Korrupsioni po zhbën interesin publik të shumicës dhe po forcon interesin privat të pakicës. Shumicës së shqiptarëve, pakicës së Berishës.
Sot ne Kuvend i kerkova Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit, hetim te menjehershem per:
– Zbatimin e ligjit qe ka ratifikuar kontraten e privatizimit te kompanise ARMO; sipas kontrates kompania duhet te investonte deri kete vit gati 220 milion dollare ne te dyja rafinerite e Ballshit dhe Fierit;
– Zbatimin e ligjit qe ka ratifikuar kontraten e privatizimit te kompanise OSSH-sot CEZ; sipas kontrates kompania ka patur nje sere detyrimesh per te investuar mbi 150 milion euro si dhe per te kapur tregues te humbjeve ne rrjet, arketimeve, cilesise se sherbimit etj;
– Zbatimin e ligjit me ane te te cilit u shit licensa e kater celulare ne vend; sipas ligjit Poste Telekomi i Kosoves ishte kompania strategjike prezenca e se ciles ne zemer te konsorciumit qe mori licensen ishte e kondicionuar me mbulimin e territorit dhe popullates me sinjal e sherbim; ka te dhena qe Poste Telekomi i Kosoves eshte jashte konsorciumit para se te plotesoheshin keto kushte;
– Praktikat koncesionare jo konkuruese dhe kontratat e koncesioneve ne energji; ka te dhena se 90% e kontratave kane dale jashte afateve ligjore, nuk kane kryer investimet e kontraktuara dhe mbajne peng zhvillimin e burimeve energjitike duke sjelle nje dem te konsiderueshem;
– Praktikat koncesionare jo konkuruese ne sektorin e naftes, kerkim, prodhim; ka te dhena se marreveshjet hidrokarbure nuk jane permbushur si ne detyrimin kontraktual te te investimeve ashtu edhe te prodhimit duke sjelle nje dem te jashtezakonshem ekonomik; ka te dhena se kompanite deklarojne tregues te rreme duke konsumuar nje evazion te permasave te jashtezakonshme me dem po te tille ne buxhetin e shtetit;
– Praktikat jo konkuruese e klienteliste te koncesioneve ne minerale; ka te dhena se mbi 200 kontrata nuk jane respektuar ne detyrimin kontraktual te investimeve duke e kthyer kete sektor ne me te zhvaturin nga nje grusht njerezish te pasuruar ne menyre te jashtezakonshme;
– Praktiken jo konkuruese dhe kontraten per kalimin e sherbimit te paisjes me pulla fiskale te nje kompani private;
– Praktiken jo konkuruese te dhenies se lejes ekskluzive per ndertimin dhe venien ne perdorim te rrjetit te fibrave optike pergjate akseve rrugore te sapondertuara;
– Praktiken jo konkuruese dhe kontraten e dhenies se sherbimit te kontrollit te automjeteve nje kompanie te vetme; permbushjen e detyrimeve kontraktuale vecanerisht ne investimet qe duhet te kryeshin per te permiresuar sherbimin dhe garantuar siguri te ;
– Ne shoqerite publike strategjike KESH, OST, ALBPETROL, Agjencine Nacionale te Trafikut Ajror ku drejtimi publik dhe menaxhimi ligjor jane zevendesuar nga drejtimi politik dhe menaxhimi korruptiv;
– Procedurat dhe Kontratat e Qeverise per pune publike, ne rruget kombetare, ne ujesjelles kanalizime, ne blerjen e ilaceve, shtypjen dhe shperndarjen e librave; ka te dhena se keto kontrata perfundojne ne duart e vetem 7 grupeve te biznesit te lidhura ngushte me qeverine, perfshire ne nje xhirro maramendese korrupsioni;
– Pasurite publike ne konservim, ndermarrje publike e asete te tyre te cilat po zhbehen, shkaterrohen, sharrohen per tu shitur per skrap ne nje xhirro maramendese parash;
– Zbatimin e ligjit “Per legalizimet”; ka te dhena per degradimin e procesit ne nje proces korruptiv me permasa gjigande ne kurriz te qytetareve qe kerkojne legalizimin dhe ne te mire te anetarit te Byrose Politike te PD;
– Zbatimin e ligjit “Per pronesine e truallit nen objekte ne zona me perparesi turizmin”; ka te dhena konkrete se edhe ky proces ka degraduar ne nje proces korruptiv permes te cilit po grabiten dhjetera dynym toka ne vijen bregdetare, vecanerisht ne Jug te vendit, permes cmimeve qesharake kur vetem ne nje rast nje prone me vlere 30 milion euro eshte shitur per vetem 20 mije leke/meter katror;
– Destinacionin dhe menyren e perdorimit , efektivitetit te fondeve per lobim, dhene nga Qeveria per Forumin e Krans Montanes, shtetasin Tom Rixh, Podesta Grup, Paton Bogs; ka te dhena se sherbimet e paguara nga parate publike kane qene ne favor te pushtetit dhe jo te shtetit shqiptar.
Te hetohen familjarisht te tre keta horra!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
Kesaj i thone”Kush te rrahu??-Kadiu. Po ku do ankohesh??- Tek Kadiu. “
Na cate trapin, na lini rehat te bojm leket tona. Kur t’vini ju ne psuhtet boni ca te doni. Megjithse, kur te vini ju ska mbet me gjo vetem po vodhet pulat e kotecit.
Po me hajdutin Brace cdo bêhet?
Bracja vetem hajdut nuk eshte!
shume shume e vertete por e dhibshme dhe te bene te mendohesh se do te veproj ndonje dite drejtesia…………………………………..
E mo Brace ca kerkon dhe ti,MAFIA e Saliut Zenit dhe Gites i ka kap te gjitha,te mjeret shqiptare qe rropaten rrugeve te botes, kur kane nje vend qe duhet te ishte parajse!
shumica e shqiptarve do kenaqeshin vetem me ikjen e berishes, M.gj.t mire do ishte te behej ndonje hetim ndaj familjes se tij.
problemi, eshte ku ta gjejm nje prokuror me bole ?
Ai pushkatoi 4 njerez te pafajshem o ‘Brace di ferra’ dhe vetem sa u kollit pak prokurorja dhe u mbyll ai muhabet. Ti tani po i kerkon kryetarit te KLSH-se, te cilin e vuri vete saliu ne ate karrige, te hetoje shefin e tij!!! O karandash, e vetmja thirrje qe ju duhet te beni eshte qe te largohet kjo qeveri dhe te merrni masa konkrete qe kjo gje te ndodhe sa me pare; mandej mund te hetoni cilindo dhe kurdo. Perndryshe kot sa cirresh se vetem vetes i ben dem!
Z. ERJON! Me denoncimet tronditese qe ke bere dhe vazhdon te besh me kurajo politike e qytetare, ti ben me shume se detyren si individ(deputet e qytetar). Por a mjafton kaq per te derguar atje ku duhet ta kete vendin Saliu me kompanine e tij? Jo, kaq nuk mjafton, edhe pse ti mund te keshe shume te drejte. Ti,keto qe i thua me ze te larte, ia beson per ti verifikuar K.L.SH.-it. Mjaftohesh ti, mjaftoheni ju te 66 deputetet e majte me kaq? Keto qe deklaron ti jane termete qe duhet te tundet PROKURORIA e PERGJITH.(pa lene me nje ane hetimet e tjera te veprave kriminale ne ngarkim te qeverise),te tunden segmentet e pa infektuar te drejtesise shqipetare, duhet te tundet i gjithe opinioni publik duke u para prire nga forca me e madhe politike-PARTIA SOCIALISTE. Ne se u ,,iken” edhe kesaj radhe, pergjegjesia do te jete shume e rende per opoziten shqipetare.
A ka ndonje vullnetar qe te merret me komentet tek Tema se ky qe eshte per momentin nuk ben? Here i fshin, here na thote “hajt more ti, ule ritmin e komenteve” megjithese eshte vetem komenti i dyte…nuk merret vesh se cfare halli ka!! Mos te cojme edhe ketu dy gishtat (\ /) perpjete dhe te therrasim “Liri-Demokraci”, “sali birisha” :p
Pastrimi i Gjykatave dhe Prokurorise eshte thmra e Akilit per Berishen dh te gjithe Mafjen Shqiptare. Pas pastrimit te gjykatave Klientaliste,gjykime dhe denime ekzemplare per familjet mafjoze ne Pushtet apo te lidhura me Pushtetin….
Ne te kundert nuk ka sherim shoqeria Shqiptare nga keto mestasaza kanceri qe po rrenojne kombin Shqiptar.
Braceja mos ta kruaj me Tom Rixh se nuk asht ndonje halabak si Brace dhe duhet ta dije mire se amerikanet nuk flasin por te tregojn vendin djelmoshat e FBI.Nuk te lene qe per arsye banale e propogande mashtruese te cenosh dinjitetin e personaliteteve te tyre.Tom Rixh nuk ishte pastrues ne shtepine e bardhe dhe nuk eshte nje hajdut xhepash qe te krahasohet me Bracen.
Brace te flase per telefonatat e DOndollakut dhe cd e mafiozit shqiptaro maqedonasoit.
Erjon problemi ne shoqerine e krimbur shqiptare eshte mos ndeshkimi i krimit dhe morali i hajdutit dominon.Se shpejti zgjidhet president njeriu pa shtylle kurizore F Nano,me pelqimin e amerikanit Arvizu.Dhe sic u denuan aktoret e 97,piramidave,grushti i shtetit shtator 98,gerdeci,Iliri i Metajve,shitja e pasurive nga hajdut ne hajdut ashtu do hetohen edhe keto qe ti permend.Ne Shqiperi behen heronj kriminelet dhe u mbyllen rruget atdhe dashesve.Sa per shembuj ka plot A Zogu,Esat Pasha,E Hoxha S Berisha etj.
Fantazite e Braces,me “sic thuhet”, “ka te dhena” e “sic flitet”,per te bere zhurme e ca propogande me genjeshtra.Nese ka persona qe duan te jene sa me te perpikte me ligjin eshte familja e Berishes,i cili per aq sa konstaton nuk lejon askend te luaj me ligjin e pasurine shtetrore.Sado te shpifni nuk keni ku e kapni.Keni prokurorine shoku Brace,miken tuaj e keni,pse nuk i coni problemet atje,por llomotit ne parlament per te treguar se merr vesh nga ekonomija e per ti bere qejfin pasueseve tuaj me genjeshtra.Kush e thote qe edhe po te mos jete realizuar ndonje detyrim,per shkaqe nga me te ndryshmet,eshte bere per qellime “vjedhje”,ku iu ka mbetur goja qe,nga qe e keni si duket qe ne origjine ?Nese kerkon te jesh serjoz e i besueshem ne deklarimet e papergjegjshme qe ben,verifikoi me pare me specialiste kopetent pretendimet qe ke,e mos dil bej deklarata qesharake sa here enthuzjazmohesh e te mbushet mendja se kushedi se c’ke zbuluar…
jam shume dakort me ty liqi ne maliqi.
aq e perpikte ishte familja e berishes sa vuni baxhanakune vet te numeroje arkat e gerdecit qe shkoi per dhjame qeni.ma i perpikte u tregua me gjeneral luan hoxhen qe e coi per pushime unlimeted ne shba qe mos shkonte ne gjueti si kosta trebicka.po ti mor karrmendas mos i lin kta komustet e temes me ja dhi tom ridgit se asht shoqi i fazllicit ne mik shpije i berishicit.Or mos u tut me mbrojt berishen mor magar a nuk po te mjafton
hillari ?
Jemi me zotin Braçe duhet premtuar populli që tani me rrëximin e Berishës të thot Rama, në koferenc se do e hetojmë për shitjen e vendeti dhe shumë të tjera.
Sa jane shtuar keta druvaret zvarranike,qe mbrojne Sali Pashane mor.Kane dale si kerpudhat pas shurres.
vetem keta kelmendasit dhe edi ramoviqi??? demon krati blu etj???/ kuptohet kush jane por duhet te mesojne shqip (first) me nderime zoti BAZE.
vjedhja fillon me V. mendoni dy gishtat perpjete te berishes e coo.
Po te hetohet saliu do çuditen hetuesit pse kaq shume,pse kaq hapur ,po ku ti çojme te dhenat? Ketu hajduti ben kerdine futet ne burg nje tjeter ,por per hajdut si saliu ke frike se nuk di nga tja fillosh,nga Gerdeci,nga nafta,nga deti,bregdeti,ndertimet ka kaq shume ,por hajdute me antiplumb e qen antimine si i behet? Do kapur ne fillim se ska ngele me gje .