Droga në Kakome, pranga 5 personave. Associated Press: Shqipëria, vend i vogël, por prodhues gjigand i marijuanës

27 Prill 2012, 18:52Politika TEMA

Pas sekuestrimit të rreth dy ton kanabis në një furgon brenda fshatit turistik të Kakomesë, janë prangosur pesë persona, kurse një tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë roje të kompleksit, të cilët kishin për detyrë të pengonin policinë të hynte brenda. Ata po ashtu ngarkonin lëndën narkotike në mjetin lundrues. Dyshimet janë se zona përdorej për trafik lëndësh narkotike, pasi rojet edhe e kishin minuar rrethimin e fshatit turistik. Policia bën me dije se në pranga janë vënë Dritan Binjakaj 39-vjeç, Edmond Ferraj 28-vjeç, Glikor Konomi 20-vjeç, Ferik Xhelili 22- vjeç dhe Arsim Binjakaj 18-vjec, ndërsa është shpallur në kërkim 28-vjeçari Bledar Binjakaj.

Ndërkohë, lajmi i sekuestrimit të kësaj sasie është transmetuar edhe nga agjencia e njohur e lajmeve Associated Press. Në raportin e AP thuhet se personat arritën të largohen kur pikasën policinë. “Shqipëria, një vend i vogël ballkanik në Detin Adritik, është një prodhues gjigand i marijuanës dhe një pikë transiti për heroinën nga Azia jugperëndimore,” shkruan AP.

5 komente në “Droga në Kakome, pranga 5 personave. Associated Press: Shqipëria, vend i vogël, por prodhues gjigand i marijuanës”

  1. ILIRI=SHREKU -- MONIKA=FJONA says:

    Aha per krim jemi te paret ne europe, vetem per kete krenohemi.
    Per ndonje vrasje, plagosje, sherr, trafik…. me te miret sna e mer njeri ne Europe e me gjer.
    Ne futboll pershembull jemi fakira…

  2. askushi says:

    Si pak duket me keto, ritja 4-5% e ekonomis shqiptare,per kete vit.

  3. Thana says:

    KUR KA LIDH BESEN BURRRRI MALCIS,
    I KA SHTI DRIDHEN GJITHESISE.

  4. Korabi says:

    Kjo eshte mrekullia e turizmit shqiptar , meqe eshte dhe fillimi i sezonit tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje