Presidenti Topi ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të përkthyesit dhe publicistit, Ardian Klosi. Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot paradite,Topi i shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të përkthyesit, kritikut letrar, publicistit dhe aktivistit të shquar, Ardian Klosi.
“Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i shkrimtarit, analistit letrar, përkthyesit, publicistit dhe aktivistit të njohur publik të shoqërisë civile, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për ju – familjen e të afërmit, por edhe për mbarë shoqërinë tonë, e cila sot më tepër se kurrë ka nevojë për intelektualë të mirëfilltë dhe zëra të pavarur e të guximshëm që marrin përsipër të kryejnë misione altruiste në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në mesazhin e Topit.
“Duke ju përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen në këtë momente të trishtuara si dhe të shpreh njëkohësisht edhe vlerësimin personal dhe institucional për përkushtimin njerëzor e profesional, veprën artistike dhe jetën aktive shoqërore të bashkëshortit, babait dhe njeriut tuaj të dashur!” – theksohet në mesazhin e presidentit Topi.
Mos valle ka ardhur koha te bejme nje liste per intelektualet qe i duhen ketij vendi, e ti japim moral publik te pakten, si nje menyre per t’i stimuluar, sepse per me shume keta njerez edhe po te kene nevoje me shume thjeshtesi e refuzojne! Ngushellime familjes, te afermve dhe te gjitheve ne qe mendja e puna e tij do te na mungoje!!
Humbje jo vetem per familjen po per gjithe shoqerine.
Nuk dua te bej gjykatesin, por rastet kur intelktuale te formatit te Klosit kur nuk gjejne perkrahje dhe mbeshtetje nga shoqeria indiferente dhe e mefshte ne perkrahjen te kauzave qe ata ngrejne dhe luftojne kunder nje pushteti koke e kembe i koruptuar dhe antikombetar natyrisht, qe bien pre e situatave te brishta shendetsore.
Ngushellime familjes dhe miqve te tij
Nje humbie vertet e madhe per familien sa shoqerine shqiptare e te nderit bere Ardian Klosi,kur ne pritshim te lexonim PENEN e tij si gjithnje PENE atdhetaari.
Faleminderit z.president per ngushellimin,po se pari duhet kujdesi sa i kemi gjalle, te perkushtuarit atdhetare si Ardian Klosi.
I perjetshem kujtimi i tij dhe perciellie me nderime, si i takon atij iu befshin
Me dhimbie
Dashamiresi D.
ARDIAN KLOSI NJERIU INTELEKTUAL I CILI KRENON KOMBIN ME PUNEN E TIJ KRIJUSE MENDORE U SHUA ME IDEALIN PER NJE SHQIPERI ME TE MIRE DHE U VRA NGA POLITIKA BASTARDE E QEVERISE ME ANTISHQIPTARE,BERISHA-META,JO ME ARME DIREKTE POR ME MOSPERFILLJEN NDAJ VLERAVE INTELEKTUALE DHE AKADEMIKE TE KOMBIT TONE.NGUSHELLIME FAMILJES DHE SHOQERISE CIVILE PER KETE HUMBJE TE MADHE.DIKUR VETEVRITESHIN INTELEKTUALE DHE BURA SHTETI NGA REGJIMI DIKTATORIAL ME ARME ZJARI,TANI PO VETVRITEN JO VETEM NJERZIT E THJESHTE POR DHE MENDJET E NDRITURA TE KOMBIT NGA DIKTATURA MAFIOZE DHE MAFIOKRACIA E PUSHTETIT.
Ngushellime familjes per Ardian Klosin…
Nje humbje e madhe… Depresion mund te kene shume njerez dhe ata mund t’u drejtohen mjekeve per te marre medikamentet e nevojshme per t’u qetesuar.
Depresioni sot mund te kurohet me plot sukses edhe ne nje periudhe disa mujore dhe njerezit i kthehen normalitetit te meparshem. Por medikamentet mund te jene shume te forta dhe gjate periudhes qe i dikush trajtohet me medikamente kunder depresionit duhet te jete nen vezhgim dhe kujdes shume te forte per 24 ore ne 24 ore. Ardian Klosi po jetonte i vecuar ne nje apartament me siguri nga efekti qe japin ilacet kunder depresionit dhe nuk kishte prane familjaret e tij. Ka shume mundesi qe Ardian Klosi ka menduar te merrte ndonje medikament per ta qetesuar por qe ne fakt mundet qe nuk kishte aspak nevoje te kurohej.
Po te konsiderosh keta palo mjeke psikiater qe duan te mbajne pacient dike qe mund ta paguaje dhe me kete ide ne e semurin me doren e tyre atehere ketu eshte koha per te vene alarmin. Keta palo mjeke duhet te diskutonin me familjaret per kujdesin shume te madh qe keta duhej te tregohej gjate kohes se marrjes se medikamenteve. Po te konsiderosh qe keta palo mjeke kane filluar te thone se ne Shqiperi 1 ne tre veta eshte i semure psiqik (!) e duket se duan te perfitojne disa kliente per te mbushur xhepat atehere del se urgjentisht duhet qe te merren masa qe keta palo mjeke te korruptuar dhe te zhveshur nga ndjenjat njerezore te shkojne para drejtesise dhe te pergjigjen per cfare po i shkaktojne shoqerise shqiptare.
Klosi duket sikur ishte nje viktime e tyre. Mendja e Klosit qe peshonte dije dhe kulture nuk mund te arrinte deri ketu. Familjaret duhet t’i shkojne deri ne fund te vertetes per te afermin e tyre. Do i bejne nder familjes se tyre dhe kujtimit te paharruar te Ardianit dhe do te ndihmojne shoqerine shqiptare te hape syte para fenomeneve te renda qe sjellin me pasoje edhe humbjen e jetes. Ne kete menyre do te shkojne ne gjurmet e Ardianit, analistit qe kurre nuk u lodh te denonconte probleme te shoqerise shqiptare dhe qe me analizat e tij ndricoi mendjet e shume shqiptareve.
Qofsh prane Zotit Ardian Klosi.