevoje te rehabilitoje reputacionin e tij te dobet si edhe te hakmerret ndaj berishes tani qe ai mendon se eshte momenti i pershtatshem dhe, prandaj, me lojen e tij po mundohet te sillet si pro-berishes qe ta terheqe kete ne gracke.

  9. plaku says:

    Djema, une nuk jam dakord per zgjedhjen e presidentit nga populli sepse :

    Ne bote kemi dy sisteme qeveritare presidenciale dhe parlamentare
    Me qellim qe demokracia te mos rrezikohet nga konzentrimi i pushtetit, atehere duhet qe te behet ndarja e fuqise ndermjet ligjevenies dhe qeverise. Fraksioni qe ka shumicen zgjedh praktikisht qeverine.
    Ndryshimi midis sistemi qeverises presidencial dhe nje sistemi qeverises parlamentar varet nga se sa e madhe eshte pamvaresia e qeverise nga perfaqesuesit e popullit.
    • Sistemi presidencial ( si ne USA) percaktohet nga nje pozicjon i forte i shefit te qeverise kundrejt parlamentit. Ai eshte njekohesist kryetari i shtetit dhe nuk mban pergjegjesi kundrejt parlamentit, m.gj.se egziston mundesia e ushtrimit te nje praktike per heqjen e tij ( te presidentit ).
    • Ne sistemin parlamentar qeveria ka pergjegjesi kundrejt parlamentitt. Parlamenti si te thuash qeveris po ashtu ne nje fare menyre. Ai (parlamenti )ne kushte te caktuara paraprake, rrezon qeverine ( si p.sh. ne Gjermani ) ose te vendosi nje qeveri te re.
    • Sistemet gjysem presidenciale, jane nje przjerje midis presidentit dhe kryeministrit , ku kemi dy persona te ndryshem me fuqi te barabarta ( si ne France ). Ne kete rast qeveria ka pergjegjesi para parlamentit, ndersa presidenti i zgjedhur i shtetit ne kryerjen e detyrave te tij eshte shume me i pamvarur.
    • Ne USA presidenti urdheron nderhyrjen ushtarake. Ne Gjermani, kryeministri ne kete rast duhet te kete nje vote pozitive nga parlamenti .

    Nga sa me siper zgjedhja e Sales nga populli do te ishte nje katastrofe per vendin tone se ne kete rast ai do kishte shume me teper fuqi.
    Pershendetje.

  10. Maja says:

    Me gjithe respektin qe kam per Ju z. Mejdani, pazaret jane mbyllur tashme:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

  11. Armando says:

    akoma ky pleh Mejdani ne politike?..koha jote dhe e Nanos jane varros pergjithmone bashke me te e Saliut tuaj ..koha do e vertetoje shume shpejt

  12. nani says:

    Nqs i jepet vota nanos per presidente haram i qofte buka qe ha opozita, dhe mos ja pafshim me bojen .

  13. Xhema nga Tirana says:

    Më vjen mirë që Z. Mejdani po shprehet qartë për zgjedhjen (në të ardhmen) të presidentit direkt nga Populli.
    Kjo proçedurë ka nevojë për ndryshime të rëndësishme në Kushtetutë dhe Legjislacionin aktual.
    Të kujtojmë që; një nga detyrat kryesore që duhet të përfundojë brënda mandatit të saj; Presidentja Jahjaga do të jetë: edhe plotësimi i akteve ligjore dhe i ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës direkt nga Populli.
    Mos harrojmë se në këto ndryshime kushtetuese dhe akte ligjore një vënd të rëndësishëm i jepet proçedurave për shkarkim të Presidentit (kur dhe pse mund të shkarkohet Presidenti si edhe institucionet që kanë të drejtë të propozojnë , hetojnë apo që vëndosin për shkarkim).
    Bashkohem me Idenë e zgjedhjes së Presidentit direkt nga Populli. Mendoj që rreziku i kalimit në autokraci(me President të zgjrdhur direkt nga Populli) do të jetë shumë më i vogël se sa në kushtet aktuale.
    XHEMA !

  14. pavaresia says:

    Mos u lodhni kot! Nano ka shku ne Tirane per te luajtur te njejten loje si ne 2007-ten. Ai nuk e ka seriozisht kandidimin. Por do te beje ca rremuja majtas e djathtas per te siguruar nr, ,,kushtetues” te votave (71) per ne torben e Jozefines…!(?)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje