O Dan!

28 Prill 2012, 11:31Politika TEMA

Nga Ledi Shamku-Shkreli

 

Thonë se vdekja e shokut është si rrëzimi i një lisi të gjerë – lë një gropë të madhe zbuluar për nga qielli. Lisi ra e ma bëri zemrën gropë sot… U shihka qielli edhe përmes zgavrës në zemër! Por ty ende s’po të shoh.

Jam e pasprovuar me vdekjen. Përveç sime gjysheje, nuk kam përjetuar tjetër vdekje të afërt. Ty t’kam shok o Dan, më të mirin shok e mik, dhe kaq mjafton që ti të mos ikësh. Më i miri ik’ka i pari?! Prit, prit… . Nuk mjafton të çohesh me ikë, duhet edhe të të lënë me ikë. E mban mend që ishim bashkë para një jave, unë ti e Tani, në mbasdreken me gjurmë zanash e me fjalë arbërishte?  Në mbasdreken ku na the vendimin për t’ia kthyer albanologjisë Ardian Klosin me gjithë sa ka dije e pasion. Unë e hapa lajmin e mirë, e tash ka do djem e vajza që të presin, profesor! Oh ç’fat për ata, sikur ta dëgjojnë Shqipen e Vjetër nga një rilindës si ty; nga ty, veshur me jelekun e setrës e ngjeshur me dashurinë e zemrës për çdo tingull a rrëfenjë amtarishte. Nga ty që je më murg se Buzuku e më i ngrysur se Budi, por je po aq i ri sa Bardhi e me po aq vlagë pasioni sa Bogdani. Nga ty, Dan që di të prrallesh magjishëm si Reinholdi yt. Rri pra rri, se edhe koha dro’ zgjedh të ndalet po u ndale ti.

A mban mend që më the se po bëje gati më të mirat shkrime të Aleksandër Xhuvanit, një përmbledhje që askush tjetër veç teje s’mund ta bëjë më saktë, me përkushtim prej nipi? Sigurisht që e mban mend, se më premtove që do ta botonim shpejt-e-shpejt në Excipere, e unë po ashtu të dhashë fjalën se do t’i mblidhja e përmblidhja vetë në një vëllim gjithë shkrimet e tua për gjuhësinë, meqë ti lodhesh e zdrit shumëkënd veç vetes. Të dhash fjalën Dan, të t’i përmblidhja, se ashtu ku e ku, ndër kohë e gazeta, hapërdahen, ikin, treten, largohen e na largohen o Dan! T’i duam këtu fjalët. Dhe shpirtin ta duam këtu. Se kemi nevojë ta mbajmë prapë shok me tonin, sa herë që ky shpirti ynë na liget nga kurthet e antiqytetërimit. Kështu ka qenë përherë. Ti e di, ndaj mos e vër më kot cepin e buzës në gaz si për të thënë: “Unë forcë?! Ç’nemelazëm!”.

Vijmë tek ti, sekushi nga ne, sa herë ndjehemi fillikat në betejat me muzgun.  Vijmë e nuk e bëjmë asfare atë pyetjen prej ngërçi marroq: “Ç’do bësh Dan, si e ke mendjen kësaj radhe”, se ti nisesh vetiu i pari për luftë. E ne të vijmë pas, të ngushëlluar nga prania jote. Ndaj nuk të lë të ikësh sot or Dan a dëgjon? Nuk ikën dot. Kush niset i pari për në luftë, nuk mund të niset i pari edhe për në paqe.

Siç po të thoja, ta kam dhënë fjalën o shok, e kam me t’i përmbledhë të gjitha shtigjet e arsyes tënde për këtë shqipen tonë. Po ndërkohë kanë me rendë ditët e ka me ardhë sërish ajo tryeza jonë e përvitshme e gjuhësisë, e as aty Dan s’mund të mungosh. Pa ty jemi pak, edhe jemi të vobekët në shpirt e në frymë.

Lajmet e gazetat mizërijnë sot, Dan e të shoh gjithkund mbi letër a celuloid. Nderojnë, kujtojnë, çmojnë, rrëmojnë – si lajmet! E hutuar nga gjithë kjo paradë ngjyrë plumbi, më vjen t’u thërras si shën Luka: “Çfarë prisnit të gjenit në shkretëtirë? Një lastar të thyer më dysh nga stuhitë? Një burrë të veshur me tesha të çmuara? Hëë, po ata që vishen e ngjishen kësisoj e rrojnë majmërisht, ata i keni te sarajet e mbretit! Çfarë prisnit të gjenit në shkretëtirë? Një profet? Po, aty e keni, me të vërtetë e keni, dhe është më tepër se profet!”.

Aty e kishit, aty të kishim o Dan, aty… .

Rri me ne, e ndiqe veç me vështrim atë radhuan e mortit. Ka rrugën e vet ai, bart tjetër lëndë e nuk bart frymën. Ajo je ti. Ajo frymë e ngadaltë dhe e shtruar që lexohet në shqipen e Pouqueville-it – ajo je ti. Ai gaz deri me lot në tryezat tona, për të cilat ime bijë e madhja më tha sot se i ka pika referimi, ai gaz je ti. Ajo gatishmëri e qetë dhe natyrore për t’i dalë së keqes ballas, ajo je ti. Ai tingull qibar që të ka fjala e që sa herë e kam dëgjuar, më ka dhënë ndjesinë e strehës në rrebesh, ai je ti. Ai mundim rrëgjues e i përditshëm për t’i dhënë familjes sate dinjitet e qetësi, në këtë vend ku mendjet e skllavëruara janë në liri kurse mendjet e lira duhet të skllavërohen në punë, ai mundim je ti.

E shikon sa shumë arsye ka që mos të të lë të ikësh? Të rrish këtu si frymë e si kurajë – kjo është shortja jote. Ti je SHOKU. Gjithë të tjerët janë o miq o thjesht të njohur.

Kam një gropë në zemër sot prej nga shoh qiellin. Po ty ende nuk të shoh aty n’eter, o Dan.

39 komente në “O Dan!”

  1. sinan hibro says:

    Nuk mund te permbaj ” ate te urryerin lot” sic thote Edi Rama.Njerezit do behen me te mire kur te kuptojme se jeta eshte vertete vetem ” disa dekika “. Ky shkrim i jep vlere edhe nje dekike e jetes !

    1. mel ostreni says:

      Per njerezit e medhenj e te heshtur, dalin ne pah virtytet e vlera e tyre e vertete , vetem kur ndahen nga kjo jete e ashper dhe e pameshirshme…..vetem atehere ndihet mungesa e tyre e boshlleku qe ata lene……edhe per te paftyret injorante e pseudointelektuale…..

    2. Gusmari says:

      Sikur ta dinte Dani i ndjere se e donin kaq shume, ndoshta nuk do e kishte kryer ate akt sublim!
      Thjesht nje mendim, kur gjykoj se sa e duan!

  2. Mal osdrimi says:

    Te lumte Ledia,

    1. gucja says:

      po kur flasin dhe shqiptaret si engjej,,,,,,,,per nje person,qe shkalloi dhe i dha fund vetes.Po ato qe ikin perdite,nuk vlejne-,,,apo hipokrizia ,nuk futet thelle tek ne,beresit e saj

  3. Ramy says:

    veprimi i ardian klosit per jeten e tij ishte e drejta e tij dhe nuk gjykohet
    por boll ne te tjeret
    po e bejme sikur dha jeten per te shpetuar te tjeret
    kush nuk do veten e vet si mund te doje te tjeret

    1. Anja says:

      Me vjen keq qe je kaq i vogel,ne fakt je inegzistent.Komenti yt ashtu si dhe mendimi yt per fat eshte shume i rralle.Duhet te jesh njeri pike se pari te kuptosh.

      1. Ramy says:

        PSE DUHET TE MENDOJ ME TRUTE E TUA?
        ti bej komente per ledi shamku shkreli
        ti nuk ke monopolin e te vertetes
        vrasja eshte krim,vetevrasja nuk e di

  4. Niku s says:

    Te rrish ketu si fryme e si kuraje…..e mrekullueshme.Uroj me shpirt te prehet ne paqe.Ngushullume familjes dhe shokeve te mire qe e deshen vertet.!

  5. Te mbahet fryma.ske goje te komentosh keto rrjeshta te shkruajtura per nje njeri i cili nuk u lodh duke i dhene kesaj shoqerie te masakruar nga nje pushtet qe i shperfill,dhe i poshteron keto njerrez te cilet preferojne te hikin para kohe duke i leshuar vend vdekjes se ngadalte qe ndjell ky pushtet berishjan.Kjo nuk eshte vetem nje vetvrasje per DANIN,por nje vdekje per njerzit qe shohin qarte ralitetin ne te cilin gjendet SHQIPERIA SOT.TE QOFTE I LEHTE DHEU DAN.

  6. hasani says:

    Ishte nje njeri me kulture te madhe.Ndoshta rendesia e tyre kuptohet vetem kur largohen nga kjo bote.Shpirti i tij u prehte ne paqe!Ngushellime familjes.

  7. Andrea says:

    Te mendosh sikur te vare veten Sala!!! A do te shkruajne njerezit, miqte e shoket me kaq dhimbje si per Klosin?! Joooooo, te gjithe do te thone te kunderten…. Ja ku qendron ndryshimi midis atyre qe e deshen vertet Shqiperine dhe njerezit e saj, siç qe Klosi, dhe atyre qe e vodhen Shqiperine dhe njerzit e saj, siç eshte Sala.

    1. arti NY says:

      Dr Salishtani nuk po zbret dot nga gomari dhe jo te vrasi veten. vendi jone ka 3 fatkeqesi ne historine e tij.. 500 vjet nen sundimin otoman.. 50 vjet nen regjimin e zkicofrenit bac Enverit. dhe 20 vjet e ku ta di une te( ish) idealistit te PPSH Sali berishtan qe po ekthen shqiperine ne nje bangladesh te europes.. R.I.P. Ardian gjithmon te kam lexuar me nje kujdes te vecante

  8. ilir says:

    “Ajo gatishmëri e qetë dhe natyrore për t’i dalë së keqes ballas, ajo je ti. Ai tingull qibar që të ka fjala e që sa herë e kam dëgjuar, më ka dhënë ndjesinë e strehës në rrebesh, ai je ti. Ai mundim rrëgjues e i përditshëm për t’i dhënë familjes sate dinjitet e qetësi, në këtë vend ku mendjet e skllavëruara janë në liri kurse mendjet e lira duhet të skllavërohen në punë, ai mundim je ti”. Shoqeria shqiptare humbi nje njeri te cmuar, nje mendjendritur, nje njeri te urte e plot guxim e logjike te kthjellet! Sa keq qe njerez si Klosi jane te pakte mes nesh. E tashme eshte nje me pak! Ngushellime familjareve! Komplimente Ledit per shkrimin!

  9. dhurata says:

    Sa mire ….. mblidhemi te gjithe nga jemi e sjemi per te thene sa i mire ishe sa shume na mungon ….por ,skujtohemi ti vleresojme kur ata jane midis nesh .sa keq

    1. Aleksander says:

      Ashtu vertete Dhurata !-Do te kisha dashur t’i degjoja(lexoja)gjithe keto tallaze dashurie ne gjallje te te ndjerit Ardian ,edhe pse besoj ne sinqeritetin e loteve te shokeve e miqve te tij.Ajo qe me ben me teper pershtypje eshte se kur dikush shfaq nje opinion te vetin (eshte e drejte absolute e seicilit),del gjithnje dikush tjeter qe kundervihet duke dhene leksion se çfare duhet dhe çfare s’duhet thene !!! M’u kujtua thenia Korçare “vdis pa te te dua”,si dhe filmi lapidar “Perralle nga e kaluara” kur Gjinua thote : -Le ti hedhe dhé kush nuk i hodhi balte ne jete. E pas kesaj e mbuluan me dhe pikerisht ata qe e kishin mbuluar me balte .

  10. na neverite says:

    A thu ia mbushe mendjen mos me ike? Lere te qete shpirtin e tij e mos perfito moj grua!

  11. Koli says:

    Kemi degjuar shpesh ate shprehjen: “vdis qe te flas mire per ty…”! Por sinqerisht sot ne kete lloj anonimati, dua te them ndshta dy e me shume fjale. Iku prej nesh nje intelektual i mirfillte, dhe shqiperia ka aq pak te tille. Eshte bere zakon qe ne dite zie, njerezia flasin vec mire. Une po tentoj te them nje te vertete sic e kam ndier dhe perceptuar une. Klosi vdiq dhe nuk di se sa kohe plaga e tij do ngelet nje vrage e thelle ne trupin e botes se letrave. E kam takuar vec njehere ne zyren e tij shume vjet me pare. Ishte aq i edukuar e i thjeshte, sic dine te jene vetem njerezit e shquar.
    Lamtumire Z. Klosi!

  12. gezim says:

    Edhe ti Dan i therrisje si Edi?

  13. skenderi says:

    u ben te gjithe poete,i vetmi vend ne bote ku njeriu per se gjalli;injorohet, shahet,perflitet,rrihet,persekutohet,zhduket,vet(vritet), dhe kur vdes dashuria me e madhe,fjalet me te ngrota ,poezi nga njerez te rendome ,himne dhe pas tre ditesh harrojne gjithcka dhe fillohet nga e para,vetem tek ne ndodhinketo monstruozitete

    1. Meri says:

      E ke gabim Skender, Ledi ka qene ne shume bebate per gjuhen shqipe ne krah me Ardianin, te pakten qe prej vitit 2000 me sa di une. Kane botuar dhe gjera bashke. Keto fjale duket se dalinm nga zemra. RIP.

  14. Anton Nepravishta says:

    Te vjen shume inat qe duhet te ikin njerez te tille qe te kuptojme se cvlera kane patur ne jete. Ky njeri eshte nje shembull per tu ndjekur. Faleminderit Ardian Klosi. Ngushellime familjes!

  15. Klasika says:

    Kur ben dhe kjo si e prekur….

  16. pirro sot says:

    kur degjoj shqipetaret me nje pjese shume te madhe te tyre deshperohem.por kur lexoj shkrime te tilla si ky i Ledias, per nje figure shume te larte sic ishte Adrian Klosi,mendoj se ky vend ka shprese.megjithese historikisht ne ate vend ka fituar e keqja ,them faleminderit Ledia ,sepse ky vend ka pasur dhe ka mendje te ndritura qe te mund te shikojme nje drite te vogel ne fund te ketij tyneli te gjate.

  17. Vera M says:

    T’u rrit ndera Ledia!
    Shrimi yt i lamtumires per te paharruarin Ardian,eshte nje proze poetike ,qe ka prekur zemrat e shqipterave kudo ku ndodhen..Me forcen dhe artin e shkrimit i ke ngritur te ndriturit Ardian nje “Shtatore”, qe nuk duk do harrohet kurre dhe do te na ngelet ne mendje, ashtu si shtatorja tek proza e Migjenit “Bukurija qe vret”.’

  18. du says:

    brilante kjo fjale e Shamkut.

  19. Demir Gjergji says:

    Sa shume ….miq….paske pasur, o Ardian. Dhe une kujtoja see kishe vetem mua! Normale…Ndodh si pas nje gostie, kur shkojme te gjithe te uji qe rrjedh, rrjedh, rrjedh…Uji…Ardiani…Dheu!
    Kjo Jeta jonë u rrika ngushte te MIREVE, ndaj kerkojne nje tjeter petk!

    Ne homazh…

  20. Demir Gjergji says:

    TI S’MUNDE!

    ARDIAN KLOSIT

    Ti s’munde të vdesësh, mik i ndershëm!

    Dole nga kjo shpellë e errët
    Shpirt e eshtër…
    Ia besove qiellit jetën!

    Ti s’munde, miku im i ndjeshëm…
    Rende si një dre i vjetër
    Shkove te të rrallët…
    Na le në mortjen tonë ne, të gjallët!

    Ike!!!!

    Nga supet të shket manteli i kaltër i kësaj dite,
    I prerë që herët për mbretër!

  21. Mehmet Metaj says:

    “Per mortuis aus ben aus nihil” thoshin latinet. dhe sot jane te pakte dhe shume te rralle ata qe dhe vdekjes i rrine me dinjitet si Ardian Klosi, qe ishte nje fisnik i ditur si ai qe iku papritur ne kulmin e vlerave per injorance te shoqerise tone ala albanesi por dhe per dobesi te shokeve qe e lane vetem ne vetmi. Dhe ne kete trishtim njerezor per te kujtoj thenien qe u be epitafi ne varrin e Bertold Breht-it qe Ardiani e donte aq shume dhe e perktheu ate dhe shume shkimtar e poet Gjerman, perfhi Geten e Madh, “Nga tigrat munda te shpetoj, por ҫ’e do me hengren krymbat e plehut” ( me hengren servilet desh te thoshte…!) Dhe ja si perseritet histoia, por tek ne ne forme tragji-komike, dhe nga ky asfiksim shoqeror iku dhe nje njeri fisnik.
    I paharruar do mbetet kujtimi i tij si nje njeri qe sa jetoi jetoi me diniitet, ne nje vend e shoqeri aspak dinjitoze ! Mehmet Metaj.

  22. Mehmet Metaj says:

    Nga: Rudyard Kiploin

    Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
    e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
    sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
    por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

    Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
    e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
    madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
    me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

    Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
    të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
    dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallimn
    ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh…

    Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
    në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
    t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
    e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…

    Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
    si në kumar, në një të vetme lojë,
    të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
    dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…

    Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
    të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
    e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
    që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…

  23. Elbarin says:

    artikull shume shume i ndjere dhe fjale me se te merituara per nje person te vecante dhe te shquar te publicistikes shqiptare. Lamtumire z.Klosi!

  24. misionari says:

    Shqiptari i mire Ardian Klosi u shkaterrua nga agjentura serbe qe ka shtene ne dore me ndihmen e Sali Berishes Qendren e Studimeve Albanologjike. A e dini se çfare kombesie ka Ardian Marashi?!

    1. Meri says:

      Akademia jone e menderuar e mbante larg Ardianin. Skishte faj, u kishte share Enverin dhe Kostallarin.

  25. populli shqiptar says:

    @Ramy, njerez selfish, si ty nuk mund te kuptojne kurre se ka qenie qe e kane arritur qyteterimin e plote dhe duan te tjeret me shume se veten deri edhe ne sakrifice!

    te pazhvilluarit nuk shikojne dot pertej vehtes dhe anes materiale si qelbesira hitler berisha.

    je i pashprese per tu qyteteruar por mos ki merak se kur te kthesh patkojt ti nga dielli, nuk do marre mundimin asnje te ndjeje gje per ty perkundrazi…

  26. LORA says:

    Druaj se nuk ishin miq pernjimendi.Miqte nuk te lene vetem, atehere kur kane mundesine ta fitojne kete emer.Kam shume dhimbje per kete ikje te te ndriturit A.Klosi.
    Ishte aq i ndritur saqe i ka vene shume njerez, qe ne oret e para te ikjes, ne peshoren e shpirtit.
    Nuk dua t’ju korrigjoj,i respektuari z.Demir Gjergji.Dua te shpreh ate qe ndjej nga thellesia e shpirtit.

  27. i thjeshti says:

    lexoj vazhdimisht shkrime e me pas edhe komentet e ndryshme qe behen poshte tyre ,por eshte hera e pare qe lexoj nje shkrim kaq prekes duke mos e ndaluar dot ate te mallkuarin lot per nje njeri qe vetem e kam pershendeture i kam sherbyer me punen time rutine.Pa e njohur ndjej ate qe thote e ndjen z.Shamku .Mendoj se kjo qe ndjej per nje njeri qe e njihja vetem nga shkrimet,tregon madheshtine e tij qe sot po ja laureojne te gjithe.Paqe e perjeteshme per shpirtin e tij.

  28. ij says:

    zonja shkreli-

    keni komplimentat me te mira plus nje rrenqethje shpirterore per menyren se si e keni ndjere, njohur, pershkruar z.Klosi. sinqerisht mendoj se kushdo qe fort ka vleresuar kete njeri ka vete sh hs vlera.
    pasi lexon kete shkrim tuajin te vjne ne mendje se pse duhet te jemi kaq te eger me njeri tjetrin; te mos dijme te vkeresojne si duhet me te mirin dh eme te kulturuarin? fraza juaj se “..shpirti na liget nga kurthet e antiqyteterimit” eshte pikerisht ajo qe e beri kete personalitet te vuaje deri ne veteflijim.
    sh sh sh komplimenta per shkrimind he ngushellime per humbjen enje SHOKU tuaj kaq te vyer.
    une vete jam mikeshe e familjes se tij.

  29. Teuta says:

    E lexova dhe e perjetova me emocion kete leter, qe shoqja ia dedikon shokut te vet, ne kete dite zije…!!
    Vetem nje dhimbje e vertete nxjerr te tilla fjale nga shpirti!
    Duke u bere pjese e kesaj dhimbjeje per humbjen e nje personaliteti si Ardian Klosi, zeri i te cilit do t’i mungoje Shqiperise, Ju admiroj zonja Ledi per shpirtin e ndjeshem dhe mendjen e ndritur, qe keni!
    Kam besim te plote se do t’ia mbani fjalen qe i keni dhene shokut tuaj.
    Shpreh ngushllimet me te sinqerta familjes dhe miqve te vertete te Ardian Klosit!
    Timbri i zerit te Tij, krejt i vecante, me vjen embel ne keto momente qe po shkruaj.
    Pushofte ne paqe!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje