Katër shpërthime të njëpasnjëshme brenda pak minutave kanë tronditur zonat më të populluara të qytetit industrial Dnjepropetrovsk në Ukrainë. Raportimet e para flasin për 27 persona të plagosur. Ministria e Emergjencave thotë se janë të paktën nëntë fëmijë të plagosur.
Dnjepropetrovsk është vendlindja e politikanes së opozitës, Julia Timoshenko, që aktualisht është në burg. Ajo ka qenë së fundmi në protestë e në grevë urie për kushtet ku po mbahet e burgosur.
Shkaqet e shpërthimeve nuk dihen ende, por Prokurori i Përgjithshëm flet për një sulm terrorist. Një sulm i ngjashëm ka ndodhur në këtë qytet dhe një vit më parë dhe autorët nuk janë kapur.
Në Ukrainë e Poloni do zhvillohet në qershor Europiani i futbollit. Në këtë qytet nuk do zhvillohet ndonjë aktivitet sportiv. Por tensioni është shumë i lartë ditët e fundit.
Së fundmi presidenti gjerman anuloi një vizitë në Ukrainë për shkak të burgosjes së Timoshenkos. Përkrahësit e ish- kryeministres kanë bllokuar sot parlamentin.
do pallohen futbollistat me ato bushtrat e ukraines….
mos i ndy dy personazhe fantastike te filmave te animuar,jo per gje por Iliri dhe mona nuk kane asgje nga miresia e ketyre personazheve
Pse ca ka Iliri e Mona te keqe??? I njeh ti personalisht qe fol keshtu?? Politika esht loje siç e theksonte mbrem edhe presidenti yn i dashur BAMIR TOPI. Berisha mund te jet maskaraj me i madh ne politike (edhe kriminel) por per Lirin e nipat e mbesat e tij esht njeriu me i mir ne bote.
Un po mundohesha te gjeja per cdo politikan 1 personazh te filmave vizatimor.
Po pse more maskara i quan bu.. femrat e Ukranines.
i quan moj elena se ne shqiptaret jena te fort me femrat , dhe i knaqet shpirti tjetrt kur thot bushtra. ciao