facebook.com/bledi.mane
1./E mbajti fjalën
Iu shfaq për herë të tretë. Kishte kohë që i vinte vërdallë dhe e joshte. Kësaj here i trokiti natën pas xhamit të dritares. Ndërsa ky shkruante përkthimin e radhës, befas ngriti kokën të shikonte. Mbeti i befasuar nga bukuria rrëzëllitëse që depërtonte mes errësirës. U çua më këmbë, hapi dritaren dhe i zgjati dorën. Ajo nuk nguroi dhe me sytë në tokë si bukuroshe e virgjër u fut në dhomë bashkë me aromën e freskët të prillit.
-Më fal që të zhgënjeva dy herët e para-i pëshpëriti i zënë në faj.
Ajo nuk fliste, por rrinte e akullt dhe shikonte mbi librat e hapur rrëmujshëm mbi tavolinë.
-Rri më prit edhe pak e merrmë. Kësaj here kam vendosur të vij me ty. Merrmë se nuk i duroj dot vuajtjet e një të gjalli. Merrmë! Nuk gjej dot veten këtu mbi këtë baltë. Më qeshin, më tallin, më shajnë, më keqkuptojnë, më torturojnë. Më kanë rrjepur të gjallë porsi atdheu i tyre, i imi. Merrmë me vete!
Ajo me sytë ende përtokë thjesht buzëqeshi me cep të buzës dhe i hodhi dorën mbi flokët e shpupurisur.
Rrëmbeu një letër dhe pasi puqi dorën e tij me dorën e saj si vocërraku me mësuesen e abetares, nisën të shkruajë:
“E dashur Juta, të dashura bijat e mia!
Babi juaj po ikën. Këtu mes librave u kam lënë dashurinë dhe mallin. Prekni librat nëse do u marrë malli për mua. Shkronjat, fjalët,shenjat e pikësimit, idetë, mesazhet, tingujt, rimat, letra, karboni janë flokët e mi, eshtrat e mia janë. Babi juaj po ikën. Kërkojini falje atdheut. Më dukej vetja i tepërt për këtë tokë!”
Ikja e Ardian Klosit megjithëse e paralajmëruar mbetet jo një lëndim personal. Një nga mendjet e bukura të ndërgjegjes kombëtare iu dorëzua pa kushte presioneve dhe allishverisheve të një shoqërie tranzitive të egër.
Ardian Klosi i iku atdheut të tij me vetëdije të plotë në kohën kur atdheu po lëngon. Mbylli sytë përgjithmonë se nuk u bëri dot rezistencë vuajtjeve të një atdheu të rraskapitur. Mundohej me mish e shpirt të iluminonte me mënyrën e tij fine këtë vend e ndërkohë la betejën përgjysmë dhe iku. Iku dhe u dha një arsye më shumë batakçinjve të rrjepin këtë vend. Iku dhe gëzoi pa masë bashibozukët dhe arkitektët anadollakë të orientit ta kurvërojnë me xixa dhe varaqe Shqipërinë e mbuluar me burkën e krimit dhe injorancës. Iku dhe i dha elitës jargavece servile të Tiranës një arsye më shumë të ndjehen të lehtësuar pas vdekjes së tij.
Iku Ardian Klosi me shpresën se qysh dje kur iu fikën qepallat e rënda të syve, alarmi i kushtrimit do të ndizej.
Iku me shpresën se kuja intelektuale do kishte mbuluar çdo cep të këtij vendi.
Iku duke pretenduar se u bë theror i një atdheu të ndjeshëm evropian, por harroi shpejt se njerëzit e pa gdhendur që drejtojnë rrëmbythshëm këtë vend as nuk skuqen e as nuk nxihen nga vdekje të tilla dyfish të pakapërdishme.
Ardian Klosi i iku vendit dhe njerëzisë duke mos respektuar paktet e vendosura në heshtje.
Sa herë klithte revoltshëm ne ishim aty pranë tij. Kur drejtonte pas 1997-s televizionin e vetëm në Shqipëri, ne ishim rreth tij duke admiruar profesionalizmin dhe paanshmërinë. Ishim me të se nuk ai nuk ishte një Petrit Bec. Kur lutej që atdheu të mos ndyhej nga plehrat e Fatos Nanos më 2003-in, ne përsëri qëndronim rreth tij me mijëra e mijëra duke u solidarizuar me vetëmohimin dhe guximin e tij sepse ai nuk ishte një Fatmir Medi Gërdec. Kur lëngonte për ndotjen e Vlorës nga ndërtime petroliferash, të gjithë iu bashkuam në nënshkrime peticionesh sepse e ndjenim që Ardian Klosi nuk ishte Genc Rul, por e donte këtë vend porsi një fëmijë naiv nënën e tij të kërrusur nga brenga e vuajtjeve. Ne respektuam çdo pakt me Ardian Klosin dhe ishim me të në çdo shkrim apo debat mediatik sa herë civilizimi i kësaj qoshke evropiane vihej në rrezik. Blejmë, lexojmë dhe asistojmë çdo panair dhe event librash, sepse mes atyre pak personalitetesh që ende mbajnë gjallë egon e këtij vendi ishte dhe Klosi.
Ardian Klosi iku pa na pyetur, iku i turpëruar nga nxirja e atdheut. Iku se nuk duronte dot tek shikonte hematomat dhe ënjtjet e fytyrës së kësaj Shqipërie të bukur nga dora e zotit dhe të shëmtuar nga dora e robit. Iku Ardian Klosi dhe shpejt harroi se të tjerë burra lënguan më shumë se atdheu i tyre në çaste kritike.
Faik Konica borxhlloi një Washington të tërë vetëm e vetëm që botës t’i tregonte bukur e rafinueshëm se ishte një pinjoll fisnik ilir-epiriot evropian 24 karatësh e jo një vjellje thartirë e perandorisë osmane. Migjeni djaloshar që ngrysej e gdhihej me mushkëritë e tuberkolozuara nuk vdiq pa i kënduar atdheut kangt’ e mjerimit të madh duke depërtuar mendjet e shpirtrat për zgjimin e madh. Mit’hat Frashërit ia morën shpirtin kopukët bolshevikë sepse megjithëse larg linte pa gjumë një tjetër regjim si ky i tanishmi. Ismail Kadare piskamë sa herë ky vend i largohet Evropës dhe nuk e lëshon veten kollaj në duar benristanësh, ndërsa Albin Kurti, trimi i rrallë, përplas kokë më kokë thaçra, euleksra e serbë sa herë i rrezikohet Kosova martire.
Ike Adrian Klosi, por askush nuk e beson vetëvrasjen. Jevgeni Jevtushenko ka të drejtë kur shkruan se “në këtë botë të ndyrë nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje”. Ike Ardian Klosi me të drejtë se ne të shtymë drejt aktit makabër, ne indiferentët dhe cinikët e pandreqshëm bënim sikur nuk të kuptonim, ne mendjeshpëlarët dhe eunukët e çdo regjimi ta tretëm ymrin, ne të vramë… ne, ne, ne!
Po Martin Camajt çfarë do t’i thuash kur ta takosh nesër?
E nxori koken ky Qobani Greke
Po ti more kafshe cobani i kujt je???
Duketse i kujt, ngaterron c me q.
Kafsha nuk din e kuj është
Po si nuk u lodhe duke u Zvarrit mbi barkun tat,o KRIMB i ndyre malesh?!?!?!?!?!?!?!?
Ptu…….,dhe e kupton vete pjesen e pashkruar,o BARBAR i gegnis.
O analfabet,o te hengert mortja,jo qobani por cobani.
Mua me vjen keq per vdekjen e ardian klosit se qe nje njeri paqesor dhe i qete dukeshe qe ne diskutim,por ky njeri sa qe gjalle plasi te na i nxirte skenderbeun sllav madje dhe emrin e bababit ja beri Ivan( e ka thene vete tek Opinioni i Fevziut).Shume here beheshe pale dhe me lubonjen ku pjeter budin e benin petar budi maqedonas ndersa pal engjellin e benin pal angjelevici.Mendoj se kishte shpirtin e kundershtimit.
Andi?!,nuk eshte e cuditshme sikur Skenderbeu te kete pas lidhje gjaku apo cfaredo lloj lidhje tjeter me sllavet(serb=”mutacion” kulturor brenda familjes sllave,jo shume qarte e percaktuar se kur ka ndodh).Identiteti i popullsive pergjat kohes se Feudalizmit, nuk percaktohej vetem nga ”etniciteti” gjuhsor dhe kulturor,por edhe nga ALEANCAT qe Feudalet lidhnin me njeri-tjetrin,nga Armiku i perbashket,nga besimi fetar i njejte,gjuha universale qe perdorej ne ato kohe(Latinisht,greqisht,sllavisht)….etj.1 mori shume e madhe elementesh qe perzihen,te cilat ne shkembim krijojne Identitetin e 1 personi apo te 1 grupimi te caktuar ne 1 moment te dhene te kohes dhe vendndodhjes.Eksplorimi i gjithe ketyre elementeve(ne rastin tone per Skenderbeun) ngre shume pikpyetje mbi te cilat shpesh here edhe spekullohet,ose keqinterpretohen.Identiteti i Skenderbeut ka qene percaktuar nga vete Zgjedhjet qe ai beri,gjuha qe fliste dhe nga Armiku i vet,Ottomanet,te cilet e konsideronin Arnaut.Megjithate,shume prej emrave te njohur Feudal Arberor te asaj kohe,mendohet dhe thuhet se kane pas prejardhje te huaj.P.sh.,Lek Duka(titull jo Shqiptar)gjini,mendohet se e ka origjinen e vet nga Franca,pinjoll i 1 Kryqtari(Crusader) te nisur ne ekspedita ndihmuese ne pergjigje te thirrjes se Bizantit,perkundrejt rrezikut Seljuk(turk)…etj.Megjithate,kjo nuk e ben ate me pak Arberor(Shqipetar),kur ai ka lind e eshte rrit ne kete vend,dhe aq me teper kur ai njihet edhe si Hartuesi i pare i Kodit moral dhe Penal te shqiptareve.T’i tregova gjithe keto per te krijuar 1 Ide,se jo cdo njeri qe kundershton 1 ”Fakt” te njohur,eshte ”Armik” apo ”Tradhetar”,dhe po e njejta llogjike vlen edhe per Sjelljen dhe Menyren e arsyetimit te Zotit Klosi,perkundrejt Skenderbeut.Une jam dakord se zoti Lubonja eshte teper acarues ne arsyetimet e tij,dhe shpesh here te ben t’ia kercasesh me pellembe nga surrati,per ate MANINE e vet per te vendos se kush ka te drejte dhe kush Jo,por nuk mendoj se menyra e komunikimit te Zotit Klosi ishte e asaj shkalle.
Ishte me tolerant dhe me i degjueshem,se MANIAKU Lubonja.
Gjith te mirat.
Faleminderit per pergjigjen qe ke shkruar.
Faleminderit,edhe Ti Anja,qe e more mundimin dhe e lexove komentin tim.
Absoulisht qe po dean e thash dhe vet qe qe njeri shum i qete dhe paqesor dhe tolerant keto i kishte.E nuk e ve kur ne nje grad me Lubonjen.Po dashur pa dashur ndonjehere dilte si i tille.Sidomos kur dilte me ate Oliver Shmitin qe thoshte kastrioti fjale me origjine greke sa i inatosi dhe arbereshet,se dhe kjo te ja besh babin ivan skenderbut eshte e rrezikshme kur dihet qe te pakten nga ana e nenes mund te ishte serb po u be dhe nga ana e babait sllav athere ku i mbeti gjaku shqiptar atij?Se keta studiusit vetem origjinen e skenderbeut vene ne dyshim ate te stefan dushanit se kam pare ta vene ndonjhere ne dyshim.Gjith te mirat.
Ti je llum aqe shpif keshtu per Klosin. Ti je nje nder ata qe e vrate Klosin. Ku i ke gjetur keto historite me emertime te Budit e te Engjellit? Ku? Ik ore ndyresire qe ske lexuar nje liber ne jeten tende prej deleje! Ku K
o byb o plehre i ke sa te duash ne internet o hajvan.te tera te verteta jane se keto me skenderbeun i ka thene tek opinioni ndersa ato me pal engjellin dhe petar budin i ka thene bashke me lubonjen ashtu sic mbeshteste ate Oliver Shmitin qe thoshte Kastrioti rrjedh nga nje fjale greke.Ardian Klosin nuk e vrarva une vrau vet veten dhe me vjen keq.Ti je thjesht nje bajge qe ben gjoja sikur te vjen keq e i ben avokatin.Plehere.
O Andi! Ik ore genjeshtar i ndyre qe ske lexuar nje liber te hajrit ne jeten tende prej deleje!!! Ku i ke gjetur keto emra qe i ve ne penen e Klosit me Petar e Angjelevic? Ku?
Ti je thjesht llum!
o byb o plehre i ke sa te duash ne internet o hajvan.te tera te verteta jane se keto me skenderbeun i ka thene tek opinioni ndersa ato me pal engjellin dhe petar budin i ka thene bashke me lubonjen, ashtu sic mbeshteste ate Oliver Shmitin qe thoshte Kastrioti rrjedh nga nje fjale greke.Ardian Klosin nuk e vrarva une vrau vet veten dhe me vjen keq.Ti je thjesht nje bajge qe ben gjoja sikur te vjen keq e i ben avokatin.Plehere.
Andi, qe je llum nuk vihet ne dyshim as nga nje bebe, por qe te vazhdosh me replikat e tua vulgare, tregon injorancen tende te thelle mor analfabet! Lere Interleshin po na thuaj se ne cilin liber apo shkrim, A. Klosi na i nxirrte figurat tona historike si sllave? Edhe po s’u pergjigje figuren e m*tit e ben ti o kokeshkrete qe liber ne jeten tende s’ke hapur!
Drite, paqe, dashuri perjete o Ardian dhe faleminderit per ekzistencen tende kuptimplote!
Dhe ti leonrad qe je nje humbesire kjo nuk vihet ne dyshim ne mos je ai byb me psudonim tjeter.Une ardian klosin nuk e kam fyer aspak thjesht i vura ca te meta ne dukje.Sa per shkrimet o klluf i kam lexuar ne artikuj dhe forume.Ndersa ate te skenderbut e ke tek opinion i fevziut hap faqen e klanit ose you tube o derr me zile dhe plasi syte ku klosi i bente hije oliver shmitit.Une kam hapur faqe librash ne jetn time sa c je ti i gjate.Sa per replikat e mia vulgare e meritoni sepse vete filluat te paret te komunikonit ne menyre vulgare kjo tregon edukaten tuaj une thjesht po ju pergjigjem dhemb per dhemb.Kthehu njehre shkrimit tend dhe shiko gjuhen me te cilen ke perdorur.
Ardjoan Klosi ishte dhe do të mbetet KOLOS, absurde ta gjykojmë ne.
Ai iku pasi kambana të cilës me të drejt Klosi po i binte, shkonte në vesh të shurdhër, ajo kamban binte për të gjithë, për ne që e dëgjonim me kujdes e miratomim sa herë Ai kundërshtonte çdo padrejtësi dhe e denonconte publikisht por ndërsa atë se zinte gjymi mbas denoncimeve publike, ne flinim të qetë. Tani duhet ta dëgjojmë këmbanën e tij në çdo çast, jo vetëm sotë ku gjithandej ndeshim padrejtësi por edhe nesër (me shpresë) kur vërtet të kemi arritur demokracinë që të mos biemi përsëri në këtë llum padrejtësish që kemi rënë sot.
Andi, nuk është shpirt kundërshtimi të denoncosh padrejtësi, por është fisnikëri.
Cfare arsyesh, me mire faktesh, ke ti Andi per ta kundershtuar Klosin? Ne qofte ke evidence te mjaftueshme dhe bindese, atehere mund te them qe ke te drejte. Por te thuash – ai tha keshtu – nuk mjafton!
Asht e kote me repliku me ty mor Rrace MUTI,shifen komentet tuaja me e kuptu se çfare nivelit ke
Bravo Bledi nji shkrim i persosun.Ardian Klosit ju prehte shpirti ne Parajse(xhehnet)
Me pelqejne komentet po kur fillojne sharjet me fjale jo te hijshme s’ka mendim ne ate qe thuhet – ka vetem mllef. Jam dakort me shkodranin – shkrim i persorur ai i Bledit! Cuditerisht, Klosi do te mbetet i pavdekshem – akti i tij i fundit i sjell perjetshmerine! Vetem shpirtrat e medhenj ikin nga kjo bote kaq madherishem – te tjeret (disa) mbeten per te bere komente fyese.
Kush duhet te ikte dhe kush iku!
?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/tek-varri-i-udheheqesit-enver-hoxha.html
Ramy i vjeter ! Je nje qenie nen primitive i denje per nga shpella e lokes nga ku ke dal , o pjelle e nderzimit turko-çeçen . Je kaq i peshtire sa ngaterron dhunshem Q me Ç!
Kete ka bere SHPELLARI YT,O ramy MALOKU,qe ti dhe une,te dy shqiptare TA URREJME NJERI TJETRIN EDHE NE VDEKJE!!!Kjo eshte TRADHETIA ME E NDYRE,ME KRIMINALE,QE I KA BERE NJE SHQIPTAR SHQIPERISE NE MIJRA VJET JETE!!!KY ESHTE ARMIKU I ZI SALI RAM BERISHA!!!Ai e perdhosi historine,kulturen,shtetin,pasurite dhe SAHPIRTIN E SHQIPTAREVE!!Ai na e zhduku dalengadale DASHURINE PER ATDHEUN,aq sa ATDHE sot quhet PARTIA NE PUSHT-et!!!Ne vend te babait ka vene Sali Berishen ! Ne vend te HERONJVE ka vene TRADHETARET E SHQIPERISE!!!Sot jane “NGRITUR KEMBET T’I BIEN KOKES”,sic kumtonte NOLI I MADH!!!Sot LULI I VOCERR ka mbushur i KLONUAR tere Shqiperine!!!VDEKJA TEK NE ESHTE BERE E POARA,ndersa dasmat i kemi harruar,se nuk te lene GJEMAT!!!MEDIA-t jane bere si KORBAT,qe presin te shqyejne KERMAT NE TOKE,pra ME SHUME E ME GJATE MERREN ME VDEKJET,ME KRIMET,se sa me jeten!!!Nuk eshte ky FAJI VETYEM I TYRE ,se fundi KY REGJIM FASHIST,ANTI SHQIPTAR ME NE KRYE ARMIKUN ME TE ZI TE SHQIPTAREVE,SALI RAM BERISHA,DERI KETU E KA CUAR MJERIMIN E POPULLIT!!!Si agjent i Serbise,kete detyre ka marre:SHKATERROJE SHQIPERINE ME RRENJE E DEGE,QE TE FUTEN NEN SUNDIMIN TIM!!!!E shikoni se cfare bejne kosovaret per Berishen,ARMIKUN E TYRE ,QE U VRAU DJEMTE NE LUFTE DUKE FURNIZUAR TANKET SERBE ME NAFTE???E mbajne per hero!!!!I pate mijra kosovare,qe erdhen dhe votuan ilegalisht per Berishen ne Tirane me 8 maj???Tani,fatkeqesisht,kur mendoj e gjykoj per kosovaret ,i QUAJ SE JANE PJELLAT E REXHEP MITROVICES E XHAFERR DEVES,KRIMINELET E KOSOVES,QE I VURI PUSHTUESI NAZIST KRYEMINISTERR E MINISTER TE BRENDESHEM,QE BASHKE ME XHELAL STARAVECKEN,KRIMINEL TJETER SHQIPTAR,BENE TERROR NE 4 SHKURT 1944 NETIRANE KU VRANE 86 QYTETARE TE PAFAJSHEM!!!KETA JANE KOSOVARET,qe BABAI IM DHE QINDRA TE TJERE PARTIZANE ,ME URDHER TE ENVER HOXHES,LUFTUAN PERR 12 MUAJ,PER CLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI,DUKE DHENE JETEN 650 BIJ E BIJA PARTIZANE NE LULEN E RINISE!!!DHE KETA ZAGARE TE SERBIT,E MOHOJNE KETE LUFTE DUKE HEDHUR BALTE MBI TE DHE DESHMORET E SAJ!!!MALLKUAR QOFSHI KOSOVARE CETNIKE!!!GJITHNJE KENI DASHUR ME SHUME SERBET SE SA SHQIPERINE!!!JU JENI PERCARESIT ME TE MEDHEJ,SE JENI KUNDER TE GJITHE SHQIPTAREVE!!!NE JUGORET NA QUANI GREKE,SE VETE E NDJENI VETEN SERBE!!!MALLKUAR QOFSHI!!!KURRE MOS U BASHKOFSHIM ME JU!!!
Kush te paguan ty te thuash gjera te tilla?
E di qe po konsumon nje veper penale antikushtetuese?
S’te vjen zor te flasesh keshtu per gjysmen e shqiptareve?
Kur lexoj shkrime si ky i yti, me vjen turp qe jam shqiptar!
I nderuari Sorge jam pjeserisht dakort me ju, por e keni gabim se kosovaret apo gegeria mbajne serbin Berisha ne pushtet ne shqiperi. Mandatin e Tiranes ata vendosen ta grabitnin me cdo cmim duke shpallur te pavlefshme me mijera vota te Rames. Ne votojme ata numrojne s’do te fitojme kurre me vota te vjedhura.Kush u ka faj shqiptarve qe nuk ngrihen nga jugu ne veri per te permbysur kete regjim vdekjeprures qe zbaton politiken e Serbise ndaj shqiptarve. Shqiptari i mire esht shqiptari i vdekur eshte deviza e tyre. Nje hallegji me pak 1 vote me pak kunde tyre. Nje burgaxhi me shume nje vote me shume per demonet e ketij vendi. Le te ngrihet i gjithe populli nga jugu ne veri se kupa e mbushur ka kohe qe po derdhet. Protesta gjithandej. Derisa xhelati shqiptarovrases te shporret me soj e sorollop. Protestat nuk duhet ti prisni nga opzita, por thjesht shoqeria civile te dale te protestoj.
Ramy i vjeter,
Kij me respekt per veten tende more injorant.
sa per ty mor ramy meso njeher shqipen pastaj shkruaj por si duket ti je vecse nje e vjell vrer e osmanllinjve o i mjer
Ti je nje jashtqitje e vjeter qe ndot ambientin tone!
mrekulli rilindje per Ardianin, nepermjet shkrimit tend Bledi
Te rrojme e ta kujtojme Danin
Ymer, (Ramy) ! Ti duhet te jesh Ndrea Panda qe je gjithmon kaq i kari kuem per bacen Sali!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/vrases-ne-liri-ndrea-prendi.html
Te lumte Bledi!!!!!Nje shkrim i bukur per njeriun e letrave,intelektualin Adrian Klosi.Ngushellime familjes se tij.
Pershendetje Bledi,
Paragrafi i fundit eshte shume i gjetur :
Ike Ardian Klosi me të drejtë se ne të shtymë drejt aktit makabër, ne indiferentët dhe cinikët e pandreqshëm bënim sikur nuk të kuptonim, ne mendjeshpëlarët dhe eunukët e çdo regjimi ta tretëm ymrin, ne të vramë… ne, ne, ne!
Uroj qe sa me shume prej nesh te kuptojne dhe ndjejne keshtu. Atehere tregojme se jemi njerez sic duhet te jemi.
Bravo Bledi.I paharuar do te mbetet enri dhe vepra e Adrianit ne mendjet dhe zemrat e njerezve te ndershem si Adriani
Ngushellime Familjes
Shume bukur Blendi, te lumte! Ashtu eshte, Klosin e perzume ne inidferentet, madje plehra te tille si ky qe komneton i pari ketu. Eshte katandisur shume keq ky vend, por nuk eshte momenti sot te komentojme, pervecse te mbajme heshtje per humbjen e nje grand-uomo.
me fal po lejojeni te ndjerin te ike ne paqe e mos shkruani kot me kot Ardiani nuk mundi te pranonte humbjen e prindit dhe ndodhi ajo qe ndodhi, ai nuk iku per arsye te tjera. respektojeni dhe festoni jeten e tij per gjithcka qe beri kur ishte gjalle por mos e perdhosni pas vdekjes vetem sepse doni ta politizoni.
Zakonisht jam i brishte, por sot u ndjeva shume me teper kur pashe lajmin e kobshem.
Nuk kam kercyer kaq shume perpjete nga trishtimi se sa sot.
Por u ndjeva akoma me keq kur lexova rreshtat e shkruara nga Klosi, per grabitqaret…
Dhe papritmas e kuptova…
RAMY I VJETER TE PAKTEN SOT MOS FOL BROCKULLA TE PA KUPTIMTA RESPEKTO RASTIN DHE RESPEKT PER NJE ZOTNI ;NJE PERKETHYES;SHKRIMTAR ANALIST TE SHKELQYER QE BASHKE ME SHOKET E TIJ EDI RAMA E TE TJERE LUFTUAN ME PENE ME FJALE PO SHQIPERIA KA RENE NE DUART E SHOKEVE TE TU RAMY; I MBAFSH ME SHENDET ;PO PO TA THEM ME GOJEN PLOT NE SHQIPERI SKA SERBE GREKE KA VETEM SHQIPETAR;TI DHE DJALI I SHEQERES DONI TI BENI SHQIPTARET SERB GREK SE AJO JU LEVERDIS;KETO PA DREJTESI NUK I DURONTE Z KLOSI DHE MORI RUGEN QE ATIJ I PELQENTE PER TE TREGUAR REVOLTEN NDAJ REGJIMIT KOMUNISTT TE; MALOKUT TEND KOKTRASHE;
JO ARDIAN KLOSI NUK KA KUR NE QE KEMI PARE DHE DEGJUAR ,NE QE KEMI NJHUR
S ANALIST GAZETAR,PERKTHYES E SHKRIMTAR BSOMSE AI RRON,KA LENE SHUME PER TU MBAJTUR MEND NGA NE ,POR DOTE NJHET EDHE NG ATA QE VNE PAS NESH.KURAJOZ.MENDJENDRIUR ,KONTRIBUS QE SE KSIH SHOKUN.SHEMBULL PER TE GJALLET QE E DUANE KETE VEND .QE E DUAN ME NJEREZ TE DITUR ,QE E DUANE TE PASER PA PLEHRA,PAINJORANCE PA KAPEDANE TE MARROSUR QE BEJNE C,ESHTE E MUNDUR TE BEJNE PIS DEMKRACNE E BRISHTE TE KETI VENDI E POPULLI TE SHUMEVUJTUR.AH SIKUR TE KSHM DISA DHJETRA ARDIAN KLOSI …..BUKUR E THUA-NJERES TE PAGDHENDUR TE DESHPEROJNE,TE VRASN SHPIRTIN DHE SHPRESEN
Shkrim me ndjenje te lumte Blendi,ndersa ti o kopuk me nofken ramy i vjeter te vij turp nga vetja je si gjithnje ne komentet e tua i hidhur ,thene me thjesht nga tipa si ty vuan kjo shqiperi e gjore pjelle e felliqur e kalbezimit o zot kush iken nga kjo jete dhe kush zvaritet si vemje??
ngushellime familjes, nje shqiptar me pak ne popullsine shqipfolese
IKE RENE PIKES ME KETE SHKRIM PER MIKUN DHE SHOKUN T
OTE DASHUR,ARDIANI JETON PER NE DHE PER ATA QE DOTE VIJN ME PAS,SEPSE KA LENE VEPREN E TI SI ANALIST ,GAZETAR BRILANT,ISHTE SHEMBULL PER KOLEGET E TIJ,KONTIBUS I SHKELQYER PER JO VETEM NE FUSHEN E LETRAVE POR EDHE NE PERPJKJET E TIJ PER NJE SHQPERI TE PASTER JO VETEM NGA PLEHRAT FIZIKE POR EDHE TE ATYRE QE EKZISTOJNE NE MENDJET E ATYRE NJERZVE QE JU I QUANI TE PA GDHENDUR,KODOSHA QE PER INTERESA TE TYRE,TE FAMILJEVE TE TYRE,TE TARAFI TE TYRE KANE DEMTUAR RENDE IMAZHIN E DEMOKRACISE DHE TE PROSPERITETIT TE VENDIT
Bravo Bledi… Sa keq që dëshira jonë nuk mund ta kthejë në jetë atë burrë të madh…..
KUSH KA LINDUR ZVARRANIK NUK MUND TE FLUTUROJE…KJO ME VJEN NE MENDJE KUR SHOH KOMENTE TE TILLA SI AI I PARI….
POR FATKEQESIA E KETIJ VENDI ESHTE SE PO NA DREJTOJNE ZVARRANIKET….QE PO VRASIN CDO DITE PAK NGA PAK SHPIRTRAT TANE DHE TE FEMIJEVE TANE….!DHE ESHTE KAQ E TRISHTE TE DEGJOSH PER IKJEN E NJE NJERIU QE I DHA KAQ SHUME KETIJ VENDI DHE U PERPOQ TE ILUMINONTE NJEREZ TE CILET NUK MUNDEN KURRE TA KUPTONIN BOTEN E TIJ……
NGUSHELLIME FAMILJES!
Je penë fortë Blendi ashtu sic ishte dhe Ardiani! Nuk e di nese do te arrijmë ta shohim ndonjeherë Shqiperine te pastruar nga ky llum qe e ka mbuluar. Mjere brezat qe po rriten ne kete vend.
Blendi e pabesushme ,Ardiani rone ne zemrat e atyre njerezve te ndershem,ai ka vdeke per kriminelet e ketij vendi .
Ngushellime familjes i pa haruar qofte kujtimi i tij.
Keta Ramet e mbajne ne kembe kete regjim.Po ky eshte nje krimb i vogel fare , te medhejte kane pushtuar mediat shqiptare dhe po qeshin nen jorgan…Turp..
Nuk ka ngushellim per humbjen e ketij njeriu te veçante. Si valle nuk u kujdesen me shume per te? Sa per ty ramy kafshe parahistorike shyqyr qe je i vetem ne keto komente.U shofte rraca juaj deri ne 100 breza
ngushellime familjes se vet
Iku i madhi ADRIAN KLOSI,ngushellime familjes,por Adriani do te ngelet simol i se drejte!
Po, po, Ardian Klosi, nuk ta fal!
Do te ikesh, shko … shko i qete si gjithmone, ne te rinjte nuk do te te zhgenjejme!!! Faleminderit per gjithcka.
NGUSHËLLIME!…
Familjeve miqve, e të gjithë atyre që i deshën këta mjeshtër të penave!
Por, megjithatë -këtu duhet bërë dallimin e pastër dhe parimor, shqiptar!
O, mjerë shqiptarët e shqiptaret çfarë i ka gjet!
Nuk flasin në radio as në televizion, për ikjen nga kjo botë e shkurtër të skënderbegasit, poetit, udhëheqësit dhe atdhetarit, Hysni Milloshi i cili pas vetes la si ushtaret të tij më besnike në jetë; përmbi 20 vepra letrare dhe politike ; por flasin e shkruajnë për një gazetar si Klosi që, fatkeqësisht -u tregua i dobët nga furtunat e jetës dhe bëri vetëvrasje, kjo, gjëmë është e ndaluar rreptësisht për bijtë dhe bijat revolucionar/e; të rrugës ideologjike të të madhit , Hysni Milloshi!
Ndërsa, bëjnë gjëmën për Ardian Klosin e thyer shpirtërisht e mendërisht!…
O, mjerë shqiptarët e shqiptaret çfarë i ka gjet!
Sigurisht, duke e parë këtë; edhe Klosi ashtu vendosi…
Të vetë-vritej, buzë liqenit një ditë, e jo të vritej stuhive të tradhtive – përnatë e përditë!…
a ishte ky qe tha shqiperi te kam dhjere
e ka thene Faik Konica 100 vjet me pare
Bravo Bledi mirenjohje per shkrimin e goditur .
Valle ajo pjese e pandergjegjshme e shoqerise shqiptare,e cila shkon si varfanjaku pa dinjitet pas regjimit berishian do te arrije te kuptoje nje dite se me veprimet e saj ne servilosje e mbeshtetje te berishizmit s’eshte gje tjeter veçse plaga me e madhe e ketij vendi, e cila virusit “Berisha” i jep jete dhe zemrave te buta intelektuale dhe te dashura per te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre u shkakton lengim dhe stres te forte e te vazhdueshem psikologjik ? Keta mbeshtetes naive dhe idiote te kriminelit udheheqes Berisha a do te arrijne nje dite te kuptojne se ajo kafshite lepirese qe marrin nga kryekapobanda Berisha eshte helmi qe vret te ardhmen e femijeve te tyre ?
Fuqia e kriminelit Berisha gjendet tek mbeshtetesit e tij, te cileve nuk u ben gje tjeter veçse i perdor deri ne piken e fundit te dinjitetit duke i lene njerez pa vlere dhe si te tille te vetmen rruge qe kane eshte bindja pa kushte ndaj “udheheqesit” helmatises shpirteror dhe material shfrytezues i shtetit. Pikerisht naiviteti i nje pjese te mire te shoqerise , mungesa totale e ndjeshmerise ndaj krimit i cili vret perdite , te menduarit vetem per vete jane shenjat e nje semundjeje te rende qe ka zene shoqerine shqiptare , shenja te cilat sherohen pasi eshte zhdukur virusi vrases-infektues “berisha” dhe gjallon ilaçi antiberishe , ilaç qe s’eshte gje tjeter veçse forca intelektuale shqiptare per shqiptarine e cila me idealizmin e vet duhet te ndriçoje mendjet naive qe ndjekin nga mbrapa pa vetedije regjimin vrases berishian dhe do te udheheqin vendin me synimin e krijimit te nje shoqerie te handsome e dinjitoze . Eshte pikerisht ky regjim i cili me te gjitha veprimet e tij ka sjelle si produkt te vetin nje shoqeri dhe nje vend shqiptar ne varferi e lengim duke luftuar shpresen me te gjitha format deri dhe vrasje . Eshte ky regjim vrases qe shkakton kaq shume stres ne jetet e ndjeshme intelektuale , eshte ky regjim qe vrau me produktin e tij dhe intelektualin mendjendritur Ardian Klosi .
Lajmi ishte shume trondites dhe pse kisha vite qe nuk i lexoja me shkrimet e tij.Shqiperia humbi si gjithmone.
hajt mo se po paguan gjynahet e te atit se sic i thone nje fjale ne mos e paguan ti e paguan femija i yt
cudi?ne kufomat e gjalla te kesaj bote ,guxojme te perflasim yjet poetik dhe letrar.ky vella i Eseninit,ky vullkan edhe i shuar qe na mahnite me llaven e tij letrare,qe neser ne kraterin e ketij vullkani do gjejme diamantet e shpirtit te letrave shqipe.Ngushellime te sincerta familjes Klosi,
nuk esht mire te flasesh keq per te vdekurit. por klosi ishte nje i shitur .dhe nje antishqiptar tradhtar ne sherbim te greko-serbeve qe me teorite e tij te cmendura antishqiptare se bashku me ndonje te menderosur tjeter si fatos lubonja ljubovic.luftoi deri me fund per tjetersimin e historis se shqiptareve.qe te isnin ne cdo vend tjeter me kohe do ua kishin prere koken. fundinl e tij do te bejne edhe lzagare te tjer si psh i menderosuri lubonja. sa per skenderbeun
lekzistojn fakte te pamohushme se eshte100% shqiptar perndryshe sternipat e tij qe mbajn mbiemrin kastrioti dhe te gjith pasardhesit e bashkluftareve te tij qe pas vdekjes u shperngulen ne itali nuk do flisnin shqip por serbisht apo greqisht te menderosur zagare . prandaj mos lihni kot. acuccia.
Sinqerisht gjate leximit te ketij artikulli nga i nderuari Bledi Mane kam derdhur lot.Cpo ndodh ne ate vend te shkrete,cdo dite degjojme vrasje,plackitje,perdhunime,korrupsione galopante,neperkembje te njerezve te ndershem aq sa i detyron te kryejne aktin e vetvrasjes.Cdo jete e humbur eshte tragjedi dhe ndjej dhimbje por keto lloj vdekjesh nga ata persona qe i kane dhene kombit dhe kane vuajtur shpirterisht qe atdheun e tyre ta shohin ne nivel europian dhe nuk ia kane arritur kjo ka nje tjeter dimension.
Me duket se ai vend eshte i pershtatshem vetem per horat dhe batakqinjte sepse i ndershmi ose do e percmojne ose do e detyrojne te marrin arratine per mos tja pare me suurratin vendit te vet ose do vetvritet.
Nje bashkefshatar i Berishes ne kohen kur ky po pregaditej per te marre pushtetin dhe duke pare entuziazmin e disa militanteve u shpreh me keto fjale.Ju more djema po fluturoni me presh ne byth dhe nuk e njihni por koha ka per te treguar se ai eshte djalli vete qe do i sjell vec fatkeqesi ketij kombi.Njeri nga te pranishmit i tha nga mund ta njohesh ti ore zoteri sepse ai ka ikur ne Tirane qe ne moshe te re.Zoteri pergjigjet ky burri nuk eshte nevoja te njoh shijen e bukes perderisa njoh brumin me te cilin eshte gatuar plus ne cdo zone ku shkela vazhdoj ai flas per ato zona qe i njoh te gjithe batakqinjte po i shkojne prapa dhe kur te biesh ne doren e tyre nuk eshte nevoja te flasesh me gjate.Disa prej tyre u irrituan dhe deshen ta rrihnin por atij nuk iu tremb syri aspak dhe u tha mos te guxoje kush te me afrohet as edhe nje centimeter te vetem se ndryshe neqoftese nuk u dhimbset sado pak jeta se une per vehte i kam bere hesapet se per dite me te veshtira do me duhet te pregaditem.
Me kete episod qe tregova dua te theksoj se pa zhdukur Berishen dhe berishistet ai vend kurre nuk do te gjeje pace e qetesi.
Zoterinj te stefit te Gazetes Tema!
Ju lutem ,julutem shume here, madje ju pergjerohem.Mos botoni me komente nga koketrashe si Ramy i vjeter.Ato nuk i sherbejne askujt,as qellimit tuaj fisnik,e aq me teper ne nje shkrim per te madhin Klosi!Komentet e tij thjesht qelben ere,zhvendosin vemendje nga problemi qe trajtohet,ndjellin percarje,irritojne,perdhosin.Sa turp,ne diten kur Z.Klosi meriton respekt……..!
Humbje tragjike per shqoqerin shqiptare,sa kishte nevoje qe shoqeria shqiptare te kishte prane zotin KLOSI,dhe sa e ka te nevojshem ky vend qeverisjen nga BERISHA i cili po e vret per se gjalli intejigjencen e ketij vendi.
Nje Intelektual me pak ne kete vend te shterpezuar idesh dhe te mbushur me gjiriz injorantesh.
Mjerr kush mbetet dhe lum kush ka kurajon te ike nga ky ferr.
Humanizmi per ne, racen hibride, eshte nje fe e papranueshme.
E kujt eshte rradha?
Kurajoja eshte virtut vetem i te forteve. Dhe jo gjithmone ketej jetes rrine domosdoshmerisht me te fortet. Kjo ikje e tregoi qe ne nje vend ku te gjithe çalojne, ai qe ecen drejt eshte topalli. Dhe zgjidhja ishte e tij, por zgjedhja, jo. Per te kemi faj te gjithe. Cdo ikje e tille eshte nje kembane alarmi per te gjithe ne qe ngelemi pas.
A vemi veshe per ta degjuar?
paska vdek milloshi i milloshajve? Mos!!! Humbje e madhe per komunizmin, dhe votuesit e tij, qe ndihmuan ne çuarjen perdore te Lulkes se bashajve ne fronin e kryebashkiakut.
Ja na i botoni ca veprat e shokut millosheviç, ups me fal milloshaj.
Klosi nuk nderroi ASNJEHERE padron siç nderroi shoku milloshi, sa majtas djathtas.
Mos pègèr nje humbje te tille si te zotit Klosi or Ilir Shqiperia.
Mos ngatero lartesine me thellesine, a me rofsh.
te lumte dora Bledi.Sido qe te shkruaje,nuk do kishte me bukur se nje mesazh dhembjeje per studiozin,polemistin e urte,antikonfomistin Ardian Klosi.Nuk ke ç’ti falesh,se ai iku pa pyetur kend.Mendoj se Ardian Klosit do t’i nevojiteshin te pakten edhe 25 vjet te tjere,per t’i sherbyer letrave shqipe shume me teper se pluhurit te botes tjeter,po ç’ti besh!I qofte i lehte dheu!
beso,
Mua me pelqeu shume figura e vdekjes qe treoket ne xham :”Iu shfaq për herë të tretë. Kishte kohë që i vinte vërdallë dhe e joshte. Kësaj here i trokiti natën pas xhamit të dritares. Ndërsa ky shkruante përkthimin e radhës, befas ngriti kokën të shikonte. Mbeti i befasuar nga bukuria rrëzëllitëse që depërtonte mes errësirës. U çua më këmbë, hapi dritaren dhe i zgjati dorën. Ajo nuk nguroi dhe me sytë në tokë si bukuroshe e virgjër u fut në dhomë bashkë me aromën e freskët të prillit.
-Më fal që të zhgënjeva dy herët e para-i pëshpëriti i zënë në faj.”
Beso, Xhek Londoni, qe vrau vehten, ka shkruar : “Falenderojme perendite kudo dhe kushdo qofshin qe edhe perroi me i vogel diku ne det shkon e prehet.”
Vdekja eshte nje zgjidhje e shkelqyer e natyres, ndersa vetvrasja…nuk e di se cfare te them…
Kuptohet se respektoj aktin e Klosit dhe nuk do tja lejojoja kurre vehtes te diskutoja nje veprim kaq sublim te cfaredo njeriu, ne fund te fundit kush jam une ??
Pershendetje.
Plaku,te kam shkruar gjate tek rrefimi i komshijes sesi e gjeten Klosin…Plaku,ne nuk i dime gjerat mire.Thjesht ndjejme dhinbje,ndjejme humbje.Sidoqofte jeta eshte e shtrenjte!Pershendetje!
O Mero e ke gabim qe e lejon komentin e pare te atij krimbit te haleve.
Sapo mbarojme se lexuari shkrimin e ndjere te Bledit dhe kemi emocionet tona,nuk mund te perplasemi me nje rresht te nje gjysem kafshe qe na shkakton neveri.
Adrian Klosi ishte njeri i madh dhe meriton respektin e njerezve qe e duan kete vend
ai JETON … me veprat e tij… ky vend me shume se asgje tjeter ka shume nevoje per VEPRA… e jo per ” premtime te rreme” ….
Jam krenare qe ne Shqiperi ekzistuan njerez si Ardian Klosi! Per fat te keq nuk dime ti kultivojme keto pasuri!!! Historia e ketij kombi eshte histori vetshkaterrimi!
Ku jane vlerat morale per te cilat aq shume mburreshim me vehten? Ku eshte ajo qe quanim “njerezillek”?
Te vjen turp kur lexon fjalorin e disa komenteve ne nje dite ku secili prej nesh duhet vetem te pyese veten ku jemi duke shkuar. Ku eshte kufiri i ketij degradimi vlerash?
Asnje qenie njerezore nuk meriton te komentohet keshtu, per me teper kur behet fjale per nje njeri qe pati guximin ti jepte fund jetes, duke paguar cmimin me te larte; nje baba qe privoi veten nga dashuria e bijave dhe bijat nga dashuria e babait. Te pakten sot le te mbreteroje respekti i pakushtezuar per humbjen e nje njeriu dhe dhimbjen e familjes se tij!!! Kaq te veshtire e kemi?!?!
Faleminderit per artikullin! Eshte prove qe te pakten e kemi nje shprese dhe burime per te dale nga kjo erresire dhe varferi ndjenjash njerezore qe ka pushtuar kete popull!
He mor cope…-i ( Ramy ) pse nuk u jep pergjigje!!! Cope mishi me dy sy!!!
Fantastik ky pasazhi…”Faik Konica borxhlloi një Washington të tërë vetëm e vetëm që botës t’i tregonte bukur e rafinueshëm se ishte një pinjoll fisnik ilir-epiriot evropian 24 karatësh e jo një vjellje thartirë e perandorisë osmane” dmth bukur ë?
Ky Konica i shkerdhyer e griu shtetin shqiptar,mori edhe para me tufa nga Musolini qe “te tregonte” (tregim i bukur sigurisht!!) se ishte shqiptar sqimatar fisnik njezetesa kar-atësh… Hahahaha,po pse kaq budallenj te jemi sa edhe 100 vjet mbas veprave dhe zullumeve te Konices dhe Koniceve nuk jemi ne gjendje te ndajme shapin nga sheqeri.
Po pse,edhe bordellot qe vizitonte Konica do i quajme pelegrinazhe patriotike,fisnikeri iliro-epirotase?
nje burr mbahet mend nga cfar beri ne jet dhe ai beri shum ngushellime familjes dhe miqve te tij
Me vjen keq kur rregullisht shikoj komente te egra e nritje debatesh te veshtira mes shqipetareve qe garojne te tregojne patriotizmin, trimerine e diturine e tyre. E si ne debat/tregimet e tyre harrojne gjene me te rendesishme “njeriun”, shajne nena e baballare, uling e ngrejne figura e emra te ndryshem te kohes, e ne fund e mbyllin me nje ngushellim.
Bledi bravo, nje shkrim i perkryer qe i takon nje njeriu si Adrian Klosi “jo se ka emrin tim :)” por se ka treguar qytetari shembullore, na ka ndricuar rrugen e erret me kandil, e na ka treguar se ka mendim ndryshe. Ne shqiperi te pakte jane njerezit si Z. Klosi e fatkeqsish rralle here per mos te thene asnjehere kane marre mirnjohje.
Ai e ka Ardian jo Adrian si ty.
Sot Ardian Klosi iken edhe si trup fizik nga kjo mikro bote shqiptare e zaptuar nga padrejtesia e kriminalizuar deri ne pabesueshmeri. Deri ne ate shkalle ku krimineli vrases nuk ,,mundohet” apo te ,,harxhoje” energjite e tij satanike.Ai po perdor ,,arme” te tjera, ne dukje te ,,paduksheme”. Ai te detyron te vritesh me duart tuaja edhe pse je i pafajshem. Ne keto kohra te egra qe po jetojme,degjojme e perjetojme, jo pak tille fundjetesh tragjike. Ka nga ata raste qe viktima eshte vetautor i te keqes. Dhe vetpendimin e kerkesen per meshire e falje, mendon se mund ta siguroje duke u vetsakrifikuar…(?)ZOTI i meshirofte shpirtrat e tyre! Por ARDIAN KLOSI nuk ishte i kesaj kategorie. Ai nuk i kishte hy ne borxh askujt. I vetmi ,,faj” i Tij ishte se nuk u pajtua kurre me PADREJTESINE e atyre qe jane ngarkuar te bejne, te zbatojne e te ruajne DREJTESINE ne sherbim te shoqerise. Ai shkoi drejt vetflijimit sublim me nje mesazh te madh per kriminelet e per shoqerine-viktime. Krimineleve u thote: ,,He,ende nuk jeni ngopur me viktima ? Hiqni dore nga rruga juaj e mbrapshte…! Ndersa mbare shoqerise civile e qytetare, te ciles ai i qe perkushtuar me te gjithe qenien e tij, i thote: ,,Mos i lejoni me kriminelet tju fyejne, tju perdhosin, tju…vrasin! Ngihuni si qytetare te emancipuar dhe flakini tej keta kriminele! Ju, qe beni drejtesi, mbroni e jepni drejtesi, terhiquni e mos u zhytni ne llumin e ne lumin e zi te PADREJTESISE…! ARDIAN KLOSI u vetsakrifikua me vete dije per nje qellim te madh, per trimfin e DREJTESISE. ARDIAN KLOSI do mbetet nje SOKRAT SHQIPETAR. I respektuar BLEDI MANE! Bashkohem plotesisht me ty ne ,,bashke” fajsine me kriminelet e verte per vrasjen e ARDIAN KLOSIT. Krimineli vret. Ai ate ,,pune” ka! Po ne, pse nuk e ,,ruajtem” ARDIANIN nga ,,vrasesi”? Pse vazhdojme ti leme dore te lire ,,vraseses” PADREJTESI qe te vret me duart tuaja dhe pastaj te dergon ngushellime…!!! O ZOT! A sheh e degjon…?!(keq ardhje deri ne dhimbje per disa ,,komentues” qe kur u mungon kultura elementare dhe argumenti-shajne,fyejne, njollosin, shpifin…Dashje e pa dashje, futen ne rruge pa krye,ne rrugen e krimit.Ca me keq kur jane te maskuar me masken e teknologjise moderne. Turp per ‘ta! ZOTI I MESHIROFTE!
Sot ARDIAN KLOSI iken dhe fizikisht nga kjo mikro bote shqipetare e mbushur, sa nuk mbane me, me ligesi e kriminalitet. Dhe ky binom kriminal ka dhe emrin e vet ne ,,gjendjen civile”… Sot ligesia dhe krimi po i vrasin shqipetaret me ,,metoden” e vetvrasjes…! Fatkeqesisht per ,,vete”viktima, po degjojme e perjetojme per dite. Ata i japin fund jetes sepse nuk mund ta jetojne me, sepse u mungon dhe minimumi jetik materjal; u mungon, si te themi,,,buka dhe kripa”, u mungon ,,uji dhe drita”… ARDIAN KLOSIT i mungonte tjeter gje. I mungonte ajo qe mbahet peng nga nje dore kriminale per te gjithe shoqerine shqipetare: PERPARIMI E ZHVILLIMI I DEMOKRACISE shqipetare; i mungonte mireqenia per te gjithe shoqerine shqipetare; ARDIAN KLOSIN e stermundonte realiteti trondites shqipetar, ku perdite e me shume, vec njerezve qe vriten e vet vriten, po vritet pa meshire SHPRESA per te nesermen! ARDIAN KLOSI shkoi te akti sublim me vetedijen e nje njeriu qe jetoji e punoi per emancipim e perparim shoqeror, duke lene pas, vec vepres tij, nje mesazh te madh:,,Ngrihuni o njerez dhe ndaluani doren vrasesve te shpreses te shqipetareve qe aspirojne per nje jete me te mire e perparim shoqeror!” ARDIAN KLOSI do te kujtohet si SOKRATI shqipetar. Shpirti i tij i dhunuar nga dhunuesit e gjithe shqipetareve, nuk do te gjej prehje per sa kohe Shqiperia do te lengoje nga sundimi i satrapeve te shek.XXI. I respektuari BLEDI!Ndaji, si shume te tjere, me ty ndjenjen e bashke fajsise me krinelet e vertete. Por me nje ndryshim te madh. Krimineli te vret, te dtyron te vetvritesh! Ai ate pune ka…! Po ,,ti” ku ishe? Po ,,un” ku isha? Po te ,,tjeret” ku ishin? Pse e ,,lejuam” ARDIANIN te vete sakrifikohej nga pafuqia per te mposhtur krimin? Ku ishim dhe ku jemi qe nuk e bejme zap kete te keqe qe po na sundon, po na vret, po na fyen e percmon per dite? Ikja ne kete menyre e ARDIAN KLOSIT eshte nje kembane me shume per ata qe jane ngarkuar te bejne drejtesi, per ata qe duhet te mbrojne drejtesine, per ata qe gjykojne e japin drejtesi… Mjaft me! Kthehuni ne rruge te mbare. Jo me viktima per shkak te padrejtesive qe sundojne ne kete vend! (Nje keshille per ,,analistet”: Mos shani e mos fyeni kerkend! Edhe ,,TI”qe mund te keshe te drejte, mos shaji e mos fyej!. Ne se nuk dini te flisni apo nuk keni argumentin, HESHTNI!Mesoni nje here pastaj hajdeni ne ,,kuvend”. Aq me teper ne raste te tille).
Ardjoan Klosi ishte dhe do të mbetet KOLOS, absurde ta gjykojmë ne.
Ai iku pasi kambana të cilës me të drejt Klosi po i binte, shkonte në vesh të shurdhër, ajo kamban binte për të gjithë, për ne që e dëgjonim me kujdes e miratomim sa herë Ai kundërshtonte çdo padrejtësi dhe e denonconte publikisht por ndërsa atë se zinte gjymi mbas denoncimeve publike, ne flinim të qetë. Tani duhet ta dëgjojmë këmbanën e tij në çdo çast, jo vetëm sotë ku gjithandej ndeshim padrejtësi por edhe nesër (me shpresë) kur vërtet të kemi arritur demokracinë që të mos biemi përsëri në këtë llum padrejtësish që kemi rënë sot.
Nuk është shpirt kundërshtimi të denoncosh padrejtësi, por është fisnikëri.
“Ah memedhe, c’u bera qesharak!
Nje e skuqur me shket faqeve dhe druaj
T’i flas ndokuj , se s’me kupton aspak…
Ne vendin tim po ndihem krejt i huaj”….
“C’te besh atdhe!
Ketu arriti puna
Kujtoja se me ty jam shkrire pergjithnje
Por sot s’u dashka arti im , as une
Me c’po shikoj , tani s’u dashkam me…”
Esenin
O mjerane qe jeni ndare me dyshe ne “komunista” dhe “antikomunista”.
Kete dhe nje idjot e kupton !
A e dini veten se cfar jeni !!???
Turma sardelesh qe endeni ne oqeanin e pa shpres nen oreksin e Peshkaqenve politikane te cdo lloi kalibri po te dale te gjith nen marken PPSH.
Ka 70 vjet kjo loje e beogradit tek ne .
Nisi qe ate nate OGURZEZE te Nentorit 1941 .
E gazetaret e mediat e miera shikojne trasten si ai kali nga ju tundet me shume per te bere politiken e dites se padronit te ri .
qytetar 02/05/2012 11:47
(Qytetari për Ardian Klosin)
Të ndezësh dritë Gjermani
Në këtë vënd lënë tërr prej Osmanie
Eshtë zorr e zarar mor bir
Se ntatën dhe diten ta bëjnë të vështir
E ndjej dhmbjen tënde
Dikur të provuar
Që kjo shoqëri gatuan me duar
Për shpirtra të pastër të zgjuar
Të jap ngushellime e levdata
Në rugën që shokn
Dritë tu bëftë nata
Kujtimet për ty të jenë sa më të gjata.
une thashe e ti the, sikur te faktoj cdo gje vetem me fjale. mjere ju qe flisni neper ere, e mjere ju qe nuk dini vlera humane
Te vjen me te vertete keq te humbasesh nje pjese te zerit tend
Kjo do te thote qe ato qe do duam te themi tanime nuk do te degjohet aq fort
dhe kjo ka qene zgjedhja e te gjitheve.