Kush i shpëtoi hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore? Berisha apo shqiptarët?

28 Prill 2012, 11:13Politika TEMA

Ka një fakt që na bën vërtetë të ndjehemi krenarë sot. Gjatë Luftës së Dytë Botërore familjet shqiptare nuk i dorëzuan hebrenjtë tek gjermanët.

Ka edhe një fakt të dytë që na bën vërtet të ndjehemi mirë. Jemi kombi më pro-amerikan në botë.

Megjithatë të dy këto fakte po përdoren rëndshëm nga kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës së tij në SHBA. E dimë që këtë faktin e dytë e përdor prej kohësh, por është e qartë se po abuzon ndjeshëm me faktin e parë, atë që kemi shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vizita e tij në SHBA është dominuar nga fjalët Holokaust dhe hebre, madje Berisha ka marrë edhe një çmim të posaçëm për këtë çështje. Ai së bashku me median e tij e kanë përdorur aq shumë këtë fakt, sa të duket se në Luftën e Dytë Botërore, të mos ishte për Berishën, hebrenjtë këtu do ishin zhdukur.

Në Muzeun e Holokaustit në Uashington u shfaq dje një dokumentar, i quajtur “Besa”, ku vlerësohen shqiptarët për faktin se kanë mbrojtur hebrenjtë. Berisha mbajti një fjalim, ku sigurisht merakun e kishte të tregonte se sa mirë e ka pritur Hillari Klinton. “Unë takova dje, Sekretaren Clinton dhe në takim ishte edhe zoti Reeker, gjithashtu ambasadori Arvizu. Ai ishte një nga takimet më miqësore, sepse në çdo fjalë gjeta një vullnet të fortë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët, një mbështetje të fortë për Shqipërinë për të ecur përpara, për të konsoliduar demokracinë,” tha Berisha.

Por ishte një fjalim i ndjerë i Johanna Neumann, e mbijetuar e Holokaustit, që është ndihmuar nga një familje shqiptare për të shpëtuar nga nazizmi- dhe që tani punon në Muzen e Holokaustit, që na tregoi se sa komb i madh jemi, por me udhëheqës kaq të vegjël. Ajo tha se nderimin që po i jep qeveria shqiptare, e meritojnë në fakt shqiptarët.

 

FJALA E NEUMANN

“Më e pakta që mund të them është që jam shumë e emocionuar nga fakti që qeveria shqiptare më nderon mua sonte me këtë çmim. Në fakt janë ata që duhet të nderohen. Janë shqiptarët që e meritojnë këtë çmim, jo unë. Ata vunë jetën e tyre në rrezik si dhe jetën e familjeve të tyre për të shpëtuar hebrenjtë. Nuk ka mjaftueshëm fjalë për të shpjeguar kurajën që këta njerëz treguan për të shpëtuar hebrenjtë në vendin e tyre. Ata nuk dorëzuan asnjë hebre tek nazistët. Kur ata refuzuan të dorëzonin listën e hebrenjve që ndodheshin në vend në atë kohë, ata patën kurajën. Dhe çfarë kuraje ishte kjo? Ti thonin nazistëve; “unë nuk njoh hebrenj, unë njoh vetëm shqiptarë”. Në shumë vende evropiane hebrenjtë kishin frikë se qeveritë e tyre do ti denonconte tek gjermanët por në Shqipëri kjo nuk ndodhi. Në Shqipëri pati bashkëpunim midis popullit dhe qeverisë shqiptare. Populli shqiptar jetonte me një standard të lartë moral, “Besa”. Ne ishim të huaj që kishim nevojë për ndihmë. Për rrjedhojë kodi moral i tyre u diktonte se ata duhet të ndihmonin me çdo çmim. Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte një popullsi prej 1 milionë banorësh dhe pavarësisht kësaj numri i atyre të nderuar si “Të Drejtë Mes Kombeve” është rreth 70 individë dhe familje, pra numri është më i madh dhe në të përfshihen edhe fëmijët. Në familjen që na shpëtoi ne, kishin 2 fëmijë të vegjël dhe ata e dinin çfarë po ndodhte dhe nuk i thanë shokëve të tyre që në familjen e tyre kishte hebrenj. Asnjëherë. Është e vështirë ta krahasosh këtë me një numër vendesh evropiane. Në vendet ku gjermanët zbulonin se kishte hebrenj ata u mbyllnin aktivitetet. Kjo doli qartë nga një raport i gjendur në arkivën shqiptare ku autoritetet i përgjigjen Berlinit se ata e kuptonin shumë mirë se çfarë u kërkohesh, pra që të deportonin hebrenjtë menjëherë. Po flasim për vitin 43. Në këtë raport thuhet se kjo gjë do të ishte e dëmshme për Gjermaninë sepse populli shqiptar nuk do të bashkëpunonte. Ata e kishin kuptuar që Shqipëria nuk do të lejonte që të deportonte hebrenjtë nga vendi i tyre. Duke u rritur dhe duke lexuar e kuptuar më shumë për mizoritë e nazistëve ndaj hebrenjve, respekti, admirimi dhe mirënjohja ime për popullin shqiptar u rrit edhe më tepër. Unë jam këtu sot dhe kam mundësi të flas për këtë popull të mrekullueshëm, se këta njerëz duke e ditur që ishim hebrenj na shpëtuan neve në shtëpitë e tyre. Nuk pati diferencë, ata u shpëtuan si nga myslimanët, ashtu dhe nga kristianët. Pa mirësinë dhe angazhimin  e popullit shqiptar nuk do kisha mundësi t’ju flisja ju sot dhe të isha nëna e 4 fëmijëve dhe gjyshe e nipërve e mbesave. Ju falënderoj shumë.

 

22 komente në “Kush i shpëtoi hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore? Berisha apo shqiptarët?”

  1. Vlora says:

    para se te te japin lamtumiren te gjithe te takojne……….

    ky eshte mesazhi i amerikes.

    1. Enough is Enough says:

      ky felliqesire nuk kursen as shqiptaret per interes, mereni me mend ca do ju kishte bere hebrenjeve.

    2. armando says:

      O TEMA PO SIE NXIRNI NE FOTO KE TE KERME MORE, KETE FYTYRE TE POSHTER E TE URRYER; KY QENI I PABESE DO PLUMBIN MU NE BALLE. NE KA ME NJERI TE URRYER NE SHQIPERI..KY ESHTE KRIMINELI islamik sali.

  2. tak fak says:

    Te kish qene ne ate kohe, Berisha do kish qene edhe me fashist se Hitleri, s’do kish mbetur hebre ne kembe, jo ne Shqiperi, po kudo ku do kish shkelur Sali-ziu. Nje kryeminister qe vret popullin e tij ne vitin 2011, gjate luftes se II boterore do kish fshire nga dheu edhe milingonat! Specie gjakatare pa gjak ne trup.

  3. askushi says:

    Izraelitet kane gabuar ne njeriun qe kane perzgjedhur per te dekuruar,panvarsisht se ai eshte Kryeminister i Shqiperise.Sjellja e tij prej fashisti, me popullin e tij,dhe servilizmi ndaj fuqive botrore,nuk duhet ti shpetonte zgjuarsise izraelite.Kete rradhe eshte njesoi sikur kete dekorate t’ja dhuronte ndonje nazisti qe kishte ç’farosur popullin hebrej.

  4. ari says:

    Perse e thirren ti japin nje kafe te hidhur apo kafen e fundit?

  5. Kol.Tivari says:

    Nuk jan pak 200000 dollar.Po te kishin vlere takimet per DASH,ata i benin ftes vet Rrumpalles.N’Amerike ky shkoi thjeshte ne nje tubim shqiptaresh.
    Cdo shtetar i nje qeverie te nje vendi,i cili ka mardhenie diplomatike me SHBA,mund te takoje kedo,kongresmen apo persona te tjere,mjafton qe keta te fundit te kene pak kohe.Mandej,shumica prej ktyre joshen me 2000 dollar,sa me harxhu pak fryme me nje idiot.Kush paguhet sot me 2000 dollar oren??? Askush.Ne e dijme perse bahet tan kjo zhurme.Ata pak shqiptar,te cilet nuk kan aq horizont me i kuptu hilet,mund te mashtrohen,por shumica e ndjejn eren e plehut.Nuk me ban pershtypje takimi i Trapit me H Klinton,por servilizmi deri ne neveritje i ketij kermilli,qe jargavit rruget ku ec.Edhe pse e urrej,prap ndihem keq,kur shoh perkuljet e levizjet prej klouni. Kjo vizite e tij asht ma teper,pak ushqim per mediat Gebelsiane te Rrumpalles,te cilat nuk dijn ma c’ka me rrejt.Sa per vertetesi,dje tek pacavuret e Sales “Koha Jone” dhe “55”,nuk shkruhej asnje fjale per te ndjerin A Klosi.Kur Rrumpalla ngushlloi familjen e tij,ateher ketyre zagarve u doli leja me shkrue dicka per te.Keto gazeta qe rrijne mbas bythes se Rames e Topit,qe ndigjojne qofte vetem nje pordh e shpetume padashje e vrapojne me e dhan si lajm te fundit,dje nuk guxuan pa lejen e Tutkunit me than dicka per publicistin e shquar.Vizita e Kryemutnistrit ne SHBA,kishte edhe nje te mire.Kaluam nje jave te qete para ekraneve,pa ndigju lehjet e qenit te terbuem,qe infekton vendin me virusin e terbimit.

  6. Diana says:

    Do isha shume kurioze te dija komentet qe pjesmaresit e takimeve me kete metastaze tumorale,bejen midis tyre,pasi degjojne kete hajvan,tju humbasi kohen me slloganet e tia me ate surat te ngerdheshur.Mbase wikiliks do ti publikoje nje dite.

  7. Diana says:

    @Kol.Tivari: Keni shkruar fjale per fjale ate qe do shkruaja edhe une.Faleminderit.

  8. Ramy says:

    po ta dinte ajo zonja se saliu ka urdheruar vrasjen e 4 njerezve ne bulevard nuk do ti kishte thene ato fjale ne prani te birishes

  9. paskali vl says:

    po ti donte shume fisi i sales hebrenjte venin ne vuçidol, por nuk vajten

  10. antipatrea says:

    Kur dolem vellezer me cifutet ne ??? Populli Shqipetar duhet ti jete mirenjohes perjete SH.B.A.-se per ndihmen qe na ka dhene qe nga fillimi i shekullit te 20 e deri sot. Me cifutet nuk na lidh asnje situate historike si komb. Le qe ky palloshi i ka njohur ne moshen 40 vjec se s’kishte fare ne vicidol nga ata… Ajo teoria “MIKU I MIKUT ESHTE MIKU IM” (M.C.Dun ne mos gaboj), eshte llogike kalamajsh. Sa per ate qe pse e thirren – kane bere edhe Amerika gabime sa te duash,kuptohet duke pare interesat e castit.Kujtoj qe edhe B.Laden nga ata dhe per interesat e tyre dikur u pregatit…Po nje rruge e dy pune edhe ketij tonit ja kane marre masat (ata do tja dergojne kostumin para se ta mbyllim ne kuti…).Te pakten kete hale e njohin me mire se ne ata…

  11. niku says:

    hebrenjet ose sic thote gjyshi im cifutet
    gjyshi im kur don me e sha dike
    thote qenka cifut
    hahaha

    i shpetuan muslimanet
    se kaurrit e europes j futen ne tubacjone gazi
    germania , italia etj

    me e bukra ehste se pa kaluar 60 vjet nga holakosti
    cifutet ato qe jua bene gjermanet cifutve
    po jua bejne muslimanve

    popull mizor

  12. valter says:

    Zonje e nderuar keni shume te drejte qe ne shqiptaret e vertet kemi bese dhe nuk e dorzojme asnjeher mikun kur na dutet ne shtepi pa dhen jeten vet por eshte po aq e vertet qe ky njeri qe ju i drejtoheni me keqardhje e them por nuk eshte shqiptar.

  13. i pashpresi says:

    po te kishte jetuar ne kohen e nazizmit ky servil me siguri do te ishte nje nazizt i devotshem ashtu sic beri ne kohen e komunizmit

  14. Vasil Gjika says:

    Nuk eshte rastesi qe shumica e cifuteve shpetuan ne Vlore…
    Te ishte servili Sali ne ate kohe do kishte vrare dy zogj me nje gure… per karrige do tu servilosesh Nazisteve dhe do tu tregonte me gisht Vloren si vatren e cifuteve dhe te ndeshkoheshin gjithe banoret e atij qyteti…

  15. Niko Maloku says:

    PO, JEMI KOMBI ME PRO-AMERIKAN NE BOTE DHE, NJEKOHESISHT, KOMBI ME ANTI-SHQIPTAR NE BOTE. PRA, JEMI E ZEZA E VEHTES.A, MOS VALLE JEMI PRO-AMERIKAN SEPSE, HISTORIKISHT KEMI ADHURUAR FORCEN DHE JO TE DREJTEN? PO TE ISHIM DASHNORE TE SE DREJTES, DO TE KISHIM SOT NJE TJETER SHTET DHE NJE TJETER SHQIPERI.

  16. kaon says:

    e te zinjte hebrej do ngrihen nga varri sikur te degjojne si mburret sala me heroizmin qe treghoi baba i tj per ti shpetuar”besoj e dini qe ne vicidol ishte baza me e fuqishme e hebrejbe”

  17. kaon says:

    eshte e vertete qe sala ka nje perulje neveritese per amerikanet dhe nje prepotence te jashtezakonshme ndaj atyre qe ka nen vete ??? me ben pershtypje sbesoj ky fare kreshniku qe vret e pret sma ha mendja………..

  18. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

    o Zot te lutem me fal..

    edhe kur nderon ky shpellari yne (si ne kete fotografi ku medemek po “nderon” hebrenjte ) ai duket i shemtut dhe hipokrit.

    Cfar perkulje te shemtume qe ka bo…

  19. vojsava says:

    jo,,jemi popull qe ja thithim k,,,in cdo te huaji,,popull kot..popull me 100 parti,popull me 10 fe e te pafe,popull me 100 origjina,popull me shkurtabiqe,zeshkane bjonde,te verdhe,popull frikacak.popull jo krijues por kopjac,popull xheloz,spiun hajdut,,vetem nje te mire kemi vjedhjen dhe per tu lavderuar,,prandaj jemi turli,,,

  20. Fatosi says:

    nuk e kuptoj pse urrejme kaq shume njeri tjetrin. dua te di pse gazeta tema eshte kthyer kaq shume kundra berishes? apo se nuk mori universitetin ne tepelene apo gjirokaster

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje