Aleanca Kuq e Zi në Përrenjas, qindra të rinj bëjnë thirrje për rrëzimin e qeverisë

25 Prill 2012, 19:20Politika TEMA
Aleanca Kuq e Zi në Përrenjas, qindra të rinj bëjnë

Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur një miting në qytetin e Përrenjasit, ku janë mbledhur qindra të rinj, të cilët kanë bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë. Në këtë tubim proteste janë hedhur parulla kundër qeverisë dhe papunësisë. I pranishëm në këtë aktivitetet ka qenë Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi, Myslim Pashaj si dhe kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Përrenjas, Myslim Karriqi, i cili prej pak kohësh është bashkuar me Aleancën Kuq e Zi dhe misionin e saj.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu bëri një pasqyrë të situatës aktuale me të cilën qytetarët e Përrenjasit përballen çdo ditë. “Qyteti i Përrenjasit dhe qytetaret e tij jetojnë mbi nëntokën e bekuar më pasuri të pa numëruar kurrë, pasuri e lënë djerrë nga paaftësia qeverisëse e Sali Berishës, por dhe qeverive të mëparshme, që pasi pasurojnë veten dhe familjarët e tyre u ka ardhura radha të largohen nga karrigia e shfrytëzuar e pushtetit të grabitur”, u shpreh Kreshnik Spahiu para qindra aktivistëve dhe mbështetësve të Aleancës Kuq e Zi. “Në premtojmë ndëshkim për të gjithë ata që me pamëshirë rrënuan dhe copëtuan pasuritë kombëtare të shqiptarëve, pasuritë e qytetarëve të thjeshtë të cilat i përdorin pa kriter vetëm për të pasuruar veten e tyre dhe mafien që i rrethon dhe mban në pushtet”, deklaroi Spahiu gjatë fjalës së tij.

Në protestën e parë masive të Aleancës Kuq e Zi në qytetin e Përrenjasit mbajti një fjalë përshëndetëse edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi Z.Myslim Pashaj dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të Përrenjasit Myslim Karriqi, i cili u zgjodh në këtë pozicion pak ditë më parë nën logon e Aleancës Kuq e Zi.

11 komente në “Aleanca Kuq e Zi në Përrenjas, qindra të rinj bëjnë thirrje për rrëzimin e qeverisë”

  1. Albana Mustafaraj says:

    Mjafton te thyejne qafen keta te tre! Te gjithe te tjeret shkermoqen vete!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

  2. Mallakastrioti says:

    Solidaritet te plote me Aleancen Kuq-Zi…politikanet e “Demokarcise” Shqipetare ,qe instaluan si Sali Berishovici..dhe Fatos Nanosi, ne te gjithe Aspektet ka treguar se eshte e Deshtuar..Anti Kombetare, dhe vlerat e Shqipetareve si kombe ne Europe, i kane Barazuar me Zero…
    Te Gjithe te Rinjte dhe te rejat duhet te Mbeshtesin Fuqishem Aleancen Kuq-Zi..Mjafte me me Partite e Dekompozuara..dhe Politikanet eKorruptuar….te gjithe per Aleancen Kuq-Zi…

  3. tani says:

    nuk besojme me askend po nuk pam, se per te degjuar plot te gjith i kan llafet e bukura. sepse une kam nje frike se gjithandej ka politikan te (pist) koruptuar ndersa ketu jane kariget besoj me kuptoni se e kam ate frike per cdo kush te vej e te ulet ne ato kariget do te flliqet dhe ai. me respek tani.

  4. CEN says:

    GJYTHE SHQIPERIA KUQ E ZI.O KRESHNIK I KOMBIT JEMI ME TY.

  5. askushi says:

    Aleanca Kuq e Zi duhet te shkoj ne veri te Shqiperise per te punuar per forcimin e bashkimit kombtar.Duket se punon me elekrotatin e majte per ta bere te djathte

  6. adri says:

    Gjysma e mitingut kalamaj te vegjel.

    Politika alla shqiptarce

    1. Gezim says:

      Kane mbledh shkollen e fshatit, per ti perrallisur.

      1. nena says:

        …po te ishe atje dhe te shikuje se ca behej nuk do te jepje kete koment qe ke dhene…

  7. shkelzen says:

    spahiu mir e ka po evropa nuk do nje parti si te spahiut edhe partit greeke jan ultra nacionaliste por jan me diplomat, kurse partia e spahiut esht nje parti patriotike i cili nga vendet evropiane tingellon si nje parti extreme nacionaliste spaiu ka shum te drejte per ato qe thot por e humbet te drejten sepse ne europe dominon ne evropa e bashkuar spahiu duhet te perdor nje stil tjeter edhe me dinakeri te arrij ate qe kerkon ose e kunderta mbase ai e ben per te fituar vota e shqiptareve po sesht e sigurte nese pranohet nga evropa si nje parti me te drejtat e njeriut.

    1. Gezim says:

      SPAHIUT NUK I INTERESON FARE NACIONALIZMI, POR VETEM TE MBLEDHE SA ME SHUME VOTA PER BERISHEN ME 2013-en. KOCKA QE I ESHTE PREMTUAR KA GOXHA MISH.

  8. Gazmir Piku says:

    Kryeministri RAMA nuk lejon më trazira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje