Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar gjatë tryezës së opozitës për shërbimin diplomatik se qeverisja e ardhshme e tyre do shkulë kancerin e nepotizmit në diplomaci.
“Jemi njohur me shumë keqardhje dhe trishtim për fenomenet shumë të rënda të nepotizmit dhe të klientelizmit partiak që e kanë virusuar gjithë organizmin e shërbimit tonë diplomatik. Është një kancer që duhet shkulur nga organizmi i këtij shërbimi, sepse kostot e kësaj sëmundjeje të injektuar në mënyrë të vetëdijshme nga një politikë krejt qorre, që edhe vendet në shërbimin diplomatik i sheh si vende pune për të plotësuar lloj lloj ambiciesh, nevojash dhe interesash që s’kanë lidhje fare me shërbimin diplomatik, përbën një domosdoshmëri dhe ne duhet ta përballim këtë sfidë me të gjithë vendosmërinë tonë. Ne duhet t’i japim Shqipërisë dinjitet maksimal në sytë e çdokujt që ballafaqohet me shërbimin tonë diplomatik, që nga shqiptari i zakonshëm i cili troket në derën e ambasadës apo të konsullatës deri tek nivelet më të larta të përfaqësimit në vendet me të cilat ne kemi marrëdhënie, që fatkeqësisht sot për sot ndeshin me një imazh dhe me një qasje që është tërësisht e papranueshme dhe rëndon turpëruese për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Barcaletat të dala nga realiteti, anekdotat që mbiprodhon kontakti i shërbimit tonë diplomatik me njerëzit e zakonshëm apo me miqtë edhe partnerët në vende të ndryshme duhet të marrin fund,” tha Rama.
Kryetari i PS tha se politikat e jashtme janë më shumë një listë dëshirash. “Faktikisht, nëse lexon prioritetet e politikës sonë të jashtme duke u bazuar tek çka ka shpallur Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ke përpara një listë dëshirash legjitime që në fakt nuk shoqërohen me instrumentet efikasë për realizimin e tyre në aspektin e shërbimit diplomatik. Pa vënë në diskutim në përmbajtje asnjë nga këto prioritete çka ne dëshirojmë të vëmë me forcë në diskutim është mënyra e zgjedhur për realizmin e këtyre prioriteteve nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe nga ana e gjithë strukturës së saj. Sigurisht, kur them Ministria e Jashtme, i referohem një burimi zyrtar që lidhet me shërbimin diplomatik në mënyrë të drejtpërdrejtë, po këtu bëhet fjalë për shumë më tepër sesa institucioni i Ministrisë së Jashtme. Këtu bëhet fjalë për vizionin dhe për qasjen e përditshme të qeverisë shqiptare në raport me efektshmërinë e shërbimit diplomatik,” tha Rama.
“Në fund më lejoni t’ju them, pa asnjë formalizëm, se unë jam i bindur që Partia Socialiste, por edhe më gjerë sesa Partia Socialiste shoqëria jonë, i ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe profesionale për të shkruar një program reformimi të shërbimit diplomatik i cili të jetë kurajoz, por pa dyshim edhe realist,” deklaroi Rama.
Mos more,po na jena skipetar,bre burre.
A mos don me na ndryshu ene gjakun,ti njitash????Ne veprojme dhe mendojme gjithmone ne baze te ”Fisit”,qysh don me dal ti tani,e medemek me na shkul kete ”nepotizmin”,si i thoni ju grekit e Jugut.
Na perdor ene fjale te medha,pale.O tradhtar i shit ke Greki,Serbi,Bullgari,Montenegrini,Makedoni,Taljoni dhe te gjithe te huejt.
Na jena skipetar,or tej,nuk jena si do pedera evropian qe mendojne vetem per vete dhe as qe e dun vllaun e vet.
Lene ate ”nepotizmin” rehat,se nuk o tuj na prish pune.
Hajt shnet dhe Skiperia e Skipetareve(nga veriu vetem).
Kush eshte kanceri ne kete mes?
====================================================================
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
Mjafton te shporren keta dhe ndryshe do te jete Shqiperia te nesermen!
Doktori ka thone qi kena gjak Turk pasi qi turqit i bonin kapshtriqi plakave tona. Duhet me e besue Doktorin se o burr plak ne mo i mencmi n’mesin e denmkratve t’vertet.
SHerbimi diplomatik është përdhes:mungon iniciativa për të tërhequr investor dhe turist.
Po ku ka diplomaci ne Shqiperi o burr. “Diplomatet” shqiptare merren me punet e tyre personale ose me vjedhje. Jam emigrant ne itali e sa takon ndonje perfaqesues te ambasades pyetja e pare qe te ben eshte a pi cigare se ti gjej une me te lire. Ne cdo vend keto gjera bejne. Bej naften ketij vendit tone
po zoti Rama, a e di qe gjysma e te emeruarve klienteliste ne diplomaci jane socialiste. Edhe socialistet dhe demokratet, aty i kane grate dhe femijet. Te paktan ministri aktual nuk ka emeruar asnje familjar.
Edhe c’a duhet me bo RAMA,meqe ”…gjysma e te emeruarve klienteliste ne diplomaci jane socialiste…”,duhet me e mbajt gojen mbyll.
Ate po thote edhe Ai,duhet me marr fund.
Ti nese ke ndo1 Info.,per kete ”gjysmen socialiste ne ambasada” se i ka EMERU apo ka influencu EDI RAMA shko e boji publike,perndryshe lene tjetrin me fol,o injorant i pavetdijshem.
Keq kur Hesht dhe keq kur Flet tjetri.Komb i TRASH.
Kur kur te ngordhen te gjithe shqiptaret pervec juve.
nuk e dija qe gazetat e pavarura si tema paskan ritem ne formulimin e komenteve
Pa dyshim se jane me vend aq sa u thane ne tryezen per reformimin e politikes se jashtme shqipetare, nenvemendjen dipolomatike te saj, dhe aq sa tha edhe kryetari Rama. Por, asaj tryese i ka shpetuar nje problem sa i madh, po aq bashkekohor. Cili eshte ai? Eshte politka e jashtme ekonomike shqiptare(PJE).Pse lipset qe te futet, te konsiderohet ne programin e Qeverise Socialiste Shqiptare kjo ceshtje, ose me kuptueshem, kjo strategji kombetare? Do te flas shkurt, pervec tjerave, edhe sepse -mbase- nuk me degjon njeri.Fillojme. Mbas renies se Murit te Berlinit, pra mbas mbarimit te Luftes se Ftohte, pra mbas vitit 1989 shkenca e studimeve bashkekohore te sigurise nderkombetare perfshiu me etje te madhe, ne gjirin e vet, edhe disiplinen e sigurise ekonomike. Perse e perfshiu ajo, ate(PJE) ne gjirin e saj? Sepse pas vitit 1989 gjeopolitika filloi dhe eshte shendruar ne gjeoekonomi, sepse superfuqite nga ushtarake po tjetersohen -ne vazhdim- ne superfuqi ekonomike, sepse konteksti i ri konceptual i sigurise ekonomike ka, dhe po mer cdo dite e me teper, nje perspektive ekonomiko-politike nderkombetare.Sepse siguria ekonomike makro-nivelore ka te beje pergjithesisht me politiken e jashtme ekonomike etj., argumenta. Per te mos u zgjatur duhet thene edhe se: modeli i politikes se jashtme ekonomike perbehet nga dy fusha, qe jane: fusha politiko-teknike dhe fusha e diplomacise ekonomike. Nuk po futem ne zberthimin e fushes politiko-teknike, por do te tregoj vetem elementet perberes te fushes se diplomacise ekonomike qe jane: njohja ideologjike( vlerave te krijuara ne kohe); kontestimi i influencave te aktoreve( qeverite, ojf, fondet, shumekombeshet etj); dhe e treta, objektivat e pergjithshme te PJE. Objektiva te cilat permblidhen ne 8 tipologji te PJE. Nuk po rendit 8 tipologjite sepse pastaj do te me duhet qe ti ckoklavit edhe ato e keshtu nuk do te mbaroj deri neser. Por ju siguroj, si nje ishdiplomat, si nje njohes modest i PJE, se le te strukturohet, ristrukuturohet e c’mund te vije pas ketyre per Rilindjen e diplomacise shiptare, se nuk do te arrini dot ate qe ju deshironi. Nuk do ta arrini pasi nuk e njhni. Nuk do ta arrini dot jo se nuk jeni te ditur. Por nuk do ta arrini n.q.se qeveria socialiste shqiptare nuk do te institucionalizoje politiken e jashtme ekonomike shqiptare. Sepse PJE shqiptare eshte e vetmja fuqi juridiko-profesionale e cila do te mund te ruaje(krijoje) integritetin e struktures ekonomike shqiptare, do te mund te ruaje(krijoje) kapacitetet bollek-prodhuese shqiptare, do te ruaje entitetin politko-ushtarak shqiptar. Keto me fare-fare pak fjale, nese u kuptuam, duhet qe te jene boshti i ristrikturimit modern, bashkekohor te politkes se jashtme shqiptare, sovranitetit. Sepse shqiperia, mbi gjithcka, ka nevoje per nje ekonomi te forte. Ka nevoje per nje politike te jashtme te forte te ndertuar ne raport, dhe ne marredhenie diplomatiko-ekonomike me te gjithe aktoret nderkombetare. Dhe po qe se shqiperia nuk futet ne kete fushe loje atehere – ceshtjet e nepotizmit, protokollit, konsullores,shtypit,bashkepunimit, fqinjesise,Ballkanit, B.E., org.nderkombetare,shtypit, shkembimeve te ndryshme, traktateve etj., etj.,qe ngushtesisht shihen si objekte, qellime, struktura etj., quaje si te duash – dalin(mbeten) me force(normalisht) ne plan te pare. Jo, ne plan te pare duhet te jete PJE e shtetit shqiptar. Sepse keshtu po e ka e gjithe bota e perparuar sot. E ne nuk ka perse ti shqitemi asaj. Por ti bashkangjitemi asaj ne ide dhe ne veprim. E pasketaj keni per te pare se si gjithe sa permenden dy-tre rreshta me lart(nepotizmat etj.) do te fillojne te bien bute-bute nga nje fllad konkurence profesionale brenda MPJashtme. se si do te vetpastrohet diplomacia shqiptare. Pra ceshtja eshte se si socialistet shqiptare do te kontribuojne me pune konkrete( gure-gure behet mure) per te ngritur PJEkonomike Shqiptare!