Në përkujtim të publicistit dhe shkrimtarit të mirënjohur Ardian Klosi, po ju sjellim reagimet e disa prej personaliteteve të rëndësishme shqiptare.
Ardian Vehbiu: E kujtoj me librat e ndaluar…
E kujtoj me libra të ndaluar, ironi, melankoli dhe këngët e Beatles. Ishte nga ata njerëz që vijnë gjithnjë të paktë dhe që kërkojnë vëmendje e kujdes, si çdo pasuri tjetër kombëtare; vëmendje dhe kujdes që jo gjithnjë ia dhamë. Me përpjekje të palodhura dhe energji të habitshme, ia doli që të krijojë një hapësirë të vetën, në kulturën shqiptare, për të cilën të gjithë do t’i jemi mirënjohës: si publicist, si shkrimtar, si kritik letrar, si përkthyes, si botues, si njeri i kulturës, si protagonist betejash të shoqërisë civile. Nuk e zëvendësojmë dot, veç mund ta kujtojmë tani me pikëllim. Herën e fundit e kam takuar në Tiranë, në vjeshtë të vitit që shkoi; ishte i lënduar nga disa brenga në familje, por megjithatë planet për të ardhmen i kishte të shumta: përkthime, botime, një panair të ri libri në Pranverë. Nuk dua të përmend këtu shkakun e vdekjes – vdekja vjen e njëjtë, pavarësisht nga çfarë na e afron. Mbushem me maraz të parrëfyer, kur mendoj që mund të kishim bërë diçka më tepër, që unë vetë mund të kisha bërë diçka më tepër, për ta parandaluar kobin- por as për këtë nuk duhet folur. Përkundrazi, dua ta kujtoj Dan Klosin siç e mbaj mend nga vitet e dikurshme, me libra të ndaluar, ironi, melankoli, këngë të Beatles-ve, shirita magnetofoni dhe një garanci se jo gjithçka në Tiranën tonë të atëhershme, të viteve të këqija 1980, kishte degraduar. Jetoj larg Shqipërisë, që tani m’u bë edhe më e largët, sikur natës që kemi në mes t’i shtohej edhe një orë ose fundja edhe vetëm një minutë. Me Dan Klosin më lidhnin kujtimet e pashlyeshme të një periudhe tjetër, krejt heroike deri edhe në meskinitetet e veta; por edhe plane për të ardhmen, të shumta dhe aq motivuese, të paktën për mua. Më dhemb dhimbja e vajzave të tij dhe e motrave, me të cilat më lidh gjithashtu miqësi e vjetër. Nuk e përfytyroj dot si mund të
përballohet ikja kaq e papritur dhe e padrejtë, nga jeta jote, e një njeriu kaq të rrallë dhe të mrekullueshëm, që ndriçonte me mendjen dhe zemrën. Requiesce in pace, mik i dashur.
Mustafa Nano: Kultura duhet të vajtojë për ikjen e Klosit
…Dani ishte (dhe është) një njeri i kulturës, një punëtor i kulturës shqiptare, një njeri që kish instinktin e kërkimit e të thellimit në gjërat që studionte. I mungonte kontakti me vulgun, me rrugën, me ambientet jo akademike, dhe kjo së pari e bënte të dukej i pambrojtur në shumë situata, së dyti ia mbante herë pas here logjikën dhe përsiatjet në nivelin e një naiviteti intelektual, që u ka hije të gjithë mendimtarëve safi; ose të gjithë atyre që kanë lindur e janë rritur në një botë librash. Ardian Klosi nuk është më, dhe unë nuk di të them, se kur është hera e fundit që kulturës shqiptare i është dashur të vajtojë një ikje të parikuperueshme. Por sado kohë që të ketë, ajo ka kohën dhe sot. Duhet të vajtojë ikjen e Ardian Klosit.
Fatos Lubonja: Iku me shumë të panjohura në terrin që e thithi
Rruga e Klosit drejt vetëvrasjes ishte një dramë me disa akte që megjithëse po na përgatiste, më erdhi tmerrësisht papritur. Personalisht, për shkak të polemikave që kam pasur me të në shtyp, kisha ndërprerë marrëdhëniet e miqësisë së vjetër prandaj nuk e kam ndjekur dot nga afër, si mik, por vetëm nga larg çfarë po i ndodhte. Së largmi tre tentativat e tij të dështuara të vetëvrasjes i kam interpretuar si thirrje për ndihmë. Nuk di të them se kujt i drejtoheshin. Ndoshta të gjithëve, ndoshta edhe mua, që s’mendoja se mund t’i rikthehesha ndonjëherë ndjenjave të dashurisë së vjetër për të. Ndjenja që kam, tani që ndodhi më e keqja, është se ne jetojmë në një shoqëri shumë të egër, shumë të dehumanizuar, të mbushur me urrejtje dhe egoizëm, lakmi për para dhe në këtë shoqëri dëgjohen pak zërat e atyre që ndihen keq, të dobët e që kërkojnë ndihmë dhe dashuri. Ka shumë të panjohura në terrin që e thithi, që s’mund t’i shpjegojmë dot kurrë. Sigurisht sëmundja e tij e depresionit ka rolin e vet. Por e them me bindje dhe me dhimbje se Klosi ishte edhe viktimë e kësaj shoqërie të egër dehumanizuese që kemi krijuar, që intelektualët në vend se t’i dëgjojë, mbrojë e nderojë i përdor dhe keqpërdor. Kështu ne humbëm përkthyesin, studiuesin e krijuesin e talentuar, intelektualin e kultivuar, botuesin e aq librave të vyer dhe një nga aktivistët më të ndjeshëm kundër bjerrjes që po i bëjmë përditë bukurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore.
Preç Zogaj: Humbëm një përkthyes dhe një intelektual
Për një rastësi të çuditshme, më ka ndodhur të shkëmbehen shpesh ditët e fundit me të në rrugën e bukur buzë liqenit të Tiranës, unë duke e çuar me këmbë, Adriani duke shkuar e duke ardhur me biçikletë. Përshëndeteshim përzemërsisht dhe as më shkonte mendja se ndërsa unë po ushtrohesha kundër mpirjeve, ai po kërkonte të të rilidhte mes gjelbërimit të njomë dhe ajrit të kulluar të pranverës fillin e këputur të dëshirës dhe motivit për të jetuar. Nuk ia doli me sa duket. Verdikti ishte dhënë dhe ai u kthye si një luftëtar për të shkruar fjalët e fundit në fund të rrugës së tij pa kthim prapa dhe pa vazhdim të ndershmërisë. Dhemb shumë vetëvrasja e Ardianit. Përveçse një përkthyes dhe publicist i klasit të parë, ishte një vullnetar dhe luftëtar i Mjedisit me “M” të madhe- i tokës, i shpirtit, i detit, i mendjes, i ajrit, i kulturës, i politikës…Qëndroi gjatë në këtë front, u përlesh gjatë me Ndotjen dhe kundër Ndotjes në betejën e jetës së çdo intelektuali. Do të donim t’i jetonte deri në fund ditët e tij. Do të kishim me shumë libra të përkthyer prej tij, nuk do të na mungonte pena e tij e mprehtë dhe zëri i tij shumë i veçantë në panelin tashmë edhe më të rralluar të lirisë, pavarësisë intelektuale dhe opozitarizmit në këtë vend. E di se rrezikoj të dukem egoist dhe i pashpirt përballë kujtimit të tij me këto pretendime prej të cilave ai hoqi dorë përgjithmonë. Në këto rrethana mbetet të kujtojmë dhe nderojmë gjithçka të mirë që Ardian Klosi la dhe bëri për ne.
Rexhep Qosja: Vdekje e shkaktuar nga ndotësitë intelektuale e politike
Më pikëlloi shumë vdekja e Ardian Klosit. Ajo është vdekje për pikëllim të thellë e të përgjithshëm, sepse ajo është vdekje e shkaktuar prej ndotësive politike e intelektuale që e kanë pushtuar jetën shqiptare sot. I veçantë me sjellje e me mendime, ai s’mund të pajtohej me këto ndotësi. Vdekja e tij e papritur është dënimi më i madh që i shqiptohet kësaj rënie të tmerrshme morale, politike dhe intelektuale në jetën tonë të sotme.
“Të vajtojmë mungesën e kokëkrisurit me zërin e butë”
SOKOL BALLA: Dani prej 1998, ishte pak i mërzitur me mua. Ne fakt, ishte drejtor i RTSH, ai nisi një punë me pasion, dhe në emër të këtij pasioni dhe vizioni që ndanim për Televizionin Publik, më pati propozuar drejtorin e unifikuar të informacionit. Por pas një bisede 1 ore e 47 minuta në telefon, unë në Londër tek BBC e ai në Tiranën shpërthyese të pas 14 shtatorit, nuk ramë dakord. Ose më saktë, ai nuk ra kurrë dakord me zgjedhjen time, të ftohtë. Aq sa më bëri emërimin dhe më “shkarkoi” pas 24 orësh, në distancë. Kështu ishte Dani. Kur ishte I bindur për diçka, nuk tërhiqej. Kështu ishte në mendimet dhe në veprimet e tij. Mesa duket të tillë e pati edhe vendimin e fundmë, të marrë e tentuar disa herë prej muajsh. Herën e fundit që e pata në Top Story, për dhjetorin e studentëve, ishte sërish i mërzitur. Kësaj radhe thellë, për nënën e tij të shuar vetëm pak ditë më herët. Ajo mbeti me gjasë femra më e rëndësishme e jetës së tij të tallaztë e të pakompromis. Pas ikjes së saj, u ndje realisht vetëm. Më kujtohet sesi pak muaj më parë hoqi dorë edhe nga panairi i librit që donte aq shumë ta realizonte. U ndje i braktisur dhe në braktisjen e tij, i fyer. Ishin shenjat e vendimit të tij të fundmë. Mos i’a merrni për dobësi vetëikjen e tij. Ky ishte Dani dhe koka e tij e fortë, që ia panë hajrin, vlonjatet për Gjirin e Vlorës, tiranasit për Piramidën dhe shqiptarët për Aleancën kundër Plehrave. Te gjithë këta duhet të vajtojnë mungesën e kokëkrisurit me zërin e butë. Sot në Shqipëri, ka një burrë më pak.
Sa herë na paralajmëroi!
MIRELA KUMBARO: Dani, u shpreh më në fund plotësisht, me gjithë copërat e mendjes që shoqëria ia mori, me tërë thelat e shpirtit që të gjithë bashkë ia shkulëm e që Ai s’arriti t’i mbledhë dot për të jetuar më gjatë, si të gjithë ne, brenda përçartjes së përgjithshme të këtij vendi… Por sa herë na paralajmëroi! “Pas gati 25 vjetësh, më 2007, vëreja se te Klouni i Hajnrih Bëlit ende nuk më kishte lëshuar, në mënyrë të veçantë fakti se ARTISTI ANTI-KONFORMIST ËSHTË I SHPËRFILLUR NGA SHOQËRIA E STABILIZUAR “, tha Klosi kur na ftoi ta shihnim “Me syrin e një klouni”. Aty, funeralin e vet përshkruan duke na lënë mbi supe peshën e rëndë të kryqit : “Po t’i jap fund fare? Të ndahem nga të gjitha me vullnetin tim të plotë? Unë s’jam anëtar i asnjë kishe, s’ka kush të më dënojë për gjestin tim, asnjë ferr nuk do ta presë shpirtin tim të stërmunduar. Nuk e kam fare të vështirë të mendoj për vdekjen, se artisti vdekjen e ka gjithmonë me vete, si prifti i mbarë mesharin. Oh, si i përfytyroj të gjithë të mblidhen te varri im. Mamaja do të qajë dhe do të thotë se ishte e vetmja që më kuptonte. “Ishte i mirë, ishte i mirë Hansi im, e lakmonte pak paranë por kishte zemër floriri. Sa shumë na donte edhe pse nuk e thoshte, sa shumë e donte motrën e vet”. Babai do të pendohet keq që nuk më la disa kartëmonedha para se të ikte, do të porosisë për mua më të shtrenjtin varr, skulptori më i mirë i Landit do të gdhendë një skulpturë timen, të cilën do ta vendosin në oborr, aty ku ishte dikur skulptura e Apollonit, që u hodh në erë së bashkë me Georgun e vogël. Zomervildi do derdhë edhe ai një pikë lot e do thotë: “Sa i talentuar që ishte, çfarë artisti! Vërtet me bindje të forta antiklerikale, por një shpirt aq i ndjeshëm…”. Maria nuk do ta besojë që unë kam vdekur. Do ta braktisë Xypfnerin dhe do të endet hotel më hotel për të pyetur për mua, do fillojë të luajë natë për natë “Mos u nxeh”, vetëm, me dritën fikur, me një qiri të ndezur pranë”. Ardian Klosi zgjodhi të ikë për të jetuar te vdekja… Këtej e tutje do ta lexojmë e do flasim për të dhe do ndjejmë se si do të na therrë ndërgjegjja e shoqërisë. Ndërsa Dani do të na shohë me syrin e një klouni.
Një nga mendjet më të çliruara të kulturës shqiptare
AUREL PLASARI: Një nga mendjet më të çliruara të kulturës shqiptare qysh në kohën kur e kam njohur: në këtë kufizë do ta përmblidhja personalitetin e Ardian Klosit qysh kur e kam pasur dhe më ka pasur mik: në vitet ’80, atëherë kur pak miq kisha siç isha i rrethuar nga vakuumi i “biografisë së keqe”. Vetëm ata që e kanë jetuar aktivisht atë dhjetëvjetësh kulturor mund ta kuptojnë ç’do të thoshte “mendje e çliruar” në ato vite. Të ishte gjallë Niko Nikolla do të tregonte problemet që i kemi pas hapur te “Hosteni” me shkrimet me dy pseudonime (kemi shkruar bashkë “me katër duar” para se më vonë të bëhej bashkautor me Edi Ramën) asokohe kur humori dhe madje ironia mbeteshin të vetmet armë për të refuzuar mjedisin kulturor në të cilin ishim të detyruar të vërtiteshim. Kulmin ajo mendje e çliruar, që ishte Dani, mendoj se n’ato vite e mbërriti me përkthimin shqip -për përdorim “mes miqsh” – të esesë së Havelit “Mbi të vërtetën”, që e kishte sjellë gjermanisht nga Austria: duhet të ketë qenë viti 1989 dhe më ka djegur duart kur e kam lexuar. Meqë m’u kujtua Austria, ku kreu studimet pasuniversitare, ja ku s’mund të mos kujtoj një tog të bukur letrash që më mbetet nga letërkëmbimi me të dhe për të cilin mund të them vetëm kaq: mendimi i tij për letërsinë dhe artet e realizmit socialist – përfshi edhe “majat” – ishte qysh atëherë aq emancipues sa edhe sot e gjithë ditën shoqëria shqiptare zor se do të ishte e gatshme të përballonte botimin e tyre. Sepse Kritika – me K të madhe, kritika në çdo fushë, përfshi edhe përkthimet nga letërsia botërore si funksion kritik ndaj mediokritetit në letërsinë shqipe – është dimensioni me të cilin Ardian Klosi e ka lënë tanimë të mbresuar personalitetin e vet në kulturën tonë.
Shoqëria ka fituar një aleat tashmë të përjetshëm
ANDREA STEFANI: Thelbi i intelektualit të vërtetë është jo konformizmi me forcat e epërme që vazhdojnë t’i qëndrojnë mbi kokë si mallkim dhe prangë njerëzve. Ardian Klosi e manifestoi me gjithë forcat e tij shpirtërore dhe fizike, me fjalë, penë dhe protestë, këtë thelb të qenësishëm jo konformist duke shpalosur një papajtueshmëri me abuzimet e pushteteve absolute që rroku shumë sfera të jetës, nga politika, kultura e arsimi e deri te mjedisi. Ai ishte kundërshtar i vendosur i dhunës në përgjithësi dhe veçanërisht, i çdo dhune mbi njeriun. Me ikjen e tij, bota intelektuale shqiptare humbi një mëndje të shquar. Por shoqëria ka fituar një aleat tashmë të përjetshëm, një trashëgimi të çmuar mendore si përmasë e një aspirate lirie e drejtësie të ndjekur me përkushtim.
Kurrë s’deshi të luante pjesën për t’u bërë pjesë
FILIP ÇAKULI: Nuk është se humbëm vetëm një mik të shtrenjtë dhe të paharruar. Jo! Dani na u largua se nuk mundte dot të rrinte më tutje me ne, një idealist i shumëkulturuar, që nuk u pajtua kurrë me këtë realitet vulgar ku të gjithë ne jetojmë; një vetmitar, që gjente prehje e qetësi duke i ndenjur larg rrethit të banalitetit ku ne gjallojmë; një luftëtar i pa kompromis ndaj së keqes që ne të tjerëve na ka mësuar të ambientohemi. Iku pikërisht se nuk kishte asnjë lidhje me këtë mjedis miku ynë i mirë e i urtë, që ndryshe nga ne nuk e përdori urtësinë për t’u përshtatur po për të mos u përshtatur kurrë me mjedisin e rëndomtë ku kurrë s’mundi të gjente pjesë. E ku në fakt kurrë s’deshi të luante pjesën për t’u bërë pjesë.
Ndonjëherë, dashuria edhe mund të vrasë
ANDI BUSHATI: Ardian Klosi iku drejt një bote, ku ndoshta ka më shumë miq sesa tek kjo e jona. Dikush thotë se la një shenjë. Dikush tjetër, një ish bashkudhëtar i viteve të zjarrta, se i kërkoi ndjesën e fundit për moskuptimet ku e ngërtheu kjo kohë. Dikush kujton ekspozitën e fundit që pa dhe dikush vargjet e fundit satanike që, në mendjen e shqipëruesit, i ndërthurte, sëbashku me idenë për t’u hakmarrë qoftë edhe ndaj vetë zotit. Klosi iku në një botë, ku ndoshta ndihet më i qetë. Ku takon shkrimtarët e lexuar në rini. Autorët e librave që përpiu me aq ëndje. Autorët që përktheu. Por edhe këtej në botën tonë, në botën e të gjallëve, nuk la pak. Shumëkush e ka kujtuar sot për aktivitetin e tij publicistik. Por Ardian Klosi, nuk ka qenë vetëm kaq. Bashkëmoshatarët e brezit tim, e mbajnë mend për një nga ngjarjet që u quajt ndër aktet e para të kundërvënies me regjimin, organizimin e mbrëmjes së përvjetorit të Xhon Lenonit, një ditë të shënuar, të dhjetorit ’90. Më të rinjtë e mbajnë mend për betejat e tij për të mos vrarë botën ku do jetojmë nesër. Kolegët e tij të letrave, për thyerjen e tabuve që vazhdonin si zgjatime të kohës së realizmit socialist. Ndërsa unë vetë, për librin e fundit që kam pasur në dorë, për disa poezi të Brehtit, që më bëjnë të mendoj, se ndonjëherë, dashuria edhe mund të vrasë.
Më le gjënë më të shtrenjtë, prekjen e fundit
TIMO FLLOKO: Jam i fundit mes të gjallëve që preku dora e tij për të fundit herë, pasi u ndamë mbrëmë te kangjellat e kopshtit te tij, duke i vënë kyçin si të mbyllej në ferr(!) I thashë “më merr të pimë kafe kur të duash”, “Do të marr.” më tha. I tregova dy bisqet e jargavanëve që i kishte këputur nga kopshti i tij, duke i thënë “lulet e Margaritës për Faustin’ në vazhdim të bisedës që kishim bërë rreth Faustit të Gëtes; ai buzëqeshi si të thoshte janë jargavanët e fundit…! Tronditjen pastaj kur më telefonoi e motra, nuk besoj ta ketë përjetuar tjetër kush nga miqtë e tij sa unë, isha miku i fundit, më pranë kohës së tragjedisë, më i afërti dhe më fatkeqi. O zot, as tani nuk e besoj, kujtoj se jetoj një ëndërr që s’ka fund, pa zgjim.
Kam qenë mik me të, na lidhnin idetë në rrafshin intelektual dhe krijues, letërsia, arti. Kishim inskenuar me sukses Hajnen, Kafkën, Brehtin dhe kishim të tjera plane për të ardhmen. Por obelisku u këput, ra nën peshën e pamatë të vetes, si çdo njeri i madh, gjigant që nuk mund të gjykohet. Ai zgjodhi në kulmin e vitalitetit të mendjes dhe të shpirtit, të penës dhe të artit elitist të tij, aktin e ikjes, të shpërfilljes së kësaj bote, e cila edhe pse i mbante dashuritë e tij që e rrethonin si një hyj, prapë iu dedikua misionit, shtegtimit misterioz e mistik drejt të përtejmes! Mik i mire, si e bëre kështu, pa na lënë një kumt për gjërat që s’na i the të gjitha; si na le e si të lamë!
Ardian, mik i shtrenjtë faustian, simbiozë e mendjes së filozofit, mendimtarit, politologut, gjuhëtarit, përkthyesit fenomenal, ëndërrimtarit, delikatit, vetmitarit…! Na shkule zemrën, mik, ne paqe le të prehet trupi yt; shpirti është mes nesh. Me le gjënë më të shtrenjte se çdo gjë, prekjen e fundit, të përulem.
PIRO MISHA: Është një nga ato ngjarje që të lënë pa gojë, që e ke tepër të vështirë t’i pranosh, që të lënë pas një zbrazëtirë dëshpëruese që vështirësisht mund të shlyhet. Pas kaq e kaq betejash që luftoi për të emancipuar shoqërinë shqiptare, për ta bërë atë më të kulturuar, më të lirë, më të pastër, Ardiani zgjodhi t’i jap fund jetës. Një zgjedhje vetjake, e dhimbshme, tepër e dhimbshme, para së gjithash për gjithë njerëzit e dashur që la pas, familjarët, miqtë, dashamirësit e vlerësuesit e tij të shumtë, por që padyshim duhet respektuar, si pjesë e asaj lirie që ai çmonte aq shumë. Por nga ana tjetër, padyshim një këmbanë alarmi për ne të gjithë, sepse përtej shkaqeve të atypëratyshme që mund ta kenë shtyrë Ardianin për të marrë një vendim të tillë përfundimtar, kjo ngjarje tragjike na kujton edhe një herë sesa të vështirë e ka një njeri i lirë dhe idealist të mbijetojë në realitetin e ashpër e shpesh aq vulgar të Shqipërisë së sotme. I vetmi ngushëllim për ne të gjithë që e kemi dashur dhe respektuar Ardianin, është vepra që ai na ka lënë pas dhe kujtimi i pashlyeshëm i një personaliteti të jetës kulturore dhe qytetare shqiptare që dha aq shumë, duke marrë aq pak.
MERO BAZE: Lasgush Poradeci mbahet mend për një dialog shterues për fajin e shoqërisë ndaj intelektualëve. Në pikun e përndjekjes së intelektualëve, ai ju drejtua një prej atyre që nuk ishte as vrasës dhe as viktimë duk e shkundur nga supet ”Po i vrasim intelektualët” tha. “Ja dje e vramë dhe një, unë dhe ti”. Bashkëbiseduesi e qetësoi duke i thënë se ata të dy nuk kishin faj, por poeti që drithërimat e shpirtit nuk i merrte nga pushteti por nga limfa e shoqërisë, këmbënguli duke thënë se ata të dy ishin vrasësit, pasi ata po i linin të vriteshin. Ky pasazh që shndrin në biografinë e poetit ëndërrimtar që u shua i izoluar dhe pa shpresë, më shoqëroi në mëngjesin e parë pa Danin. Adrian Klosi nuk ishte një ëndërrimtar që dëshpërohej lehtë dhe as një intelektual që përkulej kollaj. Ai pati fuqinë të ishte në shumë momente të historisë në anën e duhur. Mes studentëve të Dhjetorit në vitin 1990, përballë dhunës dhe deformimeve të demokracisë deri në vitin 1997, i papajtueshëm me meskinitetet e politikës klinteliste nën pushtetin e socialistëve dhe së fundmi i lirë në universin tij prej botuesi, përkthyesi dhe intelektuali të angazhuar. Për shoqëri si kjo e jona, intelektual të tillë, prodhojnë një sistem vlerash unike që nuk i ngjan as vlerave që prodhon politika dhe institucionet dhe as pseudovlerave që krijojnë elitat e pushteteve. Mendje të tilla të hapura si Adriani, vlejnë për të thyer dilema të mëdha të shoqërisë, për të zgjedhur mes parimores dhe personales, mes klientelizmit dhe konkurrencës, mes qytetarisë dhe primitivizmit, mes fines dhe vulgaritetit dhe mes kulturës e injorancës. Fuqia e një shoqërie për të bashkëjetuar me vlera të tilla, është fat për shoqërinë, ashtu sikundër pafuqia për tua bërë jetën të lehtë intelektualëve të tillë, është një dështim i të gjithë të gjallëve. Adrian Klosi iku jo për të na bërë doemos fajtor, por së paku për të thënë se po ikën pa na patur ndonjë borxh. Edhe pse jeta e tij ishte e mbushur me vepra të rëndësishme dhe beteja plot kuptim, vendimin më të rëndë të jetës së vet dhe më të pakuptimtin në dukje, ai e mori duke i’a përcaktuar vetë fundin jetës. Si për të na e hequr mundësinë ta gjykojmë atë dhe për të na bërë t’i bëjmë një gjyq vetes sonë.
SPARTAK NGJELA: Vdekjen e Ardian Klosit gjithkush që i ka njohur dhe që i njeh zhvillimet e kulturës shqiptare, do ta konsideronte një humbje të madhe për letërsinë, gjuhën dhe publicistikën shqiptare, por sigurisht që kjo nuk mjafton. Koha sjell gjithmonë një rast në histori kur individë të veçantë janë të përkushtuar kundrejt shoqërisë së tyre për të sjellë diçka të veçantë, për të dhënë diçka nga vetja dhe për të krijuar një frymë të re në zhvillimin e vizionit të ri të saj. Një nga këta ishte, pa dyshim, Ardian Klosi. Njohës i thellë i gjuhës shqipe, përkthyes dhe publicist brilant, ai shkëlqeu njëherësh edhe si gjuhëtar. Kishte një ngulmim permanent për të krijuar një idiomë të re në zhvillimin e letërsisë, stilit dhe thellësisë ideore nëpërmjet fjalës shqipe, dhe unë mendoj se ia arriti. Përktheu në shqip kryevepra të letërsisë botërore, dhe krijoi nivelin e tij në këtë aspekt; përpunoi më tej fjalën shqipe në thellësinë e saj kur i dha shqiptarëve një fjalor dy gjuhësh: gjermanisht –shqip; shkroi mijëra faqe artikuj dhe u përkushtua seriozisht për kulturën shqiptare dhe, njëherësh, e mendoi zhvillimin kombëtar si një refleks individual të një individi autonom; kërkoi të fliste me shoqërinë e tij me një gjuhë të niveli të lartë, dhe i kumtoi asaj dinjitet në trajtimin e fenomeneve shoqërore apo politike. Nuk u bashkua në asnjë çast me tiranitë apo diktaturat që rrëshqisnin e rrëshqasin rëndom në këtë vend, dhe kërkoi gjithmonë një substrat shqiptar, europian dhe perëndimor në thellat e historisë së Shqipërisë. Koha do t’i japë gjithmonë Ardian Klosit vendin e tij si humanist; si një njeri të ditur që nuk u shkëput asnjëherë nga respekti për shoqërinë e vet; si letrar dhe gjuhëtar, por, më së shumti, do ta vlerësojë që asnjëherë nuk pranoi, që, për interesa të ngushta, të bënte lëshime në dy kolanat kryesorë që kishin sjellë konstitucionin e tij intelektual e shpirtëror: në humanizmin si substancë të lirisë, dhe, në drejtësinë shoqërore si substancë të moralitetit të tij.
PREÇ ZOGAJ: Ardiani nuk u muar nga kjo botë si shumica e njerëzve , por iku; nuk e priti, por e thirri vdekjen e tij, madje e bëri vetë, me një kurajo mbinjerëzore apo me një lehtësi hyjnore – kush e di. Nuk ka kush të na e thotë si dhe qysh, nuk ka autopsi dhe as kuti të zezë që të zbulojë arsyen finale të ndarjes së këtij intelektuali me jetën, atë moment dramatik vetmohimi në rrethimin e vrazhdë të pyetjeve pa asnjë përgjigje apo në rrethimin e bardhë të përgjigjeve pa asnjë pyetje. Ajo që dimë e mund të themi duke u nisur nga shembujt me të bujshëm të vëtvrasjeve është se kur vret veten artisti- çfarë ishte pa asnjë dyshim Adrian Klosi- helmi është i tepërt. Për një rastësi të çuditshme, më ka ndodhur të shkëmbehen shpesh ditët e fundit me të në rrugën e bukur buzë liqenit të Tiranës, unë duke e çur me këmbë, Adriani duke shkuar e duke ardhur me biçikletë. Përshendeteshim përzemersisht dhe as më shkonte mendja se ndërsa unë po ushtrohesha kundër mpirjeve, ai po kërkonte të të rilidhte mes gjelbërimit të njomë dhe ajrit të kulluar të pranverës fillin e këputur të dëshirës dhe motivit për të jetuar. Nuk ia doli me sa duket. Verdikti ishte dhënë dhe ai u kthye si një luftëtar për të shkruar fjalët e fundit në fund të rrugës së tij pa kthim prapa dhe pa vazhdim të ndershmërisë. Përveçse një përkthyes dhe publicist i klasit të parë, ishte një vullnetar dhe luftëtar i Mjedisit me “M” të madhe- i tokës, i shpirtit, i detit, i mendjes, i ajrit, i kulturës, i politikës… Qëndroi gjatë në këtë front, u perlesh gjatë me Ndotjen dhe kundër Ndotjes në betejën e jetës së çdo intelektuali. Por paskësh qenë më i brishtë, më i thyeshëm, më i tërheqshëm, ndoshta edhe më i preferuar se sa e dinim nga sirenat e përtej jetës.
ARLINDA DUDAJ: Dani mik i shtrenjte, s’do ta kisha menduar kurrë se do të ulesha të të shkruaja fjalë lamtumire kësisoj, megjithëse e kam ditur që po luftojë pareshtur me atë “Dobësi të mallkuar” siç e quajë edhe vetë, e m’është aq e vështirë dhe e pamundur t’i rendis të gjitha, edhe pse për ty mund të thuhen aq shume fjalë. ”Duhet të bëjmë durim, ja edhe pak se do të kalojë, nuk do t’ua lëmë Shqipërinë horrave”, po me sa duket nuk e gjete dot përgjigjen pozitive të kësaj fraze që përserisnim shpesh. Na mbeten aq projekte të pambyllura, një libër yti i pabotuar (do të botohet mos u merakos e do ëe dalë shumë i bukur e do të reflektohen gjithë manitë e tua perfeksioniste), Salman Rushdie mbeti në duart e tua, askush s’do të mund ta perkthejë aq bukur sa ty… Ti e doje aq shumë këtë gjuhë e këtë vend, që oh tmerr, nuk e ka luksin të humbasë njerëz si ty, ky vend do ta vuajë shumë mungesën tënde, betejat e tua të mira, dashurinë e përkushtimin tënd për gjithë gjerat e bukura e të vlershme, shkrimet e tua të mençura, autorët e tu të dashur, dorën tënde të kujdesshme, mendimet e tua të thella e aq mjeshtërisht të radhitura. E Vdekja jote na pyet të gjithëve, mosdëshira jotë për të jetuar cerret alarmin e thekshëm se Shqipëria jote, e jona, po vuan nga një sëmundje shumë e rëndë. Askush s’duhet të dalë i larë e i qetë pas kësaj, as ata që të përbaltën e as ne që të deshëm shumë, se ti e meritoje aq shumë të jetoje, se ne të gjithë kemi aq shume nevojë për njerëz si ti. U prehsh në paqe miku im ndërsa ne do të vijojmë të jetojmë në mosharresen tënde.
ARTAN SHKRELI: Dan Klosi… sa emër i dashur! Dani, çfarë privilegji ta kishe mik! Ku është ai tani? Pse iku? Pse nuk e besuam krejtësisht asnjëherë atë njeri? Pse menduam se pas asaj që thoshte kishte diçka tjetër? Pse njohim kaq pak intelektuale në Shqipërinë tonë? Jam menduar gjatë për këtë dhe nuk kam arritur kurrë të numëroj dhjete syresh… As edhe një herë të vetme! Dhe tani e kuptoj pse sepse prania e Klosit kish përcaktuar një cak të lartë, shumë të lartë. Kujtoj ndeshjet e tij, betejat e tij: Betejën e humbur për europianizimin e Televizionit Publik; betejën e humbur për të drejtat e autorit dhe të botuesve; betejën e humbur për restaurimin e gjuhës së gjymtuar shqipe, nga genishtja tek Reinholdi; betejën e humbur për ndalimin e importit të plehrave të botës ndër ne; betejën e humbur për kauzat e mëdha ambientaliste: gjirin e Vlorës, shkallën e Tujanit, kodrat e gjelbërta të Tiranës…; betejën e humbur për mbrojtjen e Monumenteve Kombëtare të Shqipërisë: fshatrat e jugut, shatrivanin dhe parqet e Namasgjase, Piramiden dhe sheshin e Tiranës; betejën e humbur me gja-patriotet për zdritjen e historisë shqiptare, për Arbeninë Venedike, Skenderbeun e Ali Pashën; betejën e humbur për edukimin e fëmijve me kulturën tonë autentike nga Camaj tek Ali Asllani; betejën e humbur për rrënjosjen e një kulture gjermane përmes eseve, përkthimeve e venieve në skenë në Shqipërinë e shkatërruar moralisht; betejën e humbur shumë keq për emancipimin e shoqërisë; betejën e humbur për demokracinë… Ah, kjo e fundit ose e para farë krejtësisht e humbur! Betejen e humbur për… çka tjetër ende (?), sa shume humbje, sa shumë beteja! Dhe ne e shihnim si alien të mirë, por që ishte ca i çuditshëm, e nganjeherë “i jepnim dhe ndonjë dorë”. Po Ardiani fitoi luftën pikërisht sepse i humbi të gjitha betejat, luftën që e humbasin përherë më të shumtët po edhe thuajse të tërë ata që mes të shumtëve dallojnë: Luftën kundër hipokrizisë dhe vulgaritetit, kundër mjerimit shpirtëror dhe mediokritetit, kundër rrënimit të ngadaltë po të pandalshëm të dinjitetit, atë luftë që ngjan se krejt shoqëria shqiptare po e bën pa kurrfarë rezultati. Kjo e bën Klosin një shqiptar të pazakonte, një fitimtar në luftën e të humburve që numërojnë fitoret e tyre të zakonta. Kjo e bën edhe ekzistencën e tij një privilegj asnjëherë vërtet të merituar për shumëkënd që e njohu në gjallmeni të vet. “Klosi do të jetë kryqi ynë, të cilin do e mbajmë në shpinë gjithë jetën”, tha Ard Vehbiu me të marrë vesh lajmin “të gjithë duhet të kishim bërë më shumë për të”. Fshikulluese kjo frazë, por e vërtetë. Të gjithë e shtymë nga pak ne humnerën e akullt ku ai ra pa kthim. Të gjithë nga pak. Kush thotë jo, le të ngrejë dorën… Lamtumire o shok!/Shekulli
Shume e dhimbeshme,nuk ka njeri qe nuk e ka njohur sepse e njihet nepermjet punes se tij. Te gjithe po flasim me dhimbje dhe respekt per Adrianin por ,shume vone !
Ndoshta Ardiane te tjere do te na bejne pishman pse nuk ju ofrojme dashuri ,pse mbetemi indiferente dhe pse nuk bejme ate qe duhet te bejme
I QOFTE E LEHTE LENDINA KETIJ VIGANI TE BRISHTE!
Kete “b” e dyte, pse nuk e ben “th” me mire?…
Jetoj momente trishtuese per largimin nga jeta te Klosit te njohur se largu prej syve ,afer prej çka kam degjuar per te por menderisht shume afer nga leximi i çdo shkrimi e vepre te tij si dhe qendrimeve te ndershme e korekte ndaj zhvillimeve politike e shoqerore ne moçalishten shqiptare ,kesaj ndotje te ambientit shqiptar qe sjell viktima dhe shkaterrime shpirterash.Familjes i jap ngushellime,shokeve te tij te indinjuar sepse nuk kane mundur ti ndryshojne mendje per rrugen qe kish kohe qe kishte zgjedhur ju uroj te luftojne me kurajon e tij dhe te mos pajtohen me padrejtesite qe luftonte Klosi dhe te mos behen pjese e ndyresive qe kane pllakosur ne çdo ane.Ndarja e Adrianit eshte kufiri midis mendesive te intelektualit te thjeshte e te vertete dhe atyre pseudo intelektualeve e servile te rreshtuar ne kopene qe i serilosen pushtetit dhe qe i hakerrohen me nje gjuhe e xheste te shemtuara çdo mendimi te vyer.Ju uroj intelektualeve qe kane shprehur mendimet per shokun e tyre te dites dhe te puneve te bisedojne çdo dite me mendimet e Klosit per ta patur me te lehte luften ndaj asaj qe i nderpreu jeten.Ngushellime te gjitheve.
ardiani publicist i shkelqyer njeri i dashur per vendin e tij qe e mbrojti sa mundi gjuhen tone qe po e merte lumi nga bastardet qe jane ne pushtet luftoi sa mundet per kete vend beri aq sa nuk do kish bere tjeter njeri letersia humbi nje nga njerezit e saj me te dashur lamtumire i madhi ardian
shume prekese,
Megjithese larg prej vendit tone te dashur lajme te tilla shkaktojne
te njejten dhimbje sikur te flitej per shok e miq te vjeter; te cilet dhe pse nuk i ke takuar kurre i ke ndjere pjese te jetes tende edhe ne
nje dhome te larget ne nje vend te huaj.
Ndjen se fjalet jane te kota perballe ketyre te papriturave astronomike; nen kete qiell te dashur me yje te ndritur disa(ndofta me te miret) ikin ne momente kaq te vecanta …kur zeri dhe shkelqimi i tyre pritej te verbonte erresiren e injorances dhe “vrimave te zeza” te cosmosit dhe vakumeve satellitare.Nuk e harrojme edhe ne qe i njohem dhe do i njohim ne cdo situate shkelqimin e punes se tij intellektuale dhe humanitare ne dobi te vendit te tij te dashur.
Ngushellime familjes
Iku i zhgenjyer nga kjo shoqeri qe ndoshta s’arriti ta kuptoje kurre
Me duket sikur na u thye nje enderr…:(Zeri i tij ishte nje shprese me shume kombetare ..Ishte simbol i lirise ne te menduar dhe vepruar !Me dhemb ikja jote o Ardian Klosi!
Fjale qe dalin nga lukthi i shpirtit dhe zemres te intelektualeve iluministe moderne per shokun e mikun e tyre qe e kane njohur per se afermi e qe, ne nje fare menyre, i mbeten borxhlij ne perpjekjet qe bente ARDIAN KLOSI per nje shoqeri e Shqiperi te emancipuar e moderne. Por borxhlij i mbetemi te gjithe ne te ,,tjeret” qe e duam dhe e deshirojme ate qe donte por dhe luftonte ARDIAN KLOSI. Dhimbjen qe na shkaktoi ikja e pa zakonte e nje intelektuali qe punoi e jetoi,luftoi deri ne vetflijim kunder te KEQES, domosdo ta bejme FORCE… Kujtdo i kane hije lotet ne keta raste tragjike por nuk mjaftojne per te shlyer ,,borxhin,, ndaj ARDIAN KLOSIT. Akti i tij final ishte dhe nje thirrje: Demaskim deri ne fund i hipokriteve qe te vrasin shpirtin e shpresen dhe te vijne e te qajne me ,,lotet” e hipokrizise tyre!. Le ti bashkojme, pra forcat tona si qytetare te emancipuar dhe intelektuale te pa zhgerryer ne gjirizet e politikes aktule, per ti a lare kete ,,borxh” te mbetur te ndjerit ARDIAN KLOSI qe shpirti i tij te mund te gjeje prehjen e merituar.
–
1.ky mbase ka pasur probleme familjare qe e ka derguar veten ne depresion te tille…
2.ose ka pasur presion mafioz tipit politikan
ndryshe nuk ka pse!!
nuk kam se çfare te shkurj per ket njeri paqedashes per ket njeri qe punoi vetem per Kombin e tij per ket Ardian qe tmerri e beri çyryk dhe iku si mos me keq ,jetojne horrat e jetojne burravecet hajdutet jetojne kurvat e kurvaret jetojne Tradhtaret e matrapazet jetojne posi nuk jetojne jetojne me vjedhje me varsje me batakçilliqe jetojne me Gopin e motrave kurva me gopin e grave kurva posi si nuk jetojne çifti meta e çifti berisha si nuk jetojne pizevenket e kusaret .
dhe Vdesin njerzit e perkushtuar njerzit qe mendojne per token e vatanin njerzit si Ardian Klosi njeri i perkushtuar deri ne piken e fundit per popull e kolturen tone njeri qe denoncoji te gjitha Tradhatite dhe te gjitha Hajninte te gjitha Matrapazlliqet e horrave te sali metes .
Jam shume i pikelluar per Ardian Klosin kam pase Rastin ta njof ket njeri me virtyte te larta atdhetare .
Qofte i lehte dheu dhe ngushellime Vajzave dhe gruas .
Krenohuni me babane tuaj Krenohuni me Ardian Klosin tuaj ,ashtu siç Kreniohet Kombi anembane Botes kombi Shqipar.
Lavdi perjetesisht Ardian Klosit .humbje e madhe per Ne .
Humbje e madhe per shoqerine dhe letrat shqipe. Adrian Klosi nipi i Aleksander Xhuvanit nga e ema dhe familje agallaresh me breza nga i ati, Nga familjet me me emer dhe nder me te pasurat ne Mallakaster. Nese duhet te kishte ndonje pasanik te madh ne Shqiperi duhet te ishte Adrian Klosi sepse familja e tij ka qene me breza nga familjet me ta pasura. Nje njeri aq i mencem dhe aq i ditur dhe qe luftonte aq shume. Kur njeriu nuk e gjen veten dhe nuk arrin te marri ate qe meriton ne shoqeri, do te bej ate qe beri ai. Sepse ketu per njerezit e ndershem, te afte, te ditur nuk ka asnje vend dhe asnje mundesi. Sa shume te zgjuar ka midis shqiptareve si eshte e mundur te jemi ne kete gjendje?
U prefsh ne paqe Adrian!
kurban u ba,qe te kujtojne keta “miq” se nuk jane miq e nuk jane intelektual! ishallah me keye fillon nje reflektim mbi vlerat e verteta te nje shoqerie:lidhjet me njenjitjetrit edhe solidariteti
Ardian Klosi- njeri i paperkulur i progrsit.
Ardianin e kam njohur 30 vjet me pare. Ishte redaktori me i ri i Shtepise Botuese Naim Frasheri”, po me largpamesi nga te gjithe. Ishte lakonik ne diskutime. Fjale e tij dallonte per thellesi mendimi dhe nje humor te lehte, qe shfaqej me nje buzeqeshje delikate gjithe mencuri. Kurre nuk dinte te bente kompromis me skematizmin ne letersi. Me vone, nga fundi i viteve ’80 dhe fillimi i viteve ’90, opozitarizmi i tij kunder letersise skematike do te zgjerohej me opozitarizmin e e cdo dukurije negative ne jeten e shoqerise shqiptare. Nuk qe e rastit qe ai ne kete kohe qe bere nje nga personat me te shquar te pararojes progresive transformuese, qe kerkonnte me plot gojen: “E duam Shiperine si gjithe Europa”.
Ai do te ishte nje nga korifenjte e MITINGUT ME INTELEKTUALET te sheshi i Universitetit, ku hodhen parullat e para hapur kunder sistemit politik. Po, para se te ishte nje person me prirje politike perparimtare, Dani ishte nje person i mbrujtur me humanizem, sic jane gjithe njerezit e shquar qe vijne nga bota e ideve. Ai ishte i pushtuar nga deshira per dije dhe per ta perhapur ate me punen e tij poliedrike, si studius, si gjuhetar, si perkthyes, si eseist. Ishte per ruajtjen e vlerave morale, kulturore, materiale e natyrore te Memedheut. Perpiqej, me sa mundesi kishte si individ, per ndrequr padejtesite qe koha kishte treguar ndaj personaliteteve te kultures. Nje nga koto personalitete ishte dhe shkrimtari desident ne mergim Martin Camaj, veprres se te cilit Ardiani i kushtoi nje pjese te jetes se tij. Ne fillim te viteve ’90,kur qe kthyer nga studimet pas universitare, pata rastin te takohesha ne rruge, dhe, ne ate bisede te shkurter mbaj mend qe me tha:” Ne Gjermani, me Martin Camajn une dote bej nje “akademi te shkencave”. Do ta mbaj mend gjithnje si nje intelektual guximtar ne boten e ideve progresive.
Aristotel Mici
I pa haruar qoft Ardia Klosi,me zemer te vrar e me shpirt te plagosur dua ti ngushelloje nga larg familjaret e tij.
E po te vdese ky njeri kaq i mire , e i ndershem ,ky kollos i letrave ,ky qytetar i nderuar e te jetoje plehu i plehrave frrok cupi… Ngushellimet e mia shkojne per familjen dhe motrat !
Ngushllime shqipe,vetem nje vretje per gazeten mos perdrni cenzure sepse ne ata akademi idhe edhe Blendi Fevziu pse ?
Nuk di se cka ti uroj per atje ku ka shkuar. Desha ti them zoti te falte gabimet, te meshirofte etj etj. Por kot do te ishte sepse ky po m’duket nuk besoi asnjehere se ka zot, bile nxitoi te perktheje edhe ”vargjet satanike” qe te shtohet plus nje selman ruzhdie me shume, kundra perendise. Skoi atje ku do te jep llogarine te pa shmangshme, atje ku s’ka ndermjetesim per veprat tuaja. Do te pergjigjet edhe per sktin qe e coi
ne vdekje.
Nje fund te tmerrshem. Keshtu perfundojne njerzit qe duan te bejn luft me Zotin e boterave. I paska ngelur ne dor Selman Rruzhdie. Ta botje tani Arlinda Duda se do ket “sukses”
E kuptoj qe ju te gjithe kujtoni Ardianin me veprat qe ka lene per shqiptaret, por mos harroni se Ardiani i beri nje nga sherbimet me te keqija kombit shqiptar duke perkthyer nje veper qe e beri Skenderbeun serb. Kjo nuk i falet edhe pertej varrit. Me kete qe ka bere i ka bere tradhetine me te madhe vendit te tij. Cfaredo qe ai mund te mendonte, te perkthesh nje liber te tille dhe ta promovosh autorin ne Tirane eshte nje veprim teper i papergjegjshem. Le te shpresojme qe kete veper ai e perktheu kur nuk ishte ne rregull menderisht. Ardian, shqiptaret nuk te falin per ate veper qe perktheve. Sado snob dhe objektiv qe te jemi ndaj historise sone perse nuk u perkthye nje nga 400 librat qe jane botuar per Skenderbeun ne Europe, te cilet jane me te vertete te mahnitshem dhe gjithsecili sjell Mbretin e Ilirise dhe Epirit ne piedestalin ku e meritonte. Skenderbeu luftoj keqas me serbet dhe i dogji shume fshatra te tyre sepse ata bashkepunonin me Otomanet, madje krajli serb i kish dhene edhe te bijen sulltanit. Ndersa Ardi na e beri heroin tone kombetar serb. JO, jo, kjo eshte e pafalshme.
Ardiani vdiq i cmendur pasi po perkthente librin e Selman Ruzhdise shpresojme qe mbas tij ta kete rradhen cmenduria e Dudaj.
Ardiani iku per te dhene llogari tek Dikush tjeter. Tashme faqja e librit te tij u mbyll. Ai nuk mundet te rregulloje me asgje. Mirpo keta vdekataret e tjere qe mbahen si te mencur, e cfare jane keta? Shume prej tyre jane rober te parase, te tjere te ofiqit, te tjere te qefit, te tjere u sherbejne klaneve te erreta. Sot keta te mjere vajtojne nje shokun e tyre qe iku pa u marre leje. Po a thua valle e kishte mundesine te qendronte ai? Hipokrizia e tyre e kashtisur me pak hidherim shoqeror eshte nje corbe qe na vjen peshtire kur e shohim. Kjo klase hipokrite njerezish te shitur vajton nje anetarin e saj. Njerez te tille i bejne nje sherbim te fundit tokes. E pleherojne ate.