Vetëvrasja e publicistit të njohur Ardian Klosi ka shokuar opinionin publik. Edhe pse ai kishte shfaqur shenja depresioni muaj më parë, askush nuk e priste këtë veprim. Sipas burimeve të policisë, para aktit fatal, Klosi i ka nisur një sms të shoqes, fotografes Jutta Benzenberg, ndërsa ka lënë edhe një letër për dy vajzat e veta.
I pyetur nga gazetari Mustafa Nano kohë më parë, nëse kishte frikë nga vdekja, Klosi u përgjigj: “Aspak, vetëm se do doja të mos ishte e dhunshme. Të ikësh i qetë, me vetëdije e pa dhimbje duhet të jetë një bekim”.
Ardian Klosi u lind në vitin 1957. U diplomua në fakultetin e Gjuhë – Letërsisë në 1981 dhe në vitin 1990 mori doktoratën. Nga viti 1993 – 1998 ka qëndruar në Gjermani. Ai ka botuar disa libra si në shqip, ashtu edhe në gjermanisht. Në shqip atij i njihen këto botime: 1991: “Refleksione” (me Edi Ramën), 1991: “Shqipëria zgjim i dhunshëm”, 1993: “Quo vadis Shqipëri”, 1997: “Shqipëria ç’mund të jetë” dhe në gjermanisht: 1993: “Mbijetesë shqiptare” (fotot Jutta Benzenberg), 1997: “Fjalor gjermanisht-shqip” (me W. Fiedler), si dhe mjaft tregime, ese, artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj. Ai është i martuar me fotografen e njohur gjermane Jutta Benzenberg me të cilën ka dhe fëmijë.
Klosi: Nuk e kam frikë vdekjen; thjesht do doja të mos ish e dhunshme
U futa qysh në mëngjes në arkivat e respublica-s për të gjetur e veçuar diçka nga Ardian Klosi (dërgonte herë pas here gjëra për t’u publikuar në respublica). Ka një numër shkrimesh, të cilave mund t’u kthehet secili prej nesh, mjaft të bëjë një ‘kërkim’ më emrin e Ardian Klosit, por m’u duk me interes që të ripublikohet një intervistë e tij për rubrikën ‘Nano Questionnaire”. Do ju ftoja ta rilexonit këtë intervistë. M. Nano
1-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?
Kur rritesh në ateizëm, e ke vështirë të besosh më pas. Mënyra se si po ecën shoqëria shqiptare më bind për mundësinë e fundit.
2. Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?
Gjuha shqipe është shumë e pasur, për dy arsye: Së pari, bërthamës së moçme të fjalëve e strukturave shprehëse, ajo i ka mbishtresëzuar në shekuj huazime sidomos nga latinishtja, greqishtja, gjuhët sllave, turqishtja (me arabishten e persishten). Një pjesë e madhe e këtyre huazimeve janë asimiluar „shqiptarçe“ dhe sot ndihen si pjesë e gjuhës. Arsyeja e dytë është që shqipja është kultivuar, veçanërisht në shekullin 20, në dy variantet e saj letrare, gegënisht dhe toskërisht. Po të shfletosh botimet e 6 dhjetëvjeçarëve të parë 1900-1960, mahnitesh nga gjithë ajo pasuri; merrni vetëm „Iliadën“ në përkthimin e Gjon Shllakut, botim i vitit 1964, në çdo faqe gjeni fjalë të panjohura. Në këtë pikëpamje mund të jetë më e pasur nga gjuhë të tjera indoeuropiane. Mirëpo në anë tjetër, shqipja është më pak e kultivuar nga gjuhë të tjera të kontinentit në arsenalin e termave p.sh. nga dijet humane si filozofia, psikologjia, sociologjia etj.
3. Njerëzit janë esencialisht të mirë, apo janë esencialisht të këqij?
Për mua njerëzit janë në thelb irracionalë. Ti gënjehesh nga fakti se janë të pajisur me arsye. Kanë nevojë për shumë vuajtje dhe shkatërrime që të vinë në udhë të drejtë. E keqja më e madhe është që njeriu është qenie egoiste, grabitqare. Kështu që gjithë kohën përpiqet të grabisë ose nga natyra ose nga shoqëria. Kjo sjell përplasje dhe katastrofa të pashmangshme.
4. Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive “Big Brother”?
Jo, kurrë.
5. Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?
Është një realitet. Por nuk e quaj harmoni, e quaj më shumë indiferencë fetare. Në përgjithësi shqiptarët janë mosditës në punë feje. Duke mos patur pasion, përkushtim pozitiv ndaj ndonjë feje, kjo i bën që edhe të mos kenë pasione negative ndaj një feje tjetër.
6. Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?
Uniteti është i dhënë nga historia, që e kemi të përbashkët deri te Jugosllavia e Titos dhe Shqipëria e Enver Hoxhës. Dallimet kulturore që nisin prej asaj kohe nuk më duken thelbësore. Vetëm se fakti që shqipja që flasin sot kosovarët është aq larg gjuhës së shkruar të përbashkët, përbën vetiu faktor të fortë diferencues.
7. Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?
Njerëzit që dua, duke nisur nga vajzat e mia.
8. Mendoni se në botën e sotme demokratike (mund të) bëhen vrasje për arsye shtetërore?
Për Shqipërinë e keni fjalën? Sigurisht. Por Shqipëria nuk është vend demokratik; këtu kanë ndodhur disa vrasje për arsye shtetërore, nga ato të 2 prillit 1991 deri te të fundit më 21 janar 2011. Po edhe përtej, në botën demokratike mund të ndodhin. Bie fjala, kurrë nuk u sqarua vdekja e politikanit gjerman Uwe Barschel në vitin 1987 në një dhomë hoteli në Gjenevë.
9. Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?
Do ta gjuaja grusht oborri. Shtet atëherë nuk kishte, politikanët luanin si macja me miun, gjersa doli më i forti që i shtypi gjithë rivalët.
10. Ajo që komunistët e kanë quajtur “Lufta Nacionalçlirimtare”, ka qenë sipas jush edhe luftë civile?
Ky ishte mallkimi, që një luftë e drejtë çlirimtare u përzie qysh herët me luftën kundër forcave kundërshtare politike, për të siguruar pushtetin pas largimit të të huajve, dmth. luftë civile me format më të ashpra dhe vrasjet më të shëmtuara. Komunistët i shfrytëzuan me mjeshtri gabimet trashanike të nacionalistëve, që në vend që të luftonin ashpër gjermanët, bënë me këta shpesh kauza komune dhe aksione të përbashkëta. Pasoja ishte që u martirizuan fshatra, qytete, deri dhe krahina të tëra, si ato të Veriut.
11. Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?
Ruajtja e vendit; mes një varfërie e shtypjeje të skajshme të lirive, ruajtja e pasurive natyrore të njërit prej vendeve më të bukura në Europë.
12. Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, apo do të qëndronit asnjanës?
Kjo pyetje e ka brenda të fortë elementin e Hallës. Ne jemi edukuar qysh 15-16 vjeçarë me veprat e Stendalit, Tolstoit, Çehovit pastaj Sartrit, Kafkës. Zor se do kishim pranuar në krye gjysmë-injorantë si Enver Hoxha. Por, si fshatar i thjeshtë natyrisht do të kisha luftuar pushtuesit.
13. Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?
I ka të dyja brenda. Siç e kishte ndërtuar pushtetin e tij ai, me një patericë italiane, e kishte të pamundur të ngrihej kundër pushtimit italian. Por po ta kishte bërë këtë do të ishte kthyer në një hero kombëtar. Kurse kështu është një mbret paksa komedish, që për më shumë mori me vete floririn e vendit të tij.
14. Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?
Sot asgjë nuk mund të ndalohet. Por nëse kushtetuta e ndalon përhapjen e literaturës fashiste (besoj po, kështu mund të interpretohet neni 9 pika 2), ai përkthim nuk mund të botohet.
15. Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?
Hanna kur qe 3-ditëshe dhe Katharina kur qe 2-muajshe.
16. Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?
Rrëshqitja e shtetit prej duarve të njerëzve që s’ishin fare burra shteti: Berisha, Meksi etj. Kështu ndodh kur vijnë në krye të një vendi jodiktatorial ish-sekretarë të PPSh ose restauratorë kishash.
17. Mendoni se do të ishit në gjendje të vrisnit një njeri në kushtet, kur ky njeri kërcënon jetën tuaj apo të të dashurve tuaj?
Po patjetër, mbrojtja e detyruar pranohet me ligj. Besoj se do të kisha trimërinë e duhur, por s’di sa do të më ndodheshin armë.
18. Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?
Ç’do të thotë europianë me titull të plotë? Si Giordano Bruno, Da Vinci, Martin Lutheri, Churchilli, De Gaulle-i, si votuesit francezë ose zviceranë, si ekologjistët gjermanë? Jo, nuk jemi. Ne kemi brenda shumë elemente orientale, shumë elemente tradicionale të një shoqërie zakonore, për të cilat jo gjithmonë duhet të turpërohesh dhe jo gjithmonë t’i zbosh nga vetja.
Po këto nuk përbëjnë pengesa për të hyrë në BE. Sidoqoftë, të jesh europian si natyrë dhe të hysh në BE si administratë, këto janë dy gjëra të ndryshme.
19. Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do donit të kishit qënë protagonist?
I kam patur gjithmonë zili dy gazetarët që zbuluan skandalin Watergate dhe rrëzuan Nixonin.
20. Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?
Me Skënderbeun. Do ftoja në bisedë edhe Oliver Jens Schmittin, ndoshta dhe Kadarenë.
21: Cili është libri që po lexoni?
Gomorra e Roberto Savianos. Një libër i mrekullueshëm, po e lexoj për herë të dytë. Pastaj Ulisin e Joyce-it, Iliadën në përkthimin e Gjon Shllakut, Rubairat përkthyer nga Noli. Më pëlqen të lexoj disa libra paralelisht.
22. Cili komb europian ju ndjell më shumë me historinë e me kulturën e vet?
Anglia ka qenë në ëndrrat e rinisë, por pastaj më kanë tërhequr kombe të ndryshme për periudha të ndryshme. Sidomos popujt që kanë prodhuar kultura të larta si grekët e vjetër, persianët, babilonasit, romakët, arabët, italianët, spanjollët, francezët etj.
23. Si do reagonit, sikur të merrnit vesh se djali/vajza juaj është homeseksual(e)?
Fare i qetë. Do ta këshilloja mos e varte në qafë me të madhe publikisht. Më ka qëlluar të punoj me njerëz të tillë që e mbanin qetë, gati fshehur homoseksualizmin e tyre, njerëz finë me talente të rralla.
24. Keni frikë nga vdekja?
Aspak, vetëm se do doja të mos ishte e dhunshme. Të ikësh i qetë, me vetëdije e pa dhimbje duhet të jetë një bekim.
25. Ç’është Atdheu?
Shtëpia, rrugicat e lagjes, qyteti a fshati ku je rritur. Gjuha amtare.
Botuar ne Java
Respekt per intelektualet e vertete,,,do te kujtohet per angazhimet e Tija ,,, ngushellime familjes ,,, i ndritet shpirti ,,,
Ngushellime Familjes se te ndjerit Klosi.
Tanime ne duhet te ruajme Mero Bazen.
Cfare sysh te trishte e melankolike ne foto!
shpreh keqardhjen time per familjaret.
por ju lutem gazetarve te mos bejn apologji mbi vdekjen, kujdes mbi titujt qe shkruani. jeta eshte e veshtir por vetvrasja nuk eshte zgjidhja
Së pari ngushëllime për familjen dhe të afërmit, e u prehtë në paqe!
Kurse ti albaniahello shkruan dhe mendon në mënyrë të çuditshme, sipas meje. Vetëvrasja nuk pse të lartësohet, por nuk ka nevojë as të gjykohet ai/ajo që e bën. Mjafton që me këtë mos të cënojë jetën e dikujt tjetër.
Ishte e jeta e tij dhe mund të vendoste kur të donte sa të jetonte. Dhe në një Shqipëri a Kosovë si këto, kjo nuk duhet të jetë kaq e çuditshme. T’i nënshtrohesh transformimit moral e intelektual mund të jetë më e vështirë se sa vdekja.
Cdo forme jete ne Toke eshte “programuar” per te mbijetuar, me cdo forme e menyre qe e gjykon te frytshme.
Jam dakort qe vetevrasja nuk duhet te gjykohet, per te respektuar te drejtat e personit, por eshte nje veprim i cili nderhyn ne menyre te pashmangshme tek jetet e te tjereve, ne menyre te vecante dhe te theksuar te familjareve,por edhe miqve te ngushte.
Gjithsesi, RESPEKT te thelle per nje njeri i cili nuk kishte frike te fliste ate qe mendonte.
R.I.P Ardian Klosi.
Mekat i madh. Kishte etike si njeri dhe nga goja nxirrte ide, jo sharje nga nena, si keta kakerdhite e qeverise, parlamentit dhe gjasme shtypit te lire qe po na helmojne diten dhe naten. Sa keq qe nuk duroi pak me teper…….
Vetvriten njerez me vlera dhe qe nuk perballen dot me kete realitet mjeran. Te mjeret, te paditurit, te pamoralet…. jetojne, madje te lumtur. Me vjen shume keq qe Ardiani do i mungoje ketij vendi, qe megjithese nuk meriton njerez te tille, ndoshta prezenca e tij do ta rriste sado pak ate mesataren e kerkuar. Ngushellime familjes!
me erdhi shum keq…ishte nje njeri me shum dije dhe kulture….dhe njerzit e tille marin vendime te tilla …u prefte ne paqe..
Rruge te mbare,Zoti KLOSI.Zgjedhja ishte e jotja dhe ne do ta Respektojme.Zakonisht njeriu i Ndjeshem dhe i Ndershem Gjykon dhe Penalizon vetveten,ndersa i LIGU,si ky BARABR qe jemi te detyruar ta quajme ”K/Minister” Gjykon dhe VRET te tjeret,sepse ka 1 jete te tere qe jeton ne FRIKE nga gjithcka dhe gjithkush.
Megjithate gjykimin Final do na e beje dikush tjeter.
Ngushullime familjes dhe uroj nga zemra qe te gjesh diku Paqen qe nuk e gjete dot ne kete vend te dhjer qe quhet Shqiperi.
u prehte ne paqe….dhe ngushellime familjes
Ngushellime familjes, por me vjen cudi ku e kishe familjen ne ate moment , vajzat dhe bashkeshorte, si e kene lene vetem duke e diture se ku ka kryer edhe dyhere te tjera kete ?????.
Te largohet nje njeri i letrave eshte nje humbje e madhe per cdo shoqeri, por sidomos per nje te shqyer si kjo e jona…
NJERI I NDERSHEM DHE I NDJESHEM DUKE URRYER CDO PADREJTESI TE KESAJ BOTE,
ZGJEDHJE E DETYRUAR,POR NUK DO TE DESHIRONIM ASNJEHERE KETE ZGJEDJE.U PREHTE NE PAQE ! NGUSHELLIME FAMILJES !
Ndjese paste.
Shpirti i pushofte ne paqe.
Keqardhje dhe ngushellime per familjaret.Iku vertet nje njeri i ndershem dhe i zgjuar.Nje profesionist i vertete qe se prishi kurre fjalorin e tij ne cdo moment edhe pse shume here i sulmuar nga qeveria e gogoleve.Vertet tragjike nje humbje e madhe per shqiperine.Zoti te bekofte Z.Klosi nuk do te harrojme per vlerat e verteta qe i ke dhene ketij vendi.
Qe nga momenti qe e lexova lajmin jam vertet e shokuar!Dhimbje te humbe nj njeri si Klosi, e pabesueshme te mungoje nje figure si Klosi qe per hir te se vertetes kudo qe shqaqej ne cilindo panel qe ishte, me cilindo “te paedukate” qe i duhej te perballej, impononte NORMA, kulture,dije dhe te “fyente” me kete kulture qe ai kishte dhe jo me “paedukaten ” e tjetrit! U prefte ne paqe dhe zoti i dhente mbaresi vajzave dhe gruas se tij,familjes se vogel qe do ti mungoj pafundesisht!!!!!
Une nuk e kam njohur. Nga intervista rezulton te kete shpirt dhe mendje intelektuali te paperlyer. Me vjen keq qe mediat lene ne hije idete e ketyre njezve dhe mbajne prozhektoret gjithe diten ndezur kah Salih Behrisha.
besimi ne zot mund te jete e vetmja gje qe e ben te durueshme jeten ne kete bote, aq me teper ne nje vend si Shqiperia. Nese njeriu e humb besimin ne Zot, nuk pret me asnje mrekulli ne jeten e tij dhe as nje shperblim a qetesim ne nje bote tjeter… atehere vetevrasja eshte e pashmangshme per ate qe mendon dhe qe e ka aq guxim ne vetvete…
Adrian Klosi nje intelektual i vertete, me shprit te madh e iluminist idesh. Sot Shqiperia mori vesh hubmjen e nje njeriu shume te drejte, por qe shume shqiptareve do tju kaloje pa vene re humbja e tij pasi ne “vdekjen” e tij kemi “faj te gjithe”.
Miku jone do te kishim preferuar te qendroje me gjate mes nesh dhe me fjalet e tua te ngrije lart moralin dhe shpirtin e ketij populli te perçudnuar nga dhuna psiqike, fizike, sociale, materiale e plehrave qe bejne politiken.
Rruge te mbare miku jone dhe Zoti te dhente paqe atje ku do te prehesh.
Shume e trishtueshme…
E kam njohur qysh kur ishte student, punoja në gazetë, i botuam diçka, besoj një tregim, për të cilin na kritkuan ata lart, unë e mbrojta (i bindur) ai më thoshte: mos rreziko pozitën tënde për mua. Më erdhi shumë shumë keq: një intelektual i formuar dhe, mbi të gjitha, i ndryshëm nga shumë të tjerë. Vajzat duhet ta shuajnë helmin me krenarinë për një prind të tillë. Iku vetë, por u ka lënë shumë gjëra të vyera pas.
Me shume dhimbje e keqardhje te thelle dua te ngushelloj familjen e shoqerine shqiptare per kete intelektual qe i duhej shume shqiptareve,indjeshem ndaj realitetit qe na rrethon ,te cilin kerkonte ta ndryshonte…Ai iku por la vepren e tij…Rruge te mbare o njeri mer shume vlera,Zoti te krijoje paqe dhe qetesi per shpirtin tend !I perjetshem qofte kujtimi i tij! Ky ishte nje trishtim i madh per kedo…Do na mungoje te gjitheve!
Eshte per te ardhur keq qe Klosi zgjodhi kete menyre per ti dhene fund jetes se tij. Padyshim qe duhet te kete pasur aresyet e tij te forta dhe depresioni eshte nje semundje e tmerrshme per individin dhe familjen. Sot dhe ne ditet ne vazhdim media duhet te respektoje familjen dhe Ardianin duke theksuar vepren e tijdhe modelin e tij te personit publik dhe intelektualit te angazhuar. Por vetevrasja ngelet nje akt egoist e i papergjegjshemkur mendon dhimbjen qe le pas tek femijet dhe familja. I vdekuri I merr mekatet me vete dhe padyshim Klosi le nje boshllek intelektual e akademik ne Tirane dhe boten shqipfolese. Po le te sherbeje rasti i tij per te rritur informimin dhe ndjeshmerine e publikut ndaj semundjev te shendetit mendor e vecanerisht depressionit dhe vetevrasjes. Do te ishte skandaloze nese media shqiptare bie ne nivelin e qenefit duke u mare me jeten private te Klosit apo ca me keq duke fajesuar persona te tjere apo bashkeshorten per nje tragjedi personale dhe familjare.
Dhe se fundi….
“No man is an Iland, intire of it selfe; every man is a peece of the Continent, a part of the maine; if a Clod bee washed away by the Sea, Europe is the lesse, as well as if a Promontorie were, as well as if a Mannor of thy friends or of thine owne were; any mans death diminishes me, because I am involved in Mankinde; And therefore never send to know for whom the bell tolls; It tolls for thee.”. John Donne.
R.I.P
Ardian Klosi.
ngushellime familis te tendjerit KLOSI u prehte shpirti ne paqe
Do te na mungosh shume. U prefsh ne paqe.
Oh sa me ka dhembur! njeri i mire, i ditur, njerezor. Eshte nje humbje per kulturen dhe vendin tone. Them vendin tone, pasi ka patur dhe nga ata qe e urenin dhe do te deshin te mos e kishin. Zoti e desh qe keta te ishin pjesa e injoranteve, te cilet nuk kishin lexuar asnji rrjesht nga veprat apo perkthimet e tij te mrekullueshme. Dha nje kontribut per kulturen, i cili do te mbetet gjate ne ndergjegjen e ketij kombi. Vetvrasja e tij mbetet jo vetem nje dhimbje per familjen, te cilen e ngushelloj, por edhe per gjithe ata qe e deshin dhe e admironin. Nga dora e tij kam perkthimin nga Pukevili ” Ali Pashe Tepelena”. Leximi i tij me hapi syte se sa larg qendron e verteta e ketij pashai kriminel, per te cilin shume vet e kane quajtur njeri me te cilin duhej te mburej kombi shqiptar. Ishte edhe i guximshem. Kjo veti e dallonte ate si luftetar kunder çdo te keqeje.
Ngushellimet e MIA me te sinqerta ,familjes e te afermeve.ngushellime mallakastres e shqiperise per kete humbje.
Ngushllimet e mia per te afermit e ardian klosit me te vertet nje lajm shokues per publicistin me te drejtin ne shqiperi…RIP.
ME VJEN SHUME KEQ
NGUSHELLIME TE SINQERTA FAMILJES
ME VJEN SHUME KEQ
NGUSHELLIME TE SINQERTA FAMILJES SE ADRIAN KLOSI